Marihuana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Marihuana
Lule të thara të Cannabis sativa ku shihen trikomet.
Lule të thara të Cannabis sativa ku shihen trikomet.
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Plantae
Filumi: Magnoliophyta
Klasa: Magnoliopsida
Rendi: Rosales
Familja: Cannabaceae
Gjinia: Cannabis
Speciet: C. sativa
Emri binominal
[[wikispecies:Cannabis sativa L.[1]

Cannabis indica Lam. (putative)[1]|Cannabis sativa L.[1]
Cannabis indica Lam. (putative)[1]]]


Marihuana (ose kanabis) i referohet disa përgatitjeve të bimës Konop (Kanabis) të cilat bëhen për tu përdorur si droga psikoaktive dhe për arësye mjekësore.[2][3][4] Nga pikëpamja kimike, komponimi kimik kryesor psikoaktiv në marihuanë është delta-9-tetrahidrokanabinoli9-THC); i cili është një nga 400 komponimet në planet, përfshirë kanabinoidet, si kanabidioli (CBD), kanabinoli (CBN), dhe tetrahidrokanabivarini (THCV), të cilat mund të prodhojnë efekte shqisore ndryshe nga efektet psikoaktive të THC.[5] Marihuana është forma herbale e kanabisit, dhe përbëhet nga lulet, gjethet, dhe kërcellet e bimëve femërore; hashashi është forma e koncentruar e kanabisit.[6]

Përdorimet bashkëkohore të marihuanës janë si drogë rekreative, për rituale fetare, për rituale shpirtërore, dhe si marihuana mjekësore; përdorimi më i hershëm është regjistruar në mijëvjeçarin e tretë p.e.s.[7] Më 2004, Kombet e bashkuara e vlerësuan se rreth 4.0 % të popullsisë adulte të botës (162 milion) e përdorin marihuanën çdo vit, dhe se rreth 0.6 % (22.5& milion) e përdorin çdo ditë.[8] Në fillimin e shekullit 20, posedimi, përdorimi rekreativ, dhe shitja e përgatitjeve të marihuanës me përmbajtje të kanabinoideve psikoaktive u bë e jashtligjshme në shumicën e vendeve të botës; sidoqoftë, OKB-ja tregoi se marihuana është droga më e përdorur e jashtligjshme në botë.[9][10]

Efektet[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Efektet e marihuanës.
Efektet kryesore fizike afat-shkurtra

Marihuana ka efekte psikoaktive dhe fiziologjike kur konsumohet. Sasia minimale e THC e cila nevojitet për të pasur një efekt të vërejtshëm psikoaktiv është rreth 10 mikrogramë për kilogram të peshës trupore.[11] Përveç ndryshimit subjektiv në perceptim dhe humor, efektet tjera më të shpeshta afat-shkurtra fizike dhe neurologjike përfshijnë rrahje më të shpeshta të zemrës, presion të ulur të gjakut, dobësim të memories afat-shkurtër,[12] koordinimit të lëvizjeve, dhe koncentrimit. Efektet afat-gjate nuk janë ende plotësisht të qarta.[13][14]

Klasifikimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndërsa shumica e drogave psikoaktive mund të karakterizohen si stimulant, depresant, ose halucinogjen, marihuana paraqet një kombinim të të trijave, ndoshta duke anuar më shumë nga efektet halucinogjene ose psikodelike, megjithëse edhe efektet tjera janë mjaft të shfaqura. THC konsiderohet përbërësi kryesor aktiv i bimës kanabis por hulumtime të ndryshme shkencore kanë zbuluar se disa kanabinoide tjera si CBD-ja mund të luajnë rol gjithashtu në efektet psikoaktive.[15][16][17]

Përdorimi mjekësor[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Marihuana mjekësore.

Përdorimi mjekësor i marihuanës ka efekte të dobishme të dokumentuara mirë. Këtu përfshihen: përmirësimi i nauzesë (të përzierit) dhe vjelljes, stimulimi i urisë në kemoterapi dhe te pacientët me SIDA, zvogëlim të presionit intraokular të syrit (çka është treguar e dobishme në trajtimin e glaukomas), si dhe efekte analgjesike (zbutje të dhimbjeve).

Studime më pak të konfirmuara kanë sugjeruar se marihuana është efektive në mjaft sëmundje prej sklerozës deri te depresioni. Kanabinoide sintetike shiten gjithashtu me leje mjekësore, përfshirë Marinolin (dronabinolSHBA dhe Gjermani) dhe Cesametin. Më 2011, një sprej oromukozal për pacientët me sklerozë u licensua për përdorim nga trupi rregullues europian, që e lejon atë të jipet nga mjeku.[18]

Administrata e Ushqimit dhe Drogës e Shteteve të Bashkuara (FDA) nuk e ka aprovuar marihuanës e tymosur për ndonjë sëmundje, kryesisht pasiqë provat shkencore të kualitetit të lartë nuk janë të mjaftueshme. Pavarësisht kësaj, 14 shtete të SHBA-së e kanë legalizuar marihuanë për përdorim mjekësor.[19][20]Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur që është qeveria federale ajo e cila e ka të drejtën të rregullojë dhe të kriminalizojë marihuanën, edhe për përdorime mjekësore. Kanadaja, Spanja, Holanda dhe Austria kanë legalizuar disa forma të marihuanës për përdorime mjekësore.[21]

Efektet afat-gjate[redakto | redakto tekstin burimor]

Duke marrë parasysh hulumtimet e limituara, shkencëtarët ende debatojnë mundësinë e varësisë nga marihuana; potencialin e marihuanës për të çuar në përdorimin e drogave tjera; efektet e saj në inteligjencë dhe kujtesë; marrëdhënien (nëse ka) të marihuanës me çrregullime mentale si Skizofrenia dhe Depresioni; dhe efektet e saj në mushkëri.[22][23][24]

Është demonstruar se si marihuana e shkakton çrregullimin e depersonalizimit në raste të rralla.[25] Ekzistojnë raste në literaturën mjekësore ku depersonalizimi kronik induktohet thjesht nga marrja afat-shkurtre e marihuanës.[26][27] Nga një seri prej 117 individëve me depersonalizim, rreth 13% raportuan se nisja afat-shkurtër e depersonalizimit kronik u shkaktua nga tymosja e marihuanës.[28]


Ilegaliteti[redakto | redakto tekstin burimor]

Fillon kështu operacioni mediatik për ta dëmonizuar, shpejt dhe me efikasitet ("Droga e djallit") dhe në saje të gazetave të Hearst (është personazhi i famshëm i Citizen Kane (Pushteti i katërt i O. Wells), i cili kishte një gazete të madhe në çdo qytet të Amerikës. I ndjeshëm ndaj parasë dhe në kërkim të një teme për të fituar popullaritet, Hollywood u lidh menjëherë me këtë manovër duke dhënë kontributin e tij për ti vene vulën përfundimtare këtij produkti. Filmi "Marijuana" : vrasëse e rinisë - një thithje, një feste, një tragjedi. Dënimi moral udhëtonte shpejt, nuk ekzistonte kundërinformacioni dhe për të bere një ligj që e ndalonte në këtë klimë ishte shumë e thjeshte. Edhe sepse 3/4 e senatoreve që miratuan ligin e famshëm "Marijuana Tax Act" në 1937, akoma në fuqi, nuk e dinin që marijuana dhe cannabis ishin e njëjta gjë : ishte ai gjeniu Hearst që futi emrin e ri për të çoroditur njerëzit.[29]

Fakti është se duke nisur nga ai moment Dupont mbyti tregun me fibrat e tij sintetike (Nylon, Teflon, Lycra, Kevlar, emra të dëgjuar për të gjithë në, kush nuk ka veshur një bluzë najloni ? janë të gjithë marka origjinale Dupont). Tregu i makinave po drejtohej përfundimisht drejt përdorimit të benzinës (madje edhe sot në Amerikë nuk ekzistojnë makinat me nafte ! vetëm këto vitet e fundit po flitet me rritjen e benzinës) por motori i parë i ndërtuar nga Diesel ishte me karburant vegjetal. Hearst ndërkohe po fillonte shkatërrimin e pyjeve në mënyre sistematike në Amerikën e Jugut dhe nga kjo lënde druri nxori në pak kohe aq letër se të çonte drejt falimentimit konkurruesit.

Korit të këtyre njerëzve "te mire" u shtohej edhe ai i prodhueseve të cigareve (emrat i dini, lexo paketën) të cilët donin të mbushnin këtë boshllëk me një produkt tjetër 100 herë më të dëmshëm se sa cannabis. Multinacionalet e sotme ato që influencojnë qeveritë, nuk janë gjë tjetër veçse pasardhësit direkt të asaj aleancë historikë që lindi në vitet '30 midis familjeve industriale. Si produkt tekstil, cannabis është 4 herë më i butë se pambuku, 4 herë më i ngrohtë, 3 herë më shumë rezistent dhe veshjet rrojnë më shumë, ka cilësi injifuge, pra nuk ka nevoje për pesticide që të kultivohet (pyesni fshataret e Lazaratit).

Si karburant kushton sa 1/5 e naftës së sotme me të njëjtin rendiment dhe nuk ndot ambientin. Dhe persa i përket letrës kushtin sa 1/10. Kemi bërë biznesin e shekullit ! Sala kur erdhi në qeveri në 1992 tha "Fshatari le të kultivojë produktin që kanë më shumë fitim, dhe që atëherë plasi mbjellja në Shqipëri veçse më vonë e kapën nga veshët dhe sot edhe në Shqipëri është e ndaluar"

36 miliard dollarë, dyfishi i drithërave, kjo është shifra e sasisë së Canabis të prodhuar në Amerikë në 2006, ndërsa në Shqipëri fshataret e shkret shkojnë në burg, fshataret Amerikane po pasurohen, dhe siç mund ta lexoni në shkrim Marijuana është bima me më rendiment nga të gjitha bimët e tjera bujqësore. Amerika zë vendin e parë në botë për prodhimin e Marijuanes,


Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b John H. Wiersema: Cannabis sativa information from NPGS/GRIN. Ars-grin.gov. Vizituar në 2. Janar 2010.
  2. ^ Stampa:ShorterOxfordEnglishDictionary
  3. ^ Shih, Etymology of marijuana.
  4. ^ Houghton Mifflin Company, American Heritage Dictionaries: Spanish Word Histories and Mysteries. Houghton Mifflin Harcourt 14. Nëntor 2007, ISBN 0618910549, 9780618910540
  5. ^ Fusar-Poli P, Crippa JA, Bhattacharyya S, et al. (January 2009). "Distinct effects of {delta}9-tetrahydrocannabinol and Cannabidiol on Neural Activation during Emotional Processing". Archives of General Psychiatry 66 (1): 95–105. doi:10.1001/archgenpsychiatry.2008.519. PMID 19124693. Retrieved on 2009-09-26. 
  6. ^ Matthew J. Atha (Independent Drug Monitoring Unit): Types of Cannabis Available in the United Kingdom (UK).
  7. ^ Rudgley, Richard: Lost Civilisations of the Stone Age.. New York: Free Press 1998, ISBN 0-6848-5580-1
  8. ^ United Nations Office on Drugs and Crime: Cannabis: Why We Should Care. (PDF), 1, S.l.: United Nations 2006, ISBN 9-2114-8214-3
  9. ^ Cannabis: Legal Status. Erowid.org. Vizituar në 30. Tetor 2011.
  10. ^ World Drug Report 2010. United Nations Publication (Lexuar më 19. Korrik 2010)
  11. ^ Marijuana and the Brain, Part II: The Tolerance Factor.
  12. ^ (2005) "Cannabinoid function in learning, memory and plasticity". Handb Exp Pharmacol 168 (168): 445–77. doi:10.1007/3-540-26573-2_15. PMID 16596784. Retrieved on 2010-12-15. 
  13. ^ Long-Term Effects of Exposure to Cannabis. Sciencedirect.com. Vizituar në 20. Shtator 2010.
  14. ^ Adverse Effects of Cannabis on Health: An Update of the Literature Since 1996. Sciencedirect.com. Vizituar në 20. Shtator 2010.
  15. ^ Stafford, Peter: Psychedelics Encyclopedia.. Berkeley, California, United States: Ronin Publishing, Inc 1992, ISBN 0914171518
  16. ^ McKim, William A: Drugs and Behavior: An Introduction to Behavioral Pharmacology (5th Edition).. Prentice Hall 2002, ISBN 0-13-048118-1
  17. ^ Information on Drugs of Abuse.. Commonly Abused Drug Chart.
  18. ^ Hope, Jenny. "Cannabis spray for MS: Controversial medicine that relieves pain gets go-ahead", Daily Mail, June 22, 2011. 
  19. ^ Medical Frequently Asked Questions. NORML. Vizituar në 2. Janar 2010.
  20. ^ FDA: Inter-Agency Advisory Regarding Claims That Smoked Marijuana Is a Medicine. Fda.gov. Vizituar në 20. Shtator 2010.
  21. ^ Frequently Asked Questions - Medical Marihuana. Hc-sc.gc.ca. Vizituar në 2. Janar 2010.
  22. ^ Cannabis and Mental Health: Put into Context. Australian Government Department of Health and Ageing February 2008 (Lexuar më 17 October 2009)
  23. ^ Stampa:Cite doi
  24. ^ Patton, G. C., Coffey, C., Carlin, J. B., Degenhardt, L., Lynskey, M., and Hall, W. (2002), "http://www.bmj.com/content/325/7374/1195.1", BMJ 325(7374): 1195-1198, doi:10.1136/bmj.325.7374.1195, <http://www.bmj.com/content/325/7374/1195.1>. Retrieved on 22 janar 2012 
  25. ^ Daphne Simeon (2004): Depersonalization Disorder: A Contemporary Overview. CNS Drugs. Vizituar në 0.00049726504226753.
  26. ^ Szymanski, HV (February 1981). "Prolonged depersonalization after marijuana use". Am J Psychiatry: 231–233. 
  27. ^ Keshaven, MS; Lishman, WA (February 1986). "Prolonged depersonalization following cannabis abuse". Br J Addict: 140–142. 
  28. ^ Simeon, Daphne; Knutelska M, Nelson D, et al. (2003). "Feeling unreal: a depersonalization disorder update of 117 cases". J Clin Psychiatry: 990–997. 
  29. ^ Harry J. Anslinger. Commissioner of the US Bureau of Narcotics 1930-1962