Librazhdi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Librazhdi
Librazhdi (Shqipëria)
{{{alt}}}
Librazhdi

Koordinatat: 41°04′23″ Veri 20°32′56″ Lindje 41.0730556, 20.5488889

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Elbasanit
Rrethi Rrethi i Librazhdit
Targat e automjeteve LB
Sipërfaqja 1.05 km²
Popullsia
Dendësia e popullsisë
10,158 banorë
9,674 ban/km²
Kodi postar 3401-3402 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 514
Aeroporti Nënë Tereza 100 km nga Librazhdi
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Shefki Cota
Partia udhëheqëse Partia Demokratike
Të tjera
Vendasit Librazhdasë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)

Librazhdi është qytet në juglindje të Shqipërisë në Rrethine i Librazhdit. Kufizohet ne veri me rrethet Bulqize perëndim nga rrethi i Elbasanit ; ne jug nga rrethi i Gramshit ; ne juglindje nga rrethi i Pogradecit dhe ne lindje nga Maqedonia. Librazhdi ka një gjatësi kufitare prej 42 km dhe ka tërësisht një reliev kodrinoro-malor. Relievin e bën me te larmishëm fushëgropat si ajo e Domosdoves ne Përrenjas dhe ajo e Studnes me atë te Letmit. Lartësia maksimale mbi nivelin e detit është 2253 m ne majën e Kuqe te malit Shebenik.

Përmbajtja

[redakto] Klima

Pozita gjeografike,konfiguracioni i relievit, lartësia absolute mbi nivelin e detit dhe largësia nga deti Adriatik ka mundësuar natyrën kontinentale te klimës e cila duket ne dimrin e ftohte e te lagësht dhe ne vëren e skurter, te nxehte e te thate. Temperatura mesatare vjetore është 13,4 °C,temperatura max. e regjistruar është 40,7 °C me 14 shtator 1957 dhe temperatura minimale është regjistruar ne vitin 1968 e cila ishte -15,7 °C.

[redakto] Flora

1857 lloje bimësh spontane, enezore, te cilat përfaqësojnë 58 % te flora e Shqiptare ose 16 % te florës se Evropës e renditin Librazhdin ne një nder rrethet me te pasura te vendit me bime te lljeve te ndryshme. gjenden te gjitha katet bimore dhe mbulesa bimore zë rreth 72 % te territorit te Rrethit te Librazhdit.

[redakto] Administrimi

Rrethi I Librazhdit është krijuar si njësi administrative ne vitin 1958. Sot bën pjese ne prefekturën e Elbasanit. Qendra administrative është qyteti I Librazhdit. Rrethi I Librazhdit përbehet nga 2 bashki dhe 9 komuna te cilat u krijuan pas riorganizimit te pushtetit lokal ne vitin 1992.

[redakto] Popullsia

Popullsia e Librazhdit përgjithësisht paraqitet autoktone. Me 1 janar 1998 ajo arriti ne 82.411 banore edhe rreth 18.203 familje. Ne qytetet Librazhd e Përrenjas banojnë rreth 27.963 banore ose 29,7 % e popullsisë kurse pjesa tjetër banon ne fshat. Librazhdi ka një moshe mesatare te popullsisë e cila është 48 vjeç.

[redakto] Arsimi

Shkolla e pare u hap ne Berzështë ne vitin 1895 dhe konvikti I pare u hap po ne Berzështë ne vitin 1929. Sistemi arsimor sot është shtrire ne te gjithë rrethin. Funksionojnë 93 kopshte për fëmijët parashkollore, 53 shkolla fillore, 62 shkolla 8-vjeçare, dhe 10 shkolla te mesme ku mësojnë rreth 17.200 nxënës de japin mësim rreth 1.142 mësues.

[redakto] Sporti

Futbolli është sporti me i përhapur ne rrethin e Librazhdi. Qyteti i Librazhdit ka disa ekipe futbolli me emrin SOPOTI. Po kështu edhe qyteti i Perrenjsit ka një ekip futboll me emrin DOMOSDOVA. Po këto emra kane edhe klubet e tyre.

[redakto] Ekonomia

Rrethi i Librazhdit ka pasuri te shumta minerale dhe ne baze te tyre u ngritën gjate sistemit socialist miniera për përpunimin e tyre si ajo e hekur-nikelit ne Përrenjasi. Sot ekonomia e rrethit është e bazuar me shume ne sektorin e shërbimeve, blegtori, bujqësi dhe ne shfrytëzimin e pyjeve

[redakto] Interneti

Në Librazhd e Përrenjas dhe rrethinë operojnë disa qendra interneti.

[redakto] Referencat

[redakto] Lidhje të jashtme

[redakto] Shiko dhe këtë

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera