Edi Rama
| Edi Rama | |
| Kryetar i PSSH | |
| Afati i detyrës 2005 – aktiv |
|
| Paraardhësi: | Fatos Nano |
| Kryetar i bashkisë Tiranë | |
| Afati i detyrës 2000 – 2011 |
|
| Paraardhësi: | Albert Brojka |
| Pasardhësi: | Lulzim Basha |
| Ministër i Kulturës Turizmit Rinisë dhe Sporteve | |
| Afati i detyrës 1998 – 1999 |
|
| Paraardhësi: | Arta Dade |
| Pasardhësi: | Esmeralda Uruçi |
| Të dhënat personale | |
| Lindi me: | 4 korrik 1964 |
| Lindi në: | Tiranë |
| Kombësia: | Shqiptar |
| Profesioni: | Basketbollist, Piktor, Politikan, Shkrimtar autobiograf |
| Partia politike: | Partia Socialiste |
Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 është Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë piktor, basketbollist, politikan.
Edi Rama është zgjedhur tre herë rresht kryetar i Bashkisë së Tiranës. Edi Rama është bir i Artistit të popullit Kristaq Rama, Edi deri më tani ka siguruar një vend në kujtesën e përbashkët të kombit si një njeri që solli risi në jetën shoqërore shqiptare. Edi Rama është shumë popullor në qytetin ku ka lindur dhe jeton, kryeqyteti Tiranë. Në vitin 2000 Edi Rama kandidoi në zgjedhjet lokale në Tiranë si kandidat i pavarur por i përkrahur nga PSSH. Në kandidimin per mandatin e dytë si kryetar bashkie ai kandidoi nën flamurin rozë, ku dhe u anëtarësua në parti në vitin 2003. Më 2004 fiton titullin “World Mayor” duke garuar suksesshëm kundër kryebashkiakut të Romës, Athinës dhe Mexico Districto Federal.
Në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 Rama, që kandidonte për herë të katërt, humbi ndaj kandidatit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Udhëhoqi Bashkinë e Tiranës për 11 vjet.
[redakto] Libra
- Kurban, 2011 Botimet Dudaj
[redakto] Lidhje të jashtme
- Faqja e Edi Ramës
- Blogu i Edi Ramës
- Dialogu me shqiperine
- Partia Socialiste e Shqiperise
- Regeneration man - Gazeta The Guardian
- The mayor transforming Tirana - BBC
- Edi Rama, Mayor of Tirana - World Mayor 2004

