Buka
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Buka është ushqimi që prodhohet nga pjekja e brumit të përgatitur me bazë miellin dhe ujin; kripa dhe maja tani përdoren gjërësisht, por edhe përbërës të tjerë si erëzat, sheqeri, frutat (si rrushi i thatë, kungulli, bananja), perimet (si qepa ose kungulli i njomë), ulliri, arrat apo farërat (si suzami, qimnoni etj.) të cilat shpesh përdoren për zbukurim dhe shijezim. Ka një larmi llojesh bukësh dhe parapëlqesat ndryshojnë shpesh nga njëri vend në tjetrin.
Përmbajtja |
[redakto] Përdorimi
[redakto] Historia
Buka është një nga ushqimet më të vjetër të përgatitur. Dëshmi nga 30.000 vjet më parë në Evropë kanë zbuluar mbetje niseshte mbi shkëmbinj të përdorura për bimët

