Bushatllinjtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kane qenë një familje feudalësh në Shkodër. Emri lidhet me fshatin Bushat. Prej luftës 20-vjeçare ndërmjet dy rivalëve të mëdhenj të Shkodrës (Begollajve dhe Çaushollajve), përfitoi Mehmet Bej Bushtalliu. Kështu nisi jetën Pashallëku i Shkodrës nen sundimin e Bushatllinjve, me themelues Mehmet Bushtalliun. Ai shuajti konfliktet dhe vuri qetësi në pashallëk. Përfitoi nga Lufta e Iº Ruso-Turke (1768-1774) dhe ushtroi autoritet mbi Shqipërinë Lindore (përfshi Kosovën Qendrore e deri në Ohër). Djali i parë i tij, Mustafai në pamundësi për të mbrojtur kufijtë e zgjeruar, ra në grackën e sulltanit dhe shkoi në More, në shtypje te kryengritjes greke, ku dhe u helmua me 1778.

Padishahu dërgoi në Shkodër Kystendilin si vezir, por shkodranët e refuzuan. Atëherë, djali i II, Mahmuti ose Karamahmuti (1749-1796),u shpall sundimtar. I treti, Ibrahimi (1796-1809) vijoi mbrojtjen e interesave të vendit e të kufijve nga agresiviteti bonapartist; u detyrua te bashkëpunonte me Stambollin, por në thelb që po aq i pabindur, sikurse Karamahmuti (i vëllai).

"E krahasoj me një Makabe dhe me të shkëlqyerin Kastriot"

Nga Bushtallinjtë, Karamahmuti ka qenë sundimtari më i shquar, më energjik dhe më i ndërgjegjshëm në politikën autonomiste. Përçarja e shpresuar nga Turqia u mënjanua, sepse Mustafai ia la vetë të vëllait ofiqin e sundimtarit. Karamahmuti filloi të kryesojë shtet-pashallëkun, gjoja në mirëkuptim me pushtetin qendror. Por në thelb ai iu kundërvu dhe iu përmbajt vijës së të atit dhe vazhdoi rrugën e të vëllait. Karamahmuti bëri një vetëqeverisje dinjitoze përmes mobilizimit total të burimeve e të rezervave në hapësirën e shtetit te tij;ai beri mobilizim e përgatitje ushtarake dhe krijoi aleanca anti-osmane me prijësit e brendshëm dhe fuqitë e huaja. Si reformator progresist, Karamahmuti respektoi të drejtat e forcave të ndryshme shoqërore, nxiti përparimin ekonomik,ndihmoi bashkëjetesën myslimane e katolike dhe te qytetareve e malësoreve. Ai organizoi një ushtri të kohës dhe formuloi një strategji ushtarake origjinale. Brenda një viti pashallëkun e rimëkëmbi në kufijtë, në fuqishmërinë dhe ne autoritetin e trashëguar. Shkodra, kryeqendra, arriti kulmin e madhështisë, si një nyje strategjike e lidhjes me Rumelinë veri-perëndimore, me shtetet e Evropës, te Italisë e te Raguzës. Qëllimi final i Karamahmutit ishte bashkimi politik-ushtarak i trojeve shqiptare ne një shtet te pavarur.

Novator ne artin ushtarak

Karamahmuti, me vizionin ushtarak te një strategu, fale shkollës, përvojës dhe konsideratës që kishte për këshilltaret profesioniste, krijoi një ushtri të rregullt. Organizimi, pajisja, stërvitja dhe vetë format e luftës pësuan ndryshime e përmirësime. Megjithëse ndikimi ushtarak oriental ishte i pashmangshëm, novacioni i Karamahmutit qëndron ne përbërjen e ushtrisë. Elementi i saj vetëm me shqiptare ishte burim i kompaktësisë, i disiplinës, i qëndrueshmërisë e i fuqisë vepruese te asaj force te armatosur. Ushtria funksiononte me dy lloj forcash (tokësore e detare), kishte këmbësori, artileri (me disa topa fushore) dhe vepronin ne ushtrinë e Karamahmutit edhe disa lloj shërbimesh si zbulim, ndërlidhje, xhenio, transport, prapavije etj. si dhe ishte e bazuar në kriterin e mercenarizmit dhe të mobilizimit sipas shërbimit të detyrueshëm duke numëruar një ushtri prej rreth 60 mijë burrash. Karamahmuti e organizoi ushtrinë me tre kategori: nga pronat e veta dhe malësorët shqiptare (ajka e ushtrisë si cilësi); nga ushtarët e krerëve (numri me i madh qe mblidhej në fushatat mësymëse); nga ushtria e korporatave (si numër me i vogël, aftësisht i fundit).Gjithashtu, në historinë ushtarake te Shqipërisë,divizioni u duk për herë të parë të Karamahmut Bushtalliu në vitin 1786, gjatë ekspeditës kundër Malit te Zi, kur forcat prej 23.000 vetash, ai i ndau në tre grupime e secilin e quajti divizion. Karamahmuti si dhe reformatorët e Evropës, ngriti pranë komandantit te divizionit një këshill (me krerë e oficere profesioniste), i cili luante rolin e shtabit. Karamahmuti mund te konsiderohet,pas Skënderbeut,nder te rrallët udhëheqës ushtarake shqiptare që për 21 vjet qëndroi në lufte. Ai i shtriu veprimet luftarake në një hapësirë përtej kufijve te pashallëkut: në Mal të Zi, në Bosnje, në Serbi, në Maqedoni e deri thellë në More.

Si strateg i mirëfilltë, e bëri zakon te përhapte lajme se do t'i binte një vendi, kur ai drejtohej kundër një tjetri. Kështu për ekspeditën e pare ne Mal te Zi (1785), hapi fjalë se do të sulmonte Kurt Pashën e Beratit, prej nga përshkoi me radhë qytetet juglindore,deri ne Kosovë. Kjo fitore pati rëndësi si i forcoi pozitat dhe i rriti autoritetin, sidomos jashtë.

Tërheqja e thelle me luftime e ne pengesa natyrore,deri ne portat e kryeqendrës se tij dhe mbrojtja e gjate ne rrethim, nën një gërshetim veprimesh, qe nga kështjella me veprimet ne shpine e deri brenda dispozitivit armik, përbejnë dy tipare interesante të Karamahmutit.

Ushtarak me vizion strategjik ndërballkanik

Dy çaste kulmore te artit, te ushtrisë dhe të udhëheqjes se luftës nga Karamahmuti evidencohen më 1787 e 1793. Ato njihen si rrethimi i Iº dhe ai i IIº i Shkodrës. Por në të vërtetë ato janë operacione te mëdha. Na kujtojnë dy rrethimet e shek. XV. Karamahmuti krijoi një lidhje (Konfederata Ilirike me kryetar atë),duke bashkuar forcat ushtarake te pashallëkut të tij të madh, të Malit të Zi, të Bosnjës, të Hercegovinës e me gjere (në mars të 1876 ishte zhvilluar gjithashtu Kuvendi i Podgoricës nga Karamahmuti).

Kur filloi lufta ruso-turke (verë,1787) Karamahmuti shqiptar gjeti rastin e përshtatshëm për të konkretizuar objektivat e Kuvendit. Ai kryesoi ushtrinë shqiptaro-malazeze,marshoi ne Kosove ku dhe vendosi administrimin e tij. Sulltani, ndonëse i zënë me frontin e Danubit, ekspeditoi me 40 mijë trupa për rrethimin e Shkodrës nga toka e deti. Karamahmuti projektoi një ide gjeniale për ndarjen dhe veprimin e forcave ne tre drejtime frontale:

  • Në lindje trupat e Mustafa pashë Ajdosit i ndalin mbi Drin;
  • Në veri, me trupat malësore, i mbyllin rrugën valiut te Bosnjës.

Marrja e Tivarit dhe Ulqinit nga forcat separatiste pro-turke i rrezikonte shpinën. U tërhoq ne kala me 200 ushtare, në pritje të ndihmave që s’erdhën nga anëtaret e Konfederatës dhe aty e vazhdoi qëndresën 80 dite ne rrethim. Goditjeve të artilerisë,tri sulmeve te fuqishme, shkretimeve osmane sipas stilit aziatik etj një komandant gjakftohte, i durueshëm e larg-vështrues, i kundërvuri një taktike të gërshetuar me mjaft zgjuarsi.

Ndërsa mbrohej, hidhte mbi lume trupa të ngarkuar me pishe të ndezur, që përplaseshin e pengonin anijet turke. Hyri në marrëveshje sekrete dhe organizoi një veprim të përgjithshëm mbi rrethuesin. Nga jashtë sulmuan malësorët, nga brenda ngritën krye Terzite e Tabakët dhe vete doli e sulmoi nga kalaja. Valiu i Bosnjës dhe kapedan-pasha i flotës, sipas bisedës, nuk u përzien ne përleshje. Te vene mes tre zjarresh,repartet turke u shpartalluan dhe u tërhoqën, duke zënë edhe 16 topa etj. Fitorja jehoi ne Shqipëri,ne Ballkan e ne Evrope. Në këtë beteje u vra edhe Çausholliu (pashai i dyte),te cilin Oborri e kishte emëruar pasardhës te tij ne qeverisjen e Shkodrës. Karamahmuti, i pavarur e i fuqizuar drejt arritjes se qëllimeve strategjike, ndërmori ne pranverën e vitit 1792 dy ekspedita te tjera mbi Malin e Zi.

Sulmi cenonte Traktatin e Sistovos. Po Bushtalliu dinte se ç’duhej bërë. I shkëputur përkohësisht nga qëndresa malazeze, i shpërnguli veprimet ne Shqipërinë e Mesme, ku disa krerë donin shkëputjen.

Ne mbarim të fushatës gjithë Gegëria, që nga kufijtë e Malit te Zi e deri ne lumin Shkumbin,hyri ne sundimin e plote te Karamahmutit. Në këtë situate Turqia dhe Austria, reaguan ashpër. Shpallja për herë të tretë "Fermanli", shkarkimi si vezir dhe dënimi me vdekje i Karamahmutit, ishin domethënëse. Karamahmuti duhej t'i bënte balle ndërhyrjes tjetër ushtarake të Sulltan Selimit III. Ushtria 30-mijëshe e Ebubeqir Pashës, e ndihmuar nga pashallarë e bejlerë të lëkundur e te joshur,hyri ne Shqipëri. Karamahmuti u doli ne kufi,por ne pamundësi për t'i ndaluar e zmbrapsur qe këtu, ai realizoi një manovër strategjike dhe u fut, me një force të vogël,ne mbrojtje të kështjellës se Shkodrës. Përsëritej koncepti e skema e luftës së 1787-s me disa nuanca dalluese. Në nëntor të vitit 1793 përkrahësit e tij të Shkodrës, të Lezhës e te fshatrave përreth, u hodhën ne revolte, ndërkohë qe ushtaret me Karamahmutin në balle dolën nga gjendja e mbrojtjes ne rrethim dhe sulmuan. Kështu u bllokuan rrugët e qytetit dhe trupat turke, të strehuara në shtëpitë e qytetareve,mbeten te izoluara. Taktika e dyfishtë e sulmit nga dispozitivi i pushtuesit me kundërsulmin nga rrethimi, shkaktuan pështjellim, aq sa mareshali turk,me mbeturinat e 30-mijeshit, çau e u largua nga fushë-beteja. Ebubeqiri ndeshi edhe në prita nga Lezha deri në Elbasan, që ia thelluan disfatën. Suksesi i dytë strategjik rriti më tej ambiciet. Në ndjekje të armikut (qershor 1795), mori Dibrën e duke shfrytëzuar turbullinë ushtarake ne Evrope, të shkaktuar nga fushata e Bonapartit, ai synoi Dalmacinë e Venedikut.

Pengese qëndronte Mali i Zi, aleati i Austrisë. Shihet se Karamahmuti zotëronte një vizion strategjik dhe ëndërronte njëlloj si strateget e mëdhenj te Kontinentit. Ishte tjetër gjë se çfarë madhësie sipërfaqësore, njerëzore e materiale dispononte ai,qe te kapte objektivat e largëta.

Në këto ndërmarrje dhe veprime ushtarake Karamahmut Pasha vritet pabesisht (ne pusi) me 23.9.1796. Diplomat edhe në fushën ushtarake

Edhe në këtë plan personaliteti i Karamahmutit tipizohet nga tri karakteristika: sheshoi kundërshtimet e brendshme, zgjodhi për aleanca fuqi të mëdha (Rusinë, Francën, Austrinë, madje edhe vetë Turqinë);u prezantua si barabarte, pa u bërë bisht i strategjive ekspansioniste. Kështu, ai me Austrinë hyri në një marrëveshje ushtarake anti-turke (qershor 1788). Forcat e përbashkëta austriake, shqiptare e malazeze duhej te sulmonin ushtrinë osmane ne lumin Sava dhe si kompensim do t'i njihej Karamahmutit froni i sundimtarit te Shqipërisë. Mirëpo strategu diplomat zbuloi lojën e dyfishte qe behej,sepse Vjena e Austrisë të njëjtin premtim ia bëri mbretit të Napolit kundrejt një ndihme prej 30 mije forcash kundër Turqisë. Atëherë kush do te shpallej mbret i Shqipërisë. Ndërkohë, Vjena 10- vjet me pare (1774), me një traktat u njihte malazezeve territoret nga Zeta e Sipërme deri ne gryken e Bunës, nëse serbët çliroheshin nga serbët. Po Bushatlliut ç’i mbetej? Përballë kaq intrigave, Karamahmuti u prish me Austrinë. Vrasja ende e pasqaruar e delegateve të Vjenës gjate kthimit neper Bune, shërbeu për qetësimin e qarqeve shqiptare pro-turke dhe për largimin e dyshimeve te Portës se Larte.

Prijësi i asaj kohe i shtetit shqiptar u fut ne lidhje edhe me carin e Rusisë. Por kushti i rëndë që i vuri se ai do të mbrohej e përkrahej ushtarakisht prej Rusisë ne qofte se hiqte dore nga lidhjet me Austrinë, nuk e gënjeu Bushtalliun e madh. Madje, siç rezultonte në disa luftime, Rusia rrinte kurdoherë prapa Malit te Zi, kundër tij. Atëherë, ku duhej drejtuar? Austria mbetej një alternative, por nga Perëndimi ishte afruar Franca Republikane, rivale e Austrisë, Rusisë e Turqisë. Pra,ai gjeti një aleat potencial e me influence siç ishte Bonaparti. Marrëveshja u nënshkrua (1795) kur gjeneral Napoleoni operonte ne Itali. Ai furnizoi ushtrinë shqiptare, e cila pasi të mposhte Malin e Zi (nën ndikimin e Austrisë e te Rusisë), do të marshonte neper Bosnje, për t'u takuar me ushtrinë frënge, që vinte nga Trieste duke kaluar neper Slloveni. Ky bashkërendim strategjik me interesa të ndërsjella, dëshmonte dimensionet e një Karamahmuti te zgjuar e të fuqishëm.

Boshtin e bashkëpunimit në fushën e diplomacisë ushtarake e përshkonte vetëm anti-osmanizmi, si armiku kryesor. Karamahmuti ishte mjaft i zhdërvjelltë e nuhatës. Ai ndeshej ku e lejonin konjukturat. Kështu, kur situata e brendshme dhe interesi i veprimeve jashtë kufijve donte një shpine te lire, të ngrohte, ai i zbuste përkohësisht raportet dhe acarimet me Stambollin. Gjithsesi, ai mbeti një armik i betuar i sulltanit dhe një fuqi ushtarake e pathyeshme.

Në analizë të fundit politika, strategjia, organizimi ushtarak dhe udhëheqja e një strategu si Karamahmut Bushtalliu, simbolizohet në domethënien se ai njohu, kontaktoi e u ndesh me ushtri e stratege të mëdhenj të kohës dhe me shume fitoi sesa humbi. Historia e Evropës e ka skalitur si një ushtarak me personalitet, që la gjurme te thella ne histori. Për të është folur e shkruar gjate ne Shqipëri e ne Evrope gjate viteve qe jetoi e pas vdekjes se tij.

Rreth figurës se këtij njeriu të madh janë afruar gjithnjë penat e historianeve,te studiuesve dhe shkrimtareve. Midis tyre një vend të rëndësishëm zënë edhe kronikat e Dajçit, i cili në atë kohe, do të shkruante: "Megjithëse Mahmut Pasha që i besimit mysliman, po guxoj-për kurajën e tij, për zellin në punët ushtarake, për fitoret e famshme e te shumta qe pati,edhe pse pa rezultat dhe te lodhshme, dhe për drejtuesin e ligjës civile-po guxoj te them e ta krahasoj me një Makabe dhe me të shkëlqyerin Kastriot"

Familja e Bushatllijve[redakto | redakto tekstin burimor]

Bushatlinjtë janë ndër fiset më të mëdha në Shkodër. Kjo familje feudale me origjinë shqiptare, njihet mjaft në Shkodër që në shekullin e XV, për traditën e saj të sundimit e ndikimit në qytet e krahinë. Nga kjo familje e madhe shkodrane, që mbas periudhës së vezirëve e de ri në dekata të vona dolën udhëheqës e prinjës tlë popullit, qoftë në raste revoltash, qoftë ndër beteja për mbrojtjen e atdheut. Hysen e Jusuf Begu, janë të dy eksponentë të kryengritjes popullore të quajtur kryengritja e Hamza Kazazit në vitin 1834, nipi i tyre Selimi i Tahir Begut mori pjesë aktive në luftën e Miletit dhe në Lidhjen e Prizrenit. Reshit Begu, mori pjesë si prijës i çetave shkodrane në luftrat kundër Malit të Zi në vitin 1876 dhe u dekorua për trimërinë e tij. Beqir Begu i priu shkodranëve në luftën e Shpuzës, krahas Dasho Shkrelit.

Këtyre burrave populli shqiptar u ka kënduar këngë trimërie. Shaban Begu, djali i Ali Begut u shqua si luftëtar i Lidhjes së Prizrenit, sikurse e tregon dhe kënga e kalasë së Tivarit , pasi ai ishte prijësi i luftëtarëve shkodranë që luftuan pr mbrojtjen e kësaj kështjelle.Shaqir Begu, djali i Shabanit, kryesoi çetën shkodrane në luftën e Miletit, dhe luftoi trimërisht në Rrzhanicë krahas me Dedë Gjo Lulin, kundër malazezëve. Xhemal Shaqir Bushati dhe Visho Bushati, dhanë kontributin e tyre si patriotë që para shpelljes së pavarësisë, dhe më vonë u zgjodhën nga populli deputetë e anëtarë asambleje bashkiake. Në skenën e politikës shqiptare shfaqen Sylço Begu (Bushati), në luftën e Koplikut dhe Maliq Bushati, deputet, ministër e kryeministër në vitet 1941-1943. Këtij fisi i takojnë dhe klerikët e Njohur Haxhi Haliti, Molla Rrustemi dhe Haxhi Sabri Bushati. Dy oficierë të njohur të xhandarmarisë shqiptare në vitet 1920-1924 kanë qenë Malo Begu, nënkolonel, emigrant politik 1925-1939 dhe Hasan Begu. Nga familja e Bushatlinjve, gjatë luftës së dytë botërore ranë dëshmorë Nuri Bushati dhe Shyqyri Bushati. Pas çlirimit pjestarë të shquar të kësaj familjeje pësuan persekutime nga më të rëndat. Pati shumë të pushkatuar, të burgosur, internaur dhe arratisur. Janë pushkatuar Sylço Bushati (Begu), Maliq Bushati dhe Qazim Bushati. Janë dënuar 15 veta, si Myfti Myrto Bushati, Sheuki Bushati, Met Bushati, Maliq Xhemal Bushati, Refik Bushati, Haki Bushati, Ahmet Emin Bushati, Myfit Qamil Bushati, etj., janë internuar Hamdi e Fadil Bushati, ndërsa janë arratisur 6 veta, Xhelal, Enver, Mustafa, Irfan, Njazi Bushati.

Prejardhja e Bushatlinjve lidhet ngushtë me emrin Bushat, një fshat shumë i hershëm i Shkodrës që ndeshet në dokumenta që në gjysmën e dytë të shekullit XVII. Origjina e kësaj familjeje të vjetër feudale shqiptare është në fshatin Bushat të Shkodrës, dhe ajo kishte autoritet privilegje që në shekullin e XV, të periudhës së para pushtimit osman. Pema gjenealogjike e Bushatlinjve është mjaft e dendur dhe ka 5 degë kryesore, në dukje të pavarura nga njëra tjetra, dhe ku një pjesë e saj është botuar për herë të parë në vitin 1927 në numrin 12 të revistës Dituria, nga njëri prej pinjollëve të kësaj familjeje, Hamdi Bushati. Kjo pemë e pjesshme është nxjerrë nga pema e përgjithshme, që qarkullonte në disa familje Bushatlinjsh. Pavarësisht pretendimeve të disa stusiuesve sllavë për ta nxjerrë këtë familje me origjinë sllave, asnjëherë kjo nuk është vërtetuar dhe është fakt i njohur që të gjithë studiuesit e mirëfilltë turq dhe shqiptarë e kanë vërtetuar se kjo familje ishte shqiptare, me saraje në Bushat e që më vonë për vetë rolin e vendin që zuri në histori, u vendos në kryeqendrën e veriut në Shkodër. Në historinë tonë kombëtare, tema e Bushatlinjve të Shkodrës zë me rëndësi për faktin se ato drejtuan për 75 vjet Pashallekun e Shkodrës që u dallua për tendencën për autonomi dhe shkëputje nga Turqia si dhe zhvillimin ekonomik e kulturor pozitiv që pati. Sundimi i tyre i përket fazës së dytë të administrimit të Shkodrës nga Turqia, në vitet 1757-1831, e që historiogrfia e quan periudha e sundimit të pashallekut të Shkodrës. Për Bushatlinjtë ka të dhëna të shumta gojore, të dhëna biblografike dhe dokumentacion autentik si në gjuhën shqipe ashtu dhe në turqisht. Themeluesi i dinastisë së Bushatlinjve është Mehmet Pashë Palku, me të cilin fillon një periudhë e mirë stabiliteti, me faljen e gjaqeve, bashkimin e Shkodrës me Malësinë e Madhe e Mirditën, zgjerimin e kufijve deri në Pejë dhe në Jug deri në Elbasan. Në këtë periudhë bie në sy politika e tij drejt shkëputjes nga Turqia. Zhvillimi ekonomik, toleranca fetare, mirëkuptimi e lidhjet për bashkim i jepnin forcë këtij pashalleku, aq më tepër kur në politikën e jashtme ruhej një farë ekuilibri, kurdoherë në interes të vendit. Ai u bë sundimtar i Shkodrës në vitin 1757 dhe me të filloi një periudhë e re sundim iku bie në sy ringjallja e dëshirës së shqiptareëve për tu shkëputur nga Turqia.

Xhemal Bushati - ministër në qeverinë e Nolit, deputet

Mehmet Pashë Bushatliu është i pari pasha shqiptar që në gjysmën e shekullit të XVIII, do të ngrejë flamurin e krengritjes ndaj Turqisë. Kjo do të bëjë që Bushatlinjtë të hyjnë në historiograinë botërore. Me Mehmet Pashë Plakun (Bushatliu) nis periudha më e shkëlqyer e dinastisë së Bushtlinjve që zgjati rreth 100 vjet deri me kapitullimine Mustafa Pashës, vezir i fundit i tyre. Gjatë sundimit të tij afro 20 vjeçar si ishte vezir i sanxhakut të Shkodrës dhe u bë i njohur në historiografinë shqiptare dhe atë të huaj për aftësitë e tij si ushtarak e administrator. Fillimisht ndoqi një politikë elastike ndaj Turqisë dhe pas fuqizimit tëtij filloi të mos respektonte detyrimet ndaj Portës së Lartë, e cila në vitin 1775 e helmoi tinëzisht. Sipas historianëve ai pati merita se ishte i pari që hapi shtigjet e një modeli të ri vetsundimi, ngriti flamurin e mosbindjes ndaj urdhëresave sulltanore me qëllim shkëputjen, duke patur guximin të deklarohej si autonom në qeverisjen e vendit. Mehmet Pashë Bushatliu ndihmoi në bashkimin e qytetarëve tëpërçarë të Shkodrës nga konfliktet e feudalëve paraardhës si dhe në harmoninë bashkëfetare, duke siguruar bashkëpunimine tyre në planin politik, administrativ e shoqëror. Në vitin 1773, ndërtoi Xhaminë e Plumbit sipas stilit të xhamive të Stambollit, objekt ky që aktualisht është monument kulture, një ndër më të bukurit që ka Shkodra, por funksionon dhe si vend lutjesh. Pasardhësi i tij Mustafa Pasha, ishte djali i madh i Mehmetit dhe luante rol të rëndësishëm në administrimine brendshëm të pashallekut. Porta e Lartë nuk e njohu snjëherë atë të sundimtar të Shkodrës, e përdori ndër shërbime luftarake dhe në vitin 1779 ra viktimë e një helmimi nga ana e Sulltanit, që ushqente urrejtje ndaj Bushatlinjve. Pas tij, pashalleku i Shkodrës drejtohet nga ajo që historianët e kanë qujatur figurën kryesore Kara Mahmut Pasha. Trimëritë e Kara Mahmut Pashë Bushatliut janë trashëguar në legjenda, këngë e rrëfime të popullit në breza, por pozitive në periudhën e sundimit të tij mbeten dëshira e puna për bashkim, toleranca fetare, politika e jashtme aktive që ai ndoqi dhe për të cilat ekzistojnë dokumenta e botime sllave, turke, italiane, gjermane, austriake. Ai punoi për krijimin e një konfederate ilirike, kryetar i së cilës u zgjodh. Kara Mahmut Pashë Bushatliu u emërua nga Porta e Lartë si vezir i Shkodrës. Efektivisht ai e ka sunduar Shkodrësn nga viti 1775, por sipat të dhënave të historianit turik A. Xhevdet, ai u njoh zyrtarisht si sundimatar i Shkodfrës në vitret 1779-1780. Mbështeur në arkivin e Venedikut, autori S. Naçi si vit të zyrtarizimit të Kara Mahmutit, jep vitin 1778.

Kara Mahmut Bushatliu, portret nga Simon Rrota

Zgjerimi ndikimit të tij, bëri që Turqia ti hiqte emërimine vezirit dhe të dërgonte disa herë ushtri ndëshkuese ndaj tij. Me synimin që të shkëputej nga Tuirqia ai hyri në kontakte me oborret perandorake të Rusisë dhe Austrisë. Synimi ambicioz i tij ishte të bëhej sundimtar i gjithë Shqipërisë, duke pasuar Gjergj Kastriotin. Me këtë synim ai organizoi nj kuvend në Podgoricë, në mars 1786 me qëllim bashkimin e forcave që do të luftonin kundër Turqisë dhe krijimin e Konfederatës Ilirike. Vritet më 22 shtator në afërsi të fshtit Kruz në luftë me malazezët. Koka e tij u nda nga trupi dhe u depozitua në kuvendin e Cetinës, ndërsa thuhet se austriakët, gjatë luftës së parë botërore më 1914, kur pushtuan Cetinën e morën kokën e Kara Mahmutit dhe e vendosën në muzeun e Vjenës. Vdekja e tij i gëzoi mjaft malazeztë, të cilt shihnin tek Kara Mahmut Bushatliu një pengesë të pakëpërcyeshme për pushtimin etokave shqiptare. Sukseset që ai arriti në fuqizimin e pashallekut të Shkodrës gjatë 21 viteve që e udhëhoqi lidhen me aftësitë e talentin e tij dhe me mbështetjen që siguroi nga shtresa të ndryshme të shoqërisë si feudalë, tregtarë, zejtarë, malësorë. Ai diti të shfrytëzonte momente kritike në qeverinë osmane për të forcuar pozitat e tij brenda pashallekut. Ndoqi një politikë të urtë sociale, ekonomike, juridike e arsimore. Pas vdekjes së Kara Mahmutit, pashallekun e drejtoi vëllai i tij Ibrahim Pashë Bushatliu. Historiografët osmanë e paraqesin Ibrahim Pashën si një sundimtar të bindur ndaj Turqisë që nuk veproi si paraardhësit e tij duke u rebeluar hrë pas here ndaj Portës së Lartë. Vdiq në vitin 1809. Mehmet Pashë Bushatliu ishte një tjetër pinjoll i kësaj familje që në vitin 1825, kgëzonte mjaft përkrahje në fshatra e malësi. U vra me atentat në pabesi Mustafa Pashë Bushatliu drejtoi në vitet 1810 - 1831. Ai vdiq në Medinë në vitin 1860. Populli ka ruajtur e përcjellë mjaft dëshmi, gojëdhëna e anekdota që lidhen me sundimin e Bushtlinjve dhe përfaqësuesve më të njohur të tyre. Pashalleku i Shkodrës ishte një formacion poitik që bashkoi një pjesë të madhe të Shqipërisë veriore, u krijua 20 vjet para atij të Janinës dhe jetoi 10 vjet më shumë se ai. Gjatë 75 vjetëve të ekzistencës së vet, (1757- 1831) ai u qeveris pa ndërprerje prej 5 përfaqësuesve të familjes s fuqishme feudale të Bushatlinjve të Shkodrës.

Ura e Vezirit, pranë Kukësit

Ura e Vezirit në hyrje të Kukësit të vjetër, ndërtuar nga Bushatlinjtë Periudha e parë e ekzistencës së këtij pashalleku përfshin sundimin e Mehmet Pashë Plakut dhe dy djemve të tij, Mustafa Pashës dhe Kara Mahmut Pashës. Gjatë periudhës së dytë, ku shënohet dhe rënia e tij, sunduan dy vezirët Bushtlinj, Ibrahim Pasha dhe djali i nipit të tij Mustafa Pasha. Disa nga vlerësimet e historianëve për periudhë e pashallekut të Shkodrës: "Kara Mahmut Pashë Bushatliu ështëfigura më e shquar e Bushtlinjve dhe një nga figurat më të forta që ka nxjerrë Shqipëria gjatë sundimit turk. Me vrasjen e tij, e humbi dhe Shqipëria një farë shprese për tu bërë autonome dhe e pavarur" (Abaz Ermennji, 1996). "Pashalleku u Shkodrës u bë bërthama e shtetit të ardhshëm shqiptar, për të cilin në fund të dundit bëhej një luftë çlirimtare. Sundimi i Bushatlinjv ka një rëndësi të veçantë historike jo vetëm në kuadrin lokal, por dhe në atë kombëtar. Nuk është e rastit që kujtimi tyre u ruajt në kujtesën e popullite në gojëne popullit si periudhë lufte çlirimtare dhe si e tillë, ndikoi thellë edhe në rilindasit, në ideologët e lëvizjes kombëtare të mëvonshme" (Prof. Dr. Stavri Naçi, Pashalleku i Shkodrës, 1964.) "Shqiptarët e kanë dashur Kara Mahmutin. Talenti i tij, trimëria e tij pasuria e tij dhe bindje e popullit që sundonte, knë treguar pavarësinë e tij të vërtetë" (Konsulli Francez në Raguzë, 23 tetor 1796). "Kara Mahmut Bushtliu trashëgoi pushtetin e paraardhësve të tij, babasë e vëllasë të helmuar nga agjentët e Stambollit, dhe e bëri emrin e tij të tmerrshëm për grekët, sllavët e turqit" (A. Galanti, albanolog italian, 1901). Degëzimet e Bushatlinjve janë pesë dhe këtej kanë rrjehur trashigimtarë të tyre që vijnë deri sot. Hamdi Bushati, Mësues i Popullit ka bërë një studim të plotë të hiastorisë së Bushatlinjve, bazuar në dokumetacion e bibliografi mjaft të pasur dhe që më tej është pasuruar nga djali i tij Nexhmi Bushati, Mësues i Merituar. Vepra Bushatlinjë parqet në mënyrë të plotë e të detajuar historinë e kësaj familjeje, që është padyshim familja më e madhe në Shkodër. Prania e Bushatlinjve në jetën politike e shoqërore jo vetëm të Shkodrës por të gjithë vendit vazhdon të jetë aktive dhe pas rënies së pashallekut. Pasardhësit e tyre nuk e humbën asnjëherë influencën që kishin në popull dhe në qarqet politike e shoëqrore. Në vitin 1834, Bushatlinjtë janë aktivë në luftën e quajtur Kryengritja e Hamz Kazazit, si dhe administrator të qytetit të Shkodrës, me përfaqësues të tyre Isuf e Hysen Begun (Bushati). Duke i referuar monografisë Bushtlinjtë si dhe dëshmive e shënimeve që sjell botuesi i saj, Mësuesi i Merituar Nexhmi Hamdi Bushati, më 1878, Bushatlinjtë përfaqësohen në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit me Selim Tahir Begun (Bushati) i cili është delegat, ndërsa Ali Begu (Bushati) ishte drejtues i ushtrive vullnetare në mbrojtje të tokave shqiptare nga copëtimi. Në një studim të historianit italian Xhino Berri, përmendet një dolument i konsullit austriak Lippih i cili njofton ministrin e tij të jashtëm për krijimin e një partie muhemedane në Shkodër. "Në Shkodër ekziston një parti e ashtuquajtur muhamedane, e cila sikurse ju kam njoftuar, mban lidhje me konsullatën italiane si miqtë e saj katolikë. Shumica e muhemedanëve që bëjnë pjesë në këtë parti, rrjedhin nga familja e Bushtlinjve ose të afërmit e tyre, fisi më i vjetër në Shkodër, si Reshit Beu, Selim Beu, Shaban Beu etj. Ky i fundit mori pjesë në luftën e Tivarit dhe pas kthimit ka kërkuar mbështetjen e Italisë dhe të Fuqive të Mëdha për të penguar pushtimin e vendit nga Mali i Zi. Për këtë kanë hartuar një peticion të firmosur nga muhamedanë e katolikë". (Doc, arkivi i muzeut të Shkodrës).

Qazim Bushati, pushkatuar nga komunistët

Djali i tij Shaqir Beu mori pjesë në komandën e trupave shqiptare në betejën e urës së Rrzhanicës, betejë kjo e përjetësuar nga At Gjergj Fishta tek "Lahuta e Malcisë". Këtu Shaqir Beu luftoi krah Dedë Gjo Lulit. Të tjerë Bushtlinjë të njohur në këtë kohë janë dhe Haxhi Beu, anëtar i gjykatës në vitin 1802 dhe Hasan Bejtullah Beu, anëtar i këshillit administrativ në vitin 1862. Përfaqësuesit e Bushatlinjve qenë aktivë në luftën politike apo dhe atë të armatosur, për të penguar me çdo kusht copëtimine trojeve shqiptare. Shaqir Beg Bushati është kryetar bashkie në Shkodër në vitin 1908 de deputet. Xhemal Shaqir Bushati merr pjesë në dy luftra për mbrojtjen e Shkodrës, më 1912- 1913 dhe 1920. Ai shfaqet dhe në jetën politike si përfaqësues i Shkodrës në takimin e Bushatit, ku së bashlku me përfqësues të qeverisë, klerit e popullit, përgatitën promemorjen dërguar Konferencës së Parisit, kundër copëtimit të tokave shqiptare. Xhemal Bushati është delegat në kongresin e Lushnjes, në zgjedhjet e vitit 1921 është deputet i Shkodrës, më 1923 zgjidhet asambkeist dhe më pas deputet. Në qeverinë e Fan Nolit është ministër dhe më pas me rikthimin e Ahmet Zogut arratiset dhe më 1927 është pjestar i organizatës antizogiste "Bashkimi Kombëtar". Selim beu i Tahir Beut (shënim: mbiemrin e kanë Bushati por Beu apo Pasha kanë qenë ofiqet e kohës me të cilat njiheshin nga të gjithë), ishte anëtar i këshillit të administratës pranë valilut, por më 1869 u internua pasi nuk pranonte diskriminimin që i bëhej Shkodrës.Ishte anëtar i degës së lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, dhe pjestar i delegacionit shkodran në mbeldhen e parë të Lidhjes së Prizrenit.Më 1894 ishte anëtar i gjyktores së apelit, ndërsa më 1897 me maturi e prestigj arriti të ishte ndër faktorët kryesorë për parandalimin e një vëllavrasjeje ndërfetare në Shkodër. Në luftën e Koplikut shquhet Ahmet Salo Bushati, i cili me ushtarët vullnetarë që drejtonte luftoi në kodrën e Mosketit. Hasan Bej Bushati është aktiv në luftën kundër serbëve. Muharrem Bej Bushati do të nënshkruante i pari në memorandumin e Lekëve të Malësisë në vitin 1911 i dalur nga mbledhja e Cetinës, memorandum që përmbanrte 5 kushtet që kryengritësit i vinin Stambolluit, duke i paraprirë Memorandumit të Gërçes. Pas Muherrem BEJ Bushatit knë nësshkruar Isa Boletini, Dedë Gjo Luli, Mehmet Shepndi etj. Tjetër përfaqësues i shquar i kësaj familjeje është Sylço Beg Bushati. Në vitin 1913 ai kundërshon Esat Pashë Toptnin për dorëzimin e Shkodrës, madje sipas historianit italian G. Berri, Sylço Begu i afroi Esat Pashës 100 lopë, pasi ai pretendonte se qyteti uhej dorëzuar se nuk kishte ushqime. Sylço Begu ishte protagonist i lëvizjeve politike e shoqërore, ku në vite 1914-1915 është anëtar i komisionit aministrativ të Shkodrës. Ai ishte zëvendësprefekt në kohën e Zogut. Mori pjesë si drejtues në Luftën Koplikut. Udhëhoqi xhandarmarinë në kohën e Zogut por në mënyrë demostrarive refuzoi rekrutimin e milicisë shqiptare. Në vitin 1943, djali i tij krijoi një çetë nacionaliste. Pas dështimit të konferencës së Mukjes reshtohet në kampin antikomunist në Bllokun Indipendent, me qëllim lidhjen me aleatët anglezë.

Xhamia e Plumbit e ngritur nga Mehmet Pashe Bushatliu

Me çlirimin e Shqipërisë fshihet dhe refuzon të largohet nga Shqipëria, pasi duke qenë i moshuar nuk donte të vdiste larg atdheut. Duke e ditur se komunistët do të ndëshkonin ato që e strehonin dhe e fshihnin, Sylço Beg Bushati, ai largohet nga vendi ku qëndronte dhe drejtohet për tu ndalur tek rrënojat e pabanuara të ish shtëpisë së vëllait së tij, ku nuk shkelte njeri dhe askush nuk do kishte pasoja. Sipas përshkrimit të bërë nga Ahmet Bushati, Sylço Begu i nis një natë dimri për të vdekur urie apo të ftohtit, në shtëpinë e vëllasë së tij të vogël, e rrënuar 2 muaj më parë nga shpërthimi i municioneve, në livadhin me emrin e tij. Aty u kap nga komunistët, ku nuk mundi të rezistojë dhe pse ishte i armatosur me një nagant, por i ishte ngrirë dora. Pushkatohet me 21 shkurt 1945 së bashku me Dom Lazër Shantojën. Pasardhës të Sylço Beg Busahtit dhe që u morën me politikë ishte djali i tij i dytë Xhelal Busahti që në vitin 1943 kishte formuar çetën bnacionaliste të Postrribës. Ai u arratis nga Shqipëria. Myfit Myrto Bushati ishte nipi i Sylço Begut. Myfit Bushati rreshtohet me Ballin Kombëtar por strehon dhe ndihmon dhe aktivistë të lëvizjes nacional çlirimtare. Në operacionin represiv komunist të Shefqet Peçit e Mehmet Shehut në Shkodër, në 1944-1945, u arrestua dhe u dënua me 30 vjet burgim. Djali i tij Astrit Bushati është deputet i kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2001 e në vazhdim. Një tjetër figurë tipike përfaqësuese e familjes së madhe të Bushatlinjve është dhe Maliq Bushati, një ndër personalitete politike të shtetit shqiptar të gjysmës së parë të shekullit XX. Bën pjesë më 1914 në Lidhejn Kombëtare dhe ndiqej nga malazezët. Më 1921 është deputet i Shkodrës dhe rreshtohet me Partinë Popullore. Deri në vitin 1937 është vazhdimisht deputet. Së bashku me Sylço Beg Bushatin, sipas dokumentave të kohës, nuk morën pjesë në asamblenë kushtetuese dhe paraqitjen e kurorës mbretërore, mbretit të Italisë.

Sylço Begu dhe Maliq Bushati (me kostum kombëtar), duke shkuar tek Zogu

Në qevernë e Sehfqet Vërlacit, Maliq Bushati ka qenë ministër i brendshëm. Në qeverinë e Mustafa Krujës do të jetë ministër i shtetit. Më 17 shkurt 1943, Maliq Bushati është kryeministër i Shqipërisë, post të cilin e mbajti për dy juaj derisa dha dorëheqjen. Gjatë kohës që ishte kreministër, dhe pse vendi ishte i pushtuar tregoi disa shenja të pavarësisë siç ishin heqja nga flamuri shqiptar i simboleve të fashizmit, krijimi i doganave dhe xhandarmarisë shqiptare etj. U arrestua nga komunstët dhe gjatë gjyqit ushtarak me akuzën e kriminelit të luftës, sipas dokumentave dolën fakte se gjatë periudhës që Maliq Bushati drejtonte qeverrinë kishte kundërshtuar hapur italianët për intrenimet e të burgosurve. Në fundin e vitit 1944 pati një riaktivizim të tij në politikë duke u përpjekur të hynte në lidheje me aletatë anglo-amerikanë. Komunistët e kapin me tradhti aty ku fshihej, ndërsa lante fytyrën, pa patur mundësi të reagonte me armë. Pushaktohet në shkurt të vitti 1946 së bashku me Padër Anton Harapin dhe Lef Mosin. Pasardhës të tij pësuan persekutim politik me burgim e internim si vëllezërit Fadili, Hakiu, etj. Nga Bushatlinjtë pati familje që e përkrahën dhe u vunë totalisht në dispozicion të luftës partizane. Shefqet Bej Bushati vuri gjithçka në shërbim të luftës dhe shtëpinë ia dogjën gjermanët. Djali itij Sytkiu u plagos gjatë një shkëmbimi zjarri me policët e kuesturës, ishte efektiv i batalionit partizan "Perlat Rexhepi" dhe mori pjesë në luftën e Reçit. Më pas ka qenë një mjek mjaft i njohur i sëmundjeve infektive dhe pedagog në fakultetin e mjekësisë. Sami Shefqet Bushati ishte një tjetër pjestar i kësaj familjeje që mori pjesë aktive në formacionet partizane, si dhe punoi si ushtarak i lartë me gradën Kolonel, nga ku doli në lirim. Po kështu familja e Hamza Mhmet Bushatit u përfshi në luftën partizane, ku morën pjesë vëllezërit e Hmazasë, Asimi e Aliu por dhe djemtë e tij, Samiu, Mit'hati e Nuriu si dhe kushërijtë e tyre Feridi e Muharremi. Nuri Hamza Bushati, është dëshmor i atdheut. Pasi doli partizan dhe mori pjesë në luftën e Reçit e të Vorfës, u arrestua dhe internua në kampin e përqendrimtinazist në Prishtinë ku dhe u ekzekutua.

Shaqir Bej Bushati, luftëtar me Ded Gjo Lulin

Sulejman Hamza Bushati, ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë. Më pas ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, ndërsa ka punuar në drejtorinë ebujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991. Dhe familja e Xheladin Mehmet Busahtit dhe kontribut në luftën partoizane ku djali i dytë Shyqyri Bushati do të pushkatohej nga gjermanët në Prishtinë, bashkë me djalin e xhaxhasë së tij Riza Bushatin, ashtu si dhe Nuri Bushati. Vëllai i Shyqyri Bushati, Sait Bushati ka qenë sekretar i parë i qarkorit të rinisë për Shkodrën, dhe sekretar i parë i PPSH në Pukë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan e Lezhë. Djali i madh i Sait Bushatit, Petrit Bushati, është figurë publike në fushën e diplomacisë duke punuar pranë ambsadës shqiptare në Austri në vitet 1984-1987, pranë ATSH-së, më 1988 është ambasador në Suedi, më 1991- 1993 drejtor drejtorie në ministrinë e jashtme, më 1997 ambasador i Shqipërisë në SHBA, më 2001 në Kanada, e më pas ambasador në Beograd. Ka kryesuar delegacione shqiptare pranëorganizmave ndërkombëtarë. Ndër Bushatlinjtë, ka dhe figura të shquara fetare e juridike, të njohur për personalitetin e tyre dhe respektin që gëzonin në popull. Të tillë janë Molla Rrustem Bushati, që mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e Shkodrës. Vëllai i tij Riza Busahti do të arsimohej për jurist në Stamboll dhe punonte si përmarues në gjykatëne Shkodrës, në vitet 20-të. Molla Zenel Bushati ishte një tjetër klerik i kësaj familjeje. Djali li i tij Qazim Bushati, gjithmonë duke iu referuar monografisë së shkruar nga Hamdi Bushati dhe plotësuiar nga Nexhmi Bushati, do të pushkatohej në vitin 1945 nga komunistët, pasi mori mbi vehte përgjegjësitë e strehimit të Sylço Beg Bushatit, me qëllim që të shpëtonte tre vëllezërit e tjerë. Hafiz Halit Bushati ishte personalitet i njohur fetar, që ushtronte dhe detyrën e juristit. Djali i tij Hysni Bushati u arsimua dhe punoi si mësues besimi. Bushatlinjtë njihen si ndër intelektualkët më të shquar në Shkodër. Nga kjo familje e madhe numërohen 88 mësues e pedagogë, 15 mjekë, 74 të diplomuar me shkollë të lartë në degë të ndryshme. Po kështu kësaj familjeje të madhe e me tradita në Shkodër ka 17 sportistë si atletë, futbollistë, volejbollistë, boksierë, bsketbollistë etj. Ndër mësuesit e kësaj familjeje, vend të veçantë zë Mësuesi i Popullit Hamdi Bushati dhe djali i tij, Mësuesi i Merituar Nexhmi Bushati.

Hamdi Bushati - mësues i popullit

Hamdi Bushati është një ndër personalitet më të shquara të arsimit shqiptar, i njohur dhe për aktivitetin e tij produktiv si historian, grumbullues e studiues folklori. I mëkuar me dashurinë për atdheun dhe qytetin e tij të lindjes, me punën e dijen, ai që në moshë të re u formua si intelektual duke studiuar në shkollat më të njohura të Shkodrës dhe jashtë saj, në Romë e Paris, ai arriti një profeksionim të elementëve kryesore të shkencave të ndryshme.

Shkelzen Sinani Bushtalliu stërnip i Mahmutit ose Karamahuti ( 1749-1796 ) djali i themeluesit Mehmet Bushatlliut është nje nder gjeneratat e tashme te Bushatllinjeve.

Pronat e Bushatlinjve Sipas të dhënave historike që përban monografia Bushatlinjtë, ato kanë qenë një familje feudale e fuqishme që gjatë periudhës së sundimit të pashallekut i zgjeroi mjaft pronat e saj. Nexhmi Bushati rrëfen për "Shekullin" se në Bushat ka qenë shtëpia e madhe e pashallarëve, që në bazë të fotografive ka qenë e vendosur tek një oborr i madh, ku ndosheshin tre çinarë të mëdhenj. Ajo ndodhej në buzë të lumit Drin, në krahuin e majtë të rrugës drejt Tiranës. Sipas kronikanit turk E. Çelepiu, kjo shtëpi është ngritur në themel që i takonin shekullit të XV, dhe që ishte vizituar prej tij (Çelepiut) në vitin 1641, ndërsa Mehmet pashë Plaku kishte thënë se e kishte trashëguar nga stërgjyshi. Kjo shtëpi ka qenë dëshmitare e ngjarjeve të mëdha historike. Kështu në oborrin e saj u organizua festimi i madh popullor i vitit 1908, kur u shpall kushtetuta turke e Hyrjetit. Gjithashtu. më 1919 aty u mbajt kuvendi i Bushatit, me përfaqësues nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Postrriba, fshatrat e Nënshkodrës, të Zadrimës, Lezhës etj, dhe ku rreth 2000 burra i kërkuan Konferencës së Paqes në Paris mos copëtimin eShqipërisë. Kjo shtëpi u pat rikonstruktuar në vitin 1869. Në vitin 1912-1913, serbët e dogjën këtë shtëpi por nuk i bënë këta me çinarët, Shtëpia u dogj dhe në vitin 1924 nga qeveria e Nolit dhe u rindërtua në vitin 1930. Ajo ishte si pallat dhe ekzistencën e saj e vërteton dhe një pohim i Frang Bardhit. Kjo shtëpi qendroi deri në vitet 50-të të shekullit të kaluar, kur u prenë çinarët, u shemb shtëpia dhe u kthye në tokë arë së bashku me xhaminë dhe varret. Shtëpi tjetër e madhe e Bushatlinjve ishte dhe ajo që u ndërtua prej tyre rreth vitit 1873 në qytet një tjetër banesë me pamjen e një pallati, model për kohën. Shtëpia shquhet edhe sot, (është monument kulture) për arkitekturën e jashtme dhe gëshenjet artistike me dru. Më 1881 ajo kaloi në pronësi të një familjeje tjetër. Pronat e Bushatlinjve kanë qenë kryesisht në fshat dhe me ligjin 7501, askush nuk ka mundur ti marrë pasi u janë ndarë të tjerëve.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 1. Vepra IX: Personalitetet Shqiptare në Kâmûs al-A’alâm, Sami Bej Frashëri, Logos-A, Shkup, 1994
  • 2. Kujtime: 1885-1925, Eqrem Bej Vlora, Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranë, 2003

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]