Ronald Reagan
| Ronald Uilson Reagan President i SHBA-së 1981- 1989 |
|
| Emri: | Ronald |
| Mbiemri: | Reagan |
| Lindi më: | 6 shkurt, 1911 |
| Vendlindja: | Tampico, Illinois |
| Vdiq më: | 5 qershor |
| Vdiq në: | Bel Air, Kaliforni |
| Profesioni: | politikan, aktor |
Ronald Uilson Reagan u lind më 6 shkurt të vitit 1911 në Tampico, Illinois dhe vdiq më 5 qershor 2004 në Bel Air të Los Anxhelosit, në Kaliforni. Ai ishte aktor, anëtar i partisë republikane dhe presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga viti 1967 deri më 1975 ishte guvernatori i 33. i Kalifornisë.
Jeta [redakto]
Ronald Reagan u lind në një familje relativisht të varfër me origjinë nga Irlanda. I ati i tij punonte si këpucëtar. Shkollën e mesme dhe fakultetin ai mbaroi me ndihmën e bursave dhe të punëve që kryente për të siguruar të hollat për shkollim. Ai studjoi Sociologjinë, Ekonominë dhe Shkencat teatrale. Për një kohë ai punonte edhe si komentator sporti.
Në vitin 1937 pranoi një kontratë shtatëvjeçare për Hollywood nga kompania Warner Brothers. Në dy dekadat e ardhshme Reagan mori pjesë në më shumë se 50 filma. Nga viti 1947 deri në vitin 1952 ishte kryetar i sindikatës së aktorëve. Këtu mund të themi se filloi aktiviteti i tij politik. Pasi la aktrimin ai filloi të merrej me moderim në televizion.
Nga viti 1940 deri më 1949 ai ishte i martuar me aktoren Jane Wyman, ata kishin dy fëmijë dhe kishin adapturar një fëmijë të tretë. Fëmija i dytë kishte vdekur vetëm një ditë pas lindjes. Deri më sot ai është i vetmi president amerikan, i cili është divorcuar. Më 1952 ai u martua prapë me një aktore, Nancy Davis. Ata kishin dy fëmijë: Patti dhe Ron. Ata kishin një lidhje të jashtëzakonshme, kur Reagan ishte i shtrirë në spital pasi ishte sulmuar me armë zjarri, Nancy kishte veshur një këmishë të tij për të shijuar aromën e bashkëshortit.
Ronald Reagan për bashkëshorten e tij [redakto]
4 mars, 1983 E dashur Zonjë e Parë!
E di se sipas traditës këtë mëngjes unë duhet të vendos kartolina të tipit "Gëzuar Përvjetorin!", në tabakanë ku ndodhet mëngjesi yt. Por gjërat janë disi të ndërlikuara. Unë i zëvendësova ato me një dhuratë të cilën e dorëzova disa javë më parë. Sidoqoftë kjo mbetet dita që shënon 31 vite lumturie, të tillë që rrallë burrave u ndodh. Të kam thënë njëherë që kjo ka qenë njësoj siç e ëndërron një adoleshent martesën. E akoma mendoj njësoj. Ti e di se unë e dua fermën, por këto dy ditët e fundit ma kanë bërë më se të qartë se unë e dua atë vetëm kur ti je aty. E kjo është e vërtetë për çdo vend, në çdo kohë. Kur ti nuk je aty, unë nuk jam askund, vetëm një i humbur në kohë e hapësirë. Unë ndjej më shumë se dashuri për ty, unë nuk jam i plotë pa ty. Ti je jeta në mua. Kur ti nuk je pranë meje, unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish. Gëzuar përvjetorin dhe faleminderit për 31 vitet e mrekullueshme!
Të dua Bashkëshorti yt mirënjohës, Ronald
Mirënjohjet [redakto]
- Medalja e Artë e Lirisë - Kosovë
- Qytetar nderi i Berlinit - Gjermani
George Washington | John Adams | Thomas Jefferson | James Madison | James Monroe | John Quincy Adams | Andrew Jackson | Martin van Buren | William H. Harrison | John Tyler | James K. Polk | Zachary Taylor | Millard Fillmore | Franklin Pierce | James Buchanan | Abraham Lincoln | Andrew Johnson | Ulysses S. Grant | Rutherford B. Hayes | James A. Garfield | Chester A. Arthur | Grover Cleveland | Benjamin Harrison | Grover Cleveland | William McKinley | Theodore Roosevelt | William H. Taft | Woodrow Wilson | Warren G. Harding | Calvin Coolidge | Herbert C. Hoover | Franklin D. Roosevelt | Harry S. Truman | Dwight D. Eisenhower | John F. Kennedy | Lyndon B. Johnson | Richard Nixon | Gerald Ford | Jimmy Carter | Ronald Reagan | George H. W. Bush | Bill Clinton | George W. Bush | Barack Obama
