Qumështi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një gotë qumësht lope.
I vogli i një dhie duke u ushqyer.

Qumështi a tambli është prodhim i lëngëshëm, i pa tejdukshëm me ngjyrë të bardhë që prodhohet nga gjëndrat qumshtore të femrave gjitare (tek njerëzit e kafshët). Gjendrrat gjitare janë posaçërisht të specializuara për taitjen e qumështit. Aftësia e prodhimit të qumështit nga ana e femrave gjitare është karakteristika kyçe që i bën të dallohen.

Femrat gjitare zakonisht e bëjnë prodhimin e qumështit pas lindjes dhe qumështi bëhet ushqimi kryesorë i të voglit. Të ushqyerit e të voglit nga qumështi i gjitarit të llojit të njejtë (njeriu me qumësht njeiu, lopa me umësht lope etj.) ndihmon në mbrojtjen e të voglit nga sëmundje të shumta, duke i shtruar imunitetin, pasi përmban antitrupa, dhe kështu ul rrezikun e shumë sëmundjeve.

Meshkujt e tëgjitha llojeve të gjitarëve kan gji që janë pjesë kryesore e strukturës trupore të tyre gjiare, por nuk prodhojn qumësht.

Përbërësit e qumështit të pa përpunuar janë të ndryshme varësisht nga lloji i gjitarit, gjithashtu qumështi ndryshon në përbërje edh brenda llojit varësisht nga raca ose kushtet tjera, por në tëgjitha rastet përmban sasi të konsiderueshme të yndyrës së ngopur, proteinave, kalciumit si dhe vitaminës C. Për fat të keq gjat ngrohjes së qumështit vitamina C shkatërrohet.

Njerëzi si dhe gjitarët tjerë mund të ushqehen me qumësht nëne gjat fëmijërisë së tyre. Disa gjitarë humbasin aftësinë e prodhimit të qumështit edhe për shkak të mos largimit të tijë nga gjinjtë.

Disa kafshë prodhojnë qumësht edhe pas kohës së caktuar të ushqimit të të voglit kështu që njerëzit i shfrytëzojnë këto gjitarë për mbledhjen e qumështit dhe përdorimin e tijë për prodhimin e ushqimeve të dryshme.

Prodhimtaria industriale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Top 10 prodhuesit e qumështit — 2005
(1000 ton)
India India 91,940
SHBA 80,264.51
Kina Kina 32,179.48
Rusia Rusia 31,144.37
Pakistan Pakistani 29,672
Gjermania Gjermania 28,487.95
 Franca 26,133
 Brazili 23,455
Britania e Madhe Britania e Madhe 14,577
 Zelanda e Re 14,500
Gjitësej 372,353.31


Në botën moderne qumështi prodhohet në nivel industiral. Niveli i konsumimit të qumështit është shumë i lartë gjithashtu edhe format e prodhimit, konzervimit e paketimit janë të llojeve të ndyshme.

Prdhimet të cilat për bazë kan qumështin janë të a numërta.

Prodhimet kryesore të qumshtit janë
kosi, gjiza, djathi, (ajrani).
Prodhimet tjera të qumshtit
akullorja,

Kafshët qumshtore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kafshët qumështi i të cilëve përdoret për ushqim janë:

Qumështi i balenës nuk konsumohet nga njerëzit, por është qumështi më yndyrorë me sasi mesatare: 10.9% proteina, 42.3% yndyrë dhe 2.0% laktozë dhe furnizon 443 kcal energji për 100 gram .

Qumështi njerzor nuk prodhohet industrialisht e as nuk shpërndahet në rrjete tregtare, por megjithatë ekzistojnë banka në të cilat mund të dhurohet qumësht njerzor për shpërndarjen e tij tek foshnjat të cilat do të përfitonin ai qumësht.

Përveç gjitarëve të rradhitur mësipër edhe të gjitha gjitaret e tjerë prodhojnë qumësht, por janë të rrallë ose e prodhojnë atë vetëm për të vegjëlit e tyre.

Struktura fizike dhe kimike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përbërja e qumështit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Analiza e përbërjes së qumështit, per 100 grams

Përbërja njësi Lopa Dhia Delja Bafallo e ujit
Ujë grm 87.8 88.9 83.0 81.1
Proteina grm 3.2 3.1 5.4 4.5
yndyrë grm 3.9 3.5 6.0 8.0
Karbohidrate grm 4.8 4.4 5.1 4.9
Energji K cal 66 60 95 110
K J 275 253 396 463
Laktozë) grm 4.8 4.4 5.1 4.9
Acid yndyrorë
I ngopur grm 2.4 2.3 3.8 4.2
i pa ngopur grm 1.1 0.8 1.5 1.7
Kolesterol mg 14 10 11 8
Kalcium iu 120 100 170 195[1]

Qumshti në treg[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qumështi në tregun kosovar përpos si produk i pastër paraqite edhe në 19-të produkte tjera të qumështit, ndër të cilat produkte kryesore janë: qumështi, jogurti, kosi, djathi i bardhë dhe kashkavalli. Kostoja e prodhimit të qumshtit në Kosovë është e lartë (2008) sipas kostos të lartë të furnizimit (70-80% e kostos totale në prodhimin e qumshtit) dhe bagëtia janë zakonisht në shtalla e më rrallë kullosin në livadhe. Mesatarja e çmimit me pakicë është 0.64 E/litër.

Konsumimi i Qumshtit 170 litra për person breda vitit
Kërkesat e tregut 339,500 ton
Prodhimi total vendor 257,500 ton/vit ose 76% nga kërkesat e totale
Përpunimi total vendor 34,000 ton-13% nga prodhimi i përgjithshëm
Importi 24% nga konsumimi (djath dhe qumësht afatgjatë nga Bugaria, Sllovenia dhe Turqia)
Nr i produkteve të qumshtit 19 njësi

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Burimi i të dhënave NorthWalesBuffalo.co.uk Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]