Partia Socialiste e Shqipërisë

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Partia Socialiste e Shqipërisë është aktualisht forca më e madhe opozitare në Shqipëri. Ajo lindi në vitin 1991 pas shkrirjes së Partisë së Punës së Shqipërisë. Lider i kësaj force politike është Edi Rama.

[redakto] Histori

PPSH-ja u themelua në vitin 1941 me emrin Partia Komuniste e Shqipërisë dhe në vitin 1948 ndërroi emrin duke u quajtur Partia e Punës se Shqipërisë. PPSH-ja ishte një parti marksisto-leniniste dhe udhëhoqi në formën më ekstreme. Vizioni i saj komunist ishte ndër më të rreptit. Ajo mori pushtetin në vitin 1946 dhe i dha jetë sistemit më të egër diktatorial në Evropën e bllokut Sovjetik. Ishte Shqipëria i pari shtet ne Evropë i cili ndaloi fenë me ligj kushtetues duke ndaluar kështu ushtrimin e besimit jo vetëm nëpër institucione fetare por edhe ne kushte shtepijake. PPSH-ja u udhëhoq qysh nga fillimi nga Enver Hoxha, i cili që nga viti 1944 e deri në vitin 1954 ushtroi njëkohësisht dhe funksionin e Kryeministrit, dhe funksionin e Ministrit te Jashtëm. Shqipëria nën drejtimin e Enver Hoxhes ndoqi veç të tjerash dhe politiken e izolimit nga bota.

Me vdekjen e Hoxhes në vitin 1985 drejtimin e Partisë së Punës e mori në dorë Ramiz Alia i cili i detyruar nga kushtet zbuti disi luftën e klasave. Pas rënies se murit të Berlinit filluan demonstratat masive të cilat do të ndryshonin dhe kursin. Partia e Punës se Shqipërisë do të quhej Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Ramiz Alia i detyruar nga gjendja e rende në vend do të bënte ndryshime kushtetuese. Ne vitin 1991 u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste ku Partia e Alise do të fitonte, por për te ndenjur në pushtet vetëm një vit. Zgjedhjet e parakohshme të vitit 1992 do të sillnin në pushtet Partine Demokratike të Sali Berishes.

[redakto] Udha e re

Në Kongresi e PPSh të vitit 1991 u morr vendim që ti ndërrohet emri partisë se Enver Hoxhes në Partia Socialiste e Shqipërisë. Partia Socialiste qëndroi në opozite që nga viti 1992 deri në vitin 1997. Ne zgjedhjet e vitit 1992 PSSH arriti të marrë 25,7 % të votave kundrejt 56,2 % që kishte marrë vetëm një vit më parë ndërkohe që PDSH mori 62,1 % duke marrë 92 nga 140 vendet në Parlament. Ne zgjedhjet e vitit 1996 PSSH humbi terren duke marrë vetëm 20,4 % e përkthyer në dhjet vende në Parlament ndërkohe që PD mori 122 vende. PSSH akuzoi Berishën për manipulim të zgjedhjeve duke qenë se numërimi i votave nuk ishte zhvilluar nga një komision qendror por nga komisione qendrash votimi. Ne vitin 1997 Qeveria e Aleksander Meksit u detyrua të japë dorëheqjen dhe të shpalle zgjedhjet e parakohshme. Protestat dhe pakënaqësia ndaj Berishës sollën partine socialiste në pushtet.

Pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 1997 PSSH arriti të marrë 52,7 % ose 101 vende në parlamenti. Kryetari socialist Fatos Nano u zgjodh kryeministër. Edhe në zgjedhjet e vitit 2001 socialistet do të rikonfirmoheshin në maxhorance por me një përqindje me te ulet nga ajo e zgjedhjeve të mëparshme, 41,5 %. Se bashku me Partine Socialdemokrate dhe me Aleancën Demokratike do të kishin 73 deputete nga 140.

Në vitin 2004 Partia Socialiste do të kishte ndarjen me një grup brenda saj të cilët krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo çoi në humbjen e zgjedhjeve të vitit 2005 ku pushteti kaloi në duart e qendrës se djathte pas tetë vitesh. Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PSSH dhe u zëvendësua me Edi Ramen i cili njëkohësisht është dhe Kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit.