Komuna Golaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Komuna Golaj
Administrimi
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Kukësit
Rrethi Rrethi i Hasit
Të dhënat bazë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)

Komuna Golaj është një komunëRrethin e HasitShqipëri.[1]Historiku i Komunes Golaj

Komuna Golaj

Komuna Golaj perbehet nga 12 fshatra: Golaj, Nikoliq Perollaj, Vlahen, Letaj, Zgjec, Qarr, Helshan Kosturr, Bardhaj, Peraj, Dobrune. Ka nje popullsi prej 8253 banore. Pjesa me e madhe e popullsise eshte e perqendruar ne tre fshatra : Golaj, Nikoliq, Vlahen.

Pozicioni gjeografik dhe karakteristikat natyrore[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuna Golaj shtihet ne rrethin e Hasit, ka nje popullsi me 8253 banore, me 2200 familje dhe nje shtrirje gjeografike te tille qe : ne Veri kufizohet me Komunen Bytyq, ne Lindje me shtetin e Kosoves, ne Jug me Bashkine e Krumes, ne Perendim me MalZI, Kukes. Komuna Golaj ka nje siperfaqe prej 162 km-katror, te ndare si me poshte: Territori i Komunes Golaj: Siperfaqja pyjore gjithesej 10081.1 ha Nga kjo:

1-Trungishte 798.2 ha
2-Cungishte 8662.9 ha
3-Shkurre 620.0 ha
  • Siperfaqe kullota 3210.1 ha
  • Siperfaqe jopyjore 2866.8 ha

Nga kjo:

  • siperfaqe bujqesore dhe urbane 2699.6 ha
  • siperfaqe ujore 40.7 ha
  • siperfaqe shkembore 126.8 ha

Totali i siperfaqes se Koimunes Golaj = 16158.0 ha

Ekonomia ne Komunen Golaj[redakto | redakto tekstin burimor]

Bujqesia dhe blegtoria jane fushat kryesore te zhvillimit te ekonomise, por kohet e fundit edhe industria e nxjerrjes se mineraleve ka filluar te zhvillohet. Ne kete komune ka objekte minerale, por me kryesori është ai i Vlahnes me rreth 3.000.000 ton rezerva Krom me përmbajtje 30-32 % CR2O3 dhe ne trupa të veçante me mbi 40 %. Në këtë rreth ka dhe objekte të tjera si në Gajrep, Gzhime, Perollaj, Mac etj, ku njihen rreth 300.000 ton rezerva me mineral kromi. Pervec perveç mineralit te kromit janë te njohur dhe mjaft objekte te bakrit damaror Kuarc-Sulfur ne masivin Gabror të kaptinës si ne zonën e Nikoliqit me rreth 2.000.000 ton rezerva, Golaj me 1.000.000 ton. Miniera e Golajt eshte e mbyllur dhe nuk shfrytëzohet. Gjithashtu edhe ne shkëmbinjtë efuzive Helshan janë takuar nje sere objektesh, trupash mineral bakri si ne Spas, Helshan dhe Kosturr. Pasuritë nëntokësore të këtij rajoni kanë nisur të shfrytëzohen në vitet '30 nga italianët. Deri në mesin e viteve '90 ka funksionuar miniera dhe fabrika e pasurimit të bakrit ne Golaj në 6 kilometra larg qytetit të Krumës si dhe disa miniera më të vogla ku ishin të punësuar mbi 3000 punëtorë gjithsej. Jo vetëm banorët, por edhe specialistët, thonë se nëntoka ende nuk është prekur, është ende e virgjër. Këtë e tregojnë edhe kërkimet e kompanisë australiane "Jab Resources", që këmbëngul prej dy vjetësh që pasuritë e nëntokës së verilindjes të vihen në funksionim e në shërbim të popullit. Vetëm për vitin 2008 u investuan 3,5 milionë dollarë. Në varësi të rezervave të këtij sektori kompania synon ngritjen e industrisë së ferrokromit që do të mundësojë punësimin e qindra punëtorëve, duke përmirësuar rrënjësisht jetesën e banorëve. Për mineralin e bakrit dallohen, zona Nikoliq, Golaj.

Shqipëria është vendburim i madh i kromit nder këto vendburime janë Vlahna e Perollaj, në rrethin e Hasit. Vendburimi i bakrit ne Golaj edhe pse me shumë rezerva, janë jashtë interesit të shfrytëzimit nga biznesi për shkak të cilësisë së dobët të mineralit. Vendburimi i Vlahnës ka një sasi rezervash të mineralit të kromit me disa milion ton me cilësi mbi 28%. Sipas specialistëve, aktualisht shumë prej vendburimeve nuk mund të shfrytëzohen për shkak të teknologjisë që duhet ripërtërirë rrënjësisht.

Sistemi arsimor[redakto | redakto tekstin burimor]

Sundimi shekullor turk nuk lejoi qe te hapen shkola shqipe.Pati raste te vecanta te arsimimit ne

Shkolla e Mesme e bashkuar Golaj

Shqiperi, por shume shpejt ose u mbyllen ose mesuesit e tyre u torturuan u internuan apo u vrane.

Dhe pushtues te tjere si ata sllav aspak nuk ishin me te mire persa i perket arsimimit shqip si ne shqiperi ashtu edhe ku banonin shqiptaret.Arsimimi ne Shqiperi mori rruge pas hapjes se shkolles se pare shqipe ne Korce. Si ne cdo vend te Shqiperise dhe ne zonat e thella malore te saj u bene perpjekje nga arsimdashes te ndryshem per hapjen e shkollave shqipe. Keto perpjekje per zonen Golaj u realizuan ne vitin 1992 me hapjen e shkolles ne kete fshat me mesuesin e pare Latif Jaku, i cili ishte edhe drejtor i pare i shkolles.Godina e shkolles ka qene ne krye te fshatit Golaj ku nder nxenesit e pare kane qene Abdyl Alia, Ramadan Peca, Zenel Koka, Myftar Ngjeci, Qazim Kryeziu, etj si dhe mesuseit e pare kane qene Qazim Haraciu dhe Najram Nura. Kjo Komune ka 1 shkolle te Mesme ne fshatin Golaj me 181 nxenes dhe 8 shkolla ne 9-vjecare perkatesisht ne fshatrat Golaj, Nikoliq, Vlahen, Letaj, Zgjec, Perollaj, Helshan, Kosturr me 1296 nxenes dhe 1 shkolle te ciklit te ulet ne fshatin Dobrune.

Infrastruktura rrugore[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuna Golaj ka nje rrjet rrugor problematik (mungese totale te trotuareve). Megjithe perpjekjet e bera per mirembajtjen ose rikonstruksionin e disa prej tyre, gjendja paraqitet jo e mire.

Shendeti publik[redakto | redakto tekstin burimor]

Nr.mjekeve ne Komunen Golaj gjithesej 17

  • Fshati Golaj 2
  • Fshati Nikoliq 2
  • Fshati Vlahen 2
  • Fshati Helshan 2
  • Fshati Kosturr 2
  • Fshati Letaj 1
  • Fshati Qarr 1
  • Fshati Dobrune 1
  • Fshati Peraj 1
  • Fshati Zgjec 1
  • Fshati Perollaj 1
  • Fshati Bardhaj 1

Popullsia[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuna Golaj ka nje popullsi me 8195 banore me 2200 familje. Aktualisht jane 3.7 banore/familje. Fshati:

  • 1-Golaj - 411 familje
  • 2-Nikoliq - 329 familje
  • 3-Vlahen - 338 familje
  • 4-Letaj - 183 familje
  • 5-Perollaj - 125 familje
  • 6-Qarr - 156 familje
  • 7-Helshan - 147 familje
  • 8-Kosturr - 163 familje
  • 9- Peraj - 93 familje
  • 10-Dobrune - 87 familje
  • 11- Zgjec - 93 familje
  • 12-Bardhaj - 42 familje

GOLAJ zanafilla e KASTRIOTEVE[redakto | redakto tekstin burimor]

Këtu është territori i quajtur SHULLAN , që po ta kthenim ne latinisht , do të thotë vende të thata ose thatësira .Quhet edhe Has e përfshin shumë katunde .Ështe i banuar prej shqipëtarësh . Trajta Kastrat e Analeve të Raguzez që na jep P.Lukari gjendet edhe sot e gjallë si etnonim në katundet GOLAJ , KRUMË , PUS I THATË dhe BRRUT, ne HASBRIJES dhe të GURIT edhe atje ka një katund a lagje KASTRAT. KASTRAT E GOLAJT quhen edhe ARSTORË sepse sipas gojedhënës , e mbajnë veten për të ardhur prej Arstit të Pukës , ndërsa ata të Brrutit mbahen një fis me Aliajt e Kastratit te SHkodres , për të cilat gojëdhëna na flet se janë të një vllaznie me Vuthajt e me Dibren .

  • Kastratët e Brrutit kanë zbritur prej Pusit te THatë , ku jeton prej moti nje fis Kastrat.
  • Në Krumë ka sot tri vllazni që quhen Kastrat e njëra prej këtyre vllaznive , Radajt , mbahen tepër të hershëm.
  • Nje tjetër gojëdhënë na kumton se prej Kastratëvet të hershem të Krumës disa kanë dalë në GOLAJ e disa në Pus të THatë .
  • Nga një e dhënë që gjejmë në APOLOGJINË E FRANG BARDHIT, mësojmë se familja KASTRATI mban si zanafillë KASTRIOTET që kishin titullin e prijësit a të kefaliasit të Hasit a SHullanit të SHqiperise që në shek.XVII.
  • Ky fakt na përafron me një dëshmi tjetër popullore që na thotë se Kastratët e Pusit te THate mbanin në atë shekull titullin e prijësit a të bajraktarit te Hasit , titull që në kohët e vona kaloi në dorën e Kërhanit të Gorozhupit dhe në Vlahen.
  • Këto të dhëna na bëjnë të besojmë që Kastrati i Analeve të Raguzës është vendi i Kastriotëve , që duhet përmendur me Kastratin e Pusit të THatë të Hasit , i cili ndodhet pranë Drinit dhe në vende malore mjaft të fortifikuara.
  • Onomoastika e Hasit na tregon për një katund që ndodhet midis Krumes dhe Pusit të THatë , për fshatin VRANISHT një lagje e të cilit njihet me emrin MAZRREK . Kjo lagje ka të ndarë prej lagjeve të tjera edhe vërrinën edhe bjeshkën që quhet BJESHKA E MAZRREKUT.
  • Në kufirin midis bjeshkës së tij edhe asaj të Kastratit të Krumës janë diktuar toponimet XHYTETES,dhe KËSHTELI dhe pak më nga veriu GRADISHTI I VOGËL dhe GRADISHTI I MADH dhe HISARI .
  • Gojëdhena na thotë se Mazrrekët janë fisi më i vjetër i Hasit , për këtë ka edhe materiale të botuara.
  • Sidocoftë s'është pa interes fakti që Kastrati ynë dhe Mazrreku i Vranishtit të Hasit janë pranë-pranë.
  • Po në Has , në anën jugperëndimore buzë Drinit , gjendet katundi KOSTURR ku ndodhet një kështjellë e rrënuar që njihet prej banorëve si KALAJA E KOSTANDINIT dhe dy kisha njëra prej të cilave quhet e Kastrioteve . Deri para pak vjetësh , po në Kosturr , ishte edhe një vidh qindravjecar i njohur si VIDHI I KASTRIOTIT .
  • Ne mendojmë se këto dëshmi duhet të na kujtojnë pohimin e DY KANZHIT që , në bazë të Engjëllit , thotë se : KOSTANDIN KASTRIOTI , i mbiquajtur Mazrek , princ dhe zot i Kastories (KOSTURRIT), që vdiq me 1930. Madje aq i njohur është për kosturrasit ky Kostandin , sa etimologjia popullore , duke e përfillur atë si themelues të katundit , arrin të pohojë se emri Kosturr ka ardhur nga bashkimi i emrit Kostandin dhe i një toponimi TURRË që paska pasur një kodrinë në mes të katundit dhe do të thotë TURRA E KOSTANDINIT.
  • Duke u nisur nga këto të dhëna , me një bashkëpunim të arsyeshëm të historianit dhe të etnografit mund të vërtetohet përfundimisht se origjina e Kastrioteve duhet kërkuar në GOLAJHAS ose në SHULLAN të SHqiperisë , i banuar gjithnjë prej shqiptarësh , sic na e dëshmon edhe PJETER MAZRREKU(1633)

REFERENCAT[redakto | redakto tekstin burimor]

LIBRI HASI TEDELI I KASTRIOTEVE nga SHEFQET HOXHA fq 87-97 shtepia botuese GEER 2007


Vendbanimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]