Komuna Tropojë
| Komuna Tropojë | |
| Administrimi | |
| Shteti | Shqipëria |
| Qarku | Qarku i Kukësit |
| Rrethi | Rrethi i Tropojës |
| Të dhënat bazë | |
| Popullsia | 5 606 banorë |
| Faqja zyrtare | |
| Zona kohore | |
| Zakonisht | ZKEQ (UTC+1) |
| Në verë | OVEQ (UTC+2) |
Komuna Tropojë është një komunë në Rrethin e Tropojës në Shqipëri.[1] Tropoja apo shpesh përmendet si Tropoja e vjetër është vendbanim në Shqipërinë veriore dhe sot është zona me e lidhur me Kosovën.
Përmbajtja |
Pak histori[redakto]
Tropoja njihet historikisht si pjesë e Malësisë së Gjakovës. Gjatë Perandorisë Osmane ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kufiri i vitit 1912 që shkëputi pjesën më të madhe të Kosovës nga Shqipëria la Tropojën në izolim dhe vështirësoi jetën e banorëve. Kufiri la të izoluar edhe ekonominë e Tropojës.
Nga çlirimi i Shqipërisë e deri në Luftën e dytë botërore Tropoja së bashku me të gjitha vendbanimet e tjera të Tropojës, Hasit dhe Kukësit që kishin mbetur këndej kufirit ishte pjesë e Prefekturës së Kosovës, që ishte një nga 10 zonat administrative të Shqipërisë së lirë.
Sot Tropoja është pjesë e Rrethit të Tropojës, të cilit edhe i ka dhënë emrin.
Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 fillon një fazë e re për jetën e banorëve të cilët tani mund të shfrytëzojnë shkollat apo spitalet në Kosovë.
Ekonomia[redakto]
Tropoja ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe 120 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Pozita gjeografike ka imponuar një lloj izolimi ekonomik nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Komunikacioni rrugor me Kosovën mundëson tregti të shpejtë.
Tropoja ka sipërfaqe mjaftë të madhe të tokave të punueshme, në të cilat kultivohen drithërat, mollët, gështenjat, kumbullat e dëgjuara tropojane, ndërsa në blegtori mbizotërojnë të imtat.
Vendbanimet[redakto]
| Komuna Tropojë |
|---|
| Tropojë · Astë · Mejdan · Kasaj · Kojel · Viçidol · Koçanë · Buçaj · Gegaj · Papaj · Sopot · Hasaj · Babinë · Shumicë · Begaj · Shkelzen · Myhejan · Kovaç · Kerrnajë |
| redaktoni kutinë |
Burimet[redakto]
Shiko edhe[redakto]
- Historia e Shqipërisë
- Lista e qyteteve të Shqipërisë
- Nikaj e Mertur
- Qytetet shqiptare
- Turizmi në Shqipëri
Lidhje të jashtme[redakto]
- Klipe kengesh dhe vallesh nga Tropoja, Gezim Nika, Fatmira Brecani, Fatime Sokoli, etj.
- Pamje nga Tropoja
- Webfaqe për Tropojën
|
Bashkitë dhe Komunat e Kukësit |
||
|---|---|---|
| Qendra: Kukësi | ||
| Rrethi i Hasit | Bashkitë: Krumë Komunat: Fajzë · Gjinaj · Golaj |
|
| Rrethi i Kukësit | Bashkitë: Kukës Komunat: Arrën · Bicaj · Bushtricë · Grykë-Çajë · Kalis · Kolsh · Malzi · Shishtavec · Shtiqën · Surroj · Terthorë · Topojan · Ujmisht · Zapod |
|
| Rrethi i Tropojës | Bashkitë: Bajram Curr Komunat: Bujan · Bytyç · Fierzë · Lekbibaj · Llugaj · Margegaj · Tropojë |
|
| Qytete: Bajram Curri · Kruma · Kukësi | ||
|
|
|
|---|---|
| Tirana • Durrësi • Elbasani • Shkodra • Vlora • Korça • Fieri • Berati • Lushnja • Kavaja • Pogradeci • Laçi • Gjirokastra • Patosi • Kruja • Kuçova • Kukësi • Lezha • Saranda • Peshkopia • Burreli • Cërriku • Çorovoda • Shijaku • Librazhdi • Tepelena • Gramshi • Poliçani • Bulqiza • Përmeti • Fushë-Kruja • Kamza • Rrësheni • Ballshi • Mamurrasi • Bajram Curri • Erseka • Peqini • Divjaka • Selenica • Bilishti • Roskoveci • Puka • Memaliaj • Rrogozhina • Ura Vajgurore • Himara • Delvina • Vora • Kopliku • Maliqi • Përrenjasi • Kruma • Libohova • Orikumi • Fushë-Arrëza • Shëngjini • Rubiku • Miloti • Leskoviku • Konispoli • Këlcyra • Krasta • Kërraba | |
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë dhe është një faqe cung. Mund të ndihmoni Vikipediën duke e përmirësuar këtë faqe. |

