Erseka
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
| Erseka |
|
|---|---|
| Të dhëna bazë | |
| Sipërfaqja: | 3 km² (rrethi 805 km²) |
| Banorë: | 5499 banorë (2735 meshkuj, 2764 femra) |
| Dëndësia e popullsisë: | 1833 banorë/km². |
| Kodi postar: | |
| Prefiksi: | 0812 |
| Pozita gjeografike: | lindje 20 47^ 3" perëndim 20 27^ 30" veri 40 29^ 30" jugor 40 05^ 00" |
| Lartësia: | 1100 m |
| Targa e automjetit: | ER |
| Kodi zyrtar i komunës: | |
| Zonat banuese | 5 Blloqe |
| Adresa e administratës së qytetit | |
| Adresa e bashkisë: | |
| Telefon/Fax: | 003558122225 |
| Internet: | |
| Politikë | |
| Kryetari bashkisë: | Adriatik Brace |
| Partia në pushtet: | PS |
| Vendet parlamentare: | 2 vende. |
| Zgjedhjet e fundit: | 2007 PS |
| Zgjedhjet e ardhshme: | 2009 |
| Përfaqsia parlamentare | |
| Vota në parlament: | |
| Vendndodhja e qytetit | |
Erseka është një qytet në Rrethin e Kolonjës me rreth 5 499 banorë. Qyteti ndodhet në juglindje të Shqipërisë në Pllajën e Kolonjës. Tipar dallues Mali i Gramozit (2523 m), që është i vendosur në lindje të tij.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
Është krijuar rreth vitit 1768 me rreth 100 shtëpi (sipas Edit Durham) banorë te ardhur nga fshatrat përreth dhe të vendosur buzë rrugës që lidhte Korçën me Leskovikun.
[redaktoni] Gjeografia
Erseka shtrihet në pjesen JugLindore të Shqiperisë,bën pjesë si njësi fiziko - gjeografike në krahinën malore qëndrore pjesa Jugore. Erseka është kryeqëndra e rrethit të Kolonjës. Gropa e Kolonjës shtrihet në këto koordinata gjeografike lindje 20 47^ 3" perëndim 20 27^ 30"
veri 40 29^ 30" jugor 40 05^ 00". Ajo ësht pozicionuar në brëndësi te Gropës së Kolonjës. Një gropë kjo me lartësi rreth 1100 m mbi nivelin e detit. Në lindje të saj ndodhet mali i Gramozit me një lartesi prej 2523 m mbi nivelin e detit. Në perëndim të saj ndodhet Mali i Radomit. Pragu i Qarrit e ndan këtë Gropë nga Fushgropa e Korçës. Dhe në Jug të saj shtrihet Malësia e Gërmenjit. Kjo Gropë përshkohet nga një sërë përenjsh të cilat përmblidhen në pellgun ujëmbledhes të Osumit, kemi përroin e Starjes, Taçit dhe një sër të tjerë të vegjël me karaktere stinore të aktivitetit të tyre. Gropa e Kolonjës është njësia fiziko - gjeografike më e rëndesishme për këtë zonë. Në këtë zonë jeton pjesa më e madhe e popullsise së këtij rrethi. Lumi i Osumit i kalon tërthor Gropës, në pjesën perëndimore të saj. Në këtë Gropë është vendosur dhe vendbanimi parahistorik i Ollmit të Qinamit i cili ndodhet në majë e një kodre në afërsi të fshatit Qinam si dhe shpella e Kamnikut. Mali Gramoz Shërben si kufi ndarës i kësaj zone nga teritori i Greqisë. Rrëzë këtij mali janë vëndosur një sërë fshatrash si Gjonçi, Taçi, Rehova, Starje, Kreshovë, Skorovot, Milec, Bezhanj.
[redaktoni] Demografia
Popullsia e Qytetit shkon në 5499 banorë sipas rregjistrimit të vitit 2001 me nje përbërje 2735 meshkuj dhe 2764 femra.Dëndësia mesatare e Qytetit shkon 1833 b/km2.Ka një popullsi në rënie.Afro 65 % e popullsisë është me perkatesi fetare Myslimane rreth 33% Orthodokse dhe 2% Protestante.Migrimi dhe Emigrimi janë faktorët kryesorë gjithashtu dhe ulja e nivelit të lindjeve.
[redaktoni] Ekonomia
Ka një ekonomi pak të zhvilluar ku dallojmë fabrikën e bukës, miellit, birrës(ALNED), qumështit (M6A) frigoriferit. Si dhe një sërë aktivitetesh te vogla me karakter artizanal të tipit privat.Gjithashtu Funksonojne dhe ndermarjet Shteterore si Ruga Urra dhe Ndermarja e shërbimeve Pyjore.Ne Ersekë ka filialin e tij dhe Fondacioni AGRINAS.
Tregti kryhet me qytetet kufitare Korçë, Leskovik, Përmet,me qytetet e medha si Tirana,Durresi,si dhe me zonat kufitare në kufi me Greqinë.
[redaktoni] Kultura
Erseka eshte nje qytet me nje tradite shume te madhe kulturore. Nder vite ka patur shume kolonjare qe kane kontribuar ne fusha te ndryshme.Nder me te njohurit jane .Fan S Noli.Petro Nini Luarasi.Papa Kristo Negovani.Sevasti e Parashqevi Qiriazi .Agim Qiriaqi.Dhori Qiriazi.Jani Vreto.Faik KONICA.Sali,Gani,Qemal dhe Safet Butka.Mersin dhe Zalo Prodani.Themistokli Germenji.Zylyftar Poda.Spiro Bellkameni.Hasan Zyko KAMBERI.Shain KOLONJA.Naum Vangjel Cerja.Pa harruar ketu edhe aktoret hollivudian me fame boterore John BELUSHI dhe James BELUSHI.Kengetari Xhemal Shaini. Televizioni lokal Era TV vazhdon Transmetimet e tij qe nga viti 1999.
[redaktoni] Politika
Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi zgjedhjet vendore te vitit 2007. Deputet Alfred Dalipi (PS) dhe Leonard Solis (PBDNJ). Kryetar i Bashkisë Z .Adriatik Brace. Nën Prefekt.Z Sokol Sheme.Kr i Partise Socialiste dega Erseke Z Fredi Laze.Kr i partise Demokratike dega Erseke z Mondi Bllako Forumi Rinor EuroSocialist ka degën e tij në Ersekë me Koordinator Z.Ernird Elmazi
[redaktoni] Shiko edhe
Rreth 70 % e te diplomuarve nga Shkolla e mesme e pergjithshme Petro N Luarasi ndjekin studimet e larta ne Shqiperi dhe vende te ndryshme te Botes
[redaktoni] Lidhje të jashtme
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Tirana · Durrësi · Elbasani · Shkodra · Vlora · Korça · Fieri · Berati · Lushnja · Kavaja · Pogradeci · Laçi · Gjirokastra · Patosi · Kruja · Kuçova · Kukësi · Lezha · Saranda · Peshkopia Burreli · Cërriku · Çorovoda · Shijaku · Librazhdi · Tepelena · Gramshi · Poliçani · Bulqiza · Përmeti · Fushë-Kruja · Kamza · Rrësheni · Ballshi · Mamurrasi · Bajram Curri · Erseka · Peqini · Divjaka · Selenica · Bilishti · Roskoveci · Puka · Memaliaj · Rrogozhina · Ura Vajgurore · Himara · Delvina · Vora · Kopliku · Maliqi · Përrenjasi · Kruma · Libohova · Orikumi · Fushë-Arrëza · Shëngjini · Rubiku · Miloti · Leskoviku · Konispoli · Këlcyra · Krasta · Kërraba

