Fieri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Fieri
Emblema e Fierit
Emblema
Fieri
Fieri (Shqipëria)
Fieri
Fieri (Shqipëria)

Koordinatat:40°43′26″ Veri 19°33′21.99″ Lindje 40.7238889, 19.5561111

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Fierit
Rrethi Rrethi i Fierit
Targat e automjeteve FR
Sipërfaqja 785 km²
Popullsia
Dendësia e popullsisë
85 000 banorë
255 ban/km²
Kodi postar 9302-9305 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 34
Aeroporti Nënë Tereza km nga Fieri
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Baftjar Zeqaj
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Të tjera
Vendasit Fierakë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)
Portali Fieri

Fieri është qytet në Shqipërinë e jugut. Fieri ndodhet në jug të rrethit të Lushnjës, në perëndim të rrethit të Beratit, kufizohet gjithashtu në jug me Vlorën dhe në juglindje me rrethin e Mallakastrës, rreth i cili para ndarjeve të reja administrative të viteve '90 bënte pjesë gjithashtu në përbërjen e rrethit të Fierit. Përsa i përket qytetit të Fierit popullsia e tij pas viteve '90 të shekullit të XX numëronte 40 000 banorë, kurse në ditët e sotme, si rezultat i dyndjes së popullsisë nga rrethi i Mallakastrës dhe nga rrethet veriore të vendit, vlerësohet që popullsia e qytetit të Fierit të ketë arritur në 85 000 banorë.

Përmbajtja

[redakto] Historia

12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne një koder pranë detit dhe afër grykederdhjes se lumit Aoos (Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi. Ne lulezimin e tij mendohet te këtë patur një popullsi prej 50 000 - 60 000 banoresh. Për rendesine ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur "qytet të madh dhe hijerende".

Në vitin 1769 Fieri ishte një fshat me rreth 24 shtëpi prej balte dhe qerpiçi të ndërtuara nga voskopojarët që sapo ishin ngulur në Fier dhe rrethinat përreth. Qyteti modern i Fierit u themelua më 1864 nga Kahraman Pashë Vrioni dhe djali i tij, Omer Pashë Vrioni, të cilët me ndihmën e urbanistëve dhe arkitektëve francezë hodhën themelet e qyetit modern të Fierit. Fizionominë e këtij plani, qyteti i Fierit e ruan edhe sot ku ndërthuren dy sisteme; ai kuadratik dhe rrezor. Në fund të shekullit të XIX Fieri kishte 4 lagje: “Shkozë”, “Belik”, “Kishë” dhe “Pasha”. Në librin e saj “Brenga e Ballkanit” udhëtarja angleze Edit Durham kur shkruan për Fierin e vitit 1904, tregon se në të janë ngritur godina prej guri me arkitekturë çuditërisht moderne.

Monumentet me te rëndësishme arkeologjike janë : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatë Luftes se Pare Botërore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologet shqiptare pas çlirimit.

Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza, Petova etj.

Regjistrimi I pare I populsise është ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorë, krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorë. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë.

Gjatë fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte Botërore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorë te ardhur nga Laberia, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos një numer I madh camesh te debuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte një siperfaqe prej 1175 km2. ne te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces I zhvilluar urbanizimi. Për te plotësuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi një levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorë. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226.200 banorë, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %.

Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banoreve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastres, Tepelenes, Beratit, Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipërisë. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti I Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendesia e popullsise për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një nga me te lartat ne Shqipëri. Mosha mesatare e popullsise është 38 vjeç.

[redakto] Karakteristika te pergjithshme te mjedisit natyror

Rrethi I Fierit ofron dhe potenciale te rëndësishme natyrore për zhvillimin e tij.Ne përgjithësi kemi te bëjmë me një rajon fushor me lartesi nga 0-100 m mbi nivelin e detit dhe me toka shumë pjellore.Edhe relievet kodrinore janë pergjithesisht te buta dhe te mundshme për shfrytezim bujqesor.Ne zonat e rrafsheta zhvillohen tokat e hirta kafe. Kemi edhe lloje te veçanta tokash si aluvionale qe takohen ne luginat e Semanit e Vjoses, tokat e kripura qe shtrihen ne Hoxhare si dhe tokat mocalishte te Roskovecit. Ne rrethin e Fierit shtrihet një pjesë e Myzeqese se Madhe, Myzeqeja e Vogel dhe fushat e Frakulles e te Cakranit. Fieri ashtu si e gjithë Shqipëria bën pjesë ne brezin e klimes mesdhetare, dhe dallohet për tipare me te shprehura mesdhetare, e cila karakterizohet nga vera e nxehte dhe e thate me shkelqim të madh te diellit dhe dimeri i bute dhe me rreshje te mëdha. Ngricat dhe debora janë dukuri tepër te rralla. I nxehti fillon qysh nga mesi i pranveres dhe vazhdon deri në fund te tetorit. Klima e Fierit është e ngrohte sepse Fieri laget nga deti dhe është i mbrojtur nga lindja prej ererave te ftohta. Fieri dallohet për numerin e lartë te ditëve me diell mesatarisht 2800 ore ne vit. Rreshjet kanë rregjim kohor shumë te crregullt ato janë perqendruar kryesisht ne gjysmen e ftohte te vitit,sasia mesatare e tyre arrin 980-1000mm/vit. Vera ne Fier është e thate dhe shpesh nuk bie shi për jave te tera. Muajt me te lagesht janë nentori dhe janari, kurse muajt me te thate korriku dhe gushti. Ererat fryjne ne drejtime të ndryshme por gjatë dimrit mbizotëron era e jugut, e cila sjell edhe rreshje te mëdha, ndërsa gjatë veres era fryn nga veriu dhe veriperendimi. Afersia me detin bën qe klima te jetë e bute dhe vetëm ne raste tepër te rralla temperaturat te bien nën zero.Temperatura mesatare vjetore lekundet nga 150C-160C. Klima e Fierit lejon zhvillimin e një bujqesie shumë degeshe. Gjithashtu tokat bujqesore mund te shfrytezohen 2-3 here ne vit. Ne kuadrin e pasurive natyrore rëndësi te veçantë kanë pasurite ujore, ku përveç detit Adriatik, rrethi pershkohet nga lumenjte Seman, Vjose e Gjanica. Semani -281 km i gjatë formohet nga bashkimi I Devollit me Osumin ne afersi te Beratit.Siperfaqja e pellgut ujembledhes është 5949 km2, prurja mesatare vjetore e tij arrin ne 96 m3/sek.Semani është nder lumenjte me eroziv, duke e bërë lumin me eroziv në vend. Vjose - 272 km I gjatë buron nga malet e Pindit ne Greqi.Siperfaqja e pellgut ujembledhes është 6700 km2,ndërsa prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m3/sek. Gjanica - 67 km buron nga burimet e Pocemit e te Kalivacit.Siperfaqj a e pellgut ujembledhes është 234 km2.Është një nga lumenjte me te ndotur në vend, për shkak te derdhjes se naftes. Rrethi ka dhe disa liqene artificiale ku me I madhi e me I rendesishmi prej tyre është ai I Kurjanit me siperfaqe 375 ha, ujerat e tij përdoren për ujitje. Bota natyrore bimore dhe shtazore e rrethit është transformuar nga veprimtaria e njeriut. Megjithatë rrethi I Fierit dallohet për disa lloje bimesh e kafshesh sidomos ne pjeset bregdetare e fushore. Takohen disa lloje kafshesh si urithi, cakalli, nusja e lales, dhelpra, shkurteza, mellenja, thelleza e fushes si dhe disa lloje te ndryshëm zvarranikesh e gjarprinjsh. Ndërsa ne ujerat e detit gjenden shumë lloje peshqish si qefulli, levreku, koca etj. Rrethi I Fierit bën pjes ne brezin e shkurreve dhe te pyjeve mesdhetare. Shkurret perbehen nga nenkati I makies,ku rriten shkurret me gjelberim te perhershem si mareja, shqopa, gjineshtra, dafina. Ne këtë nenkat bimor rriten edhe disa drure te lartë si selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger, qe ne disa raste formojne pyje te vegjel. Nentoka është mjaft e pasur me lende djegese siç janë gazi natyror dhe nafta ku dallohet zona e Patos-Marinzes, e cila është dhe zona naftembajtese me e madhe ne Shqipëri. Gjithashtu nenetoka është e pasur dhe me materiale ndërtimi si zhavore, rerera, argjila etj.

Rrethi I Fierit është një nga rrethet ku shoqëria njerëzore ka demtuar botën e gjallë, si dhe me ndotjen mjaft te madhe te ajrit.Ne te bëjnë pjesë disa zona te nxehta mjedisore si : fusha naftenxjerrese Marinez-Patos, Rafineria e Naftes Ballsh, AZOTIKU. Këto zona kanë sjelle ndotjen e dy lumenjve Gjanica dhe Seman, ujerave nentokesore dhe ne kombinim me automjetet e transportit,qe clirojne një numer të madh gazrash, pluhuri dhe bloze, si dhe kanë bërë qe Fieri te këtë edhe një ajër tepër te ndotur mbi normat e lejuara. Një nga problemet kryesore është edhe eleminimi I 850 m3 me tretesire arseniti dhe arsenati tepër helmues qe ndodhen ne Uzinen e Plehrave Azotike.

[redakto] Popullsia

12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne një koder pranë detit dhe afër grykederdhjes se lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi.Ne lulezimin e tij mendohet te këtë patur një popullsi prej 50,000-60,000 banoresh. Për rendesine ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet të madh dhe hijerende “. Monumentet me te rëndësishme arkeologjike janë : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatë Luftes se Pare Botërore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologet shqiptare pas çlirimit. Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza , Petova etj.

Regjistrimi I pare I populsise është ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorë , krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorë. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë. Gjatë fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte Botërore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorë te ardhur nga Laberia, Çamëria dhe Kosova si dhe grupe të ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos një numer I madh camesh te debuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte një siperfaqe prej 1175 km2. ne te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces I zhvilluar urbanizimi. Për te plotësuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi një levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorë. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226 2000 banorë, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %o .

Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banoreve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastres, Tepelenes, Beratit, Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipërisë. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti I Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendesia e popullsise për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një nga me te lartat ne Shqipëri. Mosha mesatare e popullsise është 38 vjeç.


Popullsia ne vite e rrethit te Fierit
1926 1960 1985 1990 1997 1999
50.377 112.123 226.200 251.115 207.983 199.082
Struktura moshore e rrethit Fier
Mosha 0-14 ne % 15-64 ne % 65 + ne %
Meshkuj 29.56 30 62.333 63 7.002 7
Femra 28.098 28 64.326 64 7.763 8
Totali 57.658 28.6 126.657 64 14.765 7.4
Perqindja e popullsise qytetare ne vite
Viti 1950 1960 1980 1985 1990 1996 2001
Perqindja 8% 17.10% 27.20% 27.60% 28% 40% 48%

[redakto] Ekonomia

Rethi I Fierit është ekonomikisht një nga rrethet me te zhvilluara te Shqipërisë. Ne këtë zhvillim vecojme tre periudha te rëndësishme kohore : paraclirimit, vitet 45-90-te dhe pas viti 1990.

Ne periudhën paraclirimit Fieri ka qenë një zone e prapambetur bujqesore, qe vuante nga kenetezimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsise jetonte ne fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika te feudalizmit. Një pjesë e fshataresise kishte toke, ndërsa pjesa tjetër punonte ne cifligjet e shtetit dhe ne ato private. Ne vitin 1925 shoqëria anglo-persiane OIL Company mori për ta shfrytezuar për kerkimin e vendburimeve te naftes një siperfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit te kësaj kompanie, vjen shoqëria AIPA qe morri për shfrytezim një siperfaqe prej 164.000 ha. Ne vitin 1938 ekzistonin magazina te mëdha mallrash dhe një rrjet I dendur tregtar. Deget kryesore te ekonomise ne këto vite perfaqesoheshin me disa fabrika te industrise se lehtë dhe ushqimore. Ne 1937 dhoma e tregetise se qytetit numeronte 309 zejtare, tregtare dhe industrialiste. Pas pushtimit italiane vershuan shumë sipermarres, punetore , fermere , nenpunes, njerëz te profesioneve të ndryshme dhe bashke me ta dhe prodhimet e industrise italiane. Ky fenomen u shoqerua me pasoja negative për prodhuesit vendas, kryesisht artizane, duke I rrenuar ekonomikisht dhe duke I detyruar te mbyllnin punishtet e tyre, gjë qe solli keqesimin e gjendjes ekonomike te familjeve të tyre. Pas kapitullimit te Italise , pronat e shoqerise AIPA I morri ne dorë shoqëria gjermane Continental Oil.

Ne periudhën 45-90, Fieri kthehet ne një nga qendrat me te rëndësishme industriale te vendit. Këtu u ndertua kompleksi me I madh energjitiko-kimik I vendit. Ne prodhimin e pergjithshem industrial te vendit , Fieri zinte 12 % te tij. Deget kryesore te industrise ishin energjitika ( nxjerrja e përpunimi I naftes, prodhimi I energjise elektrike ), industria kimike, mekanike dhe ushqimore. Për te mbështëtur këto dege te industrise se rëndë u ndertuan dy termocentrale, ne Fier dhe ne Ballsh. TEC-i i Fierit për nga kapaciteti ishte me I madhi ne Shqipëri me kapacitet 160.000 kw energji ne vit. Ne vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit te Pambukut, dhe me pas u ngriten edhe fabrikat e imdustrise ushqimore , si ajo e vajit, margarines, e veres etj. Strategjia ekonomike e ndejekur ne këto vite shtroi nevojen e zhvillimit te transportit automobilistik dhe hekurudhor. Fillimisht u zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e dy parqeve me te mëdha te vendit, parku automobilistik I Fierit dhe ai I transnaftes ne Patos. Me ngritjen e industrise se rëndë perparesi morri dhe transporti hekurudhor. Ne viet 1967-68 u ndertua hekurudha Rrogozhine-Fier 53 km e gjatë, ne 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km, ndërsa ne vitet 1981-86 ajo Fier-Vlore 35 km. Sipas statistikave bujqesore deri ne vitin 1985 Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore. Blegtoria u zhvillua dhe ajo si pjesë e gjithë kolektivizimit te bujqesise, por u vu ne plan te dytë. Ajo asnjëherë nuk I plotesoi tërë nevojat e popullsise. Megjthate edhe blegtoria pati një fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte 1/3 e prodhimeve bujqesore, ku rrethi Fier dallohej për numrin me të madh te gjetheve në vend, duke dhënë 1/5 e prodhimit te pergjithshem blegtoral. Komplekse blegtorale te rëndësishme kishin NB-te e Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharezes, Pojanit , Cakranit etj. Periudha e tretë pas viteve 90-te është shoqëruar me ndryshime te mëdha edhe ne strukturen e ekonomise. Kjo si rezultat I ndryshimit te formes se pronesise, nga ajo shteterore ne atë private. Shumica e ndermarrjeve private te krijuara I perkasin aktivitetit trehtar, pas tyre vijnë ato te sektorit te sherbimeve dhe te sektorit te transportit. Ne rrethin e Fierit ka pasur edhe mjaft investime te huaja kryesisht ne sektoret joproduktive te ekonomise si banka, ndertime, transport si dhe ne industrine tekstile. Sot ne rrethin e Fierit ne industrine e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, veprojnë dy nga kompanite me te mëdha ne Shqipëri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s “. Ndërsa përsa I përket marredhenieve agrare, edhe ato njohen ndryshime rrenjesore. U kalua nga sistemi I kooperativave dhe NB-ve ne sistemin e prones private dhe te ekonomise te tregut te lirë. Ne rrethin e Fierit procesi I ndarjes se tokave ka përfunduar ne vitin 1993 dhe toka është shperndare sipas kritereve te percaktuara ne Ligjin për Token. Shperndarje e tokes është bërë ne varësi te siperfaqes se përgjithshme te tokes se punueshme me numrin e banoreve. Kështu çdo person ka përfituar nga 0.15-0.3 ha. Këto kanë sjelle rritjen e shpejte te numrit te njesive te prodhimit bujqesor. Bujqesia private dominohet nga fermat qe operojne ne nivel familjar. Ndërkohë qe nga shoqatat e fermereve po krijohen ndermarrje të reja qe synojne drejt ekonomise se tregut bujqesor modern. Sot ne rrethin e Fierit sipas Zyres se Punesimt ka 72.237 te punesuar dhe 18.135 te papune, ndërkohë qe joekonomikisht aktive janë 51.052. Nga te punesuarit , 44.591 janë te gjinise mashkullore dhe 27.646 te gjinise femerore.

[redakto] Turizmi

[redakto] Pasurite Social – Kulturore

Vlerësimi turistik i këtyre motiveve nenkupton kulturën shpirtërore, materiale e origjinale. E lemente te tillë si : veshja, këngët dhe valle, instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalët e urta dhe legjendat, feja me institucionet e saj, muzeumet prezantojnë shpesh vlera te rralla e te paperseritshme.

[redakto] Jeta shpirtërore

Rajoni Vjose – Seman ka veçoritë e veta përsa i përket jetës shpirtërore. Ky rajon bën pjesë ne krahinen etnografike te Myzeqese. Turizmi fetar është lloji me i vjetër i turizmit, praktikuar qe ne kohët e lashta. Ne rajon egzistojne dy bashkesi fetare, ajo ortodokse dhe ajo myslimane. Të dy bashkesite fetare jetojne ne harmoni te plotë me njera – tjetrën. Me shumë interes janë objektet e kultit qe paraqesin interes nga ana arkitektonike dhe nga ana e misioneve fetare.Me vlera te shumeanshme do të veconim kishen e Shen Marise se Pojanit dhe afrekset e shekullit XIV qe ruhen aty. Me interes janë pagezimet dhe kurorezimet qe bëhen ne kishe, si dhe ritet fetare qe i shoqerojne. Ne afersi te Kolkondasit ne vitin 1813 është ndertuar Manastiri i Shen Kozmait, kun e 24 gusht te çdo viti organizohet Panairi i Shen Kozmait, ku besimtare nga e gjithë Myzeqeja shkojnë ne ceremoni. Objekte te tjera janë kisha ortodokse e Shen Gjergjit, kisha katolike, xhamia etj.

[redakto] Folklori

Ne këtë rajon janë zbuluar shumë tradita kombëtare si ne veshje, instrumenta, kenge etj. Prandaj për oferten turistike te rajonit është mjaft e rëndësishme organizimi i manifestimeve folklorike dhe format tradicionale te jetës e veprimtarise se tij. Turizmi nëpërmjet manifestimeve kulturore dhe vleresimit të tyre ndikon ne ruajtjen e folklorit, kultivimin e tij dhe ngritjen e shkalles artistike të tyre. Rajoni trashëgon dhe kultivon një thesar te pasur e te bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale dhe shpirtërore dhe ndenja fisnike. Është e vërtetë qe kostumet popullore dhe orendite e tradites nën pervetesimin e jetës moderne janë zhdukur nga përdorimi i perditshem, por ato mund te shihen dhe gjenden me tërë bukurine dhe finesen e tyre artistike ne manifestimet folkloristike e ne muzete etnografike.

[redakto] Veshjet e Burrave

Karakteristike ka qenë veshja me kemishe (linjë). Ky tip veshjesh perbehet nga këto pjesë: kemishe, te mbathura, brezi, corapet, opingat. Gjeresia e fundit shkonte nga 1015 kinda, kurse menget bëheshin te gjata dhe te gjëra dhe pergatiteshin me pelhure liri.Opingat pergatiteshin nga lekura e regjur e lopes ose e buallit.Një element qe spikat është takia, qe mbahej nga burrat myzeqare ne ditë dasme, te kremte fetare, ditë pazari etj.

[redakto] Veshjet e Grave

Krakteristike ka qenë veshje ne kemishe e gune, qe perbehej nga jeleku, fanella, kemisha, brezi, perparesja, guna, mengorja, corapet, shamite e brezit, shamia e kokës dhe stolite. Këto pergatiteshin me fije pambuku ose me lesh rud.

[redakto] Kenget dhe vallet

Muzika vokale ka një perdorim me te dendur dhe është karakteristike për folklorin tradicional, duke perbere një specifike kombëtare. Vlera e valleve popullore perqendrohet ne kompozicionet e tyre te cilat mund te jenë edhe primitive, por sit e rrallë ato kerkohen ne programe turistike. Me e njohur dhe me origjinale është dyshja e njohur myzeqare e burrave. Nga instrumentet popullore permendimsazet qe janë te perbera nga klarineta dhe defi. Kenga polifonike është mbizoteruese ne këtë krahine. Zakonisht kenga këndohet nga një person dhe te tjerët i mbajnë iso.

[redakto] Traditat dhe zakonet

Nga vizitore te shumte flitet për zakone te çuditshme dhe te shumta. Mikepritja është e kultivuar pergjate shumë shekujve.Respekti për mikun, te huajin pa shperblim është diçka e veçantë. Datat qe festohen me shumë ne këtë rajon janë 24 – 25 dhjetori, fillimi i Vitit te Ri, 6 janari ( dita e ujit te bekuar), pashket ortodokse, feste te cilrn banoret e këtij rajoni e festojne ne mënyrë madheshtore me rite te tilla si therja e qengjit dhe ngjyerja e vezeve me boje te kuqe. Festa te tjera janë ato te karakterit zyrtar, kombëtar dhe rajonal për ngjarje dhe figura te medhaja historike.

[redakto] Gatimet

Ne mjaft vende me tradite te zhvilluar gastronomia perben pothuajse një lloj turizmi. Krahina të ndryshme kanë gastronomi koralet, kështu dhe rajoni ynë ka veçoritë etij te gatimit. Llojet e peshkut janë të ndryshme si ngjala, lavrake, qefulli etj, por gjithashtu nder gjellet karakteristike përmenden rosnicat. Meqense rajoni është fushor një perhapje te madhe kanë shpezet e buta, mishi i te cilave serviret ne çdo tavoline. Tipike janë edhe ëmbëlsirat te bëra kryesisht me pete te derdhura si byreku, qumeshtori, bakllavaja. Nga pijet me te përdorshme janë rakia e rrushit,mënitsi dhe manaferres.

[redakto] Objektet vizitonjese

[redakto] Muzeu historik

Muzeu historik paraqet ne mënyrë te permbledhur gjithë historinë shumeshekullore te Fierit. Një vend te rëndësishëm ze pasqyrimi i monumenteve kulmore te histories krahinore si aktivitetet patriotike, kryengritjet fshatare, luftërat për liri e pavaresi. Aty përfshihet edhe kultura materiale popullore, kultura etnografike, e kultura krishtere.

[redakto] Biblioteka

Biblioteka është një nga institucionet kulturore mjaft te rëndësishme me ambiente pune te bollshme te cilat e radhisin atë ne një nga bibliotekat me te mira në vend. Ne ambientet e saj zhvillohen mesatarisht 60 – 70 aktivitete te llojeve dhe natyrave të ndryshme artistike, shkencore, sociale. Numri i lexuesve te regjistruar arrin mbi 5000 persona ne vit.

[redakto] Teatri Bylis

Teatri Bylis i ndertuar ne vitin 1971 është një qendër shumë e rëndësishme e artit dhe kulturës. Ka një kapacitet prej 400 vendesh. Ne te organizohen mjaft shfaqje nga trupa teatrore e estrades Fier, festivale tradicionale lokale dhe rajonale dhe shumë veprimtari te tjera te larmishme.

[redakto] Qyteti antik i Apolonise

Qyteti antik i Apolonise Kryeqendra e historisë se Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonise I themeluar ne vitin 587 p.e.s. nga kolonet korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e lulezimit te saj ne një siperfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë.

Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vërtetohet me faktin se se ne shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi ne Akademine e Apolonise. Apolonia është një qendër qe tërheq me tepër vizitore e turiste të huaj te apasionuar pas arkeologjise dhe histories se lashtë te këtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te Apolonise janë Sheshi i Portikeve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni.

Prane Apolonise ndodhet Manastiri i Pojanit një symbol i historisë dhe kulturës se shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishen dhe inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veçantë. Para 30 vjetësh ky manastir u shnderrua ne një muzeum, ku ruhen statujat e periudhes iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kështu ne një qendër mjaft te rëndësishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.

[redakto] Plazhet

Deti perben figuren kryesore ne vleresimin dhe shfrytezimin turistik rajonal ne rreth 48 km vijë bregdetare. Ne rajonin tonë dallojme ket plazhe:

[redakto] Plazhi ne derdhje te lumit Vjose

Ky plazh qe i përket tipit te bregdetit me rere te trashe duke bërë qe te dallohet qartë nga plazhet e tjera te rajonit dhe te perafrohet me tepër me plazhet e bregdetit Jon. Vende – vende rëra e trashe zevendesohet nga zhavorret e permasave te vogladuke terhequr turiste dhe duke e bërë këtë plazh mjaft interesant .

[redakto] Plazhi Hidrovor - Hoxhare

Plazhi Hidrovor – Hoxhare i përket tipit te bregdetit me rere shumë te holle. Plazhi ka një rere me vlera te mëdha kurative duke terhequr me tepër moshat e mesme dhe te vjetra.

[redakto] Plazhi Vjose - Seman

Plazhi Vjose – Seman shtrihet ne zonen ku me pare ka qenë grykderdhja e lumit Seman. Ne këtë zone tani kanë mbetur vetëm aluvionet e sjella nga ky lum gjatë periudhes qe ai derdhej aty.

[redakto] Plazhi Seman

Plazhi Seman perben një nga lokalitet turistike më interesante te rajonit. Ky plazh ka një shtrirje prej 3,5 km me një brez 2 m te gjerë. Dy nga karakteristikat e tij janë rëra e imet dhe e ashper e pasur me jod dhe pylli i mrekullueshem i pishave. Pozicioni i favoeshem gjeografik i jep Semanit mundësi për zhvillimin e sporteve ujore net e ardhmen. Zona përmban dhe disa laguna qe shquhen për variatet e vegjetacionit dhe specie te rralla shpezesh migratore. Bashke me turizmin balnear një rol te rëndësishëm ka dhe turizmi rural.

[redakto] Politika

Kryetar i Bashkisë së Fierit është Baftjar Zeqo. Fieri është gjithashtu qendër e Prefekturës së Fierit, e cila përfshin edhe rrethet e Lushnjës dhe Mallakastrës.

[redakto] Transporti

Fieri ndodhet rreth 115 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ndodhet rreth 40 km larg Vlorës dhe rreth 40 km larg Beratit. Është një nga nyjet kryesore të jugut përsa i përket transportit. Fieri është pjesë e rrjetit hekurudhor shqiptar.

[redakto] Panorama e qytetit

Apolonia [Pojan] Qyteti antik i Apolonisë Kryeqendra e historisë se Fierit ka qenë qyteti antik i Apolonisë I themeluar ne vitin 587 p.e.s. nga kolonët korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e lulëzimit te saj ne një siperfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorë. Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vërtetohet me faktin se se ne shekullin e I p.e.s. Perandori i parë romak Oktavian Augusti studioi ne Akademinë e Apolonisë. Apolonia është një qendër qe tërheq me tepër vizitore e turiste të huaj te apasionuar pas arkeologjisë dhe historisë së lashtë te këtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te Apolonisë janë Sheshi i Portikeve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni. Pranë Apolonisë ndodhet Manastiri i Pojanit një simbol i historisë dhe kulturës se shekullit XIII. Me një stil bizantin ai konsiderohet si një kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishën dhe inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veçantë. Para 30 vjetësh ky manastir u shndërrua ne një muze, ku ruhen statujat e periudhës iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kështu ne një qendër mjaft te rëndësishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.


[redakto] Radiot dhe televizionet

Në qytetin e Fierit ushtrojnë veprimtarinë e tyre disa stacione radiofonike dhe televizive, ku përmenden TV APOLLON, TV KOMBI dhe AVN (një ndër stacionet më të hershme private që transmetonin në Shqipëri). Kurse ndër radiot veçohen RADIO Fieri 107.2 Mhz, Radio Star 105.5 Mhz dhe Radio +3 91.6 Mhz.

[redakto] Shiko edhe këtu

[redakto] Referenca

  1. ^ Kodet postare të Shqipërisë

[redakto] Lidhje të jashtme