Rrethi i Mirditës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
link={{{të çon}}}

Rrethi i Mirditës është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Lezhës. Rrethi i Mirditës ka 37,000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 867 km² dhe kryeqendër Rrëshenin.

Ndarja administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrethi i Mirditës përbëhet nga 2 bashki dhe 5 komuna që janë:

Vendbanime tjera të njohura në këtë rreth janë:

Mbi Mirditën[redakto | redakto tekstin burimor]

Përveç legjendës së tre vllazenvet që u ndanë, njeri, i madhi tue marrë Shalën (prej kah Shala mori emnin si krahinë), tjetri shoshën, tue ngulë në Shosh dhe të tretit ma të voglit s'i mbet tjeter me thanë veç " E mirë dita qoftë për mue", nga ku del emni Mirditë. Këtu i linden tre djem që, kur u ndanë, djali i madh muer krahinen e Oroshit, i dyti të Spaçit dhe i treti të Kushnenit. Pasardhësit e këtyre tre vëllezërve formuan tri vllaznitë që më vonë u bënë tre bajrakët e Mirditës. Mbasi djali i madhi mori Oroshin, bajraku i Oroshit quhej bajrak i parë dhe kudo në Mirditë i takonte kryet e vendit, Spaçi zuni vendin e dytë dhe Kushneni të tretin. Këta u quajtën "tre bajrakët e fisit" që përbëjnë bërthamën e parë të zhvillimit të Mirditës. Përveç traditës, që këta quheshin bajrakët e fisit, vëllazërinë e vërteton edhe fakti se këta nuk martoheshin në mes tyre. Tre bajrakët e fisit, qe qenë gjithnjë të pashtruar nga pushteti turk, gezuan liri të veçanta kundrejt rrethit dhe nuk patën asnjë detyrim. Bajraktarët e tjerë, që perfitonin edhe ata nga privilegjet e Mirditës shkuan duke iu mbështetur asaj dhe duke e quajtur vehten mirditorë. Etnografikisht emni Mirditë del rreth 1416, në Katedralën e Ljubiçit, bot. në Atarine fq. 46, lib. 14. Kah viti 1436 kaloi nëpër Raguzë i biri i princit Prengë, në vitin 1470 popullsia e Mirditës asht e zoja të qesin 12.000 luftëtarë. Gjon Muzaka, kur shkruen historinë e shtëpisë së vet, në vitin 1510 nuk përmend aspak mirditasit, por vetëm thotë se shtëpia e Dukagjinasvet sundon Zadrimën, dy Fandet, Malin e Zi të Pukës, Pultin, Flatin, Qafen e Malit dhe bregun e majtë të Drinit. As Barleti nuk i përmend Mirditasit. Shtjefen Gaspari, në vitin 1671, shkruen se "popujt e Mirditës ishin futë në krahinën e Oroshit, ma parë Marin Borci shkruen se në vitin 1610 nuk e dojshin me e pranue reformën e Kalendarit Gregorian". Ami Boué, balkanolog i përmendun, thotë se "Muhameti II mori Krujën, dhe rrethoi Shkodrën, Mirditasit qendruen vetëm me i ba ballë sundimit turk." Tue qenë se mbreti i Napolit nuk i strehoi ata që nuk kishin mujtë me emigrue, ia afruen vendin Dukës Karl Emanuelit të Savojës, por Europa nuk e çau kokën për ta e atëherë ranë në marrëveshje me Turkinë me qyshk që mos me u përzie në mes tyne" dhe nga ana tjeter Turkia i lente të lirë me mbajtë armët, mos me pague taksat dhe mos me i luejtë zotnimet. Kah gjysma e shek. XVI, zgjodhën një princ prej familjes së Skanderbegut me emnin Zakari, i cili xuni vend në Orosh. Hecquardi, shkruen se, "Mirditasit, bile Prengë Lleshi prej fisit Skanderbeg Llesh, qe në shërbim të Ali Pashë Tepelenës, i cili nuk iu përzie në besim. Prenga, neveritë prej gjaksie të bame nga Mustafë Pasha, me mbytjen e të birëvet të Brahim Pashës, vojt e hyni në shërbim të Ali Pashës, mjesa Prengë Doda luftoi në Moré bashkë me Mustafë Pashën." Mbas tij erdhi Lleshi i Zi i cili luftoi në Epir e në Greqi, shtini në dorë Tiranën, ku me dorë të vet vrau 9 (nandë) bejlerë. Mbas vdekjes së Mustafë Pashës ky qe mergue në Janinë. Në vitin 1844 del në shesh Bibë Doda i cili me Reshit Pashën luftoi në Epir dhe dekorohet me "Nishanin e Iftiharit e të Mixhidijes"; po në këte kohë edhe Papa i ep dekoraten e Shën Gregorit; ky luftoi edhe kundra Malit të Zi, dhe tue qenë se Ymer Pasha filloi me u përzie në punët e brendshme të Mirditës, populli u çue peshë, rrethoi shtëpinë e Bibë Dodës dhe qenë tue e djegë për së gjallit mos të hyjshin ndermjet Ipeshkvi i Lezhës, Konsulli i Anglisë dhe i Francës.1) Shenim: Dom Jak Bushati dhe Dom Prend Suli tregojnë se mirditasit mbas kungimit kishin zakon me pie venë, të cilën ia nepte prifti. Kjo venë në masen 8 okë, paguhej si e dheta e famullitarit. Shumë mirditas sidomos fandasit kanë emigrue në Kosovë. Dokumenti i parë i mungades së Shën Llezhdrit (Aleksandrit) mban datën e vitit 1319. Mirditasit kanë një nderim të veçantë për këtë Shejt, sikurse e verteton betimi, kur duen me dishrue të vertetën që përmbahen "për Arkë të Shejtit". Abacia e Mirditës qe nën varësinë e dioqezës së Arbënit, sikurse e vërteton Imzot Karl Pooten në fq. 107, i mbështetun në Farlatin, ku thuhet se në vitin 1367, Aleksi prej Arbënit, mungar benediktin i kuvendit të Shën Llezhdrit të Malit d.m.th. të Mirditës, prej Urbainit V me 20 prill të atij viti, e krijoi Abat i kuvendit të Shën Mërisë së Rotes së dioqezës së Tivarit. Edhe përpara 1319, prej letrës së Gjonit XXII del në dritë se Abacia e Mirditës d.m.th. Kuvendi i Shën Llezhdrit qe nën dioqezës e Arbënit. Gjithashtu gjejmë se me 1638 Mark Skura që qe ipeshkëv i Arbënit, pat pasë Abacinë e Shën Llezhdrit dhe kuvende të Shën Mërisë së Nderfandisë, e cila përmendet që më 1457. Kur me 1640 u ba arqipeshkëv i Durrësit, aneksoi edhe Ipeshkvinë e Arbënit, tue mbajtë klerin shekullar titullin e Abatit të Mirditës nën vartësinë e ipeshkvit të Lezhës.[1]

Më 1621, P. Budi e shenon Mirditën si një nga trevat e popujve të Dukagjinit.

Ndërsa Ipeni vinte në dukje; Mirdita nuk është emër FISI i por hapsirë vendi HINDERLANDI, LANDERHAFTI, TERRITORI”.

Më 1629 përmenden “popuj të quajtur mirditas, shqiptarë, por armiq të turqve”.

Më 1637 M. Skura shkruante: “Mbërrita në Mirditë, dhe po i lëshoj katundin e Mirditës së Epërme atë të Zajsit përfshitas” .

Ndërsa K. Jeriçek thotë: “Më 1426 shënohej vetëm Kisha e Shënllezhdrit mbi mal, në vitin 1638 i shtohet “Mbi malin e mirditasve”.

Më 1641 po sipas Shuflajt dalloheshin rreth kështjellës së Lezhës, rrjedhën e poshtme të lumit Mat dhe rreth Kurbinit “Shqiptarë të maleve, mirditasit, bulgjrakët e selitasit, të cilët turqit i quajnë kryengritës e tradhtarë”.

Më 1666 P. Bogdani përmend: “Popujt e maleve të Mirditës, Kurbinit dhe të Arrnit”.

Në hartën e P. Koronelit, të botuar në 1688 dhe në atë të G. Kantelit të botuar në 1689 shënohen: “Popujt e Mirditasve”.

Sipas të dhënave por dhe gojëdhënave embrioni Mirditë si territor është emër fshati Grykë-Orosh dhe zbret deri afër Repsit. Pastaj më vonë ky katund emrin e tij do ta humbiste sepse ky emër do të përfshinte territore e banorë (popuj) nga Drini e deri në Mat, nga Arrni (Kukës) e deri Kurbin, nga Qidhna (Dibra e poshtme) e deri në Shëngjin (bregdet)[1].

Shtrirja gjeografike[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtrirje gjeografike të Mirditës shumë autore e kanë paraqitur ne madhësi te ndryshme. Hjuz e shënon Mirditën nga Tirana në Lezhe, në dhjetëvjeçarin e dyte te shekullit te 14. Pukvilie pas tij edhe Buee vendosin Mirditën midis Prizrenit, Drinit, Shkodrës, Lezhës, Krujës, Tiranës dhe Luginës se Dibrës. Pak më vonë Tozer jep një shtrirje me kufij më të saktë të Mirditës, duke i përcaktuar 35 milje nga veriu ne jug, Pukë, Mat, dhe 40 milje nga lindja ne perëndim, Dibër, Zadrimë.

Si bashkim 12 bajrakësh Mirdita, shtrihet në drejtim të Shkodres e Vaut të Dejës është cepi veri-përendimor i Mirditës, vazhdon kufiri nga Shkodra në Lezhë e cila ndjek kreshtën e maleve nepër, Shite, Kreshtë, Velë, Molung e deri ne Trodhen e cila e ndanë me Krujen dhe është skaj jugpërendimor i Mirditës, nga Trodhna vijon kufiri me Matin dhe kthehet në veri Zalli i Karices ku derdhet Uraka në Mat, më pas nepër Zallin e Gjoqajve del ne Livadhin e Pelave kufi me Dibrën që është skaji juglindor i Mirditës, kufiri me Dibrën vijon kreshtave të maleve drejt veriut, kunorë Qafë Merkurthe, Frashë e Gur i Kuq, duke zbritur në katundin Lajthizë të Oroshit, në majën e Zepes ndanë me Lumën, këtu është skaji verilindor i Mirditës, nga Qafa Kumbullës nisë kufiri me Pukë dhe del në Qafë të Malit, pastaj zbret në rrjedhën e sipërme të Fanit të Madh, deri Lumë-Shtyllë kalon Suken e Zezë, majen e Thatë, livadh Kabashe duke lënë Malin e Tërbunit në anë të Pukes, del në ndërmjetës, kalon përmes Gomsiqje, kalon në katundin Mdhue e pastaj zbret ne Drin.

Popullsia e atëhershme mirditore[redakto | redakto tekstin burimor]

Duke qenë se flitet për shumë vite më parë edhe të dhënat e popullsisë, nga studiues dhe institucione të ndryshme, janë të ndryshme. Në 1570 thuhej se nga Mirdita numëroheshin 12 mijë ushtarë të armatosur, por kjo e dhënë mendohet të përfshi edhe zona të tjera për rrethe. Në regjistrat osmanë të Sanxhakut të Dukagjinit të viteve 1529, 1536 dhe 1571, 1591 ka vetëm të dhëna për numrin e shtëpive dhe jo të banorëve. Studiuesi M. Viet, për mesin e shekullit të 19 e jep të qartë numrin e banorëve, ai shkruan se Mirdita në këtë kohë kishte 12,256 banorë. Sipas përllogaritjeve me përafërsi më të pranueshme duke u mbështetur në të dhëna të arkivit, bashkimi i 12 bajrakëve te Mirditës si krahinë autonome kishte 83 katunde, 2400 shtëpi dhe rreth 25 mijë banorë.

Besëlidhja e madhe e mirditorëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1565 u mblodhën dhe lidhën besën kundër turkut malësorët e tri maleve fqinje, të Mirditës, Pukës dhe Lumës të cilët ndërprenë rrugën strategjike Shkodër-Prizren të cilët me sulme të shpejta e të befasishme goditën në disa pika regjimentet turke në afërsi të Shkodres. Për të shtypur këtë kryengritje të kësaj besëlidhjeje pushtuesi osman përdori regjimentet e Shkodres, Dukagjinit dhe të Ohrit. Mbas disa luftimeve të rrepta që vijuan me furì për disa kohë, kryengritësit u tërhoqën në male, ku nuk mund të depërtonte turku për arsye se pësonte humbje të konsiderueshme. Në regjistrat osman të Sanxhakut të Dukagjinit në vitin 1571 për Mirditen nuk gjenden të dhëna popullsie, por shkruhet, Rajata e Nahisë së Fanit u treguan kokëfortë dhe nuk erdhën të rregjistrohen.

Qëndresa për Liri[redakto | redakto tekstin burimor]

Një rol të rëndësishëm luajtën edhe klerikët e asaj kohe, ku në mënyrë të veçantë shquhet Nikoll Mekshi nga Malësia e Shëngjergjit të Tiranës, peshkop i Stefanisë e i Benës, i cili i ndjekur nga pushtuesi osman qé strehuar në Mirditë, ku ndejti disa kohë në fshatin Perlat e më vonë në katundin Bisake të Fanit. Në një letër që më 25 korrik 1601 i shkruan Romës thuhet "Këtu në Shqipëri çdo vit bëhen sulme të turqëve kundër malësoreve por edhe malësorët kundër turqëve. Këtë vit ushtritë e katër sanxhaqeve të përbëra nga 15 mijë kalorës e këmbësorë u lëshuan kundër malësorëve, bënë shumë dëme në bagti, morën skllevër dhe dogjën shumë shtëpi. Edhe malësorët nga ana e tyre nuk munguan t'i përgjigjen, një mëngjez heret me dy tuba burrash sulmuan fushimet turke. Kapen edhe djalin e Mustafa pashës së Dibres, edhe pse ushtria turke kishte 6 mijë veta u thyen keqas dhe luftëtarët malsorë i ndoqën më se 10 milje, u morën flamurët, vranë shumë ushtarë turq dhe kapën mjaftë arme e plaçkë lufte". Lleriku Nikollë Mekshi u muar me organizimin e një kuvendi të madh ndërkrahinor në Shënllezhdër të bjeshkës së Oroshit të Mirditës i ndihmuar nga udhëheqsit e kësaj krahine. Në këtë kuvend morën pjesë përfaqsues nga 13 krahina të Shqipërisë: Kosova, Mirdita, Kukësi, Luma, Mati, Dibra, Shkodra, Zadrima, Lezha, Kurbini, Kruja, Petrela, Elbasani, Myzeqeja e Spindarika. Kështu pra Mirdita u bë qendër e lëvizjes mbarëkombëtare për liri.

Tema e kësaj mbledhje ishte besëlidhja për një kryengritje të përgjithshme kombëtare kundra pushtuesit. Mbledhja i nisë një letër senatit të Venedikut në të cilën thuhet: "Ne, krerët, pleqtë e parë e të gjithë popullit të Shqipërisë, në një mendje me gjithë popullin jemi mbledhur në vendin e Dukagjinsave (në shekullin e 16-të Dukagjin kanë qenë quajtur disa krahina të veriut sëbashku), në Shllezhdër t'Oroshit të Mirditës dhe kemi dhëne besën për t'i kthyee gjithë popullit të Shqipërisë lirinë e vjetër si në kohë të prijësit tonë Gjergj Kastrioti, i drejtohemi kthjelltësisë tuaj për ndihmë. Në qoftë se do kemi ndihmën e Venedikut me armë e municione në kryengritje mund të marrin pjesë rreth 100 mijë vetë me të cilët mund të marshojmë deri në Kostadinopojë." Në këtë dokument besëlidhjeje që mbanë datën 15 shkurt 1602, firmosën të parët krerët In Gjergji, Gjet Kaloshi, Gjon Qefalia, Gegë Zajsi, krerët pleq të Mirditës pastaj u firmos nga përfaqsuesit e gjithë krahinave dhe ju nis Venedikut.

Pa mbaruar akoma mbledhja e 15 shkurtit 1602, turqit mësynë furishëm në dy drejtime: nga juglindja nepër luginën e Matit duke msyrë drejtim fshatit Perlat të Mirditës, dhe nga ana e lindjes, duke u nisur nga Dibra e poshtme përballë Lures, e për të msyrë bjeshkët e Mirditës kufij me Pukë e Kukës. Dukagjinasit sëbashku morën një sulm të paparë dhe për pak ditë arritën t'i shpartallonin plotësisht turqit duke u shkaktuar humbje të mëdha dhe duke marrë shumë rob lufte. Kërkesë së kuvendit për ndihmë, Venediku ìu përgjigj me dinakëri, duke i keshilluar Shqiptarët. Të ruajnë të gjallë, por të mbyllur guximin e vet dhe të gjithë popullit për ta vënë në zbatim në rrethana më të përshtatshme, se levizja pa një themel të mirë, do të tërbojë armikun dhe do të shkaktojë jo kryengritje por shtypje të rëndë. Këtë qëndrim Venediku e arsyetonte se nuk ishte koha për të vënë në rrezik marrdhëniet me sulltanin. Kështu në pranverë të vitit 1603 sipas njoftimit të venediksave turqit morën një fushatë të befasishme në veri për të kapur klerikun dhe organizatorin e kryengritjeve Nikollë Mekshin, i cili ndodhej i strehuar ne fshatrat e thella të Mirditës. Por këtë radhë malsoret u ndodhën edhe më të organizuar dhe arritën të zbrapsin armikun shpejt dhe duke i shkaktuar mjaft dëme dhe panik.

Kundraja e qartë e gjendjes së Dukagjinit në 10 vjeçarin e parë të shekullit 17 del shumë mirë nga relacioni i Marin Bicit, argjipeshkvit të Tivarit në vitin 1610. Ai dëshmon se Dukagjini mbahej në gjendje shtetrrethimi, e dukagjinasit nuk mund të dalin jashtë vendit të tyre pa leje-kalim! Për ta pushtuesi kishte vënë kufi! Por edhe dukagjinasit kishin vene kufi: Sundimtarët turq të krahinave, nuk hynin dot në vendin e dukagjinsave qoftë edhe për të nxjerrur njerëzit që i kishin të mbajtur peng." Nuk duhet të jetë rast i rrall e i veçantë kërkesa si ajo e sundimtarit turk në Fushëkrujë që i bën M. Bicit për t'i shkruar një letër për dukagjinsit e Kthellës (një zonë e Mirditës së sotme) që tii lirojnë njerëzit e kapur peng gjatë luftimeve. M. Bici vë në dukje edhe masat mbrojtëse të dukagjinsave, ai tregon se në Qafë Kumbull të Fanit Mirditë ishin prerë lisat dhe me trungjet e tyre kishin prerë rrugën kryesore. Kjo punë bëhej me qëllim që të pengohej depërtimi i shpejtë i kalorësve, ose largimi i shpejtë i tyre, po të kishin hyrë në ndonjë anë tjetër. Se dukagjinsit i bënin ballë trusjes osmane tregon edhe N. Mekshi, i cili me dt. 15 korrik 1610 shkruan:

Dhe sot gjenden disa të quajtur Dukagjinas, që mbahen të lirë, të cilët mbrohen për hir të armëve që kanë dhe e mbajnë larg pushtimit osman krahinën e tyre.

Kuvendi ndërballkanik i Kuçit[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kuvendin e Kuçit, të mbajtur në dy rende, në korrik e shtator të 1614, Mirdita përfaqësohej si një malësi me peshë. Përfaqsuesi i saj ishte ndër krerët kryesor të kuvendit e në radhën e parë të besëlidhurve. Sipas planit të këtij kuvendi për të shpërthyer kryengritjen e përgjithshme kundër pushtimit turk, Mirditës që akoma quhej Dukagjin iu là dëtyra të sulmojë e të çlirojë Krujën. Nga të dhënat e parashtruara në kuvend, kështjella e Krujës mund të merrej pa shumë vështirësi, mbasi një copë mur afër hyries ishte shembur dhe nuk ishte riparuar ende. Një pjesë tjetër e Mirditës bashke me zonat për rreth do të sulmonin Shkodrën mbasi kishin rënë në marrëveshje me disa nga njerëzit që shërbenin në keshtjellen e Shkodrës. Por as një lloj ndihme në këto momente nuk morën. Dhe megjithëatë siç e thekson Pjetër Budi me 15 shtator 1621, popujt e krahinës së Mirditës janë vazhdimisht në kryengritje kundër turkut... të gjithë me armët e veta, këta njerëz janë të vendosur dhe të vlertë sa ç'mund të ketë kjo botë, dhe shumë të stërvitur në disiplinën ushtarake... deri tani i kanë bërë dëme shumë të mëdha armikut, me sulmet e vazhdueshme kanë rrënuar shumë qyteza e kështjella të turqve dhe përherë kanë dalur ngadhnjimtarë në të gjitha luftimet kundër turqve, armiqve të tyre kryesorë.

Burrat e Shquar[redakto | redakto tekstin burimor]

Mirdita, gjatë shekujve të kaluar ka nxjerrë burra të shquar që me jetën dhe veprën e lavdishme kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare dhe më së shumti në Shqipërinë e Veriut.

Shpesh herë njerëzit kanë qenë të interesuar të njohin nga afër ecurinë interesante të Derës së Madhe të Gjomarkut të mirënjohur si Dera e Kapidanit të Mirditës, që nga zanafilla (shek. XV) e deri më sot, duke u mbështetur nga të dhënat historike, gojëdhëna popullore dhe literatura e pasur sot. Dera e Kapidanit të Mirditës me vullnesën e popullit kanë udhëheqë Mirditën, me urti, maturi, politikë e jetë normale për komunitetin shqiptar, me sjellje të denjë burrërore dhe një guxim të madh në mbrojtje të interesave të popullit, duke punuar me përkushtim për bashkimin e fiseve, vëllazërimin dhe bashkëpunimin reciprok të familjeve, nxitjen dhe përkrahjen e idealeve kombëtare, kundër pushtuesve të huaj, që gjatë shekujve kanë shkelur trojet shqiptare.

Në këtë udhë pozitive, në të mirë të krahinës zëmadhe të Mirditës, ka udhëheqë Dera e Kapidanit që nga shekulli XV. Gjomarku I-rë, i ftuar nga populli, për t'i udhëhequr si kryeprijës i tyre, u është shprehur hapur dhe në mënyrë demokratike Mirditës se: "Nëse më pranoni për udhëhjeksë, un dhe pasardhësit e mijë do ta sundojmë e do ta drejtojmë popullin e Mirditës pa kurrfarë të drejte të dhetash, taksash, gjobash, xhelep, etj., por vetëm në bazë të së drejtës kanunore dhe do të respektojmë të drejtën familjare e prones private të caktueme me gurë e kufi. Ju premtoj gjithashtu se kam me vuejtë, me sakrifikue, me u djegë, me luftue e me dekë për Mirditë e bashkë me mirditas".

Gjatë viteve gjithnjë më ka shqetësuar seria e pyetjeve enigme, se cila është prejardhja e Principatës apo Derës së Gjomarkut, a kanë ato lidhje me Derën e Dukagjinve, qysh nga periudha e lavdishme e Gjergj Kastriotit të kohës së Arbërit, si paraqitet shtrirja gjeografike e tyre, cila është ecuria e qendresës kundër Portës së Lartë Otomane gjatë shekujve të sundimit turk në Arberi, jeta dhe sundimi i Kanunit të maleve kreshnike, pse respektoheshin këto kode më së shumti në Shqipërinë e Veriut, luftrat e njëpasnjëshme që kanë zhvilluar Mirditorët për të ruajtur Autonominë e saj, lufta titanike kundër komunizmit dhe sherbetorëve të saj, organizimi i rezistencës së armatosur nëpër malet e Veriut të Shqipërisë, aktiviteti i pasur patriotik i Kapidanit të Mirditës në diasporën Evropiane, aktiviteti i Kapidanit të Mirdites Ndue Gjon Marku dhe drejtimi i "Blokut Indipendent" në ShBA etj., etj.?! Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjera, që i përkasin gjashtë shekujve të fundit të mijëvjeçarit të dytë (shek. XX), u jep përgjigje objektive juristi i mprehtë, aktivisti e patrioti i palodhur shqiptar Kapidani i Mirditës Ndue Gjon Marku qe ishte nip i Bardhok Marenes, përmes librit jetëshkrimor me titull: "Mirdita, Dera e Gjomarkut, Kanuni", botuar në New York në vitin 2002.

  • * *

Me Palin dhe më pas me Lekë Dukagjinin vijon vargu i djemve, që zë fill me djalin Gjon Mark Kolë Pali (Marku i parë) me të cilin u bart dhe merr emrin Dera e mirënjohur e Gjomarkut. Kështu djemtë bëhen trungu, ndera dhe zemra e Mirditës. Pema e familjes së Principatës së Mirditës si Dera e Gjomarkajve ose Kapidani i Mirditës, vijon me Marka Gjoni I-rë, që është djali i Gjon Markut II-të të vrarë prej turqve, duke i lënë vendin barkut të parë të pasardhësve që zë fill me Preng Lleshin I-rë. Më pas vijnë Dodë Prenga, Bibë Doda. Përveç këtij të fundit që ka lënë trashëgimtarë, Principata e Mirditës - japin drejtim dhe zhvillim pemës së Derës të Gjomarkut. Dhe më pas vijon brezi i meshkujve që vijnë nga barku II-të dhe III-të, duke ruajtur e trashëguar më tej nderen e fisme dhe emrin e mirë të Derës së Gjomarkut ose Kapidanit të Mirditës brez pas brezi. Respekti dhe autoriteti trashëgohet dhe përcillet me mirënjohje nga të gjithë banorët autoktonë të Mirditës, jehona e famës së Principatës së Mirditës pasurohet me përvojë dhe histori të lavdishme, që ruhet e regjistruar thellë në kujtesën e historisë së krahinës me merita të shumanshme burrërie, trimërie, bujarie, besnikërie, të ushqyer nga tradita e hershme e Kanunit të Maleve të Lekë Dukagjinit.

E parë në planin e mbijetesës origjinale me të gjithë elementët e ruajtjes të pastër të traditës të mirëfilltë shqiptare, kjo Dinasti, ka mundur të mbijetojë ndaj furtunës së egër të pushtuesve barbarë turq, serbo-malazezë dhe regjimit antishqiptar e ateist komunist. Autorë të ndryshëm, si: albanologë, udhëtarë e vizitorë të huaj, francezë, italianë, anglezë, austriakë, hungarezë, serbë, malazezë, grekë, maqedonas, kroatë, sllovenë etj., kanë cekur në fletët e historisë, duke lënë të shkruar përshkrime udhëtimi, relacione derguar Vatikanit, takime me banorë mirditorë, historitë e dioqezeve dhe jetën e aktivitetin baritor të udhëheqësve të devotshëm shpirtëror të kishës katolike, historinë dhe traditën e Principatës së Mirditës - Dera e Gjomarkajve - Kapidani, marrëdheniet ekonomiko-sociale dhe urëlidhjet kulturore e zakonore të krahinës me simotrat e tjera brenda territorit të Arberit, lëvizjet mekanike të popullsisë në drejtim të qendrave të reja të banimit dhe shpërnguljet në drejtim të zonave më pjellore e të përshtatshme për ekonominë bujqësore, blektorale dhe artizanate, të cilat kanë qenë ushtruar si traditë në tërë krahinat shqiptare, etj.

Nëse do të citonim disa nga autorët më të njohur asokohe, mund të shtonim se shumë të rëndësishme kanë mbetur shënimet dhe vlerësimet shumë domethënëse të shkruar nga albanologu i mirënjohur asokohe francezi Amy Bue, i cili në veprën "La Turque d'Europa" (Paris, 1880), ndër të tjera thotë se krahina, ka përfaqësues të denjë që njihen dhe respektohen nga të gjithë dhe ajo është Dera e njohur e Dinastisë së Kapedanëve të Mirditës. Principata ka gëzuar dhe gëzon respekt e autoritet, mbasi përdor me përpikëmëri burimet e traditës vendase që mbështetet tek ligjet e njohura ndër brezni të Kanunit të Lekë Dukagjinit, që rregullon jetën e brendshme të banorëve me shtrirje në të gjithë Shqipërinë e Veriut e deri në Kosovë. Meshtari që njihte shumë mirë doket e zakonet shqiptare dhe jetën e Kapidanit, ka qenë Don Stefano Gaspari, një prift katolik shqiptar, i dërguar prej Vatikanit (Selia e Shenjtë) në Shqipëri në vitin 1671, ku në shënimet e tij përshkruan me hollësi gjendjen e mjerë të klerit katolik në krahinë. Kleriku midis të tjerave cekë edhe marrëveshjen me pesë pika, të nënshkruar midis Perandorisë pushtuese Turke me përfaqësuesin e Principatës së Mirditës pinjollin e denjë të Derës së Gjomarkut - Kapidanin Gjon Marku I-rë. Sipas shumë burimeve arkivore të hulumtuara deri në ditët tona, del se marrëveshja në fjalë ka qendruar në fuqi për afro 3 shekujve, duke respektuar me besnikëri çdo pikë të rëndësishme të saj. Ndërsa më vonë historiani freng Pouqeville (albanolog), Konsull i Napoleonit I-rë në Janinë (1806 - 1816) përmend për herë të parë, se: "Mirdita në vjetin 1550 ka zgjedhë Dinastin princore në përsonin e Gjon Marku I...", e cila ka mbërritur 82 vjet pas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit.

Historikisht Dera e Gjomarkut, mundi që të trajtojë me mjeshtëri të rrallë gjithçka që ishte me ligjin tradicional të Kanunit, ku siguroi paqen, bashkimin, vëllazërimin dhe nivelin e admirueshëm të mirëkuptimit të popullit të Mirditës. Edhe albanologu tjetër Dometrio Camarda, në veprën e vet të titulluar: "Gramatologia Comparata" (1866), shkruan se malësorët qendruan të bashkuar përballë pushtimit otoman, duke respektuar gjithnjë Princin e Mirditës me seli në Orosh, duke mos e ulë kurrë Bajrakun dhe Fenë e të parëve. Gjomarkajt kanë qenë shumë të kujdeshëm dhe të përpiktë në të gjitha lidhjet martesore që kanë bërë, duke mos u martuar asnjëherë me tre bajraqet e fisit, që gjithnjë konsideroheshin si vëllezër, si: Orosh, Spaç e Kushne, duke krijuar një Dinasti në pastërtinë e gjakut dhe forcuar e zgjeruar edhe më shumë influencën e prestigjin e saj zëmadh edhe në krahina të tjera të Shqipërisë Veriore. Mirdita dhe Principata e Derës së Gjomarkut ishte pararoja e qendresës kundër Portës së Lartë Turke asokohe, rrugë në të cilën vijuan edhe Dukagjini dhe Kelmendi në Malësi të Madhe, si një dritë e pashuar në të mirën e të drejtave kombëtare. Ajo ishte e përgatitur për sifida të reja. Dera e Kapidanit të Midritës, kishte një fuqi të fortë ushtarake në përbërje të të cilit bënin pjesë mbi 1500 luftëtarë shumë të zot dhe besnikë të Kanunit dhe Derës që përfaqësonin, duke iu përgjigjur çdo thirrje me armë në dorë. Respektin ndaj Kapidanit e kanë shpreh gjithnjë në kuvende burrash, delegacione shqiptarësh për çështje të ndryshme sociale dhe kombëtare, apo kur ka qenë çeshtja e paris së maleve në Shqipërinë e Veriut. Midis shumë përsonaliteteve që kanë lënë emër të mirë në historinë e popullit shqiptar janë edhe figura të njohura të atdhedashurisë, sikurse është trimi i maleve Dedë Gjo' Luli etj.


Një shembull klasik i besnikërisë ndaj Principatës së Mirditës - Dera e Gjomarkut - Kapidani, ka mbetur historia e lavdishme dhe e rëndësishme e skalitur në figurën e paharruar të Lleshit të Zi, një pinjoll i përkushtuar i Dinastisë së Derës së Gjomarkut. Trimëria e tij veçohet më së shumti në planin e thekshëm atdhetar. Nga burimet historike dhe përmes veprës së Kapidanit të Mirditës Ndue Gjon Marku me titull: "Mirdita Dera e Gjomarkut, Kanuni" (New York, 2002), ndër të tjera mësojmë, se ishte koha kur Turqia kërkonte që të dorëzoheshin të gjithë luftëtarët mirditorë, që kishin marrë pjesë aktive më armë në dorë e ndërgjegje atdhetare në Luftën e Kalasë (Rozafa) së Shkodrës ose në të kundërt dotë fillonte ndëshkimin fizik me ekspedita ushtarake në të gjithë krahinën, duke vrarë, djegur shtëpi, sipas zakonit të përhershëm si pushtues në shekuj. Mirëpo Lleshi i Zi falë zgjuarësisë së trashëguar e kuptoi veprimin dinak të çallmave të Bosforit, që nga çasti në çast po i kërcenohej Mirditës, prandaj lajmëroi Stambollin se: "pergjegjjesia ishte e tij, se vetëm ai (Lleshi i Zi) duhej të dorëzohej, me kusht që Mirdita të mos prekej".

Nga ana e tjetër Perandoria Otomane, nuk e njihte mirë Lleshin e Zi, emrin dhe burrërinë e madhe të tij. Turqia e befasuar nga trimëria dhe përgjegjësia për të marrë mbi vete të gjithë barrën e rëndë të sakrificës deri në flijim që po bënte Lleshi i Zi, pranoi kushtet, i vuri prangat Lleshit të Zi dhe e plandosi për 9 vjet me radhë në burg dhe sugjerime të njohura të Janinës. E vlerësuar sot pas shumë shekujve, Mirdita i është shumë mirënjohëse përpara historisë birit të saj të flaktë për gjestin e sakrificës që mori përsipër, ku me burrëri të pashoq u vetësakrifikua në emër të gjithë krahinës që e donte si dritën e syve të ballit. Por nga ana e tjetër Zoti i gjithpushtetshëm me mrekullinë e Tij e ruajti me përkujdesje Kapidanin e Mirditës dhe dëshminë historike për brezat që do të vijnë si shembull pozitiv.

Pas shumë kalvareve e peripecive që iu desht të kalonte nëpër burgjet e ftohta anadollake, Lleshi i Zi u rikthye nga internimi. Një fatkeqësi kishte pllakosur Derën e Principatës së Gjomarkajve. Vrasja e tre djemve të tij nga nipi i vet (djali i vëllait), i nxitur drejtpërdrejtë nga djallëzitë e pushtuesve turq përmes politikes "përça e sundo" e ligshtoi në zemër humbja e djemve, por nuk e mposhti urretjen ndaj pushtuesve që jo vetëm e surgjinosën, por i futën në shtëpi vrasjen brenda gjakut. Ky akt e lëndoi rëndë Mirditën dhe Lleshin e Zi, të cilin Turqia e liroi nga burgu, për të "pajtuar" gjakrat nga konfliktet e të cilave ishin vrarë 22 vetë vetëm prej dy lagjeve. Kjo mbetet tragjedia më e madhe e gjakmarrjes së kobshme në Derën e Gjomarkut e shkaktuar nga fitilat e pushtuesve turq. Në këtë mënyrë, pushtuesi mundi të jetë më në brëndësi të të gjithë intrigave që gatuante vetë, për të dobësuar dhe çoroditur sa të jetë e mundur Derën më me influencë të Kapidanit të Mirditës në Orosh. Politika e intrigave të kurdisur e luajtur me një skenar të parapërgatitur shumë mirë kishte mundur të depërtonte dhe të shkaktonte plagë të rënda në Derën e Madhe të Principatës në fjalë. Megjithë këtë fatkeqësi, gjatë kohës së sundimit të Lleshit të Zi, ai mundi të rishëronte plagët e thella, zgjeroi dhe shtriu emrin, respektin dhe prestigjin e Derës së Gjomarkut dhe tek njerëzit me influencë në Shqipërinë e Veriut dhe Jugut. I tillë ka qenë Ali Pashë Tepelena.

Dera e Gjomarkut, gjithnjë kërkonte që të reflektonte kuptimin politik të kryengritjes së Mirditës dhe në të gjithë Shqipërinë e Veriut, të stimuluar drejtpërdrejtë nga Dera e Gjomarkut. Ata krijuan ITIFAKU-n (Lidhja e Besës) në verë të vitit 1876, ku u bashkuan në Shën Pal krerët e 12 bajrakve të Mirditës. Më pas këtë shembull pozitiv e ndoqi edhe Puka, Dibra, Krasniqja, Mati etj. Preng Bibë Doda, më 15 qershor 1877, i dërgoi një telegram Kongresit të Berlinit, duke e lajmëruar se Mirdita, kërkon të ruaj Statusin e vet dhe se bajrakët nuk pranojnë kurrëfarë zgjidhjeje tjetër përveç atyre që do të kenë për bazë respektimin e Autonomisë së Mirditës. Një fakt të tillë e përsërisin në një letër të dytë, ku nënshkruajnë krerët e 15 bajrakëve të Mirditës, të cilat shtriheshin prej lumit Mat deri thellë në Kosovë, ku bënin pjesë 11 bajrakë.

Në këto ngjarje historike që kanë përfshirë Derën e Gjomarkut bën pjesë edhe figura e prelatit të lartë të kishës katolike në Orosh Abatit të Mirditës imzot Prenk Doçi, i cili gjatë sundimit shpirtëror apostolik në famullitë e tij në Mirditë tregoi pjekuri dhe aftësi për të ruajtur të bashkuar të gjithë besimtarët shqiptarë dhe respektuar gjithnjë Derën e Kapidanit të Mirditës. Abacia e Mirditës përbehej nga 13 famulli, që në qendër të aktivitetit baritor kishte ruajtjen e besimit në fenë e Jezu Krishtit, traditat më të mira të Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe respektimit si përherë të Principatës së Mirditës - Dera e Gjomarkajve - Kapidani. Deri asokohe kishat dhe kleri ishin në gjendje të mjerueshme. Figura e prelatit të lartë Imzot Doçi u rrit edhe më shumë falë respektit që ai gëzonte për Principatën e Derës së Gjomarkajve, që i ndihmuar nga këto të fundit nisi të bëj menjëherë rigjallërimin e ripërtëritjes së traditës fetare në popull, organizimi kishtar, meremetimi dhe rindërtimi i kishave të reja bëri që të sheshoheshin disa mosmarrëveshje të vogla midis klerikëve, lartësoi deri në nivelin e Abacisë dhe krijoi selinë administrative apostolike.

Turqia duke përfituar nga mosha e madhe e Kapidanit Gjon Mark Lleshit dhe nga mungesa e përkrahjes së tij asokohe, mundi me dredhi që të penetrojë në Mirditë, ndonëse krahina me luftë rezistoj për të ruajtur Autonominë e saj. Edhe gjatë luftës kundër turqisë në vitet 1872 - 1873 mirditasit u përfshinë në lëvizjet antiturke, ku spikati Llesh Gjoni, si një prijës i pashoq, me virtyte burrërie dhe drejtues i aftë e trim. Ai mbeti i vrarë si trimat dhe shmbulli i tij përmendet me respekt në vendlindje. 3 vjet më vonë më 1876, dhe në vitet që pasojnë 1877, 1878, Mirdita, përsëri ngrihet me armnë në dorë kundër Portës së Lartë, duke u bërë arenë e përleshjeve dhe filloi në këtë mënyrë serinë e pandërprerë të luftrave liridashëse të prirë si gjithnjë nga Dera e madhe e Kapidanit brez pas brezi. Nuk ka ngjarje historike të Mirditës ku të mos ndihej prania dhe autoriteti i Derës së Kapidanit, mençuria, aftësia e shkathtësia e zgjidhjeve me pushkë e mend të të gjithë problemeve kundër pushtuesve shumë shekullorë turq.

Në arenën e politikës shqiptare kishin filluar dhe mbajtur gjithnjë të ndezura kryengritjet e njëpasnjëshme antiosmane. Lëvizjet çlirimtare kundër pushtuesve të huaj shumë shekullorë u nxitën dhe përkrahën nga grupi i patriotëve katolikë shkodranë, të cilët e kishin përqendruar të gjithë përkujdesin në krahun e lëvizjes kombëtare të Mirditës dhe përpiqej t'i jepte asaj rëndësi të veçantë politike, përmes synimeve konkrete të paracaktuar për dobësimin dhe gradualisht largimin nga toka arbër Në lidhje me "Lidhjen Shqiptare të Prizrenit" të vitit 1878 ka pasur shumë keqinterpretime nga historianët para dhe pas diktaturës komuniste në Shqipëqri dhe në kohën e sundimit të serbve në Kosovë. Për këtë ngjarje është anashkaluar roli dhe kontributi që ka luajtur krahina e mirënjohur e Mirditës dhe qytetarët e nderuar shkodranë. Ndryshe e ka analizuar dhe trajtuar këtë ngjarje Kapidani i Mirditës Ndue Gjon Marku, i mbështetur tërësisht nga burimet historike autentike shqiptare dhe joturke sikurse shpesh është referuar e ashtëquajtura historiografia komuniste në Tiranë e Prishtinë. Duke shfletuar me kujdes librin e juristit dhe Kapidanit të Mirditës Ndue Gjon Marku në veprën e vet, ku, ndër të tjera lexojmë një realitet shumë të vërtetë historik se: "Shqiptarët i shpejtuen kontaktet dhe në fillim të qershorit 1878, gjithë parija e Shqipnis u mblodh në Prizren. Aty u vu Itifaku (Lidhja e Beses) simbas Kanunit të Lek Dukagjinit dhe krijoi (lidhjen shqiptare për mbrojtjen e tokave komtare) e që ma vonë u quajt "Lidhja e Prizrenit". Me 13 qershuer 1878, Lidhja e Prizrenit dergoi nji Memorandum Kongresit të Berlinit me pika të caktueme mbi të drejtat e popullsis shqiptare. Në Shqipni të Veriut moren pjesë edhe katolikët dhe Shkodra u ba qendra e rezistencës prej së cilës doli Komiteti shkodranë i Lidhjes i përbamë prej 12 antarë katolik e 12 mysliman... Tue marrë parasysh zgjimin kombtar për mbrojtjen e tokave shqiptare prej Malit të Zi, Prênk Bibë Doda, pa ngurrim u vu në dispozicjon të Lidhjes. Në krye të 10.000 luftarve, ra në Tuz e aty bani qendren e komandës. Mjerisht gjendja u turbullue me qendrimin antikomtar te Abdullah Drenit i cili, megjithse ishte antar i Lidhjes e aj vetë bestar i Intifakut përbujti Mehmet Ali Pash Maxharrin të cilin Lidhja e konsideronte anmik të Shqipnis...".

Veprimtaria antiturke vijon dhe zgjerohet nga viti në vit. Në fillim të shekullit XX (viti 1903) tarafi i Gjomarkut si gjithnjë i ripërtërirë nën kryesinë e Kapidanit të Mirditës Marka Gjoni merret shumë me çështjen kombëtare, duke ngritur në këmbë ndërgjegjen atdhetare të mirditorëve. Falë respektit dhe autoritetit që gëzonte prijësi i parisë së Derës së Kapidanit Marka Gjoni Mirditës i bashkangjiten edhe trimat e Pukës, të cilët përmes disa aksioneve antiturke në një mbledhje të përbashkët i dërgojnë një Memorandum Valiut të Shkodrës dhe Konsujve të Fuqive të Mëdha me rezidencë në Shkodër, duke i kërkuar kthimin e Preng Bibë Dodës. Dhe Memorandumin e përpiluar nga Abati i Mirditës imzot Preng Doçi dhe për herë të parë e zbardhë në librin e vet Kapidani Ndue Gjon Marku, që në mbyllje ka këto fjalë: "Sulltani nuk do të njifet kurr Prijsi ynë; flamuri i hanës nuk do të valvitet ma në malet tona, na duem të jemi të lirë, duem qi kombsija e jonë të njifet si kombsija e popujve tjerë. Tash e mbrapa Flamuri ynë do të jetë ai i Gjergj Kastriotit Skanderbegut, i cili ka fillue tue fluturue n'eren e Liris."

Është e rëndësishme të dihet nga historiografia shqiptare dje dhe sot, se përveç 6 Prillit 1911, ku trimat e Dedë Gjo Lulit përmes një luftë të lavdishme ngritën Flamurin e Gjergj Kastriotit dhe më 28 nëntor 1912 Ismail Bej Qemali në Vlorë ngriti Flamurin kuq e zi, edhe më përpara datave të sipërcituar në Mirditë dhe më saktë në katundin Vinjollë, prej patriotit Ndue Gjoni që është vëllai i Kapidanit Marka Gjonit, më 25 prill 1902 është ngritur Flamuri i Shqipërisë në Ditën e Shën Markut. Memorandumi pati një rëndësi të madhe se për herë të parë tronditi në themel rrënjët e kalbura të Perandorisë së "pathyeshme" turke, e cila mendonte se pas kryengritësve të prirë nga mirditorët e Kapidanit, fshihej Austro - Hungaria. Edhe ardhja e xhonturqve nuk solli ndonjë ndryshim në strategjinë të ashtëquajtur liberale të turqve të rinj të cilët ishin më fanatik dhe konservator se etërit e tyre. Ata nuk morën asnjë hap për të qetësuar zemërimin e banorëve të Mirditës të udhëhequr nga Marka Gjoni, kërkonin lirimin pa asnjë kusht të prijësit të tyre Preng Bibë Dodës. Në situatën e re të krijuar dhe pasi filloi t'i çjerret maska xhonturqve të rinj që erdhën në pushtet, për të treguar se janë "liberalë" u detyruan të lirojnë Preng Bibë Dodën, i cili u prit në qytetin bregdetar të Shën Gjinit me një pritje shumë të madhe nga popullsia e Mirditës, Këthellës, Malësisë së Lezhës dhe Zadrimës. Ardhja e Preng Bibë Dodës në vendlindje solli një ripërtëritje të re të krahinës dhe rriti edhe më shumë moralin dhe shtrëngimin e radhëve rreth Derës së Kapidanit të Mirditës. Ky përsonalitet ndërmori një sërë masash të domosdoshme, falë eksperincës politike, kulturore dhe frymës së shëndoshë fetare e atdhetare që kishte gëzuar nga të parët e tij të Principatës së Derës së Gjomarkut - Kapidani.

Edhe vitet 1910 - 1911 janë vite të mbarsura me ngjarje dhe episode interesante historike që në mënyrë të njëanshme dhe me shumë tendenciozitet janë trajtuar pa asnjë frymë reale historike nga studiuesit e vjetër dhe për fat të keq edhe ndonjë i ri i painformuar dhe i paliruar nga kompleksiteti i historiografisë së kaluar që ka marrë si bazë "faktet" historike. Më së miri "historianëve" u jep përgjigje Kapidani i Mirditës Ndue Gjon Marku kur thotë se: "Kush thotë se Dedë Gjo'Lulin e kan pre Kapidani i Mirditës e Mirdita, aj asht anti kombtar, komunist e malazias me qëllim me mbajtë gjallë shkëndin e dasisë në mes Mirditës e Malsisë, me cenue nderin e prestigjin e Kapidanit të Mirditës e me ligshtue krahinën katolike ma të fortën e Shqipnis. Ket pohim temin e përforcon fakti se ata që përgatisin përkujtimin e Dedë Gjo' Lulit ftojnë historiqenin e rastit nji ndër ma të korruptuemin komunist të Enver Hoxhës, me qëllim me përforcue tezën e tyne përkundrejt Kapidanit të Mirditës e, ky asht Pal Doçi. vëllau i famkeqit Mhill Doçi, i cili ka ngarkue vedit e shpis vet 14 gjaqe pse, në Qafë Valmerit, mu bash aty ku asht vra komunisti Bardhok Biba, Mehmet Shehu ka ekzekutue për hakmarrje të Bardhok Bibës 14 burra të pafajshëm...".

"Dera e Gjomarkut në kohët e vonshme", përbën pjesën tjetër interesante të librit të shkruar nga Kapidani i Midritës Ndue Gjon Marku. Periudha më e zezë dhe më e rëndë që ka kaluar Dera e Gjomarkut është ajo e komunizmit, ku liritë dhe të drejtat e njeriut nuk kishin asnjë vlerë përballë bishës së egër të hurit dhe litarit me të cilën sundoi për 50- vjet sistemi komunist i diktatorit antishqiptar Enver Hoxha. Mirditës dhe Derës së Kapidanit i vëhet nofka "qendër e reaksionit", "trathtarë", "agjentë të CIA-s, Vatikanit" etj., fjalë të denja vetëm për hartuesit e kuzhinës së sistemit që i lindi dhe i rriti shërbetorët servilë të komunizmit. Dr. Mark Gjomarku, është një ndër përfaqësuesit më të denjë të Derës së Kapidanit të Mirditës, që iu kundërvu me armë në dorë me bashkëluftëtarët e tjerë antikomunistë regjimit të Enver Hoxhës. Ai dallohej për cilësi të spikatura në fushën politike, duke qenë Ministër i Punëve të Brendshëm në kohën kur Kryeministër ishte z. Mustafa Kruja gjatë vitit 1942 - 1943, e pas tij mbajti të njëjtën detyrë. Më 10 qershor 1944 Dr. Mark Gjomarku i dërgon një letër të vëllaut të vet Ndue Gjomarku, që ndodhej asokohe në Shkodër në lidhje me dhunën që po përdorin komunistët, duke i bërë thirrje që të bashkojë mirditorët në luftë kundër komunistëve. Ai ndër të tjera i shkruan: "Ndue, që me sot fillon kthesa e re politike, jo vetëm për vendin tonë (Mirditën) por për tanë Shqipnin. Fuqija përdhunuese komuniste na kërcenon. Ajo poshtëron, dhunon, njollosë gjithçka të shejtë ka shqiptari: ndjenjat e njeriut të thjeshtë, emrin e tij, vetitë e tija, vërtytet e pastra morale, familjen, besën, burrërinë e Zotin e Madh nuk e njeh për Zot e, ne s'na mbetet tjetër veçse me e kundërshtue me ato fuqina që kemi në dispozicjon. Del në Mirditë i pari e filloja rezistencës. Në ty, sot mbështetet fillimi i luftës për liri e ardhmeni. Tu priftë e mbara!" (fq. 66).

Dhe Ndue Gjomarku shkon në Mirditë dhe jep kushtrimin për rrezikun që e pret krahinën nga të pafetë, që do të rrënojnë çdo gjë shqiptare. Menjëherë trimat rrokin armët dhe marrin malet për t'u organizuar. Edhe partitë nacionaliste si Balli Kombëtar dhe Legaliteti i bashkohen thirrjes së atdhetarëve që në bashkëpunim me Kapidanin e Mirditës. Shqipëria e Veriut me në krye Mirditën e njohur për sa e sa luftra kundër pushtuesve turq zgjohet dhe është e gatshme për të flijuar jetën për idealet e pastra shqiptare dhe lirinë nga pushtuesit e rinj komunist, që po vinin në pushtet përmes një ideologjie mashtruese, duke i hedhur "trutë e gomarit" naivëve të rinj. Nga ana e tjetër Princi i Derës së Gjomarkut Kapidani i Mirditës Dr. Mark Gjomarku i bindur në besimin e tyre u mbështetë në vendosmërinë e luftarëve besnikë, që ishin gati me shpirtin e sakrificës për të bërë gjithçka, për Kapidanin e tyne, nuk ngurroi që të fillojë aktivitetin politik e ushtarak (luftarak) kundër regjimit komunist që kishte filluar të shkallmojë në themel ndërtesën kombëtare.


Ma pare ju mbeshteten Mirditës bajraku i Fandit dhe i Dibrrit, tue u ba 5 bajrake te Mirditës. Ma vone u bashkuen edhe tre bajraket e Ohrit, tue u ba Mirdita me 8 bajrake. Ne fund u bashkuen me Mirditën edhe 4 bajraket e malesise se Lezhes, tue u ba Mirdita me 12 bajrake. Bashkejetesa ne nje krahine te përbashkët te kësaj popullsie suell edhe unifikimin ne traditat kulturale. Pese bajraket e pare, qe kane historikisht nje bashkejetese ma te gjate, arrite ne një unitet ma te plote traditash; bajraket e Ohritruejten disa veçori te tyne, kurse ata te Lezhës edhe ma tepër.

Ne kete punim do te marrim ne shqyrtim vetëm traditat kulturale te Mirdites se pese bajrakeve, ku paraqesin ma unitet. Ky materia ash i njoftun prej meje si origjinal dhe i jetuem për sa vjet.

Fejesa[redakto | redakto tekstin burimor]

Fejesat ne Mirdite, pothuajse ne përgjithësi, janë ba ne moshe te re te djalit dhe te vajzes: ne vitet e para te lindjes, ne djep, ose ka ndodhe edhe para lindjes, mbas pak ditesh qe kishte linde vajza, shkonte me i urue jete te gjate dhe me i lane shejin, simbas zakonit.Edhe ne qofte se te fejuemit lindeshin me te meta trupore, ose gjate rritjes se tyne baheshin shurdhe, memece, qorra, sakata etj., fejesa nuk ka mujte me u prishe e me u ndalue martesa, se fjala e dhanun nuk kthehet mbrapsht. Sidomos vajza nuk ka pase asnji mundësi me e nda burrin sido qe ky te ketë qene. Prishje e fejese ka mujt me u ba ne keso rasash vetëm me pelqimin e te dy paleve.

Po te ndodhte qe ndonjena pale, sidomos ana e vajzes te hante fjalën dhe te qiste pengese për martese, ne mes te dy familjeve kriste pushka. Vajza nder këto raste ishte e lavdueme, pse ishte "Pushke për nder". Ishte turp shume i madh kur cuca nuk pranonte me marr burrin qe i kishin dhane, pse burri ne këtë rast mbeste i fyem. Kete turp e kishte ne shpine derisa te qiste pushke dhe te vriste nji njeri për me zbardh faqet e veta, ose si i thone: "me la faqet". Vajza kur leshohet prej burrit, quhet "cuce e leshueme" dhe prindja e saj mbeteshin te fyem rande, por edhe ne qofte se keta nuk hakmerreshin tue vra ndonji te shtepise se dhandrrit, nuk u quhej ligeshti per arsye se, simbas zakonit, burri ka te drejte me prishe fejesen, por grueja jo. Me gjithë këtë, ne rast se prindja e vajzes hakmerreshin kunder dhandrrit, quhej burrni dhe pushke e qitun me vend dhe me hak.

Vrasjet e ngaterresat kane ndodhe gjithmonë kur fejesat jane ba ne vegjeli. Ka ndodhe qe djali te kete qene me te dy syte qorr dhe cuca ka qene e detyrueme ta marre per burre, tue i thane:"keshtu asht kene e shrueme", "kështu ka thane ora e saj", "kete rrisk ka pase" etj. Ne kete rast keta prind lavderoheshin ne baze te zakonit dhe vajza (cuca) quhej bi rodit e konakut dhe ishte e cmueme prej te gjitheve.

Ne katundin Ungrej ndodhet nji qorr, qe quhet Zef Gjok Jaku. Cuca, qe ishte fejue qush ne djep me te, u detyrue me e marre për burrë mos me prishe zakonin dhe mos me shkaktue vrasa e ngaterresa. Sot janë plake te dy, por jetojne e kane djem e vajza. Po ne kete katund asht edhe nji sakat, me nji kambe qe ecen ne dy furgeza, i cili quhet Marka Preng Kola. Edhe ky, i fejuem pa xane me ece ende, asht martue, ka djem e vajza.

Si kryhet fejesa[redakto | redakto tekstin burimor]

Zakonisht fejesat e rregullta kryhen me shkuesi dhe pothuejse ne pergjithsi shkuesinat i bajne mashkujt e shume rralle femnat. Kur don me i gjete kush nuse djalit, porosit miqtë, dashamiret, nipat, dajat e te tjere te njohun, për me i gjete kund ndonje cuce qe te jete ne moshën e djalit ose ma e vogel, por tue pase gjithmone parasysh qe te jete bije soji e shtepi e ndershme, pse thone fjala popullore: "dru lisi e bije fisi", pse "bija e fisit, o fjalen o djalin ta len". Vec kesaj shikohej me interesim te madh edhe qe te mos jene gjak ose gjini, as kumari Shengjon, qofte edhe ne shume breza (kumari "Shengjon" njohin deren e kishes ne pagzim e krezmim te femijes ne radhe te pare, mandej ate te kunores). Kumaria e flokeve dhe probatinia (vllamenia) nuk jane aq te njohuna, tue mendue se lindin femija me te meta trupore si qorra, sakata dhe familja nuk ka mbaresi. Edhe nji dyshim sado i vogel qofte, ne lidhje me gjakun ose kumarine, mjafton me e pengue fejesen. Edhe per semundjen e qeroses interesohen shume qe te mos e kene ne farefis, pse e quejne nje nder semundjet ma te keqija e te turpshme, dhe thonë se femija lindin qerosa tue u perngja dajave. Ne Mirdite thone se kur te shkosh me xane cuce, shiko se çfarë fëmijësh sheh rreth votres ne shtepi te saj, sepse si ata do lindin fëmijët prej asaj vajze.

Shkuesi dërgohet gjithmonë nga ana e dhandrrit, dhe ne asnji rast nga ana e cuces. Ana e djalit, kur heton ndonji vajze te mire, bi rodi e oxhaku, mundohej me i gjete ndonji mik asaj shtepie dhe me shti shkues, tue i fole nji hak te mire. Ne këtë rast nuk i thuhej atij se sa leke do t'i japin, por i thote kështu: "Ne mujsh me ma nxjerr cucen e filanit per mec, qe besa i ke nji pale opinga te trasha". Me fjalën "te trasha" ose "te mera" kuptohej se hakun e ka te mire.Shkuesi shkon tek prindja i cuces si mik ose i njoftun dhe mbasi i vjen perreth me biseda te ndryshme, fillon me i fole per cka ka shkue. Biseda fillonte keshtu: "Or mek ta kam mse per nji nder" "Hajr kjoft", i pergjigjej i ati i cuces, "fol se, ne kjofte gja qi bahet, ne un s'po ta ndali". "Kam ardh me m'fal cucen". "Paj n'e kjofte e shkrueme edhe mund t'bahet", i pergjigjet i ati, po per ke hajrl? Atehere shkuesi fillon me i tregue: Qebesa e kam per nji mek t'emin, shpi e mir, buka e dynjas asht; qorr e sakat hane buk n'shpi t'tij. Shpai buke e bese, mje atje s'ka ku ve pertej. Kurr s'i asht pre mek asaj shpie dhe kan lujt gjishtin e shllenes sa here i ka ra rasa" (Gishti i shllines eshte gishti qe terheq kamzen e pushkes). Me keso fjalesh donte me e paraqite rodin ose sojin e konakut dhe burrnine ose trimnine e tij, se burrnia dhe trimnia u pelqente shume dhe deshironin me lidhe miqesi me shtepi te forta per pushke e te permenduna per bujari. Mbas kesaj fillonte axhitacioni per anen ekonomike ne lidhje me jetesen e cuces. "Toke ka edhe mire edhe nen vade, ban buke per 12 mujt e vjetit: njo paik berre i ka sa per nji paik shllene e buka e shllena s'i mungon kurre. Zabelin per dru e ka afer dhe mullenin me blue n'fund t'ares. Kronin e ujit jo ma larg se cerek sahati" etj.

Kur shkuesit i jepej fjala se po atëherë caktohej nana se kur do te vijne bashke me mikun me prue shejin e me xane cucen. Përpara i tregohej shkuesit se sa pare do te sillte ne shej, dhe kjo ishte ne deshiren: sa te donte me marre baba i cuces me rastin e dorezimit te shejit, se mandej per ma vone ishin hesape te tjera. Keto pare shpenzoheshin per nevojat e konakut dhe nuk ruheshin per veshmbathje te nuses. Motit ka qene zakon me cye me shej 100 deri ne 500 grosh, nji shami dhe nji mehyre (unaze sermi).

Naten e caktueme, shkuesi bashke me baben ose nji tjeter prej anes se dhandrrit, shkojn me cue shejin. Ne muzgun e mramjes i therresin ne shtek te oborrit ; A je ktu, ore filani (emnin). Nga mbrenda u pergjigjej ; Hajde mir se t'ju bjen zoti. Me te shpejte u del perpara ne oborr ndonji pjestar i familjes, kurse i zoti i shtepise i pret mbrenda. Mbasi faleshin me ke te gjenin ne oborr, hynin mbrenda. Prin shkuesi. Falen ma pare me te zone e shtepise e mandjej me te gjithë me radhe. Te falunit bahet tue ndeshe kryet ne te dy anet nga pak, se pari ne anen e djathte, mandej ne te majten. Mbasi te falen ulen me ndenjte ne anen e oxhakut, ku e shohin vendin te pregatitun per ta. Fjalët e para qe i zoti i shtepise u drejton miqve, jane keto : "A ini shnosh or burra?", "Ju pacim, shnon imi prej Zotit", pergjigjen miqte. I zoti i shtepise, mbasi u jep kutine e duhanit me ba nga nji cigare, fillon me pyet perseri: "a i kini gjalle ata rob e si i kini ?", "Paj gjalle kan ardh deri me sot", pergjigjen miqte. "Si dukeni me bereqet ?". "Me bereqet besa, lete jena da simjet por praite zot nd'rrezik ne robet". "Po gjane e gjalle si e kini pase ?". "Mere, por..." përgjigjeshin miqtë, dhe kështu vazhdonte muhabeti me keso pyetjesh e pergjigjesh. Gjate kesaj bisede shnderrohen cigare tue I hjedhe kutine njeni-tjetrit, ne sa xhezja e kafes asht tue vlue ne zjarm. I zoti I shtepise nxjerr prej raftit qe ka ne mur, afer oxhakut filxhanat e kafes, kutine e kafes dhe te sheqerit dhe pjek kafe (ne Mirdite kafet I pjekin burrat, vete i zoti i shtepise). Tue ba muhabet dhe tue pi duhan, me nji tabake u cohet kafja miqve. Shpesh here nuk përdorin tabake, por I ven filxhanin përpara dhe me ibrik I qesin kafen. Tue u dhane kafen, u thotë miqve: ”Mer se erdhet burra”. Ata I pergjigjen;”Mer se t’gjeme”.

Mbasi te pijne kafen thuhet: ”Ej vallah per t’mere”. “U bafte mere”, përgjigjet i zoti i shtepise, dhe me ibrik ne dore ua mbush prape filxhanat me kafe. Kur pihet e dyta kafe, thuhet “Tu rritt nera”, dhe pergjigja asht: “kjosh me ner”. Zakoni asht me pi dy-tre kafe rresht dhe shpesh kafen e trete e pijne te idhet, pa sheqer, prandaj perpara se me mbush filxhanin e trete, i zoti i shtepise i pyet miqtë: ”A e don te forte a me sheqer ?” Ose vete miku i thotë: ”Ma qit te forte” (pa sheqer), ne qofte se nuk e pyet i zoti i shtepise.

Mbasi te pijne kafet, i zoti i shtepise u thote miqve: ”Shlironiu burra”, qe te heqin rrypat e fishekeve dhe ndonje objekt qe i pengon me ndenje lirshem e ne qetesi. Mbasi te kene kalue do kohe me muhabet, vijne grate e shtepise dhe njena prej tyne u qet me la duert. Ne njenen dore mban nji ibrik me uje dhe ne tjetren ka nji legen qe asht i bame po për këtë qellim, ne rast se nuk kane legene, u qesin uje duerve afër votres se zjarmit, ne menyre qe ujet te shkoje e te humbe ne hi. Mbasi te kene la duert, shtrohet sofra. Sofra nuk duhet te rrije e shtrueme thate për asnji çast, prandaj posa te ulet sofra e deri te vije mezja e rakia, i zoti i shtepise ose miqte duhet te vene dorën ne sofër për mos me mbete thate, se asht keq (i merr zoti bereqetin konakut). I zoti i shtepise u mbush putirat e rakise miqve dhe mandej, mbush te veten dhe fillon rakine me keto fjale: “Kjofte levdue Jezu Krishti”. Miqtë përgjigjen: ”Gjithmonë e jetës”. “Mer se u ka prue Zoti”, “Mer se t’gjeme”, pergjigjen. Mandej i falet mikut qe është ne krye te vendit me keto urime: ”Kjoft levdue Krishti” (te gjitheve se bashku), “me ner tane e mer se t’gjeme” (te zotit te shtepise), “tunjatjeta juej burra” (te gjithe sofres) dhe mandej i falet shoqit qe ka afer; ”Per t’mere, ortai”. I zoti i shtepise pergjigjet “Gjithmone e jetes”, “kjosh me ner e merseerdhe” dhe te tjeret; ”Tu ngjatet me ner”.

Ne rreshtin e gotave te para duhet me ju fale shoqit qe ka afer dhe jo ne anen tjeter ose tjeterkujt. Rakia shkon ne krahun e djathte, tue ju fale njani-tjetrit rreth sofres deri te i fundit. Kur duen me heqe rakine se kan pi mjaft, atehere ai qi asht ne krye te vendit i falet shokut qe ka ne krahun e majte, dhe keshtu rakia vjen kah e majta dhe mbaron te ai qi asht ne krye te vendit. Ky mandjej merr putirin e rakise me doren e djathte dhe thote:”Burra me izem (leje) a e heqim rakine? A keni ba qef”. Ata i pergjigjen:”Po kur t’duesh”. Ky mandej sillet kah i zoti i shtepise dhe thote:”Na past ba mere”. I zoti I shtepise pergjigjet:”Kjofsh me ner e me erz, e mera t’gjet”. Mbasi te mbaroje nji rresht rakine tue ju fale shoqit qe ka ne krahun e djathte, si thashe me siper, mundesh me ju fale kujt te duesh pa mbajte rregull, por simbas deshires tande e bile asht e domosdoshme me i kryqezue gotat e rakise, d.m.th. me ju fale here njanit e here tjetrit kryq e terthuer. Por mbasi ai qi asht ne krye te vendit te kene thane urimet e fundit, asht rreptesisht e ndalueme, ne baze te zakonit, qe ndonjeni aty ne sofer te vazhdoje me pi ma, pse ne kete menyre fyen ate qe eshte ne krye te vendit dhe prish rregullin. Ne rast se vepron kush ne kundershtim me kete rregull, ka borxh pengin dhe duhej pleqnue sambas zakonit.Rakia pihet dalengadale dhe tue marre rralle e nga pak meze. Zakonisht ne Mirdite nuk pihet shume raki, se me u deje asht turp, prandaj nji sofer me 12 burra nuk pijne ma shume se nji kotrove raki, qi asht barazi me nji oke, dhe nuk shtyhen ma teper, megjithse i zoti i shtepise u lutet qe te pijne e te bajne qef. Megjithse pijne pak, ne sofer zgjasin shume ne raki, pse rrijne tue bisedue, tue pi duhan dhe ne rast dasme apo feste tue kendue e tue i ra ciftelise.

Ne fejesa, ku e kemi tash fjalen, nuk asht zakon me i ra ciftelise as me kendue, mbasi nuk asht zakon t’i jepet ndonji randesi e posacme ceremonise se fejeses, si te cuca, ashtu edhe te meci.

Miqtë qe kane shkue me xane cucen, kerkojne me u sjelle buken, tue thane se kan pi mjaft. I zoti I shtepise u ban za grave: ”Oj gra, na bini buken se miqte s’po duen me pi ma raki.” Grate bien ma pare buken ne sofer, mandej luget e gjellen qe kane pergatite. I zoti i shtepise thyen buken copa-copa dhe ua ven para miqve. I pari qe shtjen lugen ne sahan asht i zoti i shtepise dhe mandej miqte, nji mbas nji, simbas radhes.

Gjate ngranies, i zoti i shtepise u thote miqve disa here: ”Merrni burra buke, pash Zotin, me cka te na kete fale Zoti, si me kene ne shpai tuej. Buke e kryp e qef kini, sa te doni, e sa per miradina nuk kimi”. Miqte pergjigjen: ”Tu rritet ndera se qebesa nuk e lame per marre, por Zoti te dhashte bereqet”.

Mbasi te kene hanger buke e te jene ngope, cohen ne kambe te gjithe pernjhere tue thane: ”Per t’mer e shtrofsh gjithmone”. I zoti i shtepise i pergjigjet: ”Mere u bafte, por qebesa nuk kemi hanger gja”. Grate mbledhin enet e cojne sofren, dhe menjehere u qesin me la duert si ne fillim. Mbas buke vazhdon biseda tue pi duhan dhe ma vone kafe, zakonisht te forte.

Persa i perket pijes dhe sofres, keto qe pershkrova jane per te gjitha rastet, me perjashtimin e mortit (vercalle). Ne kete kohe, ndersa pijne duhan e kafe, shkuesi i thote te zotit te shtepise: Or lum meku, sikur i kimi pas fjalet, na jemi gadi me lshue shejin, por na bini nji tabake kafje. Ka mundesi qe shkuesi nuk vjen aspak ne kete rast, por shkon vete i interesuemi, kjo asht simbas marrveshjes qe ka miku me mikun. I zoti i shtepise therret grate per me ardhe me pa dhe me marre shejin dhe njikohesisht i ven mikut tabaken perpara. Zakonisht tabaket ne Mirdite ishin prej druni. Nji cope derrase e punueme prej vete fshatareve ne forme tabakaje. Miku dikur nxirrte prej xhepit shamine, me te cilen ndodhej e peshtjellun unaza dhe e vente ne tabake, mandej nxirrte qesen e pareve dhe fillonte me numrue shumen e caktueme. Mbasi t’i kishte numrue mire, i leshonte ne tabake. I zoti i shtepise merrte unazen e shamine e ua jepte grave e paret i shtjete ne xhep te vet. Tue leshue shejin ne tabake, thuhej: ”Na kjoft per hajr miqesia. I zoti I shtepise pergjigjej: ”Pac hajr e nafake”. Grate marrin shejin e shikojne me radhe dhe rrijne tue bisedue njana me tjetren permbi bukurine ose jo te shejit, sic e kane zakon.Miku qe xen cucen, u falte te gjitha grave (motit nga 5 ose 10 grosh). Mbasi te kryhet kjo ceremoni, i zoti i shtepise ve zhezven ne zjarm dhe pjek kafet, dhe mbasi pijne kafet e perhajllekut dhe perseritet urimi:”Na kjoft per hajr miqesia” atj. Pijne edhe nje cigare duhan dhe bijne me fjete. Me kaq merr fund fejesa. Te nesermen mbasi te kene hanger e pi kafe, fallen e perfalen dhe dalin prej shtepie. I zoti i shtepise i percjell deri ne fund te oborrit.

Fejesa kryhet me ceremoni shume te thjeshte dhe pa zhurme, pa aheng e dyzen, si bahet ne qytete e katunde te fushes. Grate e shtepise, sidomos nana e cuces, merr shejin dhe mbasi e bekon me uje te bekuem, e shtje ne arke per ta rujte deri diten e nusnise. Mbasi te fejohej cuca e deri diten e marteses, asnji njeri i shtepise se mecit (dhandrrit), nuk mund ta shihte e ta njihte si ishte, e mire apo e keqe, se ma dhandrri as qe kishte haber fare per gjendjen e saj. Cuca ruhej mos me u pa edhe prej njerezve te katundit ose te afermve te tij, pse e kishin per marre me dale e me u ekspozue.

Ka ndodhe qe djali ka shkue tinezisht te katundin e se fejuemes per te muejte me e pa, por ka marre vesht shtepia e nuses dhe jane zemerue fort, dhe kur ka ardhe puna per caktimin e dites per martese, i kane vu me pague gjobe si denim 500 grosh ma teper, per gabimin qe ka ba. Sikur kemi me e pa ma vone, ana e nuses asht superiore mbi ate te dhandrrit deri diten qi ti dorzojne cucen nuse, prandaj do t’u bindej te gjitha kerkesave ose kushteve qe i viheshin. Cuca e fejueme, edhe noqofte se ka te aferm, si moter, daje, halle apo tjeterkend ne katundin ku ishte fejue, nuk shkonte atje derisa te martohej pse ishte turp. Djali mund te shkonte ne katundin e te fejuemes nder te afermit e vet, ne rast se kishte atje, por ne asnji menyre ne shtepine e te fejuemes e as aty afer, pse e gjobisnin. Edhe mbasi te martohej, per nji kohe te gjate, e zakonisht derisa te lindin femije, edhe ma vone, dhandrri nuk shkonte ne shtepine e te shoqes, se ishte turp. Edhe kur te shkonte, nuk duhej te shkonte bashke me nuse ose kur ishte nusja ne gjini (ne te pame, pasi) se bahej gaz ne katund. Mundte me shkue pa pengesa vetem mbasi te kishte kalue disa vjet martese dhe te kishte fillue me u plake.

Martesa[redakto | redakto tekstin burimor]

Tue kene se fejesa bahet ne moshen e re, sic u tha qe ne fillim, martesa bahet shume vjet mbas fejeset, prandej per nji kohe te gjate mardhanjet ne mes te miqve shkeputen per do kohe, përvec ndonji takimi te rralle qe mund te bajne, sepse katundet njeni me tjetrin janë ne distanca te largeta ne Mirdite. Ndodh ne shume raste qe te bahet fejesa ne nji katund 10 ose 15 ore larg sa qe kur shkojne krushqit me marre nusen, jane te deturuem me fjete nji nate ne udhetim tek ndonji mik se s’ka mundesi me arrite per nji dite ne vend, sidomos ne stinen e dimnit kur dita asht e shkurte. Pra kjo asht arsyeja qe nuk shkojne e vijne njeni te tjetri shpesh, por vetem kur I detyron puna. Kur meci dhe cuca kan arrite moshen per martese, atehere fillon lidhja e ngushte ne mes te miqve (ne mes dy familjeve). Baba i mecit ne rast se e ka ose ndonji i aferm i djalit (mecit) nje ose dy vjet e ma teper para dites se marteses, shkon nji nate me bujte dhe i thote mikut: Ec or mek, kam ardh me u marr vesht se kur e ke n’men me ma dhane at njeri, se meci me asht rrite e deshta edhe une me fillue me prue ndonji pare. Kur te duesh mundesh me fillue me prue gja se edhe na kena qejf me ble ndonjni placke. Mandej vehen konditat dhe caktohen vadet e prumes pareve. Ne asnji rast nuk i diftohet se sa leke e ka ndermend me marre por vec i thote bjer, derisa te plotesojne nevojen e veshjes se nuses. Zakonisht te gjitha teshat e nuses bahen me paret e dhandrrit e shpija nuk shpenzon gja per kete qellim per vajze. Te rralle jane ata qe i japin gja prej vedit cuces. Ka raste qe teshat e mdhaja si xhupa, xhurdi etj., i lihen me i ba vete shpia e dhandrrit dhe me i cua gadi simbas konditash qe lidhin. Ne ket rast ana e nuses i merr pare dhandrrit sa me ba teshat e leta si kemisha, shamija, straveca qemere, opinga etj. Ne rast se ana e nuses nuk don me i ba teshat vete por don me ja lane me i ba ana e dhandrrit, atehere caktohen sa cope do te bajne e si do t’i bajne, teshat e trasha dhe te lijta. Perndryshe i thone me prue pare dhe teshat i bajne vete te nusja. Por sidokjofte, shajakun per xhupa, zhguna e xhurdi, do ta bien ana e djalit, aq pash shajak sa t’i caktohen si psh. 15 pash, 17 pash e ma teper. (Shajaku asht stofe e leshit qe e bajne vete grate e vendit dhe e shkelin ne valanece).

Teshat qe perdoren jane keto:

Xhupa, zhguna, kemishe me shume pola, te mbathura, straveca, qemere, anteri, shamija, corape te gjana e opinga me gjalma, xhurdija e pare qafet (gjerdan me pare te vjetra). Arken e nuses zakonisht e bajne te burri. Mbasi te jene caktue konditat e siperme, miku dorzon ate sasi paresh qe ka prue me vedi dhe i kerkon me i caktue vadet se kur do te bien te tjerat. Vadet caktohen si psh. 5000 diten e Shengjergjit, 3000 diten e Shengjinit, 6000 diten e Shnaprenes, 4000 diten e Shnarrokut etj. Dit festash. Caktohen vadet nder dite festash fetare per arsye se keto i dine mire se sa jave kane ne mes njana me tjetren, kurse ditet e vadet kalendarike nuk i dine te gjithe.

Ana e dhandrrit duhet t’i respektoje keto vade dhe vetem per ndonji arsye te madhe fort thehet vadja se per ndryshej jo. Thymja e vades e zemeron shume anen e nuses e bile ndodh shpesh here qe per kete te denohet ana e dhandrrit tue i ngarkue me pague nji sasi lek ma teper per ket shkelje te vades. Sa here te vijne me prue pare i caktohet edhe vada tjeter., pa i tregue se sa lek do i marrin ne vaden tjeter mbas kesaj. Keshtu vazhdohet derisa te plotesohen nevojat e teshave te nuses. Nuk jane te rralla rastet qe per arsye te gjendjes ekonomike, baba i nuses i shpenzon paret per nevojat e shtepise. Cuca e shkrete ne kete rast, asht e denueme per tane jeten me hjeke keq per veshmbathje, sepse burri nuk I ban asnji teshe, por gjithmone rrin tue permende leket qe ka shpenzue per te.

Ana e dhandrrit asht e detyrueme me cue pare te nusja vazhdimisht derisa t’I thone mos bjer ma dhe nuk ka te drejte me kundershtue. Ne kjofte se prindja e nuses nuk i shperdorojne paret por mundohen me ba kursime, atehere mikut nuk i marrin shume, por me qillue prinde qe i shperdorojne paret ose duen me ba tesha shume e pa nevoje, atehere kerkojne shume leke. E detyrojne me shite gjane e gjalle e cka te kete mall per me marre nji nuse. Asht zakon, ne biseda e siper, me e pyete shoket ate qe don me marre nuse ose ka marre nuse se. Te mori meku shume ortai? Ne kjofte se nuk i ka marre pare shume e jashte hudutit, pergjigjet: Jo ortai, qebesa nuk me ka marre shume se me ka perpjek zoti me i mek t’mere, por kemi kivetin e vogel e s’me ka faj ajo.Por ne rast se i ka marre thote: Me ka fike per at kaish e s’me ka lan kmishe vesh se ka dashte me u ba rahat me pare t’mija. Per te parin thone paste faqen e bardhe e per te dytin e shajne cka t’u vine per gojet. Per deri 100000 lek nuk jane fort shume e per ma teper, konsiderohen shume, pse ndodh me marre 250000 lek. Ka prinde qe nuk mendonin aspak se do te conin cucen e vet aty dhe do te hjekun keq per gjithshka, e ndoshta edhe per buken e gojes, pse dhandrri ka shite cka ka pas dhe ka hi edhe borxh per me marre ate nuse. Kur asht fjala per keto miqesi, krijohen moskenaqesite dhe prishet miqesia e dashnija, e bile ndodh qe edhe naten qe shkojne krushqit me marre nusen, te grinden, si do ta shifni ma vone ne pershkrimin e zakoneve te asaj nate. Per t’u hakmarre kunder mikut qe ka marre pare shume, ndalojne nusen shume vjet me rradhe pa e cue ne pasi. Fajin e prinderve e paguen vajza e shrete qe s’ka pike fajit ne ket mes.

Kur ana e dhandrrit i ka pague nji sasi pare, e pyet mikun se kur ka mundesi me e dhane cucen, a ke mundesi me e dhane per Shemhille, Shenkolle o ndonji feste tjeter (keshtu i caktojne vadet se ma te shumten e herave per keso festash martohen). Ana e nuses atehere i cakton nji vade tue i thane se: ne mujsh me la (keshtu thone dhe jo pague) paret ti, dhe une do te mundem me i ba teshat gadi. Kjo nuk asht nji vade e sakte por asht nji orientim dhe me i dhane kurajo e, mandej, me ba perpjekjet e duhuna sa ma pare. Vada ekzakte e marteses caktohet ate dite qe i pritet feja nuses. (Me i pre fene nuse do te thote kur i caktohet dita e marteses perfundimisht dhe vendosen konditat e fundit qe nuk mund te levizin ma për asnji arsye, dhe as mund te shkelen prej asnjenes ane. Dhe ne këtë nate qe pritet feja caktohet: Sa krushq do te cojne me marre nusen, sa raki do te bien me vedi, sa mish te thate. Dhe çfarë teshash për nuse, si psh. Duvak, strengla, opinga etj.)

Për te mujte me e pase te kjarte zakonin per rastin e premjen fese, këtu poshte po pershkruj nji shembull: Ne buze te akshamit (muzgut) i thrret ne shtek te oborrit Llesh Ndojt, baba I dhandrrit Frrok kole Jaku: A je ktu or llesh Ndoj? Hajde bujrum, pergjigjet Lleshi. Grate e shtepise cohen ne kambe dhe shpejt e shpejt pregadisin vendin ku do te rrije miku. Cuca e fejueme shkon shpejt e mshefet ku te mundet dhe ne rast se nuk ka ode tjeter, deturohet me hi ne vathin e berreve ose me shkue te ndonji komshi.

Frroku tue ece kadal kadale me pushke nen krah (kur ka kene pushka) I avitet deres se kulles ku I zoti I shpise I ka dale perpara. Falen e perfalen krye per krye simbas zakonit tue i thane: A je burre si je? Paca shndosh a je burre, si je? I prijne me hy brenda dhe ne dere te shtepise i dorezohet pushka te zotit te shtepise. Edhe ne kjofte se nuk ka pushke por ka nji shkop edhe ky dorezohet njisoj si pushka. Kur te hine ne ode thote: ”Mramja e mere”. Te gjithe pergjigjen: ”Mer se vjen”. A jinni si jinni ? “Te pacim shndosh a je si je ?” i pergjigjen. Falet me te gjithe sa te jene aty, burra e gra dhe mandej ulet me ndenjte ne ane e oxhakut. Ulen te gjithe dhe fillon biseda. Biseden e fillon i zoti i shtepise. “A po ini shndosh or Frrok ?” ”T’pacim or Llesh, gjalle imi nji here. Po ju a po ini shndosh or Llesh ?” “Po, gjalle po imi I her or Frrok, por besa lodhe. Po robt si i ke ?” “Po mere po jan i her do kalamaj, por tu hek keq qebesa”. “Po gjane e gjalle si i ke, apo i keni pase dam? A ke ndonji kambe bagetije. Po jane sa fara e tyne or Frrok, por apo ka kush i ruen sa vec me kalamaj e s’po kane cka kullosin e mandej kemi pas edhe dam nder to ; na ka ba dam shume ujku sivjet. Mos bre burre, asht pedaf fort uku kendej a ?” “Kam pas dam shume un e do shok t’mi. Praite sheti I shmerte (Shejti Shmiter) se uku te batis por I Shmerteni ia myllte gojen”.

Ne Mirdite thone se uqerit I urdhnon Shejti Shmerte dhe pa dhane urdhen ky asnji bageti nuk munden me e hanger. Ndodh qi ujku bjen nder berre por tue mos pase urdhen me hanger gja, nuk e perket asnji pse e ka gojen te ndryeme. Kallxojne se motit, nji bari qe ishte me berre ne stan ne nji bjeshke, paska dale nji nate vone fort neper pull per me kerkue do berre, qe I kishin mbete ne mal. Kur papritmas ndjeu zana ujqish neper pyll dhe ky tue e pa rrezikun se ndodhej ne mes te nji llave ujqish, prej friget e me pshtue, hypi ne maje te nji pishe dhe qendroi aty pa ba za me goje. Ishte hana si diten. Nuk vonoi shume e ne nji shesh te vogel aty, nen pishen ku ndodhej ky bariu, u mblodh nji sasi shume e madhe ujqish. Ne mes te tyne u duk nji plak i veshun me te bardha... vijon Ne mes te tyne u duk nji plak I veshun me te bardha, me nji mjekerr te bardhe dhe nji shkop ne dore. Ne krah kishte nji strajce. Prej asaj strajce nxorri disa grushta me do kokrra dhe ua shperndau ujqve. Te gjithe u leshuen e hangren ato kokrra. Si u krye kjo pune, plaku u zhduk dhe ujqit u shperndane ne punen e tyre. Mbasi u shperndane ujqit, nuk vonoj shume e erdhi nji ujk plak e sakat sa me veshtiresi ecte. Tuej mos I gjete shoket e vet aty, nisi me hungrue. U duk perseri plaku I bardhe e me mjekerr, dhe tue ju drejtue ujkut I tha: po pse kaq vone ti? Une s’kam cka me te dhane ma se hisen tande e hangren shoket e tu. Ujku i thote: Po une po cofi unit. Plaku mbasi u mendue pak i tha: Shko ne filan katund dhe ke me i hanger nji berr filanit, por jo ma teper. Plaku shkoi e mbas tij edhe ujku. Berri qe ju caktue per me hanger ishte pi i atij bariu qe ishte ne maje te pishes. Ne mengjez ulet ky prej pishet dhe shkon ne shpi pa kerkue ma per berret. Kur shkon ne shpi i gjen berret aty, kishin shkue vete naten. I leshon perseri ne kullote por ne gjyse te dites, ujku plak i bjen ne tufe dhe i rremben nji dhi. Naten perpara, sic thame, berret i kishin shetite naten neper pyll bash aty ku u ba mledhja e ujqve dhe asnji nuk i kishte damtue, kurse diten, ujku sakat i mori dhine. Keshtu ishte urdhni i Shmertenit. Qysh ate dite e kendej, naten e festes ketij, qe bjen ne Tetuer, te gjithe barijt qe kane berre, ndezin nji qiri per nder te ketij shejti per me i pshtue nga ujku).

“Po me bereqet si dukeni? A gjetet drithe sivjet” “Po, more buken e dimnit e kemi hudhe. Me te shndoshe o Zot”. Po keto pyetje I ban edhe Lleshi, Frrokut ndersa asht tue pregadite kafen. Ndrrojne duhan njeni me tjetrin tue i dhane kutijat. “Bane or Llesh, duhan, dhe i hjedh kutine perpara”. “Ej vallah tu rritet ndera”. Mbasi te kene pi kafen, i thone me hjeke opingat, rrypin e fyshekeve o ndonji rrobe tjeter si xhurdi etj, qe e pengon e nuk e len me ndenje lirshem.

Zakonisht brezi nuk hiqet para buket, por mbasi te kene hanger buke se me e hjeke perpara e shajne e thone se “E hoqi brezin miku per me lirue barkun dhe me hanger ma shume” etj. Prandej brezin nuk e hekin.

Kur miqte jane dakord njeni me tjetrin se nuk i ka marre pare shume, edhe biseda asht ma e gjalle dhe plot gaz e qejfe por ne rast se i ka marre pare shume, atehere e shikojne njeni-tjetrin si ne zgrip dhe pak muhabet bajne. Mbasi te ken pi kafe dhe bisedue per nji kohe, shtrohet sofra. Zakonet e sofres jane po ato qe kemi pershkrue ma pare, e prandej nuk po i perseris, por po kalojme ne zakonin e premjes fese, qe zhvillohet mbas darke.

“ Or Llesh Ndoj, simbas fjaleve qe kemi pase, une sone kam ardh me I pre fene nuses, po ku I kemi fjalet?” “Or Frrok, ato qe asht zakoni tai i din vete e un nuk due me t’kerkue gja ma teper”. “Faqebardhe qofsh or Llesh”.(Kjo asht biseda kur miqte jane dakord njani me tjetrin se nuk I ka marre pare shume, po te ishte e kunderta, atehere do te ishin fjalet ma te ashpra dhe me kerkesa te tjera). “Ti or Frrok fjalet prej meje i ke kshtu: Ke me pru 9 ose 11 krushq, 2 oke raki, nji berr 9 okesh ose 9 kg peshk te thate”.(Kur krushqit shkojne me marre nuse te shtunen mbrama, asht zakon me cue nji berr, por ne rast se shkojne te prenen mrama, atehere cohet peshk i thate, per arsye se e premta asht mengjille (nuk hahet mish), dy oke djathe, 100 ose ma teper leke dajes (asht zakon qe daja vjen ate nate aty dhe merr 100 ose ma shume leke neqofte se kerkon, e keto i merr do per vedi e do ja fal nuses. Pra perpara se me i pre fene, e pyesin dajen se sa leke e ke ne mend me i marre mikut qe t’i kallxojne me i prue ate nate). Pose ketyne i kerkon edhe 50 leke per gruen qe vesh nusen, 5 lek me i shti ne opingen e nuses dhe keto i merr ai qe e zdathe te dhandrri, strengla e duvak qe i vehen nusen ne krye, nji pale openga me gjalma si dhe 500 o ma teper lek, kjo mvaret simbas deshires se anes se nuses, per konak simbas zakonit. Motit kane cue 500 grosh.

Sasia e krushqve qe shkojne me marre nusen caktohet naten qe pritet feja nuses dhe simbas kerkeses e deshires se prindeve te nuses te cilet, ne kjofte se jane ne gjendje te mire ekonomike dhe ka shpi mjaft dhe me mikun jane da mire e nuk kane pas ndonji mosmarreveshje, i thone me cue deri ne 13 krushq dmth sderi ne nji sofer burra. Por ne kjofte se asht e kunderta atehere caktohen 5, 7 ose 9 krushq gjithmone numer tek dhe jo cift se nuk asht zakon me i cue cift. Krushqit shkojne tek dhe perseri kthejne tek Krushqit shkojne tek dhe perseri kthejne tek psh. shkojne 7, marrin nusen dhe krushken dhe kthehen 9, prape tek. Ne rast se miku con krushq me teper se I jane kerkue, shtepia e nuses ne kjofte se don me e shqetesue mikun, I vene gjoben ne lek, sa ta shofin te arsyeshme, dhe asht i detyruem me i pagua pa kundershtim. Pa ju shtrue denimit nuk e japin nusen. Zakonisht ne Mirdite krushqit shkojne ne mbramje te nusja dhe flejne atje e kthehen ne mengjes, e kjo ka mbete zakon per arsye te largesise se katundeve apo te bejrakeve ku nxehet nusja.

Duke e dijte se ne katundet e aferme ose ne katundin e vet, nuk fejohen njani me tjetrin (nuk martohen) per arsye se jane te nji gjaku, fis e kushrini, ose kumari (Shengjon)prej 100 vjetesh perpara. Jo si psh. Tre bajraket orosh, Spac e Kuzhne, nuk japin as nuk marrin njeni me tjetrin cuca, se thone jemi prej tre vllaznish, pra vllazni me qindra vjet perpara. Keta tre bajrake (krshina) japin e marrin cuca me bajrakun e Fandit dhe ate te Dibrrit qe nuk i kane vllazni, pse jane, gjoja te ardhun ma vone ne Mirdite. Tre bajraket e siperthanun, kan nji largsi te madhe ne mes te Fandit e Dibrrit psh. Prej Lejthizet te Oroshit me ardhe e me marre nji nuse ne bajrakun e Dibrrit, ne katundin Vig, Korthpule, Kashnjet ose Ungrej o tjeterkund, duhet udhetue se pakut 15 ore e ma teper ne kambe e neper rruge shume te veshtira. Kjo duhet te jete arsyeja qe ka mbete zakon me shkue e me fjete ke shtepia e nuses. Ka raste qe kane mundesi edhe me shkue e me u kthye, por kjo ngjet shume rralle. Berrin ose peshkun e thate qe cojne krushqit me vedi nuk e hane ate nate qe shkojne por te nesermen, nje ore pa zbardhe drita, ose ne te zbardhun drite. Pra ne kjofte se krushqit shkojne te prenden mrama, cojne peshk te thete per ta ngrane te shtunden ne mengjez, e ne shkoshin te shtunden mrama, atehere cojne berr per me hanger mish te dielen ne mengjes. Krejt sasine e mishit ose te peshkut qe cojne krushqit nuk kane mundesi ta hane por hane edhe te tjere te ftuem qe gjinden aty ne darsem te cuces. Krushqit cojne me vedi dy oke raki, por prape ne mengjez, kur dalin me nuse I zoti I shtepise u jep dy oke raki me vedi per t’I patur per rruges. Pra ketu asht fjala per nji ndrrim rakijet e asgja tjeter. Ne asnje menyre nuk u jepet rakija qe kane pru, por duhet t’u jepet tjeter, gjithmone ma e mire se ajo. Dy oket e djathit shpenzohen ate nate aty por ne te nesermen kur te nisen, u jepen dy oke te tjera djathi: Edhe ky nji ndrrim e asgja tjeter. 500 lekat o ma teper qe vihen per konak i merr i zoti i shtepise per te perballue shpenzimet qe ban per darzmen te cuces. Shpenzimet jane shume ma te medha se keto, porse keto merren sa per zakon.

Duvaku, strenglat. Opingat e gjalmat ia veshin nuses dhe i con perseri ke shpia e burrit. Duvaku e strenglat zakonisht merren uha (borxh) sa per nje dite e prandej I kthehen te zotit prap. Duvaku asht nji rube e kuqe e qe ma t’shumten e herave asht nji flamur i kuq me ndonji shenj ne te si ylle, shpate ose gjyse hane, ose edhe me shqype. Ka shume vjet qe keto flamure qe perdoren si duvake kane fillue me humbe e vendin e tyne e kane xane duvaket e ri. Keta bahen tre cope bashke, nji meter rube te kuqe me nji meter rube te bardhe. Duvaku perdoret per me i mulue fytyren nuses. Mbi krye te nuses se parit vend nji ksule te kuqe qe kane kene motit, mandej mbi kete vene do faculeta o gja tjeter te pshtjellun si ne forme piramide, dhe mandej I leshojne duvakun mbi krye ne menyre qe ky t’I rrine tamam si piramide ne krye. E fundi i duvakut i bjen ne gjoks, tue i mbulue keshtu gjysmen e trupit e krejtesisht fytyren.

Strenglat: Jane nji gjerdan i vogel, i bame me shume pare t’vogla te rrumbullakte dhe ne forme zemre (vezake), bakrit ose edhe ndonji metali tjeter i bardhe, por pa vlere te ngjituna me nji rube si ne forme te fesit. Strenglat vehen rreth krejet tuej ju derdhe paret per mbi balle per me i zbukurue fytyren. Strenglat jane shume te mocme dhe pak e kush I ka, mbasi nuk jane interesue me ba te reja te ketij lloji. Prandej zakonisht keto merren borxh dhe kur I kthehen te zotit I cojne si shperblim nji pale kollcike (corape leshit) qe I bjen nusja per te fala (dhuntina). Strenglat I napin nji hijeshi jo te vogel nuses dhe tingellimi I atyne rringxhingave asht terhjekes. Llesh ndoi ishte konak I mire e me Frrok Kolen kishin lane lezet tue mos i marre pare shume e prandej, edhe kur u pre feja nuses, nuk i qiti telashe, por i kerkoi vetem ato qi jane zakon. Mbasi kjene dakord me te gjitha zakonet, u caktue edhe vendi se ku do t’I delej krushqve para. Or Frrok kola po t’caktoj vendin se ku do te takohen krushqit me njeriun qe u del para. Ke suka e Qarrit, drejt mullenit t’ katundit, bash te kriqja, ate e gjen. “S’ka ma mere” pergjigjet Frroku “S’ka ma mere”, pergjigjet Frroku. (Vendi i caktuem nuk duhet te jete shume larg shpijet). Asht zakoni qe ana e nuses u qet perpara krushqve nji njeri me I prite ne vendin e caktuem. Ky duhet nji i aferm, i fisit te nuses ose dhe ndonji tjeter I katundas dashamire e kumari me te. Ky njeri qe u del perpara do te kujdeset per krushqit me i sherbye dhe me u dale zot ne cdo rast; pra i ka ne bese e nen mbrojtje derisa te kene dale prej shtepijet me nuse. Ai rrin me ta dhe kujdeset per te gjitha nevojat e tyne, dhe te nesermen, i percjell prap deri ne vendin ku u ka dale perpara. Ky i ngarkon vedit detyre a pergjegjesi, si do e shifni ne vazhdim te ketij pershkrimi, se nga rrethanat qe krijohen, si pasoje e konfliktit qe mund te ndodhin rastesisht ate nate, e sidomos kur miqt njani me tjetrin nuk jane nda mire do te vene vedin ne rrezik per me mbrojte krushqit ne cdo drejtim.

Naten qe pritet feja e nuses caktohet dita e darzmes, pra nata se kur do t’vin krushqit.

Mbasi u caktuen te gjitha konditat simbas zakonit, Frrok Kola e pyet Lleshin: ”A kimi ma gja or Llesh pa kput ?” “Jo or Frrok, besoj se nuk kini lane gja ma por tash po paim edhe ka i kafe e mandej po biem e po fleme”. “Atehere na qofte per hajr miqesia or Llesh” thote Frroku. “Pac hair e nafake” I pergjigjet Lleshi dhe fillon me avite takamin e kafes me pjeke kafen. Nderrojne kutiat e duhanit, peshtjellin ka I cingare, pine kafet e mandej ulen e flejne. Te nesermen, heret ne mengjes, u cuen prej gjumit. Lleshi e pyet Frrokun: ”Si ke njef or Frrok ? A ke merdhaif naten?” “Jo qebesa, kam flet s’ka ma rehat e mere, (edhe ne qofte se ka merdhite nuk thote se “po” pse korite te zotin e shpise). Grate ndezin zjarmin ne voter dhe i cuen teneqen me uje afer Lleshit per me vue xhezen e kafes n’zjarm. Lleshi mbasi e shplan mire e mire e mbushi me uje dhe e ven ne zjarm, mandej fillon me shpla filxhanat e me i fshi me nji pece. Nji grue vjen me nji ibrik me uje dhe nji sapun ne dore e i thote Lleshit:”A po i lan syte?” “Po t’lumt se po i laj teksa”, cohet ne kambe dhe del ne oborr ose edhe mbrende ne nji qoshe t’shpis, u hjedh faqeve dy-tre grushta uje dhe mandej nxjerr nga brezi nji shami dhe fshin fytyren. Lidhe nji cingare duhani e mandej ja hedh kutine perpara Lleshit tue i thane:”Bane nji or Llesh”. “Ej vallah or Frrok”. Lleshi shpraz kafen ne filxhan dhe ja ven Frrokut para ne tef te oxhakut. Mbasi piu dy kafe rresht Frroku, mbath opingat. “Izem or Llesh se po dal !” Kur te duesh or Frrok. Lleshi thote urimet e zakonshme: Lamtumere, t’ardhshim per t’mere e zoti te dhashte bereqet, dhe del per deret t’shpise. Ne oborr kane dale granija me u fale me ta. Falet me te gjithe shterngohet e bahet gati me dale nji nga nji dhe niset. I zoti i shtepise e percjell derisa te kaloje shtegun e oborrit dhe mandej aty i dorezon pushken Frrokut e mbasi falen e perfalen ndahen. Ne mramje porsa mrrini Frroku n’shpi e pyeten robt e shpis se si ishte da me mikun e ky krejt gzim u difton se ishin da shume mire e fillon me u diftue. “Paj per qiell e per dhe asht shpi sojit Llesh Ndoji qe se ka shokun n’bajrak, s’ma ka lujte tymin e duhanit por ka lype ato cka asht zakoni dhe asnji send ma teper”. Te gjithe te gzuem thone: Paste faqen e bardhe! Frroku mandej fillon me u kshillue me t’shpise se ke me thirre krushk te pare dhe krushq te tjere, mbasi zakonisht, sa t’i pritet feja nuses, duhen lajmrue ata qe do te shkojne krushq. Feja nuses pritet nji ose dy muej perpara dites marteses. Krushk thirret ai qi I takon mbas fisit o barkut, nipat, daja e ndonji mik shpijet qe e kane per zemer dhe jo do kush do. Pose kesaj krushqit zgjidhen nder burrat ma te mire, te pashem e te veshun mire, te gojes e te muhabetit, pse keta shikohen fort. Motit I kane zgjedhe e shikue edhe per trimni, burra qi nuk e pritojshin belane qe shpash here e gjete ne keso rastesh. Krushk i pare thirret ai qe i takon, prej fisit qe i takon me pri ne fisin e atij qe e thrret. Krushk i pare nuk cohet kushdo dhe ke ka qafe i zoti i shpis por do te shkojne ai qi i takon mbas fisit. Fise qe kane prijen ne katund jane djale mbas djalit me kete pari. Fiset me fise e barqet me barqe jane te ndame dhe i kane te caktuem se ku prine ky fis apo ky bark, dhe ku prin ai tjetri. Keto zakone shikohen fort edhe sot dhe po te ndodhi qe ndonjeni shklet kete rregull, ne mes te fisit me fis hyne mosmarrveshje dhe paknaqesina dhe formojet nji dasi e perjetshme shoqnijet per ne raste darzmash.

Frrok Kola kishte ra ngusht me nji pune. Kishte deshire me thirre krushk te pare Kol Deden, burre i mire e azgan, i veshun e i mbathun per bukuri, i fjales e i muhabetit, i njoftun dhe trim, nji qe me t’vertet nuk i gjindej per krushk i pare ma i mire. Mirepo, megjithse ishte prej fisit qe i takonte me pri tek Frrok kola, nuk ishte i atij bajraku qe i shkon prija. Prija i takonte nji tjetri (burre i papashem) qe nuk shifej me sy e Frroku nuk kishte deshire me e vue perpara krushqve. Prija I takonte nji tjetri (burre I papashem)qe nuk shifej me sy e Frroku nuk kishte dishire me e vue para krushqve dhe me e cue te miku, te Llesh Ndoj. Prandej per me mujte me marre Kole Deden si krushk te pare, ju dasht me mledhe fisin e tij dhe, tue qite disa arsyena u kerkoi leje per Kolen me u pri krushqve te tij. Mbas shume bisedimesh e rropatjesh, jo, po, jo, po, u lejue kola prej fisit dhe barkut, me shkue krushk te Frroku. Ktu shifet se sa rendesi u jepet zakoneve. Krushku i pare duhet i njoftun e kuventar, trim e i guximshem, qe te dine e te mundet me i ba balle cdo te papriture qe mund te ngjase. Motit kane thane se krushku e ka prekoven (qefinin) ne gji kur te niset me shkue me marre nusen dhe derisa te vin ne shpi, per arsye se kane ndodhe shume here vrasa e pergjakje. Krushku ka nji autoritet ma t’madh se te tjere darzmore e prandej asht ndere me u thirr krushk.

Ai qe thirret krushk ban te gjitha perpjekjet qi me u veshe sa ma mire e, edhe ne kjofte se nuk I ka vete teshat, I kerkon nder shoke, ne menyre qe te veshet sa ma mire. Kur veshet kush mire i thone: kenke veshe si krushk. Kur ishin armet ne krah krushkut I duhej me sigurue edhe fisheke mjaft mbasi do te qesin pushke ma shume se te ftuemit e tjere. Kur u kthehet krushku prej darzmes e pyeteshin shoket: A e dogje nji rryp fisheke? Frrok kol Jaku, deri ne oret e vona te nates, ndej tue bisedue me robt e shpise dhe tue I caktue emnat e krushqve qe do te thirrte. Ne nesre u nis me shkue me thirr se parit ndonji nip, dajen ose ndonji mik tjeter te larget, dhe mandej me thirre ata qe I kishte ne katund per krushk, si dhe krushkun e pare. Tue kene se Frroku ishte prej bajrakut te Dibrrit, si feste me miq lutet Shmhilli, e prandej, edhe nuset I marrin per kete feste por darzmen ja bajne nji dite mrapa festes. Keshtu ngjet edhe me festat e tjera si Shenkolli i pare ose si i thone ndryshej, e Djelja e nuseve, qe bien dy jave para Shenkollit kalendarik (6 dhetuer). Kete feste e lut bajraku i Oroshit. Per Shenkolle qe e lute Fandi e Spaci, per Shenmri qe vjen nji jave mbas shenmhillit dhe e lute bajraku i Kuzhnenit. Edhe nder keto festa merren nuse shume. Te rralle jane rastet qe merren nder kohe te tjera si te Shumash, T’lidhnash etj. Dit, por zakonisht nuset i marrin nder festat qe u permenden ma siper. Prandej mora per shembull Frrok Kolen me festen e Shenmhillit me zakone te barabarta e qe, edhe ne kjofte se ka ndonji ndryshim asht i padukshem dhe i parandesishem persa i perket zakoneve ne pergjithsi. Zakonisht festat fillojne te enjten e mbarojne te marten. Diten e enjte bijat e nipat, te shtunden mrama qi asht nata e festes vijne miqte e tjere dhe rrine deri te marten. Ai qi ka marre nuse, dergon krushqit te prenden dhe te shtunen qe asht nata e festes e qi vjen nusja n’shpi. Krushqit qi jane te vendit, sa te vijne me nuse, hane dreken dhe shperndahen e shkojne neper shpija te veta, mbasi kane me lute festen e kane me prite miqte. Te marten qi mbaron festa, vijne perseri ne darzem qi fillon ate nate. Nipat, daja dhe miqte e tjere, ne kjofte se nuk jane prej ketij bajraku, qe lute kete feste, nuk shkojne ne shpija te veta por rrine per feste e mandej per darsem. Para 15 vjeteve darsma fillonte te marten ne mbramje e vazhdonte deri te ennjten mbas dite. Keshtu e kane pasi disa katunde, por e shumta tash, i fillojne dasmat te henen ne mbramje dhe i mbarojne te merkuren mbas dite. Dhe po marr per baze ate te mocmen. Te martten ne mramje vijne krushqit e miqte deshare (te gjithe miqte vijne me dash ne darzem). Te merkuren, mesdita eshte vetem per krushq e deshare, per akshite, kafexhine e ndonji tjeter qe ka ba sherbim. Festa bashke me darzem zgjat plot 8 dite rresht. Te enjten mbasdite shperndahen te gjithe me perjashtimin e ndonji miku qe asht shume i larget dhe nuk ka ku shkon aq vone. E enjtja para feste quhet e enjtja e gjedheve. Ky emen i ka mbete pse ne kete dite asht zakon me u pre gjethet per me sigurue mishin e festes.

Te premten e te shtunen hane groshe e peshk te thate. Peshkun e thate e ziejne e lengun e tij e qesin ne groshe. Ditet e tjera shpenzohet mish pa mase. Ne bajrakun e Oroshit nuk perdoret peshku i thate per feste.

Dasma[redakto | redakto tekstin burimor]

Qysh nji jave përpara asht zakon qe grate e fisit e te shokeve te afërm, me shkue me punue e me I ndihmue atij qe ka me marre nuse, tue I cue dikush nji barre firi (fier, lloj bime) e cila perdoret per shtroje, ndonje barre dru zjarrmi, tue fshi e pastru oborret etj.Firin e shtrojne ne kulle (ode), kudo te rrijne miqesia, dhe kjo asht shtroje kryesore, se qylyme e shtroje te tjera nuk kane.

Asht e enjtja e gjetheve. Te gjithe diten ka levizje te madhe ne shtepine e Frrok Koles: Gra me krah te shpervjela deri ne berryla, shifen tue la e pastrue enet e sofrat, do te tjera tue gatue buke, tue bajte e pru vegsha e kuqa, sahana e luge qe i marrin haxhet. Vegshat jane ene dheu te vogla deri ne 3-4 kilesh per me i zie gjellen, e kuqat jane si keta, por jane shume me te medhenj: zane brenda deri ne 15 kg mish dhe perdoren per darzma e morte ku mblidhen shume njerez. Grate me bulira (boliere) te mbushura me uje ngarkue, tjera me firi e dru, shifeshin tash e pare, eja e shko. Disa gra te tjera, afer furret, tue hollue petat e tue i pjeke, per me i ba gadi per laknore, kendojne kange nusesh, qeshin e bisedojne tane gaz. Kafexhia qe asht thirre me pjeke kafet deri ne mbarim te darsmes (ky asht nji njeri i katundit por qe ka zanat me i pjeke mire dhe prandej e therrasin), aty kah dreka vjen me disa xheze e jebrike te medhenj si gjyma ujit, me nxane 100 filxhana kafe dhe hyn brenda. Avitet afer votres zjarrmit dhe fillon me vue per ujdi punen e vet. I zoti i shtepise dorzon kafen, sheqerin, dollapin e mullinin e kafese e tjera rraqe kafjet qe ka. Kafexhija fillon punen e vet me kaferdise kafen e tjerë. Kur vjen kafexhija gratë i këndojnë:

Mirsevjen o kafexhi
Na i piq kafet sheqerli
Se sheqerin e kam gati
Se na kem dugjajen n’shpai
Mos qit nja por qit ka di (dy)
Mbushja mere barkun bardakut
Zbardhja faqen t’zott t’konakut.

Ne kopsht afer shpijet tre burra kene pre nji ka dhe jane tue e rjepe kadalkadale e tue bisedue.

Nuk vonuen edhe erdhen dy fshatare te thirrun per me zie gjedhet. Edhe keta kane ngarkue nji kazan ne krah qe ju nevojitet me zie orizin ose gjak e vjamin (kjo asht gjelle qe perdoret fort ne Mirdite. Ziejne gjakun me miell e vjame si qull i trashe).

Tri gra kane hi ne kulle dhe jane tue shtrue firin e tue rregullue vendin ku do te rrine miqte. Shpia e shtruem me firi dhe e ndritun prej zjarmit te madh qe asht ndezun ne voter, oborri i fshim e i pastruem mire, kane marre nji hijeshi me te knaqe e qe pasqyron gezimin qe ka ajo familje. Kah gjysma e mbas drekes fillojne me ardhe bijat e martueme me djep ngarkue ose me ndonji fmi perdoret. Jane krejt shend e gazmend se kane ardh te prindja per feste e ne darzem. Ndoshta ka nji vjet e ma teper qe s’kane kene. Kane udhetue kushedi sa ore me fmi ne shpine, neper rruge te vshtira, perpjete e teposhte por tash, prej gzimit, nuk e ndjejne te lodhmen aspak.

Akshit kane fillue punen, pregaditen per neser. Kane avite afer nji thes me nja dy babune grosh te kuqe ose te larme dhe po e pastrojne. Ma vone kane me qerue peshkun e thate. Mbasi kafexhija ka vue gjithshka per fije, ka kaferdis kafene dhe e ka blue i pjese, grate jane jashte tue punue, fillojne me ngallite me kange, per me i kerkue kafe.

Kafexhi more demel
Je ndry mren e nuk po del
Me na pru xhezmen me kafe
Po bajme gaz e po bajme llafe.

Kafexhija sa t’i ndijne u vikate tue qeshe: hajt punoni sa t’u ndihmojne zoti se per at kishe n’saj t’zotit t’shpise, kafe sa t’doni po ju bie njetash, dhe nuk vonon e del me ibrik te kafes ne dore e filxhanat ne tabake. Grate pijne kafe dhe urojne. Zoti ja bafte per hajr. Kafexhia i pyet se si ishte pjeke kafja se don me dijte qe te mos koritet me te tjeret. Grate japin gjykimin e vet. Nipat, daja e ndonji mik tjeter i larget qe jane thirre per krushq, vijne qush sot, kurse krushqit qe jane te katundit (bashkefshataret) vine neser ne mengjez. Kah mramja, buze muzgut.Kah mramja, buze muzgut, fillojne me ardhe desharte e thirrun krushq (si e thashe me siper). Te gjithe nipat, daja, miqte e shpise, duhet te bien ka I dash, duhet me pru pare. Tash bien 500 deri ne 1000 lek. Motit jane cue 100 deri ne 500 grosh por pak e kush ka cue pare se ne pergjithsi asht kene zakoni me cue dash e jo pare. Jo vetem miqte qe jane thirre vetem per krushk bien dash, por dash bien edhe ata qe jane thirre per darzem. Dashi asht borxh pse ja bjen e do t’ua cojne kur te kene darzem. Prandej thone se : A ndrron desh me filanin? Ishte tue prendue dielli; ne shtek te oborrit hyni nipi i Lleshit me nji dash lidhe per lakut. Bashke me te amen qe po grahte dashin, veshe e mbathe per bukuri. Hjek pushken prej krahit dhe shtien dy here e mandej thrret me t’madhe. A je ktu daj Lleshi?- Hajde bujrum, merse t’bjer Zoti, pergjigjet Lleshi mrena n’kulle. Turr e vrap mblidhen grate tue lane cdo pune qe kane ne dore dhe dalin ne oborr e rreshtohen dy grupesh e ja nisin kanges:

Kush asht aj qi vjen me dash
Vjen Gjok Marku bylykbash
Bylykbash edhe zartari
Paska teshat qepe n’terzi
C’ka pruni per dhanti
Pru nji dash dhe nji flori
Shtoja Zot tufen e tij
Banja Zot njeqind mije
Kush asht ajo qe vjen mbas dashit
Vjen e ama e bylykbashit
Paska teshat prej mendafshit
Prej mendafshit qepe ne terzi
Edhe xhepat me flori

Kur deshari nuk bjen dash te gjalle por bjen pare ne xhep atehere, ne vend qe me I thane ne kange se “pru nji dash dhe nji flori”- thone, pruni xhepat me flori, shtoje Zot gjane e tij.

Frroku ka dale ne oborr turr e vrap me prite desharin qe po vjen. Hyn ne oborr me dash per doret dhe tue u takue me ata qe i kane dale perpara u thote: Per hajr na kjofte darzma. Pac hajr e nafake e mer se t’ka pru zoti- i pergjigjen. Nje njeri i merr dashin dhe e lidh diku aty n’gardh. Falet me te gjithe nji nga nji simbas zakonit. Ne dere ja dorzon pushken t’zotit te shpise. Grate vazhdojne kangen. E ama e desharit falet e perfalet me grate e rrin me to.

Se si fallen, pershendeten e pyeten njeni me tjetrin, zakonet jane te njejta me ato qe kam pershkruar me pare e prandej nuk asht nevoja me I perserite ma. Te gjithe desharet qe vijne priten njisoj si ky, me kange e tjera ceremoni, qe u pershkruam. I zoti i shtepise i rreshton miqte ne ane te oxhakut, simbas zakonit, ne vendin qe i takon tue vue ne krye te vendit mikun ma te larget, o qi asht prej bajrakur e qe i takon kryet e vendit, si psh. I Oroshasi del gjithkund ne krye te vendit se asht bajrak i pare. Edhe shkodrani ose malsor i Hotit e Grudes, ne kjofte se asht atje e qesin ne krye te vendit se i takon. Bajraku i Shales dhe aj i Shoshit nuk dalin ne krye te vendit ne Mirdite per arsye se jane vllazen e prandej jane te shtepise.

I zoti i shtepise u hjedh cigare duhanit te lidhuna, kafet u shkojne njena mbas tjetres, ne fillim te amla e mandej, simbas deshires mikut, kafe te forta (te idhta, pa sheqer). Pothuejse, ne pergjithsi, mbasi te pine dy- tri kafe me sheqer, e pine nji ose dy, mandej pa sheqer. Sidomos kafet mbas ngranies darke, i pine te forta. Vazhdojne pyetjet e bisedat e zakonshme ?

Dhandrri qysh diten heret asht largue e ka shkue te stani i bagtive ose asht struke diku ne nji qoshe se ka turp me u duke, ma teper ike edhe prej lojnave qe i bajne shoket e miqt. Dhandrri nuk stoliset me kurrgja por si cdo dite tjeter, bile disa here edhe ma keq se ditet e tjera. Mbasi te kene shkue do nate dhe hiqet dyshimi se mund te vine ma kush, i zoti i shtepise u thote miqve: Tash s’po presim ma or burra, por po ndreqim sofren, a don me dal kush me pa jashte ? (A don me dale kush me krye nevojat, kete kuptim ka). Ata qe kane nevoje dalin e sa te kthehen brenda, nji burre u qet me la duert te gjitheve. Mandej ulet sofra e i zoti i shtepise.

Relevi[redakto | redakto tekstin burimor]

Pak Histori[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Edukimi përmes ndëshkimit
  • Formimi i Lidhjes së Mirditës
  • Humbja e palëve
  • Krijimi i Besëlidhjes (1912)
  • Kriminaliz psikologjik (45-90)
  • Kryengritja (1876-1877)
  • Kryengritja e Mirditës 1862
  • Kryengritja e vitit 1912
  • Kufinjtë e të pabesueshmes
  • Lidhja e Prizrenit
  • Mesjeta koha e re, sotme
  • Mirdita gjatë pushtimit turk
  • Ndarja e gjallë
  • Periudha fund pusht turk
  • Pirustët
  • Rilindja kombëtare
  • Sistemi i bajrakëve
  • Tension i madh e trazim

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Monumente historike

  • Banesa e tipit kullë
  • Gurra e Domgjonit
  • Kështjella fushore e Vigut (Kastër)
  • Kisha dhe Kuvendi i Rubikut
  • Mbishkrimi i Gëziqit dhe Stema e Arbërit
  • Ura e Vaut të Madh
  • Varreza Arbërore e Prosekut

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Kryeipeshkvia Metropolitane - Shkoder.net

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]