Sistemi shtetëror në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sistemi shtetëror
Albania state emblem.svg
Shqipëria

Shqipëria është një Republikë parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie kryeqeveritarit (sistemet "demokratike" shtetrore perendimore).

[redakto] Historia

Shqipëria për herë të parë është shpallur Republikë më 12 nëntor 1912. Kuvendi i shpalljes së pavarsisë së Republikës nga Perandoria Osmane është mbajtur në Vlorë dhe në histori ky kuvend është i njohur si Asambleja e Republikës së Shqipërisë.

[redakto] Kushtetuta

Artikulli kryesorë : Kushtetuta e Shqiperisë

Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike".

Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv.

[redakto] Presidenca

Artikulli kryesor : Presidenti i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë apo Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës sipas Kushtetutës së Shqipërisë është kryetari i shtetit. Kryetar i Republikës së Shqipërisë është Presidenti Bamir Topi.

Në Kushtetutën e Republiks së Shqiperisë është përcaktuar mënyra e zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose të zëvendësimit të Presidentit të Republikës.

Kushtet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë të parapara në nenin 86 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40 vjeçare me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera