Akademia e Arteve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Akademia e Arteve ka qenë deri në vitin 2011 institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë me karakter artistik në Shqipëri, që ofronte diplomë Universitare në Muzikë, Arte të Bukura, dhe Art Skenik.

I themeluar më 1966, Instituti i Lartë i Arteve bashkoi tre institucione artistike : Konservatorin Shtetëror të Tiranës, Shkollën e Arteve të Bukura, dhe Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”. Më 1990, me ndryshimet në sistemin arsimor, mbi bazën e Institutit të Lartë të Arteve u ngrit "Akademia e Arteve", e cila kishte në përbërje të saj Fakultetin e Muzikës, Fakultetin e Artit Skenik, Fakultetin e Arteve të Bukura dhe Degën e Kulturës.

Akademia e Arteve përbëhej nga tre fakultete:

  • Fakulteti i Muzikës
  • Fakulteti i Artit Skenik
  • Fakulteti i Arteve të Bukura

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 234, datë 23.03.2011 Akademia e Arteve shkrihet dhe krijohet Universiteti i Arteve, i cili fillon funksionimin me fillimin e vitit akademik 2011 - 2012. Koordinatat:41°19′04″ Veri 19°49′13″ Lindje 41.317778° Veri 19.820278° Lindje