Lazarati
Lazarat | |
---|---|
{{{postal_code_type}}} | 6004 |
Lazarati është një fshat në Rrethin dhe Qarkun e Gjirokastrës, në jug të Shqipërisë, skaji jugor i krahinës etnografike të Labërisë. Me reformën territoriale më 2015 u bë pjesë e Njësisë administrative Lazarat.[1]
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas Çabejt për nga toponimia ky fshat hyn ndër katundet e fisit, duke e pasur emërtimin një lloj plurale kolektive nga pikëpamja gjuhësore, Lazarát "pasardhësit e Lazarit".[2]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në veri, e veri-perëndimi, fshati Lazarat kufizohet me Përroin e Gjokanës, kufiri i Lazaratit me qytetin e Gjirokastrës, në jug me Derviçanin, në lindje me fshatin e Kordhocës dhe në perëndim me Malin e Gjerë. Lazarati është fshati më i madh në rrethin e Gjirokastrës.
Toponimet të fshatit Lazarat:[3]
- Ar’ e Dadasë - arë në fushë, në V.
- Ar’ e Magripit - ka qenë arë, sot lëndinë, në L.
- Ar’ e Resmos - ara e lëndina, në L.
- Ar’ e Xhamisë - arë e cila ka qenë pronë e xhamisë së fshatit, në L.
- Aramesh/a (Ara e Meshës) – arë, në P.
- Arat e Bragaçe - aty sot ndodhen mure të vjetër, në P.
- Arat e Cenkos - ara, në L.
- Arat e Dunavate - shesh, në V.
- Arat e Hallaçe - sot lëndina, në J.
- Arat e Karagjozate - ish ara të fisit e Karagjozëve të Gjirokastrës, në L.
- Arat e Mesit - ara në fushë, në L.
- Ar’ e Pëllave - arrë ku dikur mërxenin dhen, në JP.
- Asëlli Bashe - kopsht, në J.
- Asëlli Koçiut - arë lëndinë, në J.
- Arrët e Alike - arra të fisit të Alike, në J.
- Arrët e Buce - këmbë mali, në J.
- Arrët e Gjyle - arra, në J.
- Arrët e Kurunës - arra, në J.
- Arrët e Leze - arra në këmbë mali, në J.
- Arrat e Misrit - ara, në P.
- Arrat e Rrabe - arra, në J.
- Baçe/ja e Kajmake - baçë në fshat.
- Balt e Kuqe - vend ku dheu është i kuq, në V.
- Bece/ja - kurriz mali, në J.
- Bedurjellat- ara në fushë, në L.
- Bekunia - kodër, në L.
- Beni - lëndinë, në V.
- Bigat e Shebeke - shkëmb me të çara, në P.
- Bigat e Buxherre - shkëmbinj e shpella, në V.
- Bisht i Bregut Trashë - fundi i një këmbë mali, në J.
- Bishti i Murizit - këmbë mali e veshur me murriza, në JP.
- Bollua - vend i thellë në lum, në L.
- Bozhua - vend i thellë në lumë, në L.
- Bozhua - shesh, në P.
- Bregu Bashe - breg i cili mban emrin e fisit Basha, në JP.
- Bregu Kordhocës - breg në L. I thonë edhe Bregu i Kollorcës. Sipas legjendës: Kollori dhe Argjiri ishin dy vëllezër. Argjiri kish djem dhe ndërtoi qytetin e kalanë e Gjirokastrës, ndërsa Kollori, ndërtoi edhe ky një kala të vogël, në bregun e Kollorcës, ku ndodhen edhe sot rrënojat e një vendbanimi të vjetër. Mbasi erdhën sllavët në shekullin 7 Kollori plak mori pas emrit të tij sufiksin sllav.
- Bregu majke - breg, në L.
- Bregu Maksutit - breg, në L.
- Bregu Morrave - breg në mes fushës përtej lumit Drino, në L. Këtë lloj emri mban edhe kodra e gjatë në perëndim të qytetit të Janinës, etj.
- Bregu Qeve – breg, në L.
- Bregu Sinamate - breg, në J.
- Burim’ e Alikarait - burim, në P.
- Burim’ e Dautit - burim, në P.
- Burim’ e Draçit - burim, në V.
- Burim’ e Leknjazit - burim, në VL. Thonë se Leka ka qenë pronari i asaj toke që ndodhet pronë burimit që mban këtë emër (Knjaz Leka), në VL.
- Burim’ e Ongnesë - burim prapa malit të Sopotit, në P.
- Burima Plakë - burim, në P.
- Burim’ e Plashnjes - burim i vjetër që mban ujë në çdo stinë, në P.
- Burim’ e Serjanit - burim në mal, në P.
- Burima’ e Sopotit - burim, në J.
- Burim’ e Spilos - burim në shpellë, pranë Urës së Kordhocës (Kollorcës), në L.
- Burimat e Braçke - burime, në P.
- Burimat e Gjoke - shpellë në formë dhome ku pranë saj buron ujë, në P.
- Burom’ e Çapos - burim, në L.
- Buz’ e Dervenit - vend buzë, në P.
- Capo/ua - vendbanim i vjetër, në P.
- Çanatikua - fushë e vogël, në V.
- Çeloimeri - kodër, në L.
- Çin/i - vend kodrinë, në L.
- Dardhët e Meçe - ara në fushë, në V.
- Dardhët e Rexhos - dardhë në fushë, në L.
- Derveni - vendbanim i vjetër, vend kyç në grykën e Sopotit, në P.
- Derven i Mujos - vend ku ndodhen mure të lashtë, në P.
- Dërstila - vend gropë, në P.
- Dërstil’ e Bajram Tares - gërmadha e dërstile në një përrua, në V.
- Dërras’ e Baces - faqe mali me shtresa dërrasash guri, në J.
- Dërras’ e Haurit - lëmë i shtruar me dërrasa prej guri, në P.
- Dërrasa e Madhe – shtresë dërrasash guri, në P.
- Dërrasa e Mërximit - vend, në P.
- Dërrasa e Vogël - vend me dërrasa guri, në P.
- Djepi Lale - vend në mal, në J.
- Draç/i - vend, në V. Në Durrës kemi Draç-Kalanë.
- Drino/ua - lumi Drino, në L.
- Driza e Lolos - faqe kodre e veshur me driza, në J.
- Duhani Zeqos - sot Iëndinë, dikur ka qenë arë që mbillej me duhan, në J.
- Dushk/u - pyll me dushk, në J.
- Dylbeja - tyrbe e Baba Zenelit, në P.
- Dhrakël/a - kullotë, në V.
- Faqja e Shkëmbit - faqe mali, në J.
- Ferrat e Hankos - faqe mali, në J.
- Fiku i Xhexhe - fik, në P.
- Fildanet e Maliqit - faqe mali, në JP.
- Fiqt e Birbilit - vend ku dikur ka qenë baçë me fiq, në L.
- Fiqt e Polle - kodër ku kanë qenë fiq, në L.
- Fitas/i - vend, në V.
- Fite/ja - shesh ku mbin fier, në V.
- Foleja e Birbilit - vend ku ka pasë folenë birbili, në P.
- Foleja e Bletës - shkëmb që dikur ka pasë bletë, në J.
- Fotua e Poshtëme - bregore në një këmbë mali, në P.
- Fotua e Sipërme - mriz bagëtish, në P.
- Fringulla - rrugë ku vendi është i thepisur, në J.
- Gërmadhat - gërmadhë gurësh, në P.
- Gështënjat e Jupe - vend me ara e gështenja, në J.
- Gocaqet e Jupe - vend me ara e gështenja, në J.
- Gocaqet - kopshte të vogëla, në J.
- Gomaradhja - vend, në L.
- Gomaradhja e Alike - arë, në L.
- Goric’ e Gjolleshe – arë, ne L. Dikur aty ka qenë një gorricë.
- Gorric’ e Xhixhos - gorricë e vjetër, në P.
- Gorricat e Çake - vend me gorrica, në P.
- Goricat e Matushit - gorrica, në L.
- Gorjani Angone - vend në mal, në J.
- Gorjani Gabe - vend në mal, në J.
- Gozhuta - arë në fushë, në L.
- Gropa e Alike - vend gropë ne formën e një krateri vullkani, në P.
- Gropa e Belule - vend gropë afër qendrës.
- Gropa e Gogolit - përrua i vogël, në L.
- Gropa e Gjëmbit - vend gropë, në JP.
- Gropa e Kaut - vend gropë, në JP.
- Gropa e Kumbullës - vend gropë në mal ku ka pasur kumbulla t’egra, në P.
- Gropa e Madhe - vend gropë, në P.
- Gropa e majës - vend gropë, në JP.
- Gropa e Misrit - vend gropë, në P.
- Gropa e Priftit - vend gropë në fushë, në L.
- Gropa e Qershisë - vend gropë në mal, në P.
- Gropa e Rushe - vend gropë, në P.
- Gropa e Sterexhiut - vend me gropa në mal, në J.
- Grop’ e Shtine - vend gropë, në L.
- Grop’ e Shtogut - gropë e thellë në mal, në J.
- Grop’ e Xhafere - vend gropë, në P.
- Gropat - ara, në L.
- Gropat e Gabe - vend me gropa, në JP.
- Gropat e Mërximit - mriz bagëtish, në P.
- Gropat e Trakes - vende gropa, në P.
- Groshet - shpella, në P.
- Gufa e Abazit - guvë, në P.
- Guf’ e Burimës - guvë ku ndodhet një burim, në J.
- Guf’ e Kuqe - shpellë e kuqe, në J.
- Guf’ e Zezë - shpellë e zezë që nxin nga errësira, në P.
- Gurët e Velos - kavë guri, në J.
- Guri i Gjatë - gur, në P.
- Gur i Furkave - shkëmb ku pushonin fshatarët gjatë kohës që punonin në mal, në J.
- Gur i Kuq - shkëmb i kuq, në P.
- Gryk’ e Kadafës - grykë mali, në P.
- Gryk’ e Sopotit - grykë mali, në P.
- Gjinollat - pllajë, në J.
- Gjokanë - pyll mbi fshat ku ka qenë ara e Gjokës, në P.
- Gjurma e Lopës - gjurmë në shkëmb që i përngjan asaj të lopës, në P.
- Haliqet - vend me haliqër (gurë të vegjël), në L.
- Haliq i Zi - vend me haliqër të zes, në J.
- Haur i Bilushit - gërmadhë, në L.
- Haur i Maksutit - genmadhë, në L.
- Haur i Mestanit - gërmadhë, në JP.
- Hija e Arapëve - faqe përroi ku ndodhet një sterrë, në P.
- Hija e Arrave - faqe me ara, në J.
- Hija e Burimës - lëndinë, në L.
- Hija e Dunavate - përrua, në P.
- Hija e Goricave - faqe mali me gorrica, në P.
- Hija e Gjonit - hundë mali ku dikur bariu Gjon ka pasur nomenë, në P.
- Hmja e Kasallatit - hije mali, në J.
- Hija e Koçiut - faqe mali që nuk e zë dielli në mëngjez, në JP.
- Hija e Lismes - faqe mali që në mëngjez s’e zë dielli, në P.
- Hija e Selgjikës - kodër e lartë me pyll, e xhveshur në krye, në JP.
- Hija e Sopotit - brinjë mali, në J.
- Hija e Shelegëve - faqe mali ku nxirrnin shelegët për të kullotur, në J.
- Hija e Xanës - faqe kodre, në V.
- Honi - përrua i thellë, në P.
- Hon i Qëndre - hon, në P.
- Hun(d) e Goricave - hundë në mal, në P.
- Hun(d) e Halite - kodër shkëmbore, në P.
- Hun(d) e Memete - hundë mali ku fisi i Memete kishte nomenë, në P.
- Hurdhja - në P.
- Kadafa - vend në mal, në P.
- Kadrëme - kadrëm i vjetër në fushen e Lazaratit, në krahun e djathtë të lumit Drino. Ky kalldrëm i lashtë lidhte Antigonenë me Sopotin e Finiqin. Por, me krijimin e kooperativës se Lazaratit kalldrëmi u prish me anën e traktorëve që pluguan tokën. Kalldrëmi që vjen nga Finiqi e Sopoti humbet në fushë poshtë Lazaratit nga që prej 12 shekuj rresht është mbushur vendi prej dherave të sjellë nga lumi, etj.
- Kalaja - shkëmb me një grumbull dheu në krye, në P.
- Kalaja e Sopotit - mbeturina të një kalaje të lashte, në JP.
- Kale/a - ara, në L.
- Kallapodh/i - vend në mal, në J.
- Karcale - vend në mal, në V.
- Kasollja e Çaushit - arë, në L.
- Kazania - vend gropë që ka formën e një kazani, në JP.
- Këmb’ e Kaurit - këmbë mali, në J.
- Këmb’ e Lisave - këmbë mali, në P.
- Këmba e Mahmutit - këmbë mali, në J.
- Këmb’ e Qishës - brinjë kodre e veshur me driza ku thonë se ka pasur një kishë ku jipte meshë prifti Gjon, në L.
- Këmb’ e shkurte - këmbë mali ku kulloste kopenë fisi i shkurte, në J.
- Kënelle (vend xhindesh) - në J. Në këtë vend nuk mund të kaloje në kohë nate, nga frika e xhindeve.
- Kocifaja - këmbë mali, në P.
- Koçiqi – burim, në P.
- Kodra e Çukalle - kodër e ara, në L.
- Kodrat - kodra, në L.
- Kodra e Mesunit - kodër, në P.
- Kojdhele – udhë me dredha, në JP.
- Kokojani - burim, në V.
- Kokono/ua - rrezë mali, në P.
- Krei Qishës - brezar shkëmbenjsh me pyll, në J.
- Krëri - brez shkëmbor, në J.
- Kroi Hadëre - krua në mal, në P.
- Kroi Lloizit - krua, në J.
- Kroi Sopotit - krua, në JP.
- Kullat e Shtine - kullë e vjetër, në L.
- Kumbulla - kumbull e egër, në P.
- Kumbullat e Rabe - kumbulla t’egra në kullotën e fisit të Rabe, në P.
- Kunupica - vend me qeramidhe e një fshati të braktisur, në L.
- Kupat - vend në formë kupash, në J.
- Kuruna - vend gur, në J.
- Kurrizi Zhape - kurriz mali, në P.
- Ledhe - një copë vendi me disa mure të vjetër, në L.
- Lekëgjone - grykë e vogël në mal, në P.
- Leknjazi - (Lekë Knjazi?) – kodër, në VL.
- Lëm’ e Birbile - lëmë dheu, i pashtruar me pllaka. Aty është gjetur një sopatë prej guri e kohës se lashtë, në afërsi të qendrës së fshatit.
- Lëm’ e Dervenëve - lëm në mal, në J.
- Lëm’ e Kide - lëmë prej guri, në P. Aty janë gjetur para të kohës antike: Një nga ato monedha, sipas Zija Bashës, drejtor shkolle në Lazarat shkruante: DAELMA ALBAN (të cilën ai e shpjegon të kuptojë: delja shqiptare).
- Lëm’ e Lule - lëm i vjetër, në VP.
- Lëm’ e Meme - lëm i vjetër i shtruar me pllaka prej guri, në L.
- Lëm’ e Skëndere - lëm i shtruar me pllaka guri, në P.
- Lëm’ e Zhupës - tëndë e vjetër, në P.
- Lënxat - faqe mali, brinja, në J.
- Lisat e Bejke - vend ku dikur ka pasë lisa, në V.
- Lisat e Mate - lisa, në J.
- Lisi Manushes - lis i vjetër, në V.
- Lofatat e Koçije - vend me lofata, në P.
- Lugshat e Matushit - lëndina në mal, në P.
- Lugu Tote - luginë, pronë e fisit të Tote, në P.
- Lloizi - majë në mal, në J.
- Lloizi Angone - faqe mali, në J. Këtë vend dikur e ka pasë për kullotë fisi i Angone.
- Lloizi Gabe - faqe mali, në P. Dikur ka qenë zotëruar nga fisi i Gabajve të këtij fshati.
- Magje/ja - shpellë në përrua, në P.
- maj’ e Lloizit - majë në mal, në P.
- maj’ e Makërxhinës - majë, mali në P.
- maj’ e Murizit – majë mali, në P.
- maj’ e Selgjokës – majë, në J.
- maj’ e Sopotit - majë mali, në J.
- maj’ e Taborit – majë mali, në P.
- Makërxhima - majë mali, në J.
- Mali i Gorjarit.
- Mal i Lloizit – mal, në J.
- Mal i Shturos - majë mali, në J.
- Margalidhja - shkëmb me disa bajame pranë, në P.
- Mavrik/u - burim, në V.
- Mesuni - vend shullë në mal, në JP.
- Mëlqinja - vend malor me driza, në V.
- Mënra e Kroit Sopotit - burim, në P.
- Mërximat e Derxhe - mriz i fisit të Derxhe, në J.
- Mërximat e Gërveshe – mriz, në J.
- Mërximat e Gorjanit – mriz, në J.
- Mërximat e Poshtëme – mriza, në P.
- Mërximat e Serjane – mriza, në P.
- Mërximat e Sipërme – mriza, në P.
- Mërximi i Boce – mriz, në P.
- Mërxim i Braçke – mriz, në P.
- Mërxim i Guçes – mriz, në P.
- Mërxim i Kallapodhit - mrize e stane, në J.
- Mërxim i Krishte - mriz, në P.
- Mërxim i Math - mriz, në P.
- Mërxim i Matushit – mriz, në P.
- Mërxim i Shanikos - mriz ku mrizonte bagëtine baresha Shaniko, në P.
- Mërxim i Shturos - nome bagëtish, në J.
- Mërxim i Shurdhe - mriz i fisit të Shurdhe, në P.
- Mërxim i Trake - mriz, në P.
- Mërxim i Vetëm - mriz, në P.
- Mërxim i Zalike - mriz, në P.
- Mërxim i Zalos – mriz, në P.
- Moçali - vend moçal, në L.
- Monovenra - ara, në L.
- Mulliri Minxhorit - gërmadhë mulliri, në J.
- Muret e Mate - ledhe e ara, në J.
- Mushajadhë/a - kullotë në një këmbë mali, në J.
- Ngjoli Gjoke - lëndinë, në V.
- Ngjoli Meme - lëndinë, afër qendrës.
- Nikogjinua - ara, në L.
- Nikua - arë në mal, në J.
- Nisi e Minxhorit - arë pranë lumit, në L.
- Nivzor/i - burim.
- Nomeja e Bashe - nome bagëtish që i përkiste fisit të Bashe, në J.
- Nome e Belule - nome e përdorur nga fisi i Belule, në L.
- Nome e Kallapodhit - nome, në J.
- Nome e Ristës - nome, në P.
- Nomeja e Shelegëve - nome, në JP.
- Ongne/a - faqe mali, e pyllëzuar, në P.
- Palavlia - rrënoja të vjetra, në L.
- Paparun’ e Shaqos – arë, në L.
- Pesiaku - gërmadhë e një fshati, në L.
- Përcëllima - vend i xhveshur që dikur ka qënë pyll dhe e kanë djegur, në P.
- Përroi Benit - përrua, në V.
- Përroi Bezos – përrua, në L. Në vitin 1432, sipas defterit osmane të Sanxhakut të Gjirokastrës aty kanë qënë 5 shtëpi.
- Përroi Burimes – përrua, në L.
- Përroi Çafos - përrua, në L.
- Përroi Dervishe - përrua, në L.
- Përroi Fitasit - përrua, në V.
- Përroi Gjoke - përrua i madh, në V.
- Përroi i Kasallatit - përrua i thellë, në J.
- Përroi i Manushes - përrua, në V.
- Përroi Pllashnjës - përrua, në J.
- Përroi i Pusit - për'rua, në J.
- Përroi i Thellë - përrua i thellë që s’mban ujë, në P.
- Përroi i Zhape - përrua mali, në P.
- Plakë/a - përrua me një han, në J. Thonë se dikur herët aty është rrëzuar një plakë.
- Plashnjë/a - pllajë mali, në P.
- Puset e Çane - burime, në V.
- Pusishtet – ara, në L.
- Pylli Gjokanës - pyll, në P.
- Pylli Pllashnjës – pyll, në J.
- Pylli Sopotit - pyll, në JP.
- Qaf’ e Lajthisë - qafë mali, në P.
- Qaf’ e Nomesë - qafë mali, në J.
- Qaf’ e Pjesakut - qafë kodrinore, në L.
- Qaf’ e Pusit - qafë kodrinore, në J.
- Qaf’ e Sopotit - qafë mali, në P.
- Qaf’ e Stërrallit - qafë mali, në V.
- Qaf’ e Udhës Bardhë - udhë e vjetër dheu i së cilës është i bardhë, në P.
- Qaf’ e Zalikes - qafë mali, në J.
- Qers’ e Golëmit - vend kullotë, në V.
- Qirko/ua - vend në mal, në P.
- Qish’ e Bashe - gërmadhë kishe, në J.
- Qish’ e Kurunës - gërmadhë kishe, në J.
- Qish’ e Meme - ka qenë aty një kishë me një lis pranë. Për lisin ka mbetur shprehja: “U djegsh si lis i meme”, në L.
- Qish’ e Sopotit – gërmadhë kishe, në JP.
- Qish’ e Tene në Ledhe - gërmadhë e vjetër kishe, në L.
- Qivuret e Gjoke - pirgje në mal, në P.
- Qivur i Canes - pirgje në mal, në P.
- Qivuri Kuq - lëndinë, në P.
- Qivuri Plakut - qivur i vjetër, në P.
- Qivuri Selgjikës – qivur, në JP.
- Radhojt e Kokojanit - brez shkëmbor, në V.
- Radhojt e Pyllit - brez shkëmbor me pyll, në JP.
- Ravenjë/a - vend në mal, në J.
- Ristë/a - pyll me shkoza, prerja e të cilit ka qenë e ndaluar.
- Ryp i Bregut - rrugë e përpjetë, në J.
- Ryp i Isme - ledh i kuq, në L.
- Rrap i Polle - rrap në fushë, në L.
- Rrap i Samiut - rrap, në L.
- Rrahu Skënde - rrah, në P.
- Rrap i Takes - arë me një rrap pranë, në L.
- Rrathët - brez shkëmbor, në P.
- Rrepet e Gjolleshe - rrepe, në J.
- Rrepet e Thire - ara në fushë, në L.
- Rrypat e Bashe - lëndinë, vend rrëpirë, në L.
- Samari - kurriz mali, në JP.
- Selgjika - (nga fjala sllavisht: selo, dhe emri shqipe Gjika: fshat i Gjikës) një vend gropë në rrëzë mali, në P. Populli aty beson se ky është një vend i shënjtë Perëndish. “Po shkove në Selgjik dhe preve dru nga pemët që janë aty, do të të ndodhë një e keqe - thonë banorët e Lazaratit. Si shëmbëll japin një grua e cila preu dru aty dhe një fuqi e padukëshme e hodhi atë nga maja e malit në përroin e Sopotit poshtë. Sapo ra në tokë gruaja u bë gur.”
- Spithar/i - spithar, në J.
- Stan i Çupe - stan i vjetër, në P.
- Stan i Hysejne - stan, në P.
- Stan i Kasape - stan ku kasapët grumbullonin bagëti, në P.
- Stan i Vjetër - stan, në P.
- Sten’ e Dukate - stenë, hon, në P.
- Stera e Hurdhes - sterrë, në P.
- Stera e Hysos - sterrë me një krua brënda, në JP.
- Stera e Kallapodhit - sterrë, në J.
- Stera e Makërxhinës - sterrë, në P.
- Stera e Mërximit - sterrë, në P.
- Stera e Qafës - sterrë, në P.
- Stera e Qafës Gropave - sterrë, në J.
- Stera e Shelegut - sterrë, në P.
- Stera e Shkozës - sterrë, në P.
- Stera e Trapit Derxhe - sterrë, në J.
- Stera e Trapit Njellos - sterrë, në P.
- Stërralli - vend stërrall, në J.
- Shega e Serjanit - faqe kodre me shege, në P.
- Shelegari - faqe mali, kullotë, në JP.
- Sheshet e Gjoke - sheshe, në V.
- Sheshi Ahthit - shesh në një këmbë mali, në P.
- Sheshi Bezos - vend shesh në një grykë, në L.
- Sheshi Luleve - shesh, në P.
- Sheshi Math - shesh në mal, në P.
- Sheshi majës - vend shesh, në JP.
- Shesh i Murrizit - shesh, në J.
- Shesh i Ravenjës (Ravenës?) - një vend shesh në mal, në J.
- Shesh i Shpellës - një vend shesh mbi Shpellën e Zezë, në P.
- Shesh i Taborit - shesh, në P.
- Shkall’ e Gomarit - udhë në shkëmb, në P.
- Shkallat - shteg shkëmbor, në J.
- Shkëmb i Bardhë - shkëmb, në J.
- Shkëmb i Dallandyshes – shkëmb në mal ku bënin fole dallandyshet, në JP.
- Shkëmb i Demotares - shkëmb, në V.
- Shkëmb i Fatos – shkëmb, në J.
- Shkëmb i Hankos - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Kuq - shkëmb, në J.
- Shkëmb i Pëllave – shkëmb me shpellë në fund ku bariu mbante dhëntë apo dhitë pëlleja, në P.
- Shkëmb i Shelegarit – shkëmb, në P.
- Shkëmb i Shkabave - shkëmb ku bënte folenë shqipja, në J.
- Shkoza - faqe male e veshur me shkoza, në P.
- Shoshollaqe - vend shesh, në J.
- Shpell’ e Çallëke - shpellë e cila mund të nxëjë rreth 300 kokë bagëti t’imta, në JP.
- 'Shpell' e Kazakut-shpelle,ku mendohet se strehoej nje person me vrasje barbare ne ate kohe.
- 'Shpell’ e Çarë - shpellë, në P.
- Shpell’ e Dukate - shpellë, në P.
- Shpell’ e Gjinit - shpellë në mal të Gjërë, në P.
- Shpell’ e Jupe - shpellë, në J.
- Shpell e Kaçit - shpellë e madhe, në L.
- Shpell’ e Stërshijve - shpellë, në V.
- Shpella me Samar - shpellë që i përngjan samarit, në J.
- Shpellat e Çapos - shpellë, në L.
- Shpellat e Gaxhiole - shpellë, në P.
- Shpellat e Hallaçe - shpellë, në J.
- Shpellat e Zeza - shpella, në P.
- Shtegu i Mollës - shteg, në J.
- Shtegu i Fikut - shteg mali, në P.
- Shtegu i Murrizit - shteg, në P.
- Shtegu i Verbër - shteg, në P.
- Shtogu Tote - vend qafë, në J.
- Shtrati Dalane - ara, në L.
- Shtredhi - nome dhensh, në J.
- Shtrung’ e Bashe - shtrungë e gurtë, në P.
- Shtrung’ e Beut - shtrung e vjetër, në P.
- Shtrung’ e Lekës - shtrungë e vjetër në Sopot, në P.
- Shtrung’ e Ramos - shtrungë e gurtë e vjetër, në J.
- Shturo/ua - vend në mal, në J.
- Shullëri Avdullarit - faqe mali, në P.
- Shullëri Koçije - faqe mali të cilën e zë dielli i paraditës, në P.
- Shullëri Kuçit - faqe mali, në V.
- Shullëri Kumbullave - faqe mali, në P.
- Shullëri Math - kullotë, në V.
- Shullëri Shkozës - faqe mali, në P.
- Taboret - shesh, në P.
- Ten’ e Teqesë - tëndë, në P.
- Ten’ e Veliut - vend në mal ku ka pasur tëndë bariu Veli, në P.
- Toka e Pllakallisë - fushë, në L.
- Trap i Arës Lugut - luginë e ngushtë, në P.
- Trap i Kumbullës - luginë, në J.
- Trap i Njellos - luginë e vogël në mal, në P.
- Trap i Sterrës - luginë e ngushtë, në P.
- Udh’ e Bardhë - udhë mali, në P.
- Udh’ e Dushkut – udhë, në V.
- Udh’ e Llagëmit - udhë në formë llagëmi, në JP.
- Ujt e Zogje - burim, në P.
- Ulliri Xhixhisë - ulli në qendrën e fshatit.
- Ur’ e Karcales - urë e vjetër që dikur çonte ujë në kalanë e Gjirokastrës, në V.
- Ur’ e Kushes - urë me një hark e stilit venecian, në L.
- Ur’ e Pllashnjes - urë e vjetër, në P.
- Vajura - faqe mali, në J. Prej këtej kalon një rrugë prej nga sillej vaji i Rrëzomës në Gjirokastër.
- Varvale/a - kullotë, në L.
- Varret e Leze - varre të vjetër, në JP.
- Varr i Dervishit - varr i vjetër, në V.
- Varr i Hetemit - varr i vjetër i një bariu të quajtur Hetem i cili qe vrarë nga rrufeja, në P.
- Varr i Lezos - varr i vjetër, në J.
- Varr i Sinakos - varr, në J.
- Varr i Zhulete - varr i vjetër, në P.
- Vath’ e Koçiut - sot arë, në L.
- Vath’ e Sejkos - vathë, në J.
- Vath’ e Shelegëve - vathë e vjetër, në P.
- Vathrat - ara, në L.
- Vëra e Abazit - vrimë në mal, në P.
- Vëra e Bufit - vrimë në shkëmb, në J.
- Vëra e Dhelprës - vrimë në një shpellë, në JP.
- Vëra e Korakut - vrimë në shpellë, në V.
- Vëra e Larashit - vrimë në shkëmb, në J.
- Vëra e Lushkes - lëndinë, në V.
- Vëra e Xjebes - shpellë ku kuroheshin bagëtitë e sëmura nga zgjebja, në P.
- Vësht i Ines - vësht i vjetër, në L.
- Vgjoll’ e Aliut - vend ku i jepnin kripë bagëtive, në mal, në JP.
- Vgjolla e Avdullarit - vend me pllaka prej guri në mal ku bariu Avdullah u hidhte kripë dhenve, në P.
- Vgjoll’ e Hysos - pllaka prej guri në mal që ka vendosur dikur bariu Hyso për t’u hedhur kripë bagëtive, në J.
- Vgjoll’ e Murrizit - vend ku u hidhnin kripë bagëtive, në JP.
- Vgjoll’ e Picunarit - vgjollë, në JP.
- Vreshtat e Çiflikut - dikur kanë qenë vreshta, sot tokë buke, në J.
- Vreshtat e Gjoke - vreshtë, në V.
- Vrim’ e Bregut Trashë - në J.
- Vurqet e Rabe - ara në fushë, në L.
- Xhaferat - ara në fushë, në L.
- Xhamia - xhamia e fshatit, në P.
- Zgurë - shkëmb ku buron ujë, në J.
- Zojt - në P.
- Zhogo/ua - vend afër qendrës.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Lazarat:(Kjo listë përbëhet nga familjet që ishin të pranishëm në fshatin para vitit 1992. Pas rënies së komunizmit, disa familje emigruan nga Lazaratit.)[4]
Ahmetai, Aliko, Avduli, Basha, Bejko, Beluli, Birbilaj, Bracko, Brahimi, Buci, Buzheri, Çako, Çallëkaj, Dalani, Derxho, Difo, Gaba, Gërveshi, Gjini, Gjollesha, Gjyli, Hallaçi, Hiri, Jupi, Kociu, Koli, Krishti, Kasma, Llakatura, Mahmuti, Meçi, Mamo, Nuri, Pollo, Proko, Rabi, Selimi, Skëndi, Skënduli, Shurdhi, Toti, Trako, Tuli, Xhaferi.
Familje te larguar apo te shuar:(Para vitit 1992 dhe rënies së komunizmit)
Bragaçaj, Carculaj, Dërmishaj, Dukataj, Ferataj, Gjokaj, Halilaj, Haskaj, Hitaj, Kajmakaj, Kidaj, Lezaj, Lulaj, Mataj, Meleqaj, Memaj, Përrjelaj, Pizaj, Qëndraj, Qimjakaj, Rjepaj, Rushaj, Serjanaj, Shebekaj, Tenaj, Zalikaj, Zhapaj.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia
Lazarati në kohën e pushtimit nazifashist
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para pushtimit fashist, shteti Zogist duke futur në ligjet e veta kode ligjesh perëndimore synonte ç’osmanizimin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptare hap pas hapi. Dëshira popullore për ndryshim të shpejte solli dhe situata konfliktuale të tilla si ajo e vitit 1932 në Vlorë, lëvizja e Fierit 1935 si dhe ajo e majit 1937 ku në të tre rastet lazaratasit do të qenë pjesëtarë aktivë, çka solli dhe mërine e qeverisë dhe që u pasua me burgosje dhe internime. Faqet e gazetës “Demokratia” që botohej nga Xhevat Kallajxhi në 15 vitet e Zogut, dhe materialet arkivore vërtetojnë se lazaratasit ishin për demokracinë kundër dhunës shtetërore politike. Pushtimi fashist i vendit u ndje dhe nga lazaratasit. Që në fillim në radhët e para të inteligjencës shqiptare që kërkonin organizimin e rezistencës u radhitën dhe intelektualët e Lazaratit si Muhamet Gjolleshi etj. Në këtë situatë të zymtë dhe të rëndë pjesa më e madhe e lazaratasve u radhitën në krah të pjesës së djathtë të rezistencës shqiptare të iniciuar nga ajka e inteligjencës shqiptare si Mitat Frashëri, Vasil Andoni, Kolë Tromara, Fishta etj, antifashistë dhe antikomunistë, promotorët e përgatitjes së lëvizjes antifashiste. Lazarati në atë kohë ishte nën influencën e atdhetarit dhe udhëheqësit shpirtëror të tij Baba Selimit. Ai në luftën italo greke porosiste : «Kur vet jemi të robëruar qysh do të çlirojmë të tjerët, mos i besoni fashizmit që thotë se do të çlirojë Çamërinë». Lufta Italo-Greke do ta rrënonte plotësisht ekonominë e Lazaratasve. Drithi bagëtia ranë në duart e pushtuesit të ri grek. Në dimrin e egër 1940-1941 popullata do të strehohej në shtëpitë e vëllezërve gjirokastritë. E vetmja gjë që fituan ishte armatosja me maliher grek e mushqeta italiane dhe municione të tjera që do të duhej për fazën e çlirimit që aspironin. Me riardhjen e Italisë pas ikjes së grekëve më 6 prill 1941 banka italiane agrare dha kredi dhe kafshë pune duke stimuluar një ngritje të ekonomisë. Por si kudo edhe në Lazarat aspiratat për liri nuk u shuan. Në fillim të vitit 1942 në zonat fshatare, pas krijimit të Partisë Komuniste, u shfaqën partizanë me yll të kuq në kapele që organizonin atentate duke vrarë të ashtuquajtur “vegla të fashizmit” midis tyre dhe atdhetarë antikomunistë. Propaganda komuniste dhe ajo e djathtë afroheshin ne parullën e luftës pa dallim feje, krahine dhe ideje. Pas Muhamet Gjolleshit hidhet në radhët partizane të Çetës “Koto Hoxhi” Mufit Brahimi në verën e vitit 1942. Baba Selimi asokohe porosiste : «Lufte çlirimtare, po pa ngjyra të huaja, vetëm nën flamurin kuq e zi». Intelektualet kombëtarë me Mitat Frashërin e Vasil Andonin në fund të vitit 1942 riorganizohen në partinë evropiane të Ballit Kombëtar me një program social–demokrat me 12 pika. Lazaratasit e pranuan plotësisht sepse kënaqte interesat e tyre kombëtare dhe ekonomike. U krijuan çeta dhe batalione të Ballit me shenja kombëtare dhe një propagandë mobilizuese. Duke afruar programet e të dy partive për luftën e çlirimit lindën dhe mundësi bashkëpunimi në koalicion çka u reflektua në konferencën e 5 shtator 1942, që më vonë u deformua dhe u përvetësua nga Partia Komuniste si vepër e saj. Ballistë e partizanë lëviznin lirshëm nëpër Lazarat. Këtë e kanë vërtetuar dëshmitë e anëtarëve të qarkorit të Gjirokastrës si Seldi Haxhialiu, Sheri Baboci, Hulo Haderi, Bajram Sinoimeri, Malo Konea, Sado Naipi etj. Mbanin fjalime për luftën në lëmë të Skenerës Mustafa Matohiti, Xheladin Beqiri, Memo Meto. Djemt e fshatit si Muhammet Gjolleshi, Sadik Boci, Isuf Bobi, Muhedin Krishti, Bastri Gerveshi, (në radhët e Partisë Komuniste) lëviznin lirshëm nëpër fshat. Në mes të ditës Hysni Pollua, komisar i Ballit Kombëtar në Jug takohet me Muhedin Krishtin tek Qafa e Pazarit në Gjirokastër. Njerëzit u shtangën se të dy ishin me shoqërues dhe mos kërciste pushke, ata u përqafuan si vëllezër. Në stanet e lazaratit u jepej bukë dhe strehofshin dhe partizanët si luftëtarë të lirisë. Kjo tolerancë midis lazaratasve ishte si brenda fshatit dhe jashtë tij, gjatë luftës midis lazaratasve nuk pati ndasi e armiqësi. Pas traktatit Dalmacio-Këlcyra në maj 1943 merret peng nga partizanët Ali Këlcyra, anëtar i Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar. Ishte koha kur Italia po kapitullonte dhe antagonizmat në politikën shqiptare dukeshin qartë. Çeta Balliste e Lazaratit së bashku me atë të Libohovës nisen nga Gjirokastra nëpër Malin e Gjerë drejt Cepos. Treshja partizane me në krye ish qarkorin Sejdi Haxhialiu kapën rob, por u liruan se partizanët liruan Ali Kelcyrën. Më 24 korrik 1943 Musolini ra, partia e Ballit Kombëtar dhe ajo Komuniste në mbledhjen e Mukjes dhe të Tapizes filluan bashkëpunimin, por ndërhyrja e misioneve Jugosllave dhe ato të Amit Grek nxitën marrjen e pushtetit nga komunistët çka solli tragjikisht luftëne pastër civile.
Çetat e Ballit dhe udhëheqësit e tyre me Hysni Lepenicën në krye kërkonin në shtator 1943 çarmatosjen paqësisht të garnizonit Grehotit. Bedri Spahiu dhe gjenerali Italian Komino bënë marrëveshje të fshehtë që ushtria italiane të mos çarmatosej, por ti binte ushtrisë balliste që qëndronte tek hyrja e Grehotit. Forcat partizane qëndronin në kodrat e Valarës. Italianet goditën befasisht forcat balliste ku ranë dëshmor Hysni Lepenica, Nano Gjoni me gjithë djalin etj, rreth 36 veta. Nga shtabi përgjithshëm i partizanëve në Labinot pas kësaj masakre urdhërohej “të trajtohen njëlloj gjermanë dhe ballistë. Qëllimi ynë është marrja e pushtetit”. Ky urdhër u zbatua me se miri në shumë zone apo fshatra balliste duke bërë masakra të verteta si ajo e Libohovës etj.
Më 24 tetor 1943 në Lazarat, në shtëpinë e Dalip Bashes u mblodh komiteti Qendror i Ballit Kombëtar ku ishin Bahri Omari, Faslli Frasheri, Koco Muka, Kole Tromara, Xhevat Kallajxhi, Tare Kalo, Dervish Rexhepi. Mbledhjen e drejtonte Bahri Omari dhe sekretar Tare Kalo. Sipas një kopjoje të procesverbalit porosit e Mitat Frasherit ishin :
- 1) Te shmanget me çdo mënyre lufta civile se asnjë shqiptar s’është i tepërt.
- 2) Të mos ballafaqohemi në front me Gjermanet.
- 3) Asnjë kontakt me pushtuesin e ri e bashkëpunëtoret e tij.
- 4) Në qytet puna të jetë sa më e fshehte.
- 5) Të punojmë në popull që të përgatitemi për një fazë të re të luftës çlirimtare.
Tare Kalo përpiloi traktin që do të shpërndahej në popull. Koco Muka dhe Faslli Frasheri pas kësaj u bllokuan nga partizanet në Poliçan. Çeta e Lazaratit në bisedë me Bedri Spahiun dhe Shemsi Totozanin i liron pa konflikt. Batalioni Shefqet Pecit dhe Islam Radovickes, si beri reprezalje në Gjirokastër, ku vranë Muzafer Sheun me djalin e tij 15 vjeçar, Hajro Laten, Tare Kalon me të atin Boco Kalon, mbriti në Lazarat. Te 300 partizanet u strehuan në familjet e Lazaratit. Komanda Partizane për të treguar “drejtësi e disipline” vrau një djalosh partizan nga Kuci se gjoja kish marr në një dyqan në Gjirokastër 2 defter letër. Efekti në popull që i kundërt. Për kundërpërgjigje batalioni ballist që ato dite mori emrin «Tare Kalo». Arrestoi në Gjirokastër mbi 20 djem si Gaqe Rebi, Zihni Hoxha, Musa Xhiku, Sejdi Berberi etj dhe i solli në Lazarat për ti gjykuar, por çeta e Lazaratit i liroi dhe i çoi përsëri në qytet. Në situatën e krijuar Kryepleqësia dhe komanda e çetës kërkuan nga prefekti Vehip Runa arme dhe municion për mbrojtjen e fshatit për çdo eventualitet. Idriz Jazua kishte raportuar tek Gjermanet, si komandant i policies që ishte se Lazarati është fshat komunist dhe zë rrugën nacionale. Vetëm ndërhyrja e prefektit Vehip Runa ndaloi artilerinë gjermane të shkatërronte fshatin tonë. Tere dimrin 1943-44 e deri në qershor Lazarati do që strehë e forcave balliste e partizane njëkohësisht. Për këtë bashkëjetese Enveri do ta kritikonte rende Bedriun. Në qershor 1943 vriten në stane nga Gjermanet lazaratasit Azem Tuli e Neki Doraci që su përmenden dhe su bene kur dëshmor. Në natën e 18 korrikut 1944 një batalion i brigadës 8 të drejtuar nga Sotir Mero e Jorgo Selo godet befasisht Lazaratin. A ishte ky një urdhër nga EAMi ? apo urdhër nga Enver Hoxha ? Kjo enigma nuk u zbardh kurrë. Zevendes komisar i brigadës Bajram Sinoimeri deklaron : ”Sulmi mbi Lazarat nuk që ne planin tone operativ”. Pas disa ditësh u bë pajtimi në Sheper në komandën e qarkorit dhe pak kohë më vonë Bedri Spahiu me tone të qeta vjen në Lazarat e kërkonte bashkëpunim ndërkohe që Gjon Banushi që i rinte në krah kërkonte konflikt. Ai mori përgjigjen e merituar nga Bido Latifi. Lazarati krenar edhe pse 45 vjet u etiketua ballist, mbështetej në rrenjet e nacionalizmit e jo në degët e politikës së cilës nuk e ka në traditën e vet ti neneshtrohet verbërisht.
Lufta e Lazaratit aspekt i luftës civile në Shqipëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta e Lazaratit është përplasja me armë midis banorëve civilë të fshatit nga njëra anë dhe e formacioneve të organizuara Partizane nga ana tjetër. U zhvillua natën e 18 dhe 19 korrikut, 1944. Cili ishte shkaku i kësaj beteje të përgjakshme? Dihet që shumica e Lazaratit u rreshtua në anën e organizatës nacionaliste Balli Kombëtar, dhe mori pjesë në betejat e zhvilluara kundër pushtuesit italian e atij gjerman. Ky rreshtim ishte në mbështetje të programit të Ballit Kombëtar mishëruar në dekalogun e tij. Ishte kundër një pjese të programit të Partisë Komuniste, prandaj dhe në anën e saj u afruan më pak banorë nga Lazarati.
Të dy krahët i bashkonte lufta për clirimin e vendit dhe kjo bente që shumica balliste nuk e shikonte si armike pakicën komuniste në fshat (fale dhe traditës së fshatit). Pra edhe fillimi i kësaj përplasje e kishte shkakun jashtë fshatit dhe jo poshtë në bazë por lart në udhëheqjen e ushtrisë partizane. Në këtë periudhë formacionet partizane ishin forcuar e zgjeruar shumë. Njëkohësisht pushtuesi gjerman po pësonte përdite humbje në lindje të Europës dhe nuk ishte e largët dita e kapitullimit. Natyrisht Partia Komuniste në këto kushte kishte si objektiv kryesor marrjen e pushtetit pas lufte, të cilin nuk dëshironte ta ndante me askend. Në shërbim të këtij qëllimi tehun e luftës e drejtoi kundër organizatave apo partive të tjera si kundër Ballit Kombëtar, dhe Legalitetit. Hapat e para i hodhi me prishjen e njëanshme të marrëveshjes së Mukjes dhe më pas shpallje lufte kunder Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Në këtë kuadër u realizua masakra e Libohovës dhe goditje të tjera në të gjithë vendin në zonat me ndikim të nacionalistëve. Në këtë kuadër u përgatit dhe sulmi i 18 korrikut kundër Lazaratit. Dihet që një nga armët kryesore të ushtrisë partizane ishte befasia, por në rastin e Lazaratit u përdor edhe pabesia.
Me kërkesën e komandës partizane u organizua një takim i shtabit partisan në Lunxheri dhe përfaqësuesve të fshatit në të cilën u kërkua të mos pengoheshin dhe sulmoheshin formacionet partizane gjatë kalimit në teritorin e fshatit për të rethuar formacionet gjermane në Gjirokastër. Përfaqesuesit e fshatit ishin dakort dhe se nuk do tu sillnin asnjë shqetësim, por për të shmangur plotësisht çdo incident që mund të sillte nata u vendos që kalimi nëpër teritorin e fshatit të bëhej ditën.
Në të njëjtën kohë shtabi partizan kishte përgatitur planin për të sulmuar Lazaratin, plan për të cilin banorët apo përfaqësia e fshatit nuk kishin asnjë dijeni. Por duke njohur mirë komunistët, dhe veprimet e ushtrisë partizane në zonat që goditën para Lazaratit. Pas takimit fshatarët rritën gatishmërinë për mbrojtje dhe përgatiten planet e mbrojtjes deri në detaje nga një shtab mbrojtjeje që u krijua enkas pas takimit. Aq të bindur ishin sa që u bë bilanci i njerëzve të armatosur, sasia e municioneve, pozicionet e mbrojtjes, u caktuan patrulla natën, për të kontolluar hyrjet e fshatit, etj. Dhe kishin të drejtë se në urdhërin luftarak të shtabit partizan të 17 korrikut parashtrohej: - Batalioni i parë të zinte pozicionin në anën jugore të fshatit ndërmjet Lazaratit dhe Derviçanit, dy batalionet e tjera të brigadës së VIII, i dyti dhe i katërti si dhe batalioni i parë i grupit të parë të zonës operative do ta rrethonin nga lindja, veriu dhe veri-perendimi pasi të kishin shpartalluar forcat armike në kalane e Gjirokastrës. Ne bashkëveprim të gjitha këto forca do të asgjësonin armikun në Lazarat të përbërë nga 200 ballistë. Kjo ishte situatë në mbrëmjen e 18 korrikut në Lazarat dhe rreth tij. Bindja se do të sulmoheshin kishte rritur maksimalisht shkallën e vendosmërisë për tu mbrojtur, një mobilizim total për të mbrojtur fëmijët, vehten dhe pronat e tyre. Parashikimi ndonse i hidhur u bë realitet në orët e vona të 18 korrikut. Grupi i patrullës te hyrja e shkollës i përbërë nga Safet Bejko, Hysen Brahimi, Dalan Dalani, ndjen lëvizjen në dhe japin urdherin –Ndal!. -Jemi fshatarë- përgjigjen nga ana tjetër. Parullën! thërret patrulla. Në vend të saj një breshëri automatiku në drejtim të patrulles së fshatit. Alarmi u përhap në të gjitha pozicionet rreth fshatit.
Lufta kishte filluar më parë kur partizanët kishin therrur në gjumë një rojtar kafshësh në bisht të fshatit, Braho Rushiti.
Mbrojtja ishte realizuar në shumë pozicione të vendosura në pikat më dominante të fshatit. Në Shosholla ishte vendosur një mitroloz brenda dhe disa armë nga Mato Basha, Hamet Mahmuti, Zenel Mahmuti etj. Ne Bregun e Bashes luftonin Dalip Basha, Murat e Xhemal Basha, Serjan Ahmeti, Rapo e Bilush Kazma, Shaban Gjini etj. Në oborrin e Laze Xhaferit ishin vendosur dhe qëllonin në drejtim të Buzës, Hamet Dalani, Kamo Toti, Hyso Mati etj. Në mure ishin pozicionuar Abaz e Skeno Rabi, Mahmut Aliko, Ferat Llagatura etj. Nga shtëpitë e Alikove luftonin Ali Aliko me djemte Hetemin, Seitin, e nipin Laverin. Në avllitë e Prokove qëllonin po në drejtim të Buzës, Idriz e Beshir Proko, Zenel e Kalo Brahimi, Sulo Selimi etj. Te Lemi Kide luftonin Skender Krishti, Metat Pollo, Banush Pollo, Jace Meci, Sulo Hiri, etj. Në lera të Gjokës luftonte grupi i përbërë nga Tahir e Shuaip Çela, Rustem Mamo, Hyso Boci, Ago Gaba, Ramiz Buçi etj. Përveç këtyre kishte dhe shume pozicione të tjera që luftonin individë të veçantë.
Beteja vazhdoi e ashpër gjatë gjithë natës. Në funksion të përqëndrimit të zjarrit të partizanëve u bënë çvendosje dhe ndërrim pozicionesh të koordinuara, duke përqëndruar zjarrin mbrojtës në zjarrin e dendur të armikut, kështu avllia e majkeve, Sheshi i Xhamisë, Kulla e Perjelës, shtëpitë e Malës e të Buzherës, Lerushku u bënë pozicione të dyta duke përqendruar mbrojtjen në drejtim të Ledheve dhe Buzës. Afër mëngjezit u konstatua se gjatë errësirës së natës formacionet partizane kishin përparuar në dy pika: tek shkolla dhe Kisha e Gjokes. Pikërisht në këtë drejtim u përqendrua edhe goditja e fuqishme. U formua një grup nga Dalip Basha, Skënder Krishti, Jaco Meci, Abaz Rabi, Shaban Gjini, Murat Basha etj. dhe me thirrjen inkurajuse të anëtarit të shtabit të mbrojtjes Dalip Basha “para djema“ duke realizuar një sulm të fuqishëm me bomba e armë të tjera në oborrin e shkollës dhe nën murin rrethues të saj, ku ishte vendosur pozicioni i avancuar partizan. Në mes të tymit e flakës grupi i rrethuesve u largua poshtë rrugës së Ledheve nën mbrojtjen e një zjarri të dendur që vinte nga Qivuret. Mbrojtësit vazhduan ndjekjen por me që terreni qe i zbuluar në një kohë të shkurtër u plagosën njeri pas tjetrit Jaco Meci, rëndë, Dalip Basha dhe Skëndo Krishti më lehtë. E njëjta taktikë u ndoq dhe nga grupi që luftonte në lagjen e Gjokes, kundër grupit të avancuar tek Kisha e Gjokës, të cilët u thyen dhe u zvarritën poshtë rrugës drejt lisave të Manushës dhe gropës së Gogolit.
Ndërkohë shtabi partizan sipas planit të bërë më parë futi në veprim batalionin e katërt duke filluar nga Qivuret e Gjokës. Por edhe këto përforcime nuk patën sukses sepse u goditën nga mbrapa nga fshatarët që ishin në Qivuret e Gjokës (ndodheshin në mal në punët e tyre). Ky grup i përbërë nga Reit e Karafil Gaba, Muho Bejko, Nelo Gjini, Lufti Gjyli, Hysen Basha, H Bega nga Golemi etj, të cilët i detyruan forcat e batalionit të katërt e të dytë të largohen poshtë në drejtim të haliqit të Teqesë dhe drejt fushës. Grupi tjetër zbriti drejt Mushajadhës i përbërë nga Nele Shurdhi, Xhevdet Basha, Pelivan Gjini, Hekuran Toti, Zeqo Aliko, Zilfo Basha, Surja Basha, Hasan Proko, Tafil Gjini, Tafil e Sami Meci, Feim Gerveshi etj, duke i detyruar forcat e batalionit të dytë të braktisin përfundimisht pozicionet dhe të largohen poshtë në drejtim të fushës. Ndjekja në të tre krahët vazhdoi deri në Ledhe, jashtë territorit të fshatit. Këtu detyra quhej e përfunduar. Sulmi partizan mbi banorët civilë dështoi. Në betejë mbetën 5 të vrarë nga pala mbrojtëse: Brahim Rushiti, Bako Skëndi, Haxho Bejko, Lalo Gaba e më pas Murat Basha, si dhe tre të plagosur që u përmendën më lart. Ndërsa pala sulmuese pati të vrarë e të plagosur që nuk u deklaruan kurrë. U tha 9 vetë, u tha 18 madje dhe shifra të tjera.
Lazarati pas luftës së dytë botërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit](Periudha e socializmit)
Mbarimi i luftës së dytë botërore e gjeti Shqipërinë të shkatërruar me dëme të theksuara ekonomike dhe me humbje të mëdha në njerëz si pasojë e pushtimeve të njepasnjeshme Italiane dhe Gjermane por edhe si pasojë e luftës vëlla-vrasëse ku degjeneroi lufta çlirimitare. Lazarati nuk i shpëtoi këtyre pasojave. Nga ana ekonomike u dëmtua në blegtori në të mbjella kurse në njerëz, u vranë 11 vetë prej të cilëve, Muhanet Gjolleshi, Muhedin Krishti, Bastri Gerveshi, Hasan Skendi, Çerçiz Rabi dhe Hurma Çela në krahun e forcave partizane, ndërsa Haxho Bejko, Lale Gaba, Murat Basha, Bako Skendi e Ibrahim Rusho u vranë gjatë sulmit që ju bë fshatit nga forcat partizane në 18 korrik 1944. Çlirimi i vendit në nëntor 1944 u shoqërua me propagandë të madhe për të mirat që do të vinin nga pushteti i quajtur popullor por që në fakt ishte pushteti i Partise Komuniste i fshehur nën emrin e Frontit Demokratik. U trumbetua se nuk do të kishte hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë por vetem ndaj atyre që kishin lyer duart me gjak. Për këtë arësye nga Lazarati i cili vërtetë ishte kundërshtar në ide me regjimin komunist por nuk kishte shitur interesat kombëtare por përkundrazi i kishte mbrojtur ato dhe ishte munduar të shmangte vëlla-vrasjen dhe nuk u larguan shume njerez. Ne nje liber te Sadik Bejkos”Kur shteti vret poetet” ku ben fjal per vrasjen e shkrimtareve midis te tjerave shkruan…….tregonte se shteti komunist nuk dota haronte kurre pren e vet te parapelqyer, klasen e permbysur. Me kete donte te tregonte se meshir s’do te kishte kurre per askend, por meshire s’do te kishte sidomos per te permbysurit. Ne librin e tije Sadik Bejko sjell, midis shume deshmish, nje refim trondites te nje prej shefave kryesore te diktatures. «Ne nje takim ne rreth te ngushte, ish ministri brendshem, Kadri Azbiu, me cinizem ka pranuar se fshataret e pasur, tregetaret, pronaret na mbajten me buke e me veshje gjate luftes sone partizane. Dhe tani qe ne I shpallem te deklasuar dhe armiq ata prap po na ndihmojne. I vume nden pranga dhe I mbyllem ne kampe qe falas te na thajne kenetat, te nxjerrin mineralin e nentokes, te ndertojne aeroporte, pallate banimi, kanale vaditese …… I keqtrajtojme, I burgosim, I vrasim, kot se koti dhe kur te duam. Nga ky tmer e nga kjo llahtari, friksohet ne palce e gjith pjesa tjeter e popullit dhe na bindet. Disa prej tyre, me hir, por me shum me pahir, i kemi kthyer ne spiune, ne bashkepuntoret tane. Keshtu, klasat e permbysurakane punuar dhe punojne per ne » Keto radhe nuk kane nevoje per koment, Lazarati eshte trajtuar i gjithi keshtu.
Me kete llogjik te atij pushteti te sapovendosur menjehere filloi nga hakmarrja ne Lazarat duke arrestuar, Hysni Pollon, Riza Skendin, Rustem Skendin, Etem Alikon, Ismail Gaben etj e duke montuar gjyqe popullore me akuza te pavertetuara e me denime qe shkonin nga 10-15 vjet burg deri ne maksimal (me vdekje). Nga ana tjeter ne zyrat e shtetit dhe ne opinion filloi te perhapej nofka (Ballistet e Lazaratit) na kane vrare dhe Lazaratasit te shikoheshin me dyshim dhe te diskriminoheshin ne c’do aspekt te jetes. Ne kete situate ne prill te 1945 disa djem Lazaratas te mobilizuar ne ushtri duke ndjere rrezikun e arestimeve qe kishin filluar ne mase u detyruan te arratiseshin ne Greqi. Shteti komunist gjeti rastin dhe reagoi ne manyre te ashper dhe ne qershor 1945, arestoi dhe internoi ne kalane e Krujes reth pesedhjet vete pleq gra dhe femije Lazaratas. Midis tyre Dylbo Bobin, Sheko Basha, Zelo Llagatura, Haxho Llagatura, Resul Gaba, Shero Gaba, Shefiko Gaba me vajzen 1 vjece Adili Gaba, Rabi Gaba, Bajo Gaba, Istref Mahmuti, Bame Mahmuti, Fadil Mahmuti, Osman Aliko, Fati Aliko, Gjyllso Aliko, Sulltana Aliko me djalin e saj 1 vjecar Shuaip Aliko, Pane dhe Lalo Toti, Axhem Toti, Ali e Nexhip Toti, dhe vellai i tyre i vogel i cili vdiq ne kruje nga kushtet miserable te internimit dhe mjaft e mjaft te tjere. Lazarati historikisht nuk kishte patur pronare te medhenj agallare por secili ne pronen e vete, dikush blegtor dikush bujk jetonin ne nje nivel mesatar, midis tyre sigurisht kishte disa e cilet kishin me shume pasuri. Pushteti qe po propagandonte barazine dhe qe bente lufte politike kunder pronareve do te gjente edhe ne Lazarat persona dhe ti cilesonte me nofken perbuzese (kulak). Keshtu u cilesuan kulak, Bido Basha, Bako Buzheri, Serjan Athmeti e Celo Gjolleshi megjithese ketij te fundit dhente ja moren partizanet qe gjate luftes.
Ne 1946 pushteti reklamoi me te madhe dhe beri reformen agrare duke marre token e atyre qe kishin shume e duke u a dhene atyre qe s’kishin ose kishin pak. Lazaratasit si gjithe shqiptaret e ndershem nuk e priten mire marrjen e prones se te tjereve por megjithate nje pjese e tyre qe nuk kishin toke u gezuan dhe shpresuan se do beheshin me mire. Por shume shpejt u pa se kjo ishte nje farse sepse megjithese mjetet e punes ishin shume te prapambetura (parmende me qe) dhe rendimenti i prodhimit ishte minimal, shteti vendosi taksa shume te larta, shume here absurde si psh : nuk kishe pula por do jepje veze, nuk kishe dhen por do jepje mish dhe lesh etj. Keto taksa (detyrime) gradualisht u bene tmerr per popullin duke u shoqeruar me terror dhe burgime si ne rastin e plakut 70 vjecar Ago Rabi, Mestan Kociu, Ramiz Buci e shume Lazaratasve te tjere qe kaluan disa vjet neper burgje me akuza absurde si agjitacion e propagande etj. Ne vitin 1950 filloi vala e dyte e terrorit ne Lazarat me arestimin e Jonuz Bocit, Veliko Selimit, Omar Celes, Esat Celes, Nuri e Veliko Brahimit, Bari Gjolleshit, Barjam Birbilit dhe plakes Hava Gerveshi me akuze tradhti ndaj atdheut. Nga keta, Jonuzi, Omari dhe Veliuka u denuan me pushkatim dhe u ekzekutuan papritur pergjigjen e plote te procedurave gjyqesore. Te tjeret u denuan nga dhjete der ne njezete vjet burg. Ne fakt nuk kishin tradhetuar atdheun por urrenin regjimin dhe shpresonin te permbysej diktatura komuniste qe po o bente cdo dite e me shume deme vendit. Ne vitet e mevonshme arestimet dhe internimet vazhduan ne menyre ritmike. Keshtu ne vitet 1955-1956 u arestuan Kajtaz Gaba e Serjan Ahmeti dhe internohet ne Burrel, Resul Gaba dhe Shefiko Gaba me familjen deri ne 1969. Arestohet dhe cmendet nga torturat ne hetuesine komuniste djaloshi Novruz Dalani, arestohet dhe lirohet Kalo Derxho i cili per te mos rene prape ne duart e hetuesise aratiset jashte shtetit sebashku me nipin e tij Veliko Kociu. Ne 1957 arestohen Rehit Gaba dhe Karafil Gaba dhe vritet ne menyre te dyshimte i rethuar nga forcat e policise Nelo Gjini. Ne1973 arestohen dhe denohen me akuza fallco tre adoleshente, Cajup Bejko, Xheladin Boci dhe Bilal Rabi. Ne 1982 burgoset Shukri Basha me akuzen agjitacion e propagande ne 1982 riburgoset me akuza te sajuara Kajtaz Gaba e duke e mbyllur kete varg arestimesh me arestimin e veterinerit te fshatit Memo Kazma ne 1986. Ne drejtimin ekonomik mbasi fshataret u torturuan vite te tera nga presioni per detyrimet ne 1956 toka qe iu dha me aq buje, ju mor perseri nga shteti per te formuar kooperativat bujqesore. Shteti perseri Lazaratin vazhdoi te shikonte me syrin e njerkes. Ndersa kooperativat fqinje si, Dropulli, Asim Zeneli etj ndihmoeshin nga shteti si ne lehtesimin e tatimeve ashtu dhe ne kreditimin e tyre Lazarati sulmohej duke i quajtur dembele e duke ju vene ne krye drejtues te pashkolluar por militante te partise komuniste. E ndersa kooperativat pereth mirnin 100 deri me 150 lek per dite pune kooperativa e Lazaratit merte 40 deri ne 70 lek duke e katandisur fshatin ne nje varferi ekstreme. Kur ne fshatrat e tjere ishin ndertuar ujesjelles me vite Lazarati vetem ne 1959 duke i paguar vete tubacionet (c’do shtepi) e duke punuar per hapjen e kanalit me pune vullnetare mundi qe te sillte nga sopoti pak uje ne fshat. I njejti diskriminim u be dhe ne drejtim te elektrifikimit. Ne 1968 fshatrat e Shqipërise dhe ato te Gjirokastres u elektrifikuan ndersa Lazarati fare afer qytetit nxinte deri sa ne rrugen nacionale kaloi nje udheheqes politik i kohes qe urdheroi berjen urgjente te elektrifikimit. Ne punesimin ne administrate ishte po e njejta gjendje diskriminuese, me perjashtim te djalit Lazaratas Sadik Boci i cili si partizan i oreve te para dhe besnik i bindjeve te tij komuniste, por qe punonte me ndershmeri e zotesi, vazhdoi te qendroje ne administraten partiake dhe shteterore si dhe 2-3 oficereve qe kishin merita lufte, ne pjesen civile te administrates nuk u punesua njeri. Aq i madh ishte mosbesimi ndaj Lazaratasve sa qe mjafton te themi se nga 1950 e deri ne 1990 nuk u vesh asnje polic e jo me te dilte oficer policie dhe te punesohej ne organet e puneve te brendshme. Ashtu sic u tha me lart edhe kryetaret e kooperatives dhe sekretaret e partise megjithese te pashkolluar i sillnin nga qyteti ose nga fshatra te tjera. Ne drejtim te arsimimit me perjashtim te kurseve kunder anafalbetizmit te viteve te para te pasluftes te cilat ishin masive ne vitet e mevonshme dhenja e te drejtave te studimit ishte shume e kufizuar. Ndersa ne disa fshatra te rethit tone me dy- treqind banore jepeshin 10 deri ne 15 bursa te larta ne vit, ne Lazarat me mbi 2000 banore jepeshin vetem 2-3 te mesme dhe rralle ndonje e larte. Kjo solli qe numri i djemve me shkolle te larte para viteve 90 te ishte i paket, vetem disa mjeke dhe disa arsimtare te shperndare ne te katert anet e shqiperise. Pushteti me keqdashje komentonte se gjoja Lazaratasit nuk ishin arsimdashes, gje e cila u hodh poshte pas viteve 90 ku Lazaratasit vershuan neper shkolla te mesme e te larta ne Gjirokaster dhe Tirane dhe per te ilustruar kete, sot ne universitetin "Eqerem Cabej" studiojne mbi 90 djem e vajza Lazaratas. Po ashtu u hodh poshte akuza e ish-sekretareve te pare se Lazaratasit jane dembele kur mbas viteve 90 me dhjetra Lazaratas krijuan biznese te suksesshme ne Gjirokaster e deri ne Tirane dhe brenda 10-12 vjetesh ndertuan vec mjaft vilave nje fshat te ri "Kordhocen" me mbi 120 shtepi. Per te gjithe kete diskriminim Lazaratasit kur ishin mundesi e ngrinin zerin por filosofia e partise ne pushtet permblidhet ne pergjigjen qe ish-sekretari i pare Rapo Dervishi ne vitet 60 ju dha kerkesave te fshatareve me fjalet : - "C’kerkoni ju, mos kujtoni se jeni Kuci ?" Megjithese edhe fshatrat e tjere te Shqipërise vuajten po ashtu si Lazarati ne regjimin komunist. Megjithate Lazarati i mbijetoi diktatures 50-vjecare komuniste dhe sot ecen ne rrugen e demokracise.
Vëllazërimi për të gjitha kohrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë rrjedhave të historisë së një populli, ka momente dhe pika të errta prej të cilave, nxirren mësime të vlefshme, pa eksperimentuar të shkuarën. Në historinë e luftës që shqiptarët bënë kundër fashizmit dhe nazizmi(1939-1944), ka disa momente të tilla që shumë kush i ka etiketuar si luftë civile a vëllavrasëse. Nuk besoj se, nxitohemi të arrijmë në konkluzionin e sipërthën, po as përfitojmë në se nuk e shohim me objektivitet, ngjarjet e 18 korrikut të vitit 1944 në fshatin Lazarat. Deri më sot, janë botuar me mijra faqe për historinë e luftë, por ngjarjes së Lazaratit, nuk i është kushtuar asnjë rresht prej historiografisë shqiptare.
Historia që nga momenti i mbarimit të luftës e deri në ditët tona, është trajtuar sipas parimit, historinë e bëjnë historianët por nënë diktatin e pushtetarëve. Cilido mund të arrinte në këtë konkluzion, në se do të shihte, se gjatë viteve 1945-’90, edhe për shkak të kësaj ngjarje, Lazarati u etiketua si fshat “ballistësh”. Ndërsa pas viti 1990 ka ndonjë shkrim e dëshirë për hiperbolizimin e saj. Historiografia e djeshme, i trembej trajtimit të kësaj ngjarje, si “delja gërshërës”, ndërsa sot, institucionet shkencore dhe punonjësit e tyre, i tremben trajtimit të gjithë historisë së luftës.
Për gjykimin e problemeve historike të një kombi, ka një peshore permanente, peshorja e vlerave kombëtare. Çdo njgjarje a fenomen historik, duhet të vendoset në këtë balancë që të mund të marrë vlerësimin e duhur. Po qe se do të të vendosim këtë ngjarje në këtë konteks dhe në konteksin e momentit në të cilin ndodhej, zhvillimi i luftës antifashiste në Shqipëri e në aranën ndërkombëtare, do të vemë re se, nuk kemi të bëjmë me një veprim të rastësishëm. FANÇL dhe PK e kishin të qartë së së shpejti lufta do të mbaronte. Qarqe brenda lëvizjes antifashiste, për të arritur edhe synime të tjera, zbatuan parimin; forcimi i pozitave politike në luftë për të siguruar të ardhmen, bëhet me luftë. Lidershipi i kësaj lufte i E. Hoxha(Tarasi) në letrën e tij datë 29 shtator 1943 i shkruante N. Spirut. “S’duhet humbur kohë, por zjarr për zjarr, t’i vëmë zjarrin Ballit dhe zogistëve dhe në këtë përpjekje ne mendojmë se do të fitojmë shumë dhe do të humbasim hiç”.(AQSH/AP, F. 14, viti 1943, dos. 20).
Ndaj Lazaratit, si një fshat prezent me kontributin e tij në të gjitha etapat e zhvilimit të historisë dhe me një natyrë heroike, e karakter kombëtar, veprimet e armatosura i kapërcenin kufijtë e veprimeve thjeshtë të një politike të ditës, për llogari të qarqeve politike të brendshme që synonin pushtetin e pas luftës.
Ti japim Çezarit atë që i takon Çezarit. Bijët e Lazaratit si gjithë shqiptarët e tjerë u rreshtuan në frontin kundër pushtuesit, jo për ideale komuniste të anançuara prej PK, as për ideale republikane a monarkiste të anançuara prej BK e Legalitetit, por për ndjenjat atdhetare e liridashëse. Ngjyrat politike u përvijuan dhe thelluan më vonë,pas Marrveshjes së Mukjes, veçanrisht, në fund dhe pas luftës ato u theksuan dhe morën karakter penalizues. Njgjarja e 18 korrikut të vitit 1944 në fshatin Lazarat, është një nga episodet dekonspiruese të veprimeve vëllavrasëse. Cilido shtron pyetjet: Përse, ky fshat u sulmua nga batalioi i II i Brigatës së VIII? - Mos ndofta, kërkohej të ngrihej KANÇL i fshatit? Ky problem ishte i zgjidhur. - Mos kërkohej rrugëkalim? Edhe ky problem kishte marrë zgjidhje, me marrëveshjen për kalim të lirë të forcave partizane, nëpër rugën që të çonte nga Kordhoca nden Lazarat dhe te delej mbi Gjirokastër. - Ka zëra që konfirmojnë se kërkohej të eleminohej çeta e Ballit që funksiononte në fshat nënë komandën e Hysni Pollos. Si argumenta pro kësaj teze rreshtohen: Denoncimi i Marrëveshjes së Mukjes. Lufta e Grehotit shtator 1943. Ngjarja e Libohovës 1944 etj., Në AQSH, gjendet një dokument, i cili pasqyron urdhërin e sulmit, por jo motivacionin. Kryerja e këtij sulmi, natën dhe në fshehtësi,duke shkel marveshjen, dëshmon për ndërgjrgjësimin dhe vendosmërin e FANÇL, për ta goditur me armë këtë fshat. Është jashtë çdo llogjike të luftës, sulmi mbi gjithë fshatin prej forcave partizane shqiptare, me përjashtim të qëllimit për larjen e hesapeve me kundërshtarët politik.(Përkrahësit e BK) Në këtë konkluzion arrijmë po të kemi parasysh se : - Rrugët midis FANÇL dhe BK, tashmë ishin të ndara. Koha e gjuhës së përbashkët veçanrisht në nivelet lokale ishte harruar. Bedri Spahiu njeri prei figiurave kryesore të PKSH në Gjirokastër, më 23 maj të vitit 1943 e vlerësonte pozitivisht bashkpunimin me ballin dhe vijën politike të tij ndaj luftës. Ai nuk shihte ndonjë ndryshim midis BK dhe Frontit. “Ismail Golemi,-shkruante ai-interpreton mirë vijën politike të Ballit Kombëtar, Konformë me vijën politike të luftës nacional çlirimtare”.(M.D. Shqip....AQSH, F. 17, v. 1943, dos. 12) Madje paradoksi qëndron në faktin se: Me forcat partizane, ishin prezent edhe dy djem të Lazaratit, njeri prej të cilëve edhe u plagos. Se në Radhët e FANÇL, ishin rreshtuar disa bijë të fshatit Lazarat, si Sadik Boci, Myfyt Brahimi, Isuf Bobi, Muedin Krishtin, i cili ishte shok me Qemal Stafën dhe e kishte shoqëruar atë për në Gjirokastër etj., Se në këtë periudhë Lazarati kishte dy dëshmor; Muhamet Gjolleshin,varur në shkurt të vitit 1943 në Tiranë dhe Muhedin Krishtin, vrarë në Polis dhjetor 1943. -Pas marrveshjes së Mukjes drejtuesit të Lartë të Frontit Nacionalçlirimtar dhe të PKSh, udhëzonin se “duhet ta pastrojmë popullin nga gjëmbat”, nënkupto nga Balli Kombëtar. U harruan lufta e Gjormit, Selenicës, Mallakastrës, Kolonjës, Skraparit etj., në të cilat focat e çtave të BK luajtën një rol të rëndësishëm për fitoren mbi fashistët. Fronit kishte kryer disa aksione me armë kundër BK dhe përkrahësve të tyre, si në Libohovë gusht 1943, 14 shtator 1943 në Grehit, në fshatrat e Lushnjes tetor 1943, Vlorë, Peqin, Dumre tetor 1943, Pogradec tetor 1943, në Dukagjinë më 30 nëntor 1943. Gjatë vitit 1944 u kryen disa veprime luftarake për të eleminuar kundërshtarët politik; si në Martanesh mars 1944, masakra e Dunicës së Korçës mars 1944, në Buzëmadh të Kuksit shtator 1944, në Kuç të Vlorës pas vrasjes së Memo Metos etj., e vetmja përpjekje ku forcat e Frontit Naçionalçlirimtar dështuan kundër BK dhe përkrahësve të tyre ishte; Lufta e Lazaratit 18 korrik 1944. - Edhe kushtet ndërkombëtare ishin më se të favorshme për FANÇL.Tashma shqiperia ishte lene ne lindje. Të gjitha këto rrethana të mara së bashku, në gjykimin e protagonistëve të luftës deshifroheshin si moment i marrjes së masave për sigurimin e pushtetit, i cili u deklarua një domosdoshëri dhe se: “Të gjitha partitë e tjera reaksionare....synonin vetëm marrjen e pushtetit, -kjo sipas liderëve të PK-ishte antipopullore”.
Përpjekja për të nënështruar Lazaratin, dështoi në saj të vendosmërisë te burrave dhe grave te fshatit per te mbrojtur jeten e femijeve te tyre. Por gjithësesi kjo ngjarje e erret mbetet në kujesën popullore, si nje moment i dhembshem ku shqiptaret luftuan kunder shqiptareve per arsye bindjeje, si një moment prej të cilit brezat duhet të nxjerin përfundime të vlefshme kombtarisht. Kjo ngjarje, është një apel permanent për bashkim, vllazërim, mirkuptim. Ky konkluzin interferon me sentencën e Lumo Skëndos: “Asnjë shqiptar nuk është i tepërt”. Ndaj lypset ti bashkojmë forcat në interes të zhvillimit e përparimit kombëtar.
BIZNESIT LAZARATAS NË METROPOL
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndryshimet demokratike që ndodhën në fillimin e viteve 1990 në Shqipëri u pasqyruan me ndryshime edhe në komunitetin e Lazaratit, që ishte nga komunitetet e para që i përkrahu këto ndryshime. Të etur për një ekonomi tregu që e kishin ëndërruar me kohë, por që sistemi i kishte privuar nga kjo e drejtë, banorët lazaratas në fillimin e atyre viteve u bënë pjesë direkte e liberalizimit të ekonomisë.
Një pjeseë djemve të këtij komuniteti të cilët kishin emigruar në Greqi u kthyen dhe hapën bizneset e tyre private. Disa prej firmave që hapën të parët aktivitetin në jug janë “Basha” e “Sopoti” e pas tyre “Buzheri”, “Aliko”, “Koçiu”, “Boci”, “Brahimi”, “Bejko - Buci”, “Mahmutaj”, “majko”, “Mamo”, “Koli” e mjaft firma të tjera që kanë veprimtari në të gjitha drejtimet. I gjithë komuniteti i Lazaratit u përfshi në bumin e madh të zhvillimit të ekonomisë në atë periudhëe. Te gjithe punonin ne aktivitete te ndryshme tregtare. Komuniteti i ketij fshati pesoj ndryshime te medha ekonomike. Njerzit u punesuan paten investime te medha ne familjet e tyre.Ne kete komune nga njerez te cilet mezi mbanin ekonomine e tyre ku jetonin ne fukarallek te madh u kthyen ne tregtar te fuqishem ; nga 4 gropa sillazhi dhe stallat e lopeve, tani me nje zone te prodhimit dhe biznesit(pa haruar shtrirjen e prodhimeve dhe bizneseve tona ne te kater rrethet e jugut) qe shtrihet nga kodra e Dervicanit ne jug, deri te ura e N SH N ne portat e qytetitGjirokastres, dhe me thellesi nga rruga nacionale ne lindje deri ne Lenxat ne jug perendim. Ata u bene administrator te zote te investimeve te tyre. Pas ngjarjeve te vitit 1997 biznesi lazaratas per shkak te kushteve te keqia te atij viti pesoj nje rrenie te menjehershme. shume biznese u mbyllen te tjeret pesuan nje atrofizim te madh. ekonomia pesoj rrenie dhe per shkak te ndryshimeve politiko. -ekonomike te asaj kohe.Ne shqiperi si ne te gjitha vendet e tjera biznesi mori nje hov te madh ne metropolin e saj. Zhvillimit te madh ekonomik ne Tirane ju be pjese dhe biznesi lazaratas te cilet kishin filluar ta spostonin aktivitetin e tyre nga jugu ne metropol. Te gjitha firmat ekzistuese ne Gjirokaster hapen filjalet e tyre ne Tirane. Ne te gjitha fushat e ekonomise kishte biznese te Lazaratit. Ne tregetine ushqimore ku ishin dhe pjesa me e madhe e eskluziviteteve hapen filjalete tyre ne Tirane si firmat “BASHA “ “SOPOTI” “MAHMUTAJ” “KOCIU” “BEJKO-BUCI”etj.Ne fushen e sherbimeve financiare firma Arba-01 exhange me pronar Agron Mahmuti. Ne fushen e ndertimeve ku ne Tirane kishte nje bum te madh investimi, komuniteti I Lazaratit bente investime te medha dhe njeri nga keta investitor eshte Jaho Skendi, i cili ka investuar ne ndertimin e pallateve te medha ne Tirane Vore etj. Pallatet qe ndertohen ne Tirane ngjyrosen bukur me bojen “VITEX” te bizesmenit Delo Ahmeti. Nje tjeter investim i rendesishem i biznesit lazaratas eshte dhe ndertimi i linjes se prodhimit te rrjetave te telit te vellezerve Refik&Hektor Brahimi ne autostraden Vore – Tirane. Lazaratasit e ardhur ne Tirane qe e verteta nuk jane pak por rreth 40 familje e pine kafen ne lokalin e mrekullueshem “KONTINENTAL” me pronar vellezerit Dritan&Hysni Pollo. Shume te tjere kane hapur biznese te vogla me te cilet po punojne dhe jane bere pjese e ketij tregu te madh ne metropol si Tafil Meci Gafur Brahimi(qe tani eshte menaxheri kryesor i universitetit KRISTAL), Petref Brahimi, Revin Gerveshi, Berti Meci e shume te tjere. Nje pjese tjeter kane blere dyqane dhe po bejne investime. Te tjere qe jane kthyer nga emigracioni mendojne te ivestojne ne metropol kjo per shkak te zhvillimit te madh ekonomik qe ka ne Tirane. Kjo eshte nje gje shume e mire per komunitetin lazaratas ku duhet te dalim nga “guaska” tradicionale e jona. Ashtu si ne vitet e para te ekonomise se tregut ku ne treguam se kishim aftesi te investonim dhe te administronim biznese. Ti pershtateshim zhvillimit ekonomik te asaj kohe. Tani eshte momenti qe te tregohemi investitor dhe administrator te zote. Te gjitha ato kapitale financiare te cilat jane grumbulluar kete periudhe te veshtire tranzicioni te mos shperdorohen pa kriter por te kthehen ne kapitale investuese. Ndofta nje pjese e jona kane “merak” Lazaratin por ta leme ate “merak “ dhe te behemi te gjithe pjese ekonomike e metropolit ekonomik. NE METROPOL KA VEND PER TE GJITHE.
Pjese nga intervista e Luan Kondit mar pinjollit te Karagjozateve Flamur Karagjozi.
Jeni arrestuar disa herë apo jo ? Po. Për herë të parë u arrestova në vitin 1942. Ndënja rreth tre muaj në burg dhe më pas më liruan, falë ndërhyrjes së disa miqve të babait, që në atë kohë kishin detyra dhe funksione në Gjirokastër. Do të vijonin dhe tre arrestime të tjera, ku ndodhi si edhe në rastin e parë. Herën e pestë, ndërsa më mbanin në xhandarmëri dhe më pas, kolonel Murgja, oficer i zbulimit italian, më njohu që isha arrestuar dhe herë të tjera vendosën të më çojnë diku. Ndërkohë kishte ndodhur që Petrit Gega, ish- farmacist në Gjirokastër, ishte arrestuar dhe ekzekutuar nga fashistët në Libohovë. Mendova se të njëjtën gjë do të bënin edhe me mua dhe kështu vendosa të arratisesha. Shfrytëzova neglizhencëne e shërbimit të xhandarmërisë dhe shpërqëndrimin e vëmendjes së dy xhandarëve, që do të me shoqëronin, dhe lashë xhupin në dhomën e ndalimit, hoqa dhe syzet dhe u largova pa një pa dy nga xhandarmëria. Në këtë kohë u dha alarmi dhe kur ndodhesha rrugës në drejtim të Lazaratit, në lagjen Pllakë dhe më pas në atë Cfakë, një mitroloz italian nga kalaja shtinte me breshëri të zgjatura mbi mua. Shpëtova falë vetëm fatit tim. Më pas, i lodhur dola në teqenë e Baba Selimit dhe aty një dervish i asaj teqeje më orientoi të dilja në Lazarat. Në afërsi të atij fshati, i raskapitur, rashë pa ndjenja. Ashtu më gjetën dy çobenë të Lazaratit, që ishin djemtë e Bido Bashës, më shpunë në shtëpinë e këtij të fundit. Më përmendën dhe ushqyen dhe më pas, për arsye sigurie, pasi në fshat kishte ballistë që bënin mbledhje në teqenë e fshatit, Bido Basha më dha koburen dhe gjerdanin e tij dhe më tha të nisesha për në stanin e Xhafo Kullës. Atje ndenja derisa kapitulloi Italia fashiste.
SHTETI DHE KOMUNITETI
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka me shume se dy jave qe ne mediat shqiptare dhe opinionin publik vazhdon te lakohet emri i nje fshati te njohur shqiptar Lazaratit. Kane folur per te shume gazetare e politikane, te afte e te paafte me dashamiresi por edhe ne mjaft raste me paragjykime dashakeqe.
Te thenat e tyre shume here kane qene jo te sakta dhe pergjithesisht te amplifikuara per interesa komerciale gazetareske ose interesa qarqesh te caktuara politike. Nje gje eshte e qarte : te gjithe kane qene jo lazaratas me perjashtim te deklaratave zyrtare te kryetarit te komunes. Kjo na obligon qe si intelektuale te ketij fshati dhe sigurisht njohes me te mire te problemeve historike, ekonomike dhe sociale te ketij komuniteti; mbasi pritem te qetesohej zhurma, po shprehim disa mendime per komunitetin dhe ngjarje qe lidhen me te.
Kushdo qe e njeh sado pak fshatin e di se pozicioni gjeografik i tij eshte pak i vecante.Ai vendoset ne nje shpat te thate te Malit te Gjere,midis qytetit te Gjirokastres dhe zones se minoritetit grek me te cilin pamvaresisht nga ndryshimet etnike dhe fetare ka jetuar ne harmoni te admirueshme duke ndare me te hallet ekonomike dhe sociale. Po per arsye te ketij pozicioni gjegrafik ky fshat ka qene me solid ne ndjenjen nacionale dhe ruajtjen e njefare kompaktesie e tolerance brenda fshatit si dhe me komunitetet fqinje. Periudha e socializmit per shkak te pozicionit antikomunist gjate Luftes se Dyte Boterore beri qe ky fshat te ishte i paragjykuar nga administrata e asaj kohe. Keshtu numri i te shkolluarve ishte me i paket ne krahasim me fshatrat e tjera si dhe numri i te punesuarve ne administraten e shtetit dhe i te shperngulurve nga fshati te ishte me i paket. Mjafton te permendim se, qe prej vitit 1950 deri ne 1990 asnje lazaratas nuk u punesua ne organet e rendit dhe vetem 4-5 veta ishin punesuar ne organet e Ministrise se Mbrojtjes, si oficera te thjeshte. Si rrjedhim i qendrimit te mesiperm vitet e demokracise e gjeten fshatin me nje popullsi shume te dendur rreth 3.500 banore, ne nje teritor shume te ngushte dhe teren mjaft te varfer. Mjafton te themi se nga ligji per ndarjen e tokes cdo fryme ne Lazarat perfitoi rreth 1500 m², qe eshte me pak se 50% e mesatares se rrethit dhe 3 here me pak se e fqinjeve te tyre jugore. Pas vitit 1992 me fitoren e demokracise lazaratasit si popull i vuajtur dhe punetor iu futen punes me aktivitete private si blektorine, qe e kishin tradite,muratore dhe biznese te ndryshme si gjithe shqipetaret e atyre viteve. Nga ana tjeter ata filluan te ndertonin shtepi me hapesira te mjaftueshme dhe qe atehere e deri tani jane ndertuar me shume se 100 shtepi ose pothuaj nje fshat I ri.
Ngjarjet e vitit 1997 demtuan rrende dhe aspektet ekonomike dhe sociale te Lazaratit. Megjithate marezia totale e kohes, nuk i verboi lazaratasit, dhe ndersa ne fshatrat e tjera te Shqipërise u dogjen shkolla dhe objekte te tjera sociale, ne Lazarat te dy shkollat u mbrojten nga komuniteti. Jo vetem kaq por aty u zhvillua mesimi,normalisht. Por sic u tha edhe me lart per shkak te qendrimit nacionalist e antikomunist gjate Luftes se Dyte Boterore, dhe diskriminimit te periudhes se socializmit ; ne vitin 1991 -1992-1996 dhe zgjedhejt e tjera te pergjithshme dhe locale te bera me pas, ky komunitet ka votuar gjithmone djathtas ne menyre massive duke bere qe partia e majte Socialiste, e ardhur ne pushtet ne 1997 ta shikoje Lazaratin si pjese ta PD-se e si rrjedhim armike te PS-se. Ky kendveshtrim jo miqesor i bere nga partia ne pushtet u duk qarte qe ne deklaratat e bera nga disa drejtues te PS-se gjate vitit 1997 te cilet deklaronin : “na, nuk do te lejojme qe ta bejne tregetine cobanet e Lazaratit.” Deklarata keto qe u bene realitet ne menyre graduale duke u krijuar pengesa te vazhdueshme firmave tregetare te Lazaratit, jo vetem kaq por ish drejtues te doganes se Kakavies ne vitet 1998-99 deklaronin se qeveria nuk ka nevoje per taksat doganore te trgetareve te Lazaratit. E gjithe kjo solli si rrjedhim rrudhjen e bisneseve ku nga rreth 150 biznese ne vitin 1996, ne rreth 30 biznese ne vitin 2004. Natyrisht keto sollen veshtiresi te medha ekonomike per kete komunitet tashme prej nje populate rreth 4.000 banoresh, shumica e te cileve te rrinj. Keta te rrinj tashme iu drejtuan emigracionit ne Greqi ku kishin veshtiresi per viza,por edhe veshtiresi psikologjike per shkak te mospajtimit me fenomenin e nderimit te emrave. Emigracioni u shtri edhe ne Itali, Angli e Amerike, deri ne Afriken e Jugut, por sic e dim te gjithe ne shifra te pakta, per shkak te veshtiresiveper tu paisur me viza.
Ne vitet e para te demokracise ne shkollat e vendit u rregjistruan te etur per dije shume te rinj te fshatit te cilet para viteve -90 per shkak te luftes se klasave dhe paragjykimit qe i behej ne total si fshat, s’kishin mundesi te shkolloheshin. Keshtu vazhduan dhe mbaruan shkollat brenda dhe jashte vendit me dhjetera djem te fshatit.
Ne administraten dhe organet eRendit te shtetit te viteve 1992-96 u punesuan mjaft lazratas. Kjo perfshirje ne administraten e shtetit pati efekte jo vetem ekonomike por edhe psikologjike. Tashti ky komunitet qe per 50 vjet ishte i denigruar dhe i perjashtuar nga shteti i tij. tashme ndihej per here te pare, pjese e shtetit te tij. Por pas viti 1997 rifilloi serisht diferencimi politik. Keshtu ne menyre graduale u larguan nga administrata djem te Lazaratit qe punonin mjaft mire por kishin qene anetare te partise kundreshtare te asaj qe erdhi ne pushtet. U larguan nga puna pa shkak veterinere, juriste, arsimtare dhe nga rreth 30 te punesuar ne organet e rrendit, sot ka 1 ose 2 police te thjeshte. Eshte e dhimbshme te konstatosh qe oficere policie te rrinj lazaratas qe kane mbaruar akademine e rendit Brenda dhe jasht shtetit pas viteve ‘90, sot punojne shofere taksie ose kane emigruar ne Amerike apo vende te tjera sepse nuk u punesuan nga qe ishin nga Lazarati. Po keshtu intelektuale nga Lazarati te afte, qe ishin te punesuar ne administraten shteterore deri ne 1998-en u hoqen nga puna sepse kishin bindje te djathta dhe tani punojne pedagoge ne Universitetet Amerikane, ne pune te tjera ne emigracion ose nje pjes jane pa pune.
Te gjitha keto,si dhe nderhyrjet ne menyre joprofesionale te segmenteve te caktuara te shtetit e manipulimeve te bera nga partite e medha ne vitet 1998-99, bene qe midis komunitetit te Lazaratit dhe shtetit te tij te krijohen raporte paragjykimi e mosbesimi.
Po kush eshte Lazarati ? Ai eshte toke shqiptare, popull shqiptar dhe ashtu sic ka thene shkrimtari yne i madh I. Kadare ne takimin qe beri ne Lazarat ne vitin 1998 : ”Ata jane njerez te zakonshem por krenare si gjithe shqiptaret...” Nuk eshte mire te perdoret gjuha e forces dhe te paragjykohet nje komunitet i tere per shkak te disa elementeve keqberes qe ekzistojne aty si ne cdo komunitet tjeter shqiptar e joshqiptare. Pra ai eshte pjese e shtetit Shqiptar e atij shteti te asaj partie qe eshte sot dhe atij shteti e te asaj partie qe do te jete ne pushtet neser. Ky komunitet eshte i detyruar ti bindet kushtetutes dhe ligjeve te ketij shteti si gjithe teritori i vendi. Por nga ana tjeter shteti pamvaresisht se kujt partie i perket eshte ne kulturen e demokracise qe qytetaret e tij t’i trajtoje ne menyre te barabarte si nga ana ekonomike, edhe nga ana psikologjike, ne menyre qe te mos lindin raporte antagoniste, jo te kendshme dhe mjaft te demshme si per komunitetin ashtu edhe per shtetin. Ky trajtim nga shteti ne 7 vitet e qeverisjes socialiste po ta analizosh ka mjaft difekte. Keshtu po te marresh fondet e dhena komunes se Lazaratit me rreth 4.000 banore, deri ne vitin 2004, jane shume me te pakta se te ndonje fshati me 200-300 banore qe voton vazhdimisht majtas, megjithese Lazarati edhe me ato biznese te rrudhura arketon ne shtet cdo muaj tatim-taksa rreth 400 milion leke (te vjetra). Nga ana tjeter ne mjaft raste shume medja te shkruara dhe vizive qe njihen si mercenare te qeverise apo qarqeve te caktuara fillojne rubrikat me lajme sensacionale te paverteta per Lazaratin, duke ushtruar presion psikologjik e duke armiqesuar padrejtesisht komunitetin e Lazaratit me shtetin e tij.Lazarati eshte pjese e realitetit te sotem shqiptar ku njerezit perpiqen te mbijetojne. Shumica e grave te ketij fshati mbledhin bime medicinale ne malin e gjere duke iu thare buza nga vapa si ne kohen e kooperativave, nje pjese jo e vogel nxjerr dhe eksporton gure ne Greqi nga guroret e fshatit, shume te tjere shkojne me bageti ose punojne muratore e punetore krahu. Pa dyshim ne kopshtet e vogla te fshatit dikush ka mbjelle edhe cannabis sic ndodh shpesh edhe ne rrajone te tjera te Shqipërise. Ata qe e shperndane faren e cannabis ne Vlore, Fier, Vore e gjetke, e sollen edhe ne Lazarat. Por kjo nuk eshte menyra kryesore e jeteses se fshatit. Dhe shprehjet : “platancione” e “ kolumbi” per koshtrat e Lazaratit i bene qesharak ata qe i perdorin ne syte e cdo njeriu qe e njeh Lazaratin e thare per uje. Por dhe aq sa eshte kultivuar ai duhet luftuar nga vete komuniteti si nje burim shume i demshem per shendetin e njerezve e sidomos te femijeve. Nga ana tjeter si nje dem i madh psikologjik per te rinjte tek te cilet krijohet mendimi per pasurine me mjete e rruge antiligjore. Grupe te caktuara te ketij komuniteti duhet te jene te pergjegjshem dhe te ndergjegjshem se arma nuk eshte loder. Ajo gjithmone eshte rezik potencial per ate qe e ka por edhe per njerzit per rreth. Cdo individ i nje komuniteti duhet te dij se ka detyrim moral dhe ligjor si ndaj ligjeve te shtetit edhe ndaj komunitetit ku banon. Askush nuk ka te drejt te prish qetesin dhe aq me keq te rezikoj jeten e anetareve te komunitetit me veprimet e pa ndergjegjeshme.
Nga ana tjeter nderhyrjet e shtetit duhet te jene te studiuara mire e me metoda profesionale dhe jo provokative qe rrezikojne jeten e shtetasve si dhe te policeve qe jane bije po te Shqipërise. Shteti eshte edhe i Lazaratit dhe askujt s’ duhet t’i shkoje ne mendje te pengoje funksionimin e tij normalisht edhe ne Lazarat,por gjithmone ne raporte mirekuptimi e mirebesimi reciprok si kudo ne vendet demokratike Europiane ku synojme te integrohemi.
Si është ruajtuar, kultivuar dhe trasmetuar nga brezi në brez kultura fetare
Tradita fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në ambjente të ndryshme në jug të Shqipërisë, por edhe më gjerë shumë herë dëgjohet shprehja “ Lazaratasit janë besimtarë”. Ky mendim i shprehur nga të tjerët për ne, në fakt ka një të vërtetë sa historike, po aq dhe aktuale.
Mjaft të hedhim një vështrim historik dhe gjeografik për të vërtetuar këtë thënie. Fshati është i rrethuar nga objekte fetare e nga këta me i vjetri është Selgjikja në malin e Sopotit. Ky objekt kulti mendohet se është besuar që në lashtësi dhe vazhdon të besohet deri në ditët tona. Djemtë e fshatit me gjithëse të rritur në një periudhe ku feja ishte e ndaluar dhe bëhej propaganda ateiste shumë e egër, në fillim të viteve ’90 nuk e kishin humbur ndjenjën e besimit dhe para se të niseshin për në emigracion shkonin në Selgjike, ndiznin qirinj ose hidhnin monedha. Në periudhen romake, kur në Ballkan u përhap krishtërimi dhe Shqipëria ishte nga të parat që pranoi fenë e krishterë, edhe Lazarati u përfshi Brenda kësaj feje. Këtë e tregojnë toponimet me emrin kishë që gjenden brenda fshatit dhe përrreth tij. Kështu kemi vendet e quajtura Qisha e Gjoke, në lagjen e Gjoke, Qisha e Meme, aty ku është shkolla e vjetër e fshatit, Qisha e Tene, Qisha e Kurunës dhe Qisha e Sopotit, në Sopot. Të dhënat gojore flasin gjithashtu për ekzistencën e një manastiri në bahçene e Serjane. Me pushtimim e Ballkanit nga turqit në Lazarat, ashtu si në pjesën më të madhe të Shqipërisë, filloi islamizimi i fshatit. Sigurisht ky fshat me disa kisha u mundua t’i rezistojë këtij islamizimi dhe dëshmohet se në shekullin e XVI një pjesë e fshatit, si pasojë e këtij presioni u largua për në Greqi, ku edhe sot ekziston një fshat me emrin Lazarat. Aty ka akoma të moshuar që ende flasin shqip. Pjesa tjetër që mbeti, si shumë fshatra të jugut, u muslimanizua, në shumicë dërmuese në ektin Bektashi, si dega më tolerante e myslimanizmit. Por edhe më pas për të mbajtur sado pak traditëm në mjaft raste u arritën të ruheshin mbiemra të fesë së krishtere, si Gjokaj, Gjinaj, Lekgjonaj, Gjiknuraj, Krishtaj, Gjolleshaj, Kolaj, etj.
Sipas të thënave të pleqve aty nga viti 1740 në fshat është ndërtuar xhamia e parë, e cila vazhdoi të fuksionojë deri në periudhën e komunizmit, kur u shkatërrua nga regjimi. Po rreth viteve 1750-1760 në Lazarat ka ardhur i pari klerik bektashian, Baba Zeneli i cili strehoej here pas here në Brahimaj që e kanë shtëpinë në qendër të fshatit. Kur ky klerik ndërroi jetë fshati ndërtoi Tyrbenë e Baba Zenelit, e cila është besuar dhe vazhdon të besohet ende si objekt kulti shumë i shenjtë i fshatit. Në këtë Tyrbe prej qindra vjetësh nga fisi i Brahime brez pas brezi është ndezur dhe vazhdon të ndizet çdo natë çirak (qiri). Veç këtij në fund të fshatit ndodhet dhe një varr i madh i rrethuar me mure që quhet Varri i Dervishit, të cilin lazaratasit e besojnë dhe e mbrojnë nga dëmtimet, ndezin qirinj dhe hedhin monedha. Në kultivimin e besimit bektashian tek lazaratasit, veç klerikut të parë që thamë më lart një rol shumë të rëndësishëm kanë luajtur Teqja e Zallit, afër Gjirokastrës dhe Teqja e Melanit, afër Nepravishtës. Shumica e lazaratasve ishin muhibë të këtyre dy teqeve dhe kryenin në mënyrë rigoroze ritet e bektashizmit. Bektashizmi dhe Klerikët e tij siç dihet kanë qenë mbështetës të lëvizjes patriotike për pavarësi kombëtare dhe për përhapjen e gjuhës shqipe. Për këtë arsye pushtuesit grek gjatë evazionit të tyre, të parën shkatërruan Teqen e Zallit, si bazë e shqiptarizmit në Jug.
Literature
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ndarja territoriale Fletorja zyrtare.pdf" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 16 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Eqrem Çabej, Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Tiranë: Çabej, f. 25. ISBN 99927-33-72-1
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 424-434. Treguan: 1) Zija Xhevdet Basha, drejtor i shkollës së fshatit, me arsim të lartë, nga Lazarati, sot me banim po aty. 2) Arif Serjan Ahmeti, i datlindjes 1936, nga Lazarati, sot me banim po aty. 3) Flamur Xhevdet Bashaj, i datëlindjes 1936, nga Lazarati, sot me banim po aty. Lazarat, tetor 1988.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 424.