Lindita Nikolla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 tetor 1965.

Nikolla, në korrik 2010, ka kryer studimet Mas­ter në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzeku­tiv pranë Albanian University dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës.

Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2003. Gjatë viteve 2003 - 2006 është zgjedhur si Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë. Është zgjedhur për dy mandate në periudhën 2007- 2011 dhe 2011-2013, Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 Tiranë. Në zgjed­hjet e 23 qershorit 2013, zgjidhet deputete e qarkut të Tiranës. Nga shtatori i vitit 2007 znj. Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në vitin 2006 ka përfunduar Akademinë për Udhëheqë­si dhe Reformë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (NDI) në Tiranë dhe në qershor të vi­tit 2008 ka kryer Akademinë mbi Policimin Komunitar dhe Qeverisjen Vendore në Universitetin e Pitsburgut, SHBA. Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifi­kimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në ven­dimmarrje.

Lindita Nikolla në vitin 2013 emërohet nga Kryeministri Edi Rama si Ministre e Arsimit dhe Sportit në kabinetin qeveritar Rama-Meta.

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime dhe shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]