Këlcyra

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Emblema Harta
Këlcyra ska emblemë
Këlcyra (Shqipëri)
Këlcyra
Këlcyra
Të dhënat bazë
Shteti: Shqipëria
Qarku: Gjirokastra
Rrethi: Përmeti
Komuna: Këlcyra
Koordinata: 40° 18' N, 20° 11' O
Banorë: 5.300
Zona kohore: MEZ (UTC+1)
Prefiksi: +355 (875)
Targa e automjeteve: PR
Kryebashkiaku: Vasil Çarka (PD)
Web faqja:
Këlcyra
Këlcyra

Këlcyra është qytet në Shqipërinë jugore dhe pjesë e rrethit Përmet. Ajo shtrihet maleve Trebeshinë dhe Nemerckë dhe laget nga lumi Vjosë dhe Dëshnicë.

Udha për në Këlcyrë, pasi shkëputet nga rruga Tepelenë-Gjirokastër, lë në të djathtë rrënojat e qytetit të lashtë të Antigonesë, hyn në grykën madhështore e të mirënjohur të Këlcyrës – në kohët e moçme Fauces Antigonenses, prej ku Filipi V i Maqedonisë u preu rrugen romakëve të Flaminit për në Greqi – çan mes honesh të thepisura dhe mbërrin në pikën më të lartë të pllajës që shtrihet mes Malit të Trebeshinës e Nemërçkës në qytetin e Këlcyrës, i vendosur në të djathtë të Vjosës, aty ku lumi i Dëshnicës së bashku me degët e veta nis bashkërrjedhjen me Vjosën.


Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Origjina e emrit

Etimologia e toponimit Këlcyrë vjen nga fjala e greqishtes së lashtë Klisura, dhe përkthehet në shqip "vend i mbyllur", pra Grykë.

[redaktoni] Historia

[redaktoni] Lashtësia dhe Mesjeta

  • Këlcyra në lashtësi duhet të ketë qënë një mansio, stacion ku udhëtarët kalonin natën me një garnizon që mbronte kalimin prej Adriatikut drejt Maqedonisë, mbetëzat e të cilave u shkelën nga rrugët e mëvonëshme osmane.
  • Gjurmët e Këlcyrës humbasin në tymtajën e shekujve dhe qyteti del përsëri në dritë si pronë e Muzakajve, Andrea Muzakës – zot i Beratit dhe Marshall i Arbërisë (1280-1319).
  • Me vdekjen e Andreas I, trashëgimia i kaloi djalit të tij, Teodorit I, që la dy djem, më i vogli i të cilëve, Mentuli ose Mentori mbante titullin e Kontit të Klisanisë.
  • Në shek. XIV qyteti thiret Chisania (Kisania) ose me emrin greko-romak Clazura (Klazura), Klelsoupa, Clisania (Klisania), Klisura.
  • Në vitin 1331-1332 kronisti bizantin Jan Kontakuzeni njofton se fshatarët e jugut, midis të cilave edhe at ate zonës së Përmetit, u hodhën në kryengritje të fuqishme kundër mujshisë së guvernatorit Niqifor Hanza dhe pushtuan kështjellën e Klisanisë, që e shkatërruan. Kryengritja u shtyp nga perandori Androniku III Paleologu.

[redaktoni] Sundimi Osman

Nga fundi i shek. XIV (1394-96) Muzakajt u shquan në luftërat kundër osmanëve që po shkatërronin vendin. Mirëpo ata nuk i rezistuan dot valës të dyndjes së tyre, prandaj një pjesë shkoi në Napoli, midis syresh edhe Gjon Muzaka, që shkroi më 1510 ‘‘Histori e gjenealogjisë së shtëpisë së Muzakajve’’, kurse një pjesë u pajtua me njohjen e suzerenitetit të Sulltanit.

Themeluesi i fisit të Klisurave mëtohet se ishte Teodori, trashëgimtari i të cilit, Jakobi, u kthye në fenë myslimane me emrin Jakup dhe nisi të bëjë karrierë në rradhët e Perandorisë osmane.

Jakupi në vitet 30 të shek. XV u vra në luftën kundër hungarezëve. Pasardhësit e tij qenë: Murati, Islami, Mahmudi, Veliu, Rizai, Islami, Murati, gjyshi i Ali Pashë Tepelenës e Muhameti, stërgjyshi i Ali Këlcyrës (shih pemën gjenealogjikëe).

Ali Pashë Tepelena kur Porta e Lartë i kishte duart e zëna me luftën kundër Austrisë e Rusisë (1789-1791), duke përfituar nga posti i Dervenxhi Bashisë e me preteksin e vendosjes së rendit, zaptoi edhe Klisuren. Mirëpo Klisurat nuk iu nënështruan dhe i nxorën telashe gjersa Ali Pasha u shtrëngua ta internojë familjen e tyre në Artë, ndonëse kryezonja e kështjellës, Hejbetulla hanëmi, ishte mbesa që ai donte më shumë. Paskëtaj kështjella për dhjetë vjet u bë ndeja e garnizonit ushtarak të Ali Pashës.

Kalaja e Ali bej Këlcyrës
Kalaja e Ali bej Këlcyrës

Kur më 1822 Pashai i Janinës u vra dhe mori fund sundimi i tij, të internuarit u kthyen përsëri në Klisurë por kështjella, selia shekullore e familjes, pothuajse ishte shkatërruar. Kësisoj Islam beu, djali i parë i Muhamet beut, me të vëllezrit dhe nëna e tyre Hejbetulla hanëmi, vendosën të ndërtojnë në pllajën e Katundishtës një kështjellë të re. Fshatarët që ndërkohë kishin zënë tokat e beut të internuar, iu kundërvunë haptas riselitjes së autoritetit të tij. Mirëpo pas një përleshjeje të përgjakshme fshatarët u nënështruan dhe Klisurat vendosën sërishmi sundimin despotik të familjes. Paskëtaj jeta e fshatarëve u ndërthur deri dhe ne çastet më intime me pushtetin e beut: kushdo që do të martohej mes Klisurës dhe Përmetit, Zagorisë (Rrëzëmalit), Qafës së Kiçokut dhe Kokojkës, pra në zonën ku shtrihej qeverisja e familjes Klisura, dhëndri duhet t’i sillte të parit të bejlerëve një dele, ndërsa ky i dhuronte një kallpak të bardhë me një setër të shkurtër të qëndisur me fije ari (që kishte kuptimin e peshës dhe të vlerës së pushtetit të beut).

Këlcyrat ishin lidhur përmes krushqive me familjet më të shquara të vendit: Asllan-Pashallite, Vlorat, Konicat, Frashorët, Luarasët, Vrionët etj. Pinjollja e fundit e familjes Këlcyra është vajza e Ali Këlcyrës, Hëna Këlcyra (Hanna Klisura), e lindur në vitin 1935 në Paris, ajo jeton në Vjenë.

[redaktoni] Gjeografia

Lugina e vjosës në grykën e Këlcyrës
Lugina e vjosës në grykën e Këlcyrës
Ujvara në pikën turistike Gryka e Këlcyrës
Ujvara në pikën turistike Gryka e Këlcyrës

[redaktoni] Klima

Përmeti përbën një nga zonat më të përshtatshme të kultivimit të hardhisë. Punishtja më e madhe e verës në këtë rreth, ajo e Këlcyrës, njeh një prodhimtari të madhe dhe cilësore të verës e rakisë, sigurisht jo të përmasave të dikurshme.

Sipas specialistëve të vreshtarisë, në rrethin e Përmetit mund të kultivohen gati të gjitha varietetet e rrushit si Muskati, Riesling, Merlot e deri te kultivime të tjerë si Afuzali, Sulltanina (rrush pa farë shumë i preferuar nga konsumatorët) etj. Por, pa dyshim, më i përshtatshëm për klimën e Permetit është varieteti Merlot.

[redaktoni] Peisazhi turistik lumor e sportiv i vjosës

Burimi ujor Ujët e Zi, afër Grykës së Këlcyrës
Burimi ujor Ujët e Zi, afër Grykës së Këlcyrës

Vend pushimi në të cilin gjenden burime ujore malore të cilat derdhen në lumin Vjosë në formë ujrash, të rrethuara nga një masiv pemësh.

Është peizazh karakteristik ku ndërthuren natyrshëm bimësia barishtore, drurët pyjorë me bimësinë higro – hidrofile që gjendet përgjatë burimeve ujore në shtratin e lumit Vjose, habitat ku shprehen mirë të gjitha tipet e bimësisë. Gjatësia e kësaj lugine është 13 km dhe gjerësia 1 – 1.5 km.


Në largësinë rreth 3 km nga qyteti Këlcyrës ndodhen Rrepet e Grykës, objekt që funksionon si pikë turistike. Peizazhi i drurëvë pyjorë i harmonizuar me burime të bollshme ujore ka vlera atraktive, estetike e ekoturistike.

Përgjatë luginës Gryka e Këlcyrës gjendet burimi ujor Ujët e Zi, që ruan kaltërsinë edhe kur përzihet me ujërat e lumit Vjosë. Ky peizazh ka vlera mjedisore të pazevendësueshme, tepër çlodhës dhe rekreativ për vizitorët. Frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj.

[redaktoni] Ekonomia

Këlcyra është varur gjithmonë nga cilëisa e lartë e frutave dhe rrushit me prosperitetin e saj ekonomik, si qendër për kultivimin e rakisë dhe verës. Një tjetër mundësi punësimi për banorët e Këlcyrës është fabrika e tullave.

Deri në vitin '97 qyteti kishte një zhvillim të mirë shoqëroro-ekonomik, mirpo trazirat e këtij viti kanë lënë pasoja në këtë drejtim. Kështu pas këtyre trazirave ka filluar të vërehet një emigrim i të rinjëve kryesisht drejt Greqisë.

Ekonomia e Këlcyrës bazohet kryesisht në një numër të madh lokalesh dhe dyqanesh ushqimorë dhe dyqane rrobash. Mbështetës i madh i ekonomise janë te ardhurat nga kurbeti.

Këlcyra njihet edhe për prodhimin bujqësor të fshatrave përreth dhe për pazarin e madh që organizojnë fshatarët ditën e djelë.

[redaktoni] Merloti i famshëm i Përmetit

Rrush i zi
Rrush i zi

Vetitë e këtij varieteti si përmbajtja e lartë e alkoolit etilik, vjetërimi i shpejtë, përqindja e lartë e sheqerit dhe përmbajtja e lartë e lëndëve ngjyruese, e bëjnë verën e prodhuar të Merlotit nga më të degustuarat e më të preferuarat në të gjithë vendin dhe konkurruese dinjitoze me verërat e importit.

Për herë të parë në Shqipëri ky varietet rrushi ka hyrë në vitin 1959 dhe që prej atij viti ai ka gjetur një përhapje të gjerë në rrethin e Përmetit, i cili zë edhe vendin e parë në Shqipëri për kultivimin e Merlotit.

Por, nëse në vitin 1988 në rrethin e Përmetit mbillej 170 ha., vetëm 10 vjet më vonë, pra në vitin 1998, kultivimi i këtij varieteti ka zbritur në rreth 110 ha.

Sipas inspektorëve të bujqësisë pranë Prefekturës së Gjirokastrës, nëse do të arrihet futja e rrethit të Përmetit në projektet e IFAD2, atëherë vreshtaria në këtë rreth do të njohë një zhvillim të madh dhe do t'ia rikthejë kësaj zone traditën dhe emrin e dikurshëm të pijeve cilësore.

[redaktoni] Demografia

Popullsia e Këlcyrës është e përbërë kryesisht nga vendas dhe të ardhur nga fshatrat përreth. Bie ne sy migrimi i madh drejt qëndres së shqiperise dhe kryesisht drejt Tiranes. Tjetër emigrim është ai i djemve të rinj në Greqi kryesisht për arsye ekonomike. Shume te tjere kane emigruar ne USA te ndihmuar nga llotaria amerikane e pervitshme.

Në ditët e sotme vërehet një tendencë në rritje e fshatrave përreth për të banuar ne Kelcyre duke e parë ate si pikën ku mund të kenë edhe bujqësi por edhe të jetojnë në një qytet me histori dhe traditë.

[redaktoni] Politika

[redaktoni] Kultura

Të vetmet institucione që ofronin një jetë kulturore në Këlcyrë ishin bilioteka e qytetit dhe një kinema, të cilat mbijetuan deri në vitin 1997...

[redaktoni] Tradita

Pastertia e amvisave kelcyrjote dhe konsumi i shumte i pijeve alkoholike nga burrat jane nder karakteristikat me te njohura.

[redaktoni] Objekte fetare

  • Kisha e Këlcyrës (...)
  • Teqeja në Këlcyrë
  • Xhamia në dalje tek tabela
  • Manastiri i "Shën Kollit" ne Gryken e Këlcyrës
  • Kisha e "Kristoforit" në Malëshove
  • Kisha e "Qelovës" në Mbrezhdan
  • Teqeja e Sukës

[redaktoni] Personalitete

[redaktoni] Sporti

Skuadra e futbollit KF Këlcyra ndodhet aktualisht në kategorinë e dytë të kampionatit shqiptar të futbollit, më përpara skuadra është njohur me emrin "Trebeshina"

Karakteristike per skuadren KF Këlcyra është loja e fortë dhe agresiviteti ndojëherë edhe i tepëruar. Jo pak herë lojtarët e KF Këlcyrës janë dënuar si pasojë e sjelljeve të pa rregullta në fushën e lojës . Tifozeria është e fortë dhe mbeshtetëse e madhe e skuadres

  • Tirrjet:"Trebeshina Trebeshina ç'po dëgjohen ulërimat";
  • "Shiu shiu shiu si rrufe kush është Këlcyrjot të vijë këtu me ne, me dit, me net, ndeshjen po e presim, me lotët e tifozave për Këlcyrën vdesim"


[redaktoni] Fotogaleria

[redaktoni] Lidhje të jashtme



Në gjuhë të tjera