Pandeli Majko
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
| Pandeli Majko | |||
| Informacione | |||
| Emri i plotë: | Pandeli Majko | ||
|---|---|---|---|
| Ditëlindja: | 15. Nëntor 1967 | ||
| Vendlindja: | Tiranë | ||
| Aktiviteti: | Politikan | ||
| Nënshtetësia: | shqiptar | ||
Pandeli Majko, lindi në vitin 1967 në Tiranë, është politikan shqiptar, ish Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1998-1999 dhe për një kohë të shkurtër gjatë vitit 2002.
Ai ka mbaruar Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Gjithashtu është diplomuar edhe në Fakultetin e Drejtësisë.
Karriera[redakto]
- Gjatë viteve 1992-1995 ishte kryetar të FRESH-it;
- Gjatë viteve 1992-1996 ishte deputet në Legjislaturën e XIII të Kuvendit Popullor;
- Gjatë viteve 1996-1997 ishte sekretar i Marrëdhënieve Publike të PS-së.
- Gjatë viteve 1997-2001 ishte deputet në Legjislaturën XV të Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Kushtetuese dhe Ligjore, anëtar i Komisionit për Hartimin e Projektkushtetutës, kryetar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si dhe anëtar i Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit.
- Gjatë viteve 1997-1998 ishte sekretar i përgjithshëm i PS-së dhe kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
- Nga Shtatori vitit 1998 deri ne Tetor të vitit 1999 ishte Kryeminister,
- Nga Shkurti vitit 2002 deri në Korrik të vitit 2002 ishte Kryeminister,
- Nga Korriku vitit 2002 deri në Shtator të vitit 2005 ishte Ministër i Mbrojtjes.
| para | Pandeli Majko | pas | |
| Kryeministër | |||
| Fatos Nano Ilir Meta |
2 tetor 1998 22 shkurt 2002 |
25 tetor 1999 25 korrik 2002 |
Ilir Meta Fatos Nano |
| Ministër i Mbrojtjes / MM | |||
| 2001 2002 |
2002 2005 |
||