Ali Pashë Tepelena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ali Pashë Tepelena

Dupré - Ali Pasha.jpg
Ali Pashë Tepelena nga Louis Dupré

Emri: Ali
Mbiemri: Tepelena
Lindi më: rreth 1740
Vendlindja: Tepelenë
Vdiq më: 24 janar 1822
Vdiq në: Janinë
Profesioni: ushtria
politika

Ali Pashë Tepelena (Ali Pashë Janina, rreth 1740 - 24 janar 1822) sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.

Lindi në Tepelenë (Laberi) në një familje feudalësh ushtarakë dhe u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze për t'u bërë sundimtar i vetëm i vendit duke përdorur gjithë mjetet, dhunën, dinakërinë, po aq sa edhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendas. Moktar, gjyshi i tij vdiq, me shpatën në dorë, gjatë ekspeditën e osmanëve kundër Korfuzit në 1716. Vdekja e babait të tij, Veli, ka shkatërruar shumë familje. Aliu do të bashkonte një grup grabitësish në rininë e tij. Ai ishte përgjegjës për bastisje të ndryshme, deri në arrestimin e tij nga Pashai i Beratit. Ai arriti megjithatë të shpëtojë dënimit nga hyrja në shërbim të tij. Ai pastaj kaloi në shërbim të një armiku të Pashës së Beratit, Pashait i Delvinës. Aliu u martua me një vajzë të këtij të fundit. Ajo i dha dy djem që u shquan : Moktar dhe Veli. Nuk ishte e gjatë për të intriga kundër vjehrrit të tij. Ai shpreson, pas ekzekutimit të tij, për të trashëguar pashallëkun tij.

1784 fitoi gradën e Pashait si komandant ushtarak pranë ValiutRumelisëSofje. Po këtë vit siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës.

Në vitet 1786-88 u bë derbendpashë dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë, sidomos me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare.

Rreth 1787, i thirrur në Kostandinopojë Tepelenë Dervenci Ali-Pasha (Marshall,- titull ushtarak) për gjithë e Thesalisë. Ai ishte i lejuar për të mbajtur nën vehte katër mijë burra për të luftuar kundër kaçakëve e të krishterëve. Ish-kaçak vetë, ai dinte të gjitha turket. Ata ai nuk e mbyti, por i mori në shërbim të tij. Sulltani shpërblen atë në mënyrë të suksesshme dhe me emrin Ali Pasha (Pasha në turqisht) në Trikala, Thesalisë.

Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe «tiranët e vegjël» si shkaktarë të anarkisë feudale në vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja. Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t'u shkëputur prej këtij.

Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet 1812-1819 një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanë rezultat. Rivaliteti midis Vezirit të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri Mustafa Pashë Bushatlliun të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të mente masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë tepër i rrezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t'u bërë i pavarur nga Porta. Në vitet 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të Etolisë e Akarnanisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje.

Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë.

Portret i Ali Pashë Tepelena

Politika e Ali Pashë Tepelenës që synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare nën sundimin e pashallëkut të Janinës, më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis shqiptarëve dhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmuan për të përgatitur truallin për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane të popullit shqiptar për Rilindjen Kombëtare.

Luftëtarët shqiptarë - kurorë lavdie e lirisë së popullit grek[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryesisht në jugun e Greqisë, por edhe në treva të tjera të banuara nga shqiptarët, në zonën e Atiko-Beotisë, Peloponezit, Thesalisë, Maqedonisë greke (lindore), Thrakës, Halqidhiqisë, ishujt e Egjeut, etj, dolën luftëtarë të shumtë që krijuan dhe drejtuan formacionet luftarake kundër pushtuesve osmanë. Ndërsa arvanitët e Italisë do të drejtonin luftëtarët e këtij vendi në përleshje të përgjakshme me trupat spanjolle, franceze, turke etj, (Venediku do t’i përdorte si mburojë ndaj katalanasve- Dhimitër Rendi), duke u bërë tmerri i ushtarakëve dhe gjeneralëve të famshëm të kohës, të njëjtën gjë do të bënin arvanitët e vendosur në tokët greke, për të qënë të lirë në vendbanimet e tyre të reja. Teodor Kollokotroni, Bubulina, Musa Qafzezi, Thimi Bllahava, Sulo Proshova, Veli Gjeka, Agim Shehu, Asllan Beu, Zylyftar Poda, Bilal Sako, Ali Farmaqi (”Gjithë bota le të thonë/ U s’e jap Kollokotronë”) e qindra luftëtarë të tjerë, krijuan një aleancë të qëndrueshme me vezirin e Janinës, Ali Pashë Tepelenën, me mendimtarë dhe iluminist, me frymëzuesit e revolucionit (Filiqi Eterine), duke formuar barrikadën e pathyeshme të Mesolongjit. ”Thonë doli sadrazemi ; ngrehu Shqipëri t’i vemi... ; Deli moj Janinë e shkretë ; të shikoni bilbilenjtë ; varurë të trembëdhjetë”. Shqiptarët që kishin populluar Greqinë, në mos përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë së këtij vendi, me siguri që ishin gjysma e saj.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Ali Pasha është nderi dhe krenaria e Tepelenës. BY D.C

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]

  • "Tepedelenli Ali Paşa'nın Çiftlikleri Üzerine Bir Araştırma", Hamiyet Sezer Feyzioğlu, Belleten, LXII/233, s.75-107, Ankara, Nisan 1998.
  • "Tepedelenli Ali Paşa'nın Oğulları",Hamiyet Sezer Feyzioğlu, A.Ü.D.T.C.F. Tarih Araştırmaları Dergisi 1995, c.XVII/28, s.155-16, Ankara, 1996.
  • "ALI PASHE TEPELENA" Shkrimtar SABRI GODO