Antigonea

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Antigonea
Antigonea

Antigonea është një qytet i lashtë i zbuluar në shekullin e III p.e.s.. Ndodhet në Shqipëri 14 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës.


Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Historia

Qyteti antik i Antigonesë shtrihet mbi kodrën e Jermës, pranë fshatit Saraçinist të Gjirokastrës. Emri dëshmon se ai duhet të jetë themeluar nga mbreti Pirro rreth vitit 290 para Krishtit për nder të gruas së tij Antigonesë, bijë e mbretit Ptoleme të Egjiptit.

Shpejt u kthye në një qendër të rëndësishme për shkak të kontrollit të luginës së Drinosit, e cila në Antikitet quhej ngushticat e Antigonesë. Në vitin 168 para Krishtit qyteti u shkatërrua plotësisht nga ushtria romake e konsullit Pal Emili së bashku me 70 qytete të tjera të Epirit dhe të Ilirisë. Pas kësaj qyteti u braktis për disa shekuj dhe vetëm në shekullin VI mbas Krishtit u ndërtua brenda tij një kishë paleokristiane.

Pllaja mbi të cilën është ndërtuar qyteti antik i Antigonesë zotëron të gjithë luginën e Drinos përballë Gjirokastrës. Ndërtimi i qytetit ka qenë realizuar sipas një plani urbanistik, i cili e ndan sipërfaqen prej 45 ha në disa zona: në zonën qendrore të banuar, në Agoranë në veri të pllajës, në Akropolin dhe Basileian, të cilat janë të veçuara me mure në pjesën më të lartë të kodrës dhe në Euhorion ose zonën e rezervuar për strehimin e popullsisë fshatare në rast luftërash, në anën perëndimore të qytetit.

Një rrugë qendrore me gjatësi 900 metra dhe gjerësi 4,80 metra me drejtim L-P, që lidhte dy portat kryesore, dhe një rrugë me drejtim Veri-Jug me gjerësi 6.80 metra ndërpriteshin në qendër të qytetit duke përbërë boshtet e zhvillimit të një sistemi hipodamik, nga nisin dhe rrugët e tjera sekondare, duke krijuar blloqe banesash në formë kuadratesh me përmasa 51x102 metra. Muret rrethuese me gjatësi 4 kilometra janë të ndërtuara me blloqe gurësh të latuar në forma katërkëndëshe ose poligonale. Hyrjet kryesore dhe pikat e mundshme të sulmit mbroheshin nga kulla katërkëndëshe.

Në Agoranë e qytetit gërmimet kanë nxjerrë në dritë një portik me kolonadë dorike me gjatësi 60 metra dhe gjerësi 8,60 metra. Pranë tij u gjendën edhe pjesë të një skulpture bronzi të një kalorësi, që mund t’i përkiste Pirros së Epirit.

Në Antigone janë zbuluar disa banesa të tipeve të ndryshme, që u përkisnin shtresave tregtare-zejtare të qytetit. Brenda tyre ndodheshin punishte metalesh dhe të përpunimit të lëkurave. Gjetjet e pasura arkeologjike dëshmojnë për shkallën e lartë të kulturës dhe për mirëqenien e qytetit. Mbi bazën e teserave prej bronzi me mbishkrime greqisht Antigoneion, që shërbenin për hyrje në teatër ose në vendet e festave publike, u bë i mundur identifikimi përfundimtar i Antigonesë në rrënojat e Jermës.

Kurse Kisha paleokristiane e Antigonesë është një kishë njënefëshe me absida anësore trekonkëshe, e shekullit V-VI. Dallohet jo vetëm nga ndërtimi planimetrik, por dhe nga mozaiku i zbuluar në të, i cili përfytyron një figurë me trup njeriu dhe me kokë qeni. Kjo figurë është e identifikuar me Shën Kristoforin dhe përbën shembullin më të vjetër të kësaj paraqitje ikonografike

[redaktoni] Në anale

Gërmimet e para në qytet janë ndërmarrë në prag të Luftës së Parë Botërore dhe ato mbajnë emrin e S.Evangelidhit.

Shënimet më të detajuara i atribuohen Profesorit Hamond, një krijese të çuditshme, që i ka bredhur me këmbë të gjitha vendet e Epirit. Madje, në vitet ’30 edhe vetë gërmadhat e Jermës. Ky gjurmues e njohës i mirë, përveç të tjerave, bëri dhe një përpjekje për të datuar fortifikimet e Jermës.

Fati më i madh i këtij vendi ishte dora e arkeologut Dhimosten Budina, i cili në vitin 1966 filloi të gërmonte dhe nxori në dritë një material arkeologjik të pasur, që i dha pamje këtij vendbanimi.

Më në fund ishin identifikuar gërmadhat e Jermës dhe ato kishin të bënin me qytetin e Antigonesë. Një grupe teserash të rrumbullakta prej bronzi me mbishkrimin Antitonean përbënin dhe dokumentin e parë epigrafik të qytetit dhe dhanë mundësinë që të korrigjohej mendimi i deriatëhershëm.

Por vlera më e madhe në këtë vend ishin elementët urbanistikë dhe arkitektonikë. Për të parën herë, në qytetet tona, këto elementë janë zbuluar në një masë të tillë që të japin mundësi të formosh qoftë dhe në vija të trasha një ide mbi planin urbanistik të qytetit dhe veçoritë arkitektonike dhe konstruktive të banesave qytetare.

[redaktoni] Gjetjet

Objekte e gjetura ne renojat e qytetit te lashte deshmojne per pasurine e qytetit dhe historine e tij te hershme.

Në grupin e gjetjeve ka qenë një inventar i pasur zejtaro-bujqësor, që përbëhet nga kosore, kosa, drapërinj, dalta, sqeparë, çekiç, kompase, vegla për regjjen e lëkurës nga enët e ndryshme prej bronzi, që janë identifikuar dhe që ishin të zbukuruara me figura mitologjike si ajo e Poseidonit dhe e Sfinksit dhe nga disa prodhime artistike.

Ketu eshte gjetur edhe nje statuje e vogel bronxi e bukur e Poseidonit e cila , qe tashti gjendet ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane. Keto dhe objekte te tjera tregojne per lidhjet me detin dhe me Amantian si dhe qytetet e Gjirit te Vlores. Ne germimet e Anigonese jane gjetur disa kisheza te periudhes se shekullit te VI p.e.r.

Një pjesë e këtyre janë gjetje vendi, gjë që tregojnë jo vetëm ngjyrat e zbuluara në sasi të konsiderueshme por edhe vetë punishtet. Veglat tregojnë se ishin të zhvilluara dhe degë të tjera të zejtarisë si punimi i lëkurës, gurëskalitja, punimi i drurit, etj. Janë zbuluar dhe gati 500 monedha, ku pjesa më madhe është ajo e Koinoinot të Epirotëve, kurse të tjera i përkasin Abrakisë, Korkyrës, Maqedonisë, Dyrrahut, Apolonisë, Korinthit.

[redaktoni] Shiko edhe këtë