Barack Obama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Barack Obama (2009)
Barack Obama signature.svg

Barack Hussein Obama (i lindur më 4 gusht 1961Honolulu, Hawaii) është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Barack Obama është fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2009. Ai është presidenti i parë afro-amerikan (zezak).

Në vitin 2004 ai u zgjodh në Senatin amerikan për Illinois. Kandidaturën si president për fushatën e zgjedhjeve e shpalli më 10 shkurt 2007Springfield (Illinois). Më 3 qershor 2008 Obama arriti, sipas të dhënave të CNN, shumën e domosdoshme të votave për t'u nominuar si kandidat për president brenda partisë së tij, duke lënë pas në këtë mënyrë konkurrenten dhe senatoren amerikane, gruan e ish-presidentit të ShBA-ve, Hillary Clinton. Më 27 gusht 2008 Barack Obama u emërua në mënyrë zyrtare nga të deleguarit e Partisë Demokratike si kandidat për president.

Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Fëmijëria dhe rinia[redakto | redakto tekstin burimor]

Barack Obama u lind në Honolulu si fëmija e prindërve Stanley Ann Dunham (1942–1995) dhe Barack Obama Senior (1936–1982). I ati ishte me origjinë nga Alego, Kenia, ndërsa e ëma amerikane nga Wichita, Kansas.

Në vitin 1964 prindërit e tij divorcohen dhe i ati vijon studimet në Universitetin Harvard. Obama e shikon të atin për herë të fundit kur ai i është dhjetë vjeç. E ëma martohet me një student nga Indonezia dhe shkon më 1967 së bashku me djalin e saj në Jakarta, qytetin e bashkëshortit të ri.

Më 1971 Obama kthehet përsëri në Hawaii dhe rritet nën kujdesin e gjyshit dhe gjyshes nga ana e së ëmës, Madelyn (1922-2008) dhe Stanley Dunham (1918-1992). Shkollën e mesme e përfundon në vitin 1979 me rezultate të shkëlqyera. Në atë kohë Obama paramendonte të bëhej lojtar basketbolli.

Në qershor te vitit 1988, Obama takoi Michelle Robinson, e cila më vonë u bë bashkëshortja e tij. Ata filluan të dilnin më vonë atë verë, u fejuan në vitin 1991 dhe u martuan në 3 tetor të vitit 1991. Fëmija e parë e çiftit ishte Malia Ann, e cila lindi në vitin 1998. Në vitin 2001, ata lindën fëmijën e dytë, Natasha ("Sasha").

Studim dhe profesion[redakto | redakto tekstin burimor]

Barack Obama studioi fillimisht në Occidental CollegeLos Anxheles dhe më pas ndërroi më 1981 në Universitetin e ColumbiasNew York. Pas diplomimit si Bachelor në vitin 1983 në shkencat politike ai punoi për një vit në ndërrmarrjen Business International Corporation në New York. Më 1985 ndërroi Obama vendbanimin në Chicago, ku punoi për një organizatë jofitimprurëse. Më pas studioi për tre vjet drejtësi në Universitetin Harvard (fakullteti Harvard Law School). Më 1991 Obama mbaroi studimet e larta si jurist me magna cum laude.

Pas kësaj kohe studimi, Obama u kthe më 1992 në Chicago dhe filloi me aktivitetin e tij politike: Me një fushatë për regjistrimin e votuesve të qytetarëve afro-amerikan të Chicagos ai mobilizoi mbi 150,000 njerëz për votimin e Bill Clinton si president i ShBA-ve. Deri në vitin 2004 ai mësonte drejtësi kushtetuese në Universitetin e Chicagos.

Kariera politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 1996 Obama u zgjodh si deputet i një rrethit të Chicagos në Senatin e Illinois.

Që nga 4 janar 2005 Obama e përfaqësonte shtetin federal të Illinois në Senatin e ShBA-ve.

Zgjedhjet presidenciale 2008[redakto | redakto tekstin burimor]

Në 4 nëntor 2008, Obama u vu kundër John McCainzgjedhjet presidenciale amerikane. Ai u bë i pari afro-amerikan që kandidoi për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Në fjalimin e tij të fitores, Obama deklaroi: “Ndryshimi po vjen në Amerikë”. Sllogani i tij Yes We Can (Po Ne Mundemi) u bë e njohur në të gjithë botën.

Çmime dhe nderime[redakto | redakto tekstin burimor]

Këto shkollat e larta në ShBA ia dhanë Obamës doktoratin nderi për drejtësi:

Në tetor 2005 zhurnali britanik, New Statesman, e quajti Obamën si një ndër dhjetë personat që mundeshin ta ndryshojnë botën. Revista Time e quajti më 2005 dhe përsëri më 2007 në 100 personat më me ndikim në botë dhe e zgjodhi më 2008 si personin e vitit. Më 2007 u zbulua në ishullin Santa Rosa, Kaliforni, likeneti Caloplaca obamae, e cila u emërua në nder të tij. Në 10 shkurt 2008 Obama e fitoi çminin Grammy për "albumin më të mirë të folur" në vitin e kaluar, një edicion libër-audio të veprës së tij "The Audacity of Hope".

Në 10 dhjetor 2009 Obama e morri si presidenti i tretë amerikan në detyrë, pas Theodore Roosevelt dhe Woodrow Wilson, Çmimin Nobel për Paqe. Komiteti e arsyetoi vendimin e tij më 9 tetor 2009 me "përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për t'a forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve". Reagimet ndërkombëtare ishin të ndara; shumë e vlerësuan çmimin si të parakohshëm, disa si të pamerituar. Ndërsa Obama vetë e vlerësoi si nxitje për planet e tij të filluara në çarmatim dhe pajtim.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Barack Obama