Rrethi i Tropojës
Rrethi i Tropojës është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Kukësit. Rrethi i Tropojës ka 16,257 banorë (sipas 2009), një sipërfaqe prej 1,043 km² dhe kryeqendër qytetin Bajram Curri. Historikisht, treva njihet me emrin Malësia e Gjakovës dhe është vend i lindjes i shumë patriotëve të kombit tonë me të cilët mburret Shqipëria dhe Kosova.
Përmbajtja |
Njesitë administrative [redakto]
Në kuadër të Rrethit të Tropojës janë një bashki dhe shtatë komuna:
- Bashkia Bajram Curr
- Komuna Tropojë
- Komuna Margegaj
- Komuna Llugaj
- Komuna Bujan
- Komuna Fierzë (Tropojë)
- Komuna Bytyç
- Komuna Lekbibaj
Ekonomia [redakto]
Ekonomia e Tropojes është kryesisht blegtorale, por është e pasur me minerale si Kromi dhe Kuarci. Tropoja ka plantacionin e geshtenjave me te madhin ne Evrope. Por kjo pak rendesi ka sepse nuk ka ndonje perdorim industrial, pervec atij primitiv te shitjes se geshtenjes ne marketin privat. Pjesa me e madhe e popullsise është e papune, te ardhurat me te medha vijne nga emigracioni dhe asistenca sociale.
Nje nga sekretet turistike, Valbona nuk shfrytëzohet sa duhet, sikur të shfrytëzoheshin kapacitetet e natyrës Rrethi i Tropojës do ishte një nga rrethet me nivel më të lartë jetese në Shqipëri. Qindra Kosovarë vizitojnë Valbonën, për të kaluar fundjavët në ajrin e pastër, peshkim dhe për të përjetuar kënaqësinë e bukurive të shumta.
Rrethi i Tropojës ka 81 kilometër kufi, ndër të cilët 41 kilometër janë me Kosovën dhe 34 kilometër me Malin e Zi, qarkullimi me Malin e zi mungon totalisht, pavarësisht premtimit për hapjen e pikës së re të kalimit kufitar Qerem-Plavë.
Gjeografia [redakto]
- Shih Liqeni i madh
Vendbanime [redakto]
Personalitete [redakto]
Personalitete të shquara nga Rrethi i Tropojës:
- Ali Ibër Neza
- Mic Sokoli
- Haxhi Zeka
- Tahir Sinani
- Fatime Sokoli
- Gëzim Nikaj
- Sali Berisha
- Azem Hajdari
- Zef Beka
- Mehmet Shpeni
- Prel Tuli
- Vivaldi Zelaj
Lidhje të jashtme [redakto]
Shih edhe [redakto]
|
Rrethet e Shqipërisë |
||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
||||||||
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë dhe është një faqe cung. Mund të ndihmoni Vikipediën duke e përmirësuar këtë faqe. |

