Rrethi i Hasit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
link={{{të çon}}}

Rrethi i Hasit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi i Hasit ka 21,500 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 374 km² dhe kryeqendër Krumën.

Hasi është një krahine etno-gjeografike me kufij te përcaktuar shume qarte, i rrethuar pothuajse rreth e qark me lumenj. Në veri dhe në lindje, Drini i Bardhë dhe dega e tij Ereniku që e ndajnë nga Krahina e Rekës dhe Podrimës (Rrafshi i Drinit). Ne jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Maleziut me të cilat i ndan Drini i Bardhë dhe i bashkuar dhe sot liqeni i Fierzës, ndërsa në veri-perëndim përroi i Skatinës e ndan nga Butyci i rrethit të Tropojës.

Rrethi i Hasit duke u ndodhur në verilindje të Shqipërisë bën pjesë në Qarkun e Kukesit (brenda territorit të Shqipërisë ndërsa pjesa tjetër e Hasit është në vartësi të Komunës se Gjakovës dhe një pjesë në vartësi të Komunës së Prizrenit).

Hasi që ndodhet ne Republikën e Shqipërisë nuk plotëson njësinë etnografike te Hasit. Krahina e plotë e Hasit u nda padrejtësisht pas luftërave ballkanike në fillim të shekullit XX, kjo ndarje u sanksionua ne Konferencën e Ambasadoreve në Londër në vitin 1913. Mu në lindje, Hasi i Shqipërisë nëpërmjet vijës kufitare të vëne që në vitin 1913 (që ndau Kombin përgjysmë) kufizohet me Republikën e Kosovës, përkatësisht mund te themi me vetveten.

Gjymtimi i territorit të Hasit gjatë shekullit XX nuk krijoi vetëm një izolim të paparë, por, më thellë akoma, një ndarje shpirtërore, kulturore dhe etnografike me vetveten, ndarje e cila u përjetua jo me pak dhimbje. Sot pas 100 vjetësh gjysma e Hasit rreth 371 km² dhe popullsi rreth 40.000 banore bën pjesë në Republikën e Kosovës. Ndërsa në R. Sh Hasi ka 374 km² me popullsi 21.500 banore i gjithë Hasi është 645 m² me një popullsi prej 61.500 banore pra është zona me popullsinë më të madhe në veri lindje në raste se nuk do ishte i ndare në dy shtete. Shtrihet në mes gjerësive gjeografike veriore 42° 05’ 45" në Fshatin Brrut dhe 42° 17’ 57" në veri ne majën e Krajlicës si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 20° 13’ 11" në Kosturr (Bregu i Drinit) dhe 20° 32’ 50" në majën e Pashtrikut në lindje. Ka një sipërfaqe prej 393 km² gjatësi e vijës kufitare është 85,8 km, nga këto kufij tokësor 27,8 km me Hasin e Rrafshit, lumor 14 km me rrethin e Tropojës dhe 44 km kufij liqenor me rrethin e Kukesit (Lumen e Maleziun).

Kushtet Natyrore[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndërtim dhe strukturë gjeologjike të larmishme, tepër të ndërlikuar, me evolucion kompleks dhe jo të njëjtë ; Pasuri të larmishme minerare dhe me vlera industriale ; Reliev malor, me kontraste të mëdha, shumë i copëtuar, me mundësi tepër të kufizuar për toka të punueshme, por me mundësi të pasur për zhvillimin e turizmit, blegtorisë, pemëtarisë, pylltarisë etj ; Klimë e larmishme, me mundësi të pasur për zhvillimin e disa degëve të bujqësisë dhe sidomos të turizmit ; Pasuritë mëdha ujore e potencial të madh hidroenergjetik. Toka të degraduara nga erozioni ; Bimësi e larmishme, e pasur me pyje ahu, dushku ; Veçori të përgjithshme. Botë e larmishme shtazore, me rëndësi ekonomike dhe turistike; Vendbanime të rralla, të vogla, me arkitekturë karakteristike ; Popullsi e rrallë e vendosur kryesisht në lugina dhe gropa, me prirje pakësim i vazhdueshëm nga emigrimi. Relievi i Hasit vjen si rezultat i veprimtarisë së përbashkët të faktorëve endogjen dhe ekzogjen (të brendshëm dhe të jashtëm) në periudha të ndryshme gjeologjike.

Veprimtaria e dendur vullkanike dhe lëvizjet e reja tektonike i kanë dhëne relievit të Hasit konfiguracionin e sotëm që paraqitet mjaft interesant. Është reliev kodriniro-malor me lartësi mesatare 400-500 m mbi nivelin e detit. Në mes shtrihet fushëgropa e Hasit (Krumës) e që rrethohet nga veriu, lindja e jugu me një rrjet kodrinoro-malor. Kjo fushëgropë me origjine fund ose se ka forme pak a shumë të sheshte. Relievi i saj ulet gradualisht nga lindja drejt perëndimit. Si rezultat i veprimtarisë erozive të lumit të Krumës dhe degëve të shumta të tij kjo fushëgropë është e ndare në blloqe paralele. Këto blloqe njihen nga banoret me emrin “pod” që do të thotë rrafsh ose “pla”. Këto rrafshe emërtohen nga banoret sipas përroit që i ndan ose fshatrave që i përkasin, të tille janë : Podi i Shahjës, Breshezes, Vranishtit, Zahrishtit ose Plani i Krumës, Nikoliqit, Pates etj.

Në perëndim të lumit të Krumës, në fshatrat Vranisht, Fajza dhe Tregtan relievi është me kodrinor dhe ulet nga jugu drejt veriut deri në Vaspas duke formuar rrafshe të ndare nga përrenjtë. Kjo siperfaqe ka qenë e mbuluar me pyje të shumta lisi që përbenin një pasuri të madhe. Në vitet 60-70 të shekullit XX këto pyje u prenë duke u kthyer në toka buke. Malet që e rrethojnë në veri janë të ulëta. Dallohet një varg që fillon nga Kosturri deri në Letaj ku lartësohen maja e Aplasit (1043 m), e Sarajt e Sukut. Këto maja ndahen nga ulje dhe qafa si në fushën e druve, qafe e Zgjeçit e Letajve që e lidhin pellgun e Krumës me luginën e Skatinës e më larg. Në lindje një kordon kodrinoro-malor me drejtim meridional e ndan fushëgropën e Krumës. Fillon në veri me majën e Krajlices (1002 m) vazhdon me majën e Kishës, majën e Zeze dhe pasi kalon Qafen e Murrizit lartësohet maja e Kalazarit (1295 m), rrethi i Kunores (1512 m) dhe arrin lartësinë me te madhe ne malin e Pashtrikut 1989 m. Ky varg ulet ne Qafen e Prushit (651 m), me Qafen e Dobrunes neper te cilat ndodhen rruge kalimet qe lidhin dy njësite gjeografike te Hasit. Ne jug te Hasit ngrihet në formën e një horsti pllaja e Hasit e formuar nga gëlqerore kretak me lartësi mesatare 900 - 1000 m mbi nivelin e detit. Mbi këtë pllaje lartësohen disa maja si ajo e Murit, e Keshtelit, e Bitorrit për të arritur lartësinë me te madhe ne mesin e saj ne majën e Qytezes 1435 m. Është një pllaje karstike me shume gropa (hurdha) qe po t’i shohim nga larg duken si hojet e bletës. Ka shpella te shumta si ajo e Dajcit, e Dajanit, e Pellumave me oborr me dy dyer, shpella që tingëllon, Shpella e Cahanit e cila është dhjetëra metra e thelle etj.

Si rezultat i dukurive karstike kjo pllaje është e varfër ne burime sipërfaqësore. Shpatet bien thik mbi gropën e Krumës dhe luginën e Drinit ne jug. Është e pasur me pyje dhe kullota.

Pjesën kryesore te territorit e zëne dushqet. Ato kane kapur gjithë fushëgropën e Hasit ku ka pasur masive pyjesh lisi (qarr, bung) dhe pyje te përziera si shkoze, frashër, panë mullëze, krekëz etj. Këto pyje u prene ne vitet (60-70) duke u kther ne toka buke. Në lartësitë mbi (1000-1200 m) shtrohen pyjet e Hasit të përhapura ne bjeshkën e Krumës, Vranishtit, Gjinajve, Dajcit Mujajve, Cahanit & Kishajve etj. Ka pasur pyje halore në shpatin verior të pashtrikut të cilët janë dëmtuar në vitin 1943 është djegur plotësisht dhe nga kjo ditë aty ka shumë pak rrënje bredh e pishe. Në lartësitë e Pashtrikut kane përhapje kullotat alpine aty ka bime te ndryeshme mjekësore. Lumi kryesor është Kruma 6 km i gjate pasi derdhet ne liqenin e Fierzes dhe degët e tij Rusmani 11 km, Vlahna 13 km, Perroi i Vranishtit 5 km, Leshnica 6 km dhe Skatina 14 km. Gjatësia e tyre është shkurtuar me futjen ne luginat e tyre te ujërave të liqenit të Fierzes. Janë të shkurtër dhe me prurje të pakta sidomos ne vere ku niveli i tyre është mjaft i ulet. Gjate reshjeve te shumta ata rriten në mënyre të menjëhershme dhe po ashtu ulen shpejt pasi burimet e tyre nëntokësore janë të varfra.

Kane qene vetëm 2 H/C një fshatin Domaj – Has me fuqi 30 kW/ore dhe një tjetër në Krume, që momentalisht janë të shkatërruar plotesisht, por që ka tentative për rindërtimin e tyre. Me gjithese një pjesë e madhe e territorit të Hasit është e mbuluar me gur e shkëmbinj, por nëntoka fsheh pasuri minerale jo të vogla, shfrytëzimi i të cilave mund të përmirësojë ndjeshëm jetesën e banorëve të kësaj zone. Duke qene larg ndikimit te detit edhe pse lartësia nuk është e madhe i përket klimës mesdhetare paramalore. Karakterizohet me vere të nxehte dhe të thate e me dimer të ftohte e me reshje, pra merr pak a shume tipare kontinentale. Rreth 2/3 e reshjeve bien në vjeshte të vone dhe në dimer kryesisht në forme shiu ku nuk mungojnë edhe reshjet e dëborës trashësia e secilës në lartësi i kalon 1 m e me shume në zonën e Cahanit.

Sasia mesatare vjetore e reshjeve lëkundet nga 900 - 1000 mm ne vit. Ajo rritet drejt lindjes se Hasit ne shpatet malore te ekspozuara nga perëndimi. Temperatura mesatare vjetore është 11,4 °C. Mesatarja e janarit është (0-1 °C) dhe e korrikut (23 - 24 °C). Minimumi absolut ka qene (–21 °C) ne janar 1985 dhe maksimumi absolute (41 °C) ne korrik 2004.

Pasuritë Nëntokësore[redakto | redakto tekstin burimor]

I. Edhe ne këtë rreth ka mjaft objekte minerale ,por me kryesori është ai i Vlanes me rreth 3.000.000 ton rezerva Krom me përmbajtje 30-32 % CR2O3 dhe ne trupa të veçante me mbi 40 %. Në këtë rreth ka dhe objekte të tjera si në Gajrep, Gzhime, Perollaj, Mac etj, ku njihen rreth 300.000 ton rezerva me mineral kromi.

II. Pervec perveç mineralit te kromit janë te njohur dhe mjaft objekte te bakrit damaror Kuarc-Sulfur ne masivin Gabror të kaptinës sin e zonën e Nikoliq 1 dhe 2 me rreth 2.000.000 ton rezerva, Golaj me 1.000.000 ton. Si miniera e Golajt ashtu dhe e Krumës janë te mbyllura dhe nuk shfrytëzohen. Gjithashtu edhe ne shkëmbinjtë efuzive Helshan janë takuar nje sere objektesh, trupash mineral bakri si ne Spas, Helshan dhe Kosturr. Bajtje mbi 25 Pasuritë nëntokësore të këtij rajoni kanë nisur të shfrytëzohen në vitet '30 nga italianët. Deri në mesin e viteve '90 ka funksionuar miniera dhe fabrika e pasurimit të bakrit ne Golaj në 6 kilometra larg qytetit të Krumës si dhe disa miniera më të vogla ku ishin të punësuar mbi 3000 punëtorë gjithsej. Jo vetëm banorët, por edhe specialistët, thonë se nëntoka ende nuk është prekur, është ende e virgjër. Këtë e tregojnë edhe kërkimet e kompanisë australiane "Jab Resources", që këmbëngul prej dy vjetësh që pasuritë e nëntokës së verilindjes të vihen në funksionim e në shërbim të popullit. Vetëm për vitin 2008 u investuan 3,5 milionë dollarë.

Në varësi të rezervave të këtij sektori kompania synon ngritjen e industrisë së ferrokromit që do të mundësojë punësimin e qindra punëtorëve, duke përmirësuar rrënjësisht jetesën e banorëve.

Jo të pakta janë rezervat e nëntokës sonë. Për mineralin e bakrit dallohen, zona Nikoliq Golaj, Krumë, Zahrisht, në rrethin e Hasit.

Shqipëria është vendburim i madh i kromit nder këto vendburime janë dhe Vlahna e Perollaj, në rrethin e Hasit. Vëmendja ka nisur të kthehet edhe nga hekurnikeli dhe nikel silikati me vendburimet e Muç-Hasit dhe Gjinaj, Domajve për gjatë bregut te liqenit et Fierzes, Vendburimet e bakrit i Golajt e Krumës, edhe pse me shumë rezerva, janë jashtë interesit të shfrytëzimit nga biznesi për shkak të cilësisë së dobët të mineralit. Vendburimi i Vlahnës ka një sasi rezervash të mineralit të kromit me disa milion ton me cilësi mbi 28 për qind. Sipas specialistëve, aktualisht shumë prej vendburimeve nuk mund të shfrytëzohen për shkak të teknologjisë që duhet ripërtërirë rrënjësisht. Nëntoka e rrethit të Hasit llogaritet se. Ka 14 milion tonë rezerva të mineralit të kromit, milion.

Flora & Fauna[redakto | redakto tekstin burimor]

Kafshët që rriten në zonën e Hasit janë të përshtatura më klimën dhe bimësinë të cilat më të përhapura janë Ahu,Qarri, Bunga, Plepi, Blini, Shkoza Mulleza, Farsheri, Lajthia e egër etje dhe me pak janë te përhapura haloret. Janë të përhapur kafshët e egra si (lepuj, dhelpra, ujku, derri i egër, ariu, kaprolli, dhija egër, macja e egër etj) dhe shpend të egër si thellenxa, shqiponja, pëllumbi, skifteri, harabeli, mullëza, etj. Shfrytëzimi i pyjeve te dushkut, (Dushkajën e Hasit) dhe i resurseve natyrore, thjeshte për nevoja ekonomike, si rruga me e lehte dhe pa shpenzime,çoi në dëmtime të konsiderueshme. Me planifikimin e centralizuar u shfrytëzuan miliona metër kub lende druri për ndërtimet e minierat, dru zjarri për ngrohje e gatim, u hapen toka të reja në pyjet më të mira (rreth 5500 ha), u krijuan kullota dhe livadhe ne kurriz të pyjeve dhe u mbështet zhvillimi ekstensiv i blegtorisë e sidomos i dhisë, shkatërrueses se pyllit. Te gjitha këto rrezikuan e zhduken disa lloje bimësh e kafshësh të egra. Natyra dhe bukuria e saj pësuan ndryshime te dukshme, saqe u krijua një kufi ndarës i dallueshëm midis natyrës sonë dhe shteteve fqinje. Ky shkatërrim i natyrës u thellua ne fillimin e viteve ’90, ku shfrytëzimi e keqtrajtimi i burimeve natyrore për qëllime ekonomike (jashtë kontrollit te shtetit) u shoqërua me pakësime e zhdukje te potencialeve biologjike, si dhe te një numri te konsiderueshëm ekosistemesh.

Shkatërrimi gradual i një pjese te mire te habitateve, është shkaku baze i uljes se popullatave të faunës se egër. Kjo vihet re te derri i egër, kaprolli etj. Këto veprime i ndjen kudo, ku krahas llojeve te përmendura, ulje ka edhe lepuri i egër, thelleza e malit e ajo e fushës si dhe disa lloje të tjera që shërbejnë si objekt gjuetie. Por drejt zhdukjes janë edhe kafshët e egra që nuk janë objekt gjuetie si macja e egër, rrëqebulli etj. Një faktor shkatërrues i faunës se egër ne Rrethin e Hasit është gjuetia e paligjshme, si nëpërmjet përdorimit të armeve luftarake, por edhe atyre të gjahut. Sot ne rrethin e Hasit ka 296 arme gjahu, të dhëna me leje, nga të cilat vetëm 70 gjuetare janë pajisur me këto arme ne shoqatën e gjuetareve dhe paguajnë të gjithë detyrimet, duke iu nënshtruar ligjeve dhe rregullave ne fuqi, ndërsa pjesa tjetër qe ka arme gjahu, nuk i mban për stoli, siç pretendohet, por i përdor Brenda këtyre kufijve ka një siperfaqe 674 kilometra katrore nga të cilat 393 kilometra katrore i takojnë Republikës se Shqipërisë dhe 371 kilometra katrore i përkasin Hasit te Rrafshit te Dukagjinit ne Republikën e Kosovës.

Luftërat e Hasit ne Shekuj dhe pasojat qe i sollën[redakto | redakto tekstin burimor]

Territori i Hasit u nda padrejtësisht pas luftërave ballkanike ne fillim te shekullit XX, kjo ndarje u sanksionua ne Konferencën e Ambasadoreve në Londër ne vitin 1913, vendimet e se cilës ju vunë sopaten e pamëshirshme truallit shqiptar duke copëtuar për te plotësuar lakmitë shoviniste te shteteve te Ballkanit dhe lanë jashtë gati gjysmën e territorit shqiptar dhe me shume se gjysmën e popullsisë se tij. Këtë fat te hidhur e pati edhe Hasi një pjese e te cilit iu dha Serbisë pavarësisht se përbente një njësi unike me territor gjuhe, kulture e tradita te përcaktuara qarte dhe me trashëgimi qe nga lashtësia. Pushtimet e gjata romake, bizantine, slave e turke e kane detyruar popullsinë e kësaj treve qe te lëvize duke lëshuar shpesh ose rralluar vendbanimet e duke u strehuar ne thellësitë e Dukagjinit e duke u rikthyer përsëri. Shume kronistë të mesjetës, studiues e historian e kanë përcaktuar Hasin si vendin e origjinës së Kastrioteve. Me këtë çështje janë marre shume studiues, kanë dalë me mendime të ndryshme por versioni me bindes është origjina hasjane e Kastrioteve siç shprehet Fran Bardhi ne vitin 1636 “Pas një parashtrimi polemik arrij ne përfundim se Kastriotet ishin nga Hasi i Prizrenit dhe ky është edhe sot si verient me i besueshëm dhe kjo padyshim është si vlere e një burimi te dorës së parë. Pas betejës se Fushe - Kosovës se vitit 1389 pushtimi turk në trojet shqiptare u be i shpejte dhe territoret e Hasit u bënë pre e këtij pushtimi. U vendos sistemi feudal ushtarak. Banoret paguanin taksa te shumta në mënyre te theksuar procesi i myslimanizmit u be i dhunshëm dhe një pjese e banoreve u tërhoq ne viset malore ku krishterimi ende rezistonte, ndërsa banoret qe mbeten ndërruan fenë në fillim ne dukje e me vone me zemër. Në këto vise gjate shekullit të XVI u vendosen malësore nga fiset Berishe, Bytyc, Gash, Krasniq, Kastrat, Morine, Shal, Thac, popullsi e cila u rrit dhe u konsolidua ne territorin e Hasit. Në fund të shekullit të XVII dhe në fillim të shekullit të XVIII Hasi u përfshi në sistemin e bajraqeve. Bajraku si njësi administrative me funksione ushtarake dhe pleqerore (gjyqësore) në thelb të të cilit qëndronte organizimi i vjetër shoqëror ku ne përgjithësi mbetej e pa prekur struktura e shoqërisë së lire malësore. Bajraket u ndërtuan jashtë administratës shtetërore vetëm si një lidhje fisesh a vëllazërish. Ishte koha kur filloi shthurja e sistemit të timareve në këto kushte pushteti turk për të shmangur mundësitë e kryengritjeve zgjodhi si rruge krijimin e bajraqeve ku iu lejua malësoreve të rregullonin marrëdhëniet me njeri tjetrin sipas të drejtës kanunore kundrejt detyrimit të një takse të vogël dhe dhënies së luftëtarëve në kohë lufte.

Hasi u nda ne dy bajraqe[redakto | redakto tekstin burimor]

Bajraku i madh me qendër në Vlahen ku përfshinte fshatrat nga Prroi Rosmanit (Golaj) e deri në fshatrat e Drinit Bardhre dhe baraku i vogël më qendër në Helshan përfshinte fshatrat nga Prroi i Skatines e deri tek Prroj i Rosmanit.

Organizimi i jetës në këto territore u shoqërua me probleme të shkaktuara nga vështirësitë dhe pushtuesit turq, taksat e shumta, shkuarja nizam u bënë shkak i pjesëmarrjes aktive në kryengritjet e shumta. Ndër të tjera shquhet ajo e vitit 1837 ku Hasi u shkëput përkohësisht nga varësia e administratës turke në Gjakovë. Ishte koha e kryengritjeve të madha fshatare kundër Turqisë, reformat e marra nuk rregulluan jetën e fshatareve. Gjysma e dyte e shekullit të XIX u karakterizua nga përpjekje të madha me pushke dhe pëne të shqiptareve për liri e pavarësi. Këto përpjekje kulmojnë me lidhjen shqiptare te Prizrenit në vitin 1878 ku shqiptaret u vunë përballe rrezikut te copëtimit. Në këtë kuvend kombëtar ku morën pjesë figura të shquara politike edhe ushtarake nga i gjithë kombi morën pjesë edhe përfaqësueses nga Hasi si Ali Sahit Bajraktari, Sulejman Haxhi Brasha, Syl Liman Peka, Shaban Spahija (Cahani) etj, ndërsa luftuan për luftën e trojeve nga copëtimi shumë hasjanë. Përmendet pjesëmarrja e gjere në aksionin e Gjakovës me 06.09.1878 ku i rrethuar në sarajet e Abdulla Drenit vritet marshalli turk Mehmet Ali Pasha dhe lufta për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Në vitin 1885 u luftua kundër forcave te Vesel Pashes.

Në ketë beteje u varen në litar edhe trimat nga Helshani Musli Isufi, Zek Ademi, Murat Sadiku. Kontribut në këto beteja dha edhe familja Kurpali në Letaj kulla e të cilëve u bë qendër qëndrese. Hasjanet morën pjesë në Lidhjen e Pejës më 1899. Ne Kuvendet e vitit 1903 ku u morën vendime te rëndësishme për organizimin e qëndresës ndaj turqve. Në pranverën e vitit 1909 hasjanët kundërshtuan taksat, shkuarjen ushtare dhe dorëzimin e armeve. Në maj - qershor 1909 luftohet me forcat e Xhavit Pashës te cilët dogjën shtëpi e fshatra, prishen kulla dhe morën me dhune ushtare. Më 1910 luftohet në Qafen e Ahmatit me forcat e Shefqet Durgut Pashës. Rritja e valës kryengritëse arrin kulmin në vitin 1912. Më 19.03.1912 fshataret e Hasit te drejtuar nga Rexh Bajraktari dhe Tahir Hoxha sulmuan forcat turke në Krume. Lufta zgjati dy ditë duke i detyruar të tërhiqen në Gjakove. Mbas pak ditësh Kajmekami i Gjakovës me dy toborre e topa shkoi në Krume dhe e ripushtoi atë. Në këtë beteje u vra Zeqir Qema. Më 21.04.1912 në Krumë u mbajt Kuvendi I IV (katër) bajraqeve ku morën pjese 20 përfaqësues nga bajraqet e Hasit, Bytycit dhe Rekes. Këta kërkuan me shkrim nga porta e lart që shqiptareve t’ju kthehen armët, shërbimi ushtarak të behej në vend, mësimi në shkolla të behej në gjuhën shqipe, kudo te ngrihet flamuri shqiptare, nepunesit medoemos të njohin gjuhën shqipe, aminstimi i te burgosurve politike dhe t’u kompensohen shqiptareve dëmet e bëra nga ushtria turke gjate këtyre viteve. Me 21-28 maj 1912 u mbajt Kuvendi i Junikut ku u vendos që përveç vendimeve të marra në Krume edhe dy kërkesa me rendësi jetike si : Caktimi i kufijve të shtetit Shqiptar dhe garantimin nga shtetet e medha. Ne Junik u vendos për fillimin e kryengritjes se armatosur e cila do te qonte në largimin perfundimtar të turqve nga tokat shqipetare. Drejtimin e kryengritjes e moren Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Buletini e shumë të tjere.Ne fillim të qershorit 1912 forcat e Bajram Currit me luftetaret nga Hasi, Bytyci, Krasniqa e Reka sulmuan garnizonin turk në Qafen e Prushit, pasi i thyen ata sulmuan Gjakoven dhe pas pak ditesh ajo kaloi në duart e kryengritesve. Njeri pas tjetrit u çliruan gjithë qytetet e Kosoves dhe me 12.08.1912 sulmuan Shkupin e pushtuan atë, hapen burgjet dhe depot e armatimeve duke e vënë qeverine turke perballe faktit te kryer. Qeveria turke duke mos qene e gatshme te plotesoje kerkesat e shqipetareve i mashtroi ata. Duke e pare se Turqia ishte në prag të kapitullimit shtetet e ballkanit i shpallen lufte turqise. Trojet shqipetare u sulmuan nga serbet e malazezet. Shumë hasjane luftuan ne Qafe te Diellit kundër ushtrise malazeze ku u vra Zenel Ukpera. Ushtria serbe pushtoi Hasin deri ne Dri, ku zhvilluan beteja te Ura e Vezirit ne Tregtan por me e rendesishmja eshte ajo ne Vaspas (Qafeqyteti). Pas shpalljes se pavaresise Rexh Bajraktari ne krye të përfaqesuesver të Hasit shkuan ne Vlore dhe moren kontakte me qeverine e Ismail Qemalit. Gjatë luftes së parë boterore Hasi u pushtua nga Austro-Hungarezet që populli e njeh me emrin koha e “nemces”.Gjate pushtimit Austriak Kruma Qender e Hasit u bë qënder administrative shume e madhe ku u vendosen Komanda ushtarke dhe disa instucione te kohes deri dhe Gjykatat krahinore dhe kishte nën administrim nga Zhuri deri ne Tropoje e gjithe kjo zone administrohej me qënder Krumen. Nga viti 1918 -1921 Hasi u pushtua nga Serbia qe populli e njeh me emrin Serbia e II-te. Ne vitin 1921 Serbia u largua ne kufijte e 1913. Kruma u shpall qender e prefektures se Kosoves (Drinit) qe perfshinte Hasin, Lumen e Tropojen deri ne vitin 1925. Kruma e bë qender e levizjes antifeudale dhe kunder qendrimeve te qeverise se Tiranes per mbeshtetjen e politikes jugosllave.Veprimtari te dendur zhvilluan Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hysni Curri dhe çetat kosovare të Azem Galices, Sadik Rames, Zefi i Vogel të cilat luftonin për ruajtjen e teresise tokesore dhe bashkimin me shqipërine.E rendesishme qe kryengritja e marsit 1923 kunder zogut e cila rrezikoi permbysjen e pushtetit. Aktivitet te rendesishem zhvilluan Riza Cerova, Ali Kelmendi, Zylyftar Veleshnja, Ibrahim Gjakova, Tahir Zajmi etj, qe megjithese mbanin funksione ne administrate mbeshteten levizjet e masave. Në zgjedhjet për asamblene kushtetuese te vitit 1923 ne kete prefekture fituan figurat si Hoxhe Kadriu, Dr. Fariu, Niman Ferizi dhe Avni Rustemi qe perbenin krahun demokrat. Me 1923 u krijua ne Krume shoqëria arsimore “Shkelzeni” e perbere nga patriot dhe intelektuale qe punonin ne këtë perfekture. Ajo kishte për qellim edukimin dhe permiresimin e jetës ekonomike e politike te masave te varfra.

Veprimtaria e Hasit ne Revolucionin e Nolit, Regjimit Monarkiste dhe atij Komuniste[redakto | redakto tekstin burimor]

Pushka e parë e ketij revolucioni filloi ne Krume ku forca te udhehequra nga Bajram Curri me 25.05.1924 pushtuan qendren e prefektures, komanden e xhandarmerise, kaluan ne Lume, Lure,Diber, Mat dhe me 10.06.1924 hynë në Tirane duke shenuar fitoren e revolucionit. Ne dhjetor te vitit 1924 forcat zogiste te mbeshtetura nga Serbia dhe bjellogardistet ruse sulmuan nga te gjitha pikat kufitare dhe pushtuan Tiranen duke vendosur regjimin 15-vjecar te Zogut. Menjehere filloi hakmarrja ndaj kryengritesve ku ne Krume u burgosen 40 veta ndersa Hoxhe Zogu dhe Gjelosh Rama u varen ne litar. Ne nje relacion te dates 29.01.1925 derguar Ministrise se Puneve te Brendshme ne Tirane shkruhej: "U lajmeroi se gjygji ushtarak denoi me vdekje Hoxhe Zogun nga Bytyqi e Gjelosh Ramen nga Nikaj , te permendurit jane kene kundershtaret me te rrepte. Denimi tyre u zbatue sot ora 06.30 me litar" Komandanti i operacionit te veriut Ceno Kryeziu.

Me 29.03.1925 vritet tradhetisht ne Dragobi Bajram Curri, i cili varroset ne Krume ne gjirin e popullit me te cilin luftoi.

Gjate viteve te qeverise Shqiptare te Ahmet Zogut gjendja ekonomikme e fshatareve qe e renduar, mungesa e tokes bujqesore, thatesira dhe mungesa e vaditjes beri qe fshataret te vuanin per buke. Vendin kryesor ne prodhim e zinte blegetoria. Veshtiresi te medha per ekonomine e kesaj zone krijoi edhe mbyllja e kufirit duke veçuar kete popull nga tregjet tradicionale te Gjakoves dhe Prizerenit. Fshataret u detyruan me shume mundime te zhvillojne tregetine ne Shkoder. Keto kushte te veshtira ia paraqiten mbretit Zog nje perfaqesi e Hasit e kryesuar nga Dem Zenuni dhe duhet pranuar se mbreti Zog mori ne konsiderate kekreksat e paraqitura nga perfaqesia e Hasit dhe per disa kohe hoqi taksat per kete zone. Perhapje mori arsimi pasi u hapen shkollat fillore ne shume fshatra. Me rendesi ishte hapja e Internatit Kosova ku studiuan bursiste nga Hasi, Luma, Tropoja e sidomos te rinj Gjakovare. Kjo shkolle u be qender e rendesishme e arsimimit dhe edukimit patriotik.

Hasi si gjithe shqiperia pas pushtimit fashiste rroku armet per çlirimin e vendit ne has u krijua çeta e Hasit dhe me vone dhe bataloni 'Hakmares" dhe ndoqi pushtuesin dhe matan kufirit gjeografik ne kosove dhe en Sanxhak deri ne çlirimin e plote te atdheut

Pas çlirimit te vendit dhe hasi u angazhua ne rindertimin e vendit ne has u ngriten shkolla fillore dhe te mesme dhe mori perparsi te madhe arsimi shume djem hasian u arsimuan ne deget e arsimit, bujqesise , kultuares dhe ndertimatarise ,inxhenierise mekanike e elektrike, dhe ne shkollat ushtarake si dhe ne fushen e mjeksise pati shume perparsi dhjetar djem hasian mbaruan shkollat mjeksore qe kontribuan shendetin e popullit hasin,nje zhvillim te hovshem mori ne has gjate kohes komuniste bujqesia ku hasi u be hambari kryesore i drithrave te bukes ne shqiperine verilindjes.

Por duhet theksuar se regjimi komuniste presukutoj shume intekual hasian dhe shtepite me te mira u goditen dhe u ben kolak u denuan dhe u internuan pa te drejte vetem e vetem se nuk mundonin si pushteti.

Kontributet e Hasit gjate luftes se Kosoves, 1998-1999[redakto | redakto tekstin burimor]

Hasi si gjithmone ka qene mbeshtes i popullsise se Kosoves e kjo jo per poziten e vete gjeografike por se populli i hasit ka qene gjithmon perpkrahes i Kosoves se tek ky popull ka gjete veteveten, hasin e bashkon me kosove , tradita, dialekti, zakonet, doket e gjithça, hasi lidhet me shume se me kedo me kosoven e popullin e saj keshtu qe per periudhen e fundit te luftes hasi nuk mund te bente gje tjeter vetem se do te bente detyren e tije ne ndihme te vllezerve kosovar.

Menjeher pas demokratizimit te vendit ne vitet 90 populli i hasit rifilloj lidhjet tradicionale me kosoven , rifilluan lidhjet miqesore jo vetem ato te vjetra por lidhje te reja qe ishin nderprer dhundeshem ne vitet e komunizmit. Hasi u be trapolina e kalimit te kufirit te Kosovarve nga Kosova per ne shqiperi e pastaj per ne perendim e anasjllats,keto levizje te popullit kosovar luftetaret kosovar patriot si Adem Jashari , Zahir Pajazit e Luan Hajardinaj ben lidhet e para me patriote hasian per ta shfrytezuar kete teritor si koridorin kryesor te furnizimit te kosoves me armatime e municione dhe me ne fund te harrihej qellimi i pergatitjes se UK-se per luften vendimtare dhe si rezultat i kesaj vedije per lirin e kosoves shume djem hasian dhan jeten duke shoqeruar djemet kosovar nga shqiperia per ne kosove qe nga viti 1992 kur as kush nuk e dinte se ne kosove po pergatitej nje lufte e madhe per shoqerimin e ketyre luftetareve kosovar u varane 8 djem te ri nga Pogajt, Vlahan,Golaj, Kishaj etj. Populli hasian kurre nuk ndejti duar kryq per çdo vrasje ne kufi te djemeve hasian ne te njejtin vend menjeher bashkluftetaret e te njejtin qellim me gjithe veshtersit qe ishin ata e kan goditur patrullat sebe ne çdo vend dhe sipas vete deklarimeve te pales serbe ne tekimet dypalshe nga viti 1992 e deri ne vitin 1997 jane vrare mbi 4 dhe jane plagosur 3 ushatre te tjere si dhe nga policia kufitare e PKK Vlahen ne gushte te vitit 1994 jane kapur robe nje patrulle prej 3 kufitaresh serbe e cila po patrullonte brenda teritorit shqiptare dhe me pas me marrveshjen e 2 qeverive eshte ber e mundur dorzimi i tyre ne Vermic dhe keto goditje te patrullave serbe jane bere nga djemet hasian ish bashkluftetre te UÇK.Popullsia hasiane ishte i gateshme pa asnje shperblim qe te sakrifikonte per lirine e kosoves, menjeher pas ardhjes se forcave te UÇK ne has te cilat ne fillim u dislokuan ne Cahan dhe me pas ne Vlahen, Krume dhe Helshan. Te gjithe djemte e ri u angazhuan ne ndihem te ushtrise kosovare dhe ne kete lufte ne ndihme te kosoves direk ne front te luftes kan dhen jeten 14 djem hasine per lirine e kosoves. Kontributi i hasit per kosoven nuk ishte veten ne fronin e luftes por kur kosovareve po ju rrezikohej ekzistenca dhe barbaret serb po debonin me dhune nga trojet e tyre shekullore popullsine civile ,hasiante i madh dhe i vogel u angazhun per sterhimin e popullsise kosovare te shperngulur vetem nepermjet VKK Qaf-Prush kane hyre nga Kosova per ne Shqipëri 57.000 veta ku te gjithe u strehuan ne shtepite hasiane, mendoni qe hasi vete kishte rrethe 21.000 banor. Ne Has per gjate vijes kufirit u zhvilluan shume perleshje me arme mes ushtrise serbe dhe forcave kufitare shqiptare megjithe epersin numerike dhe ne armatime te ushtrise serbe ajo nuk arriti asnjeher qe te largonte nga pozicionet e zjarrit policine kufitare megjithse ajo u mundua qe te kalonte kufirin dhe te dislokohej ne teritorin tone me qellim qe ta kishte me te lehte minosjen e vijes kufitare brenda teritorit tone , por policia kufitare me veprime luftarake e pengoj ate qe te benhej e mundur dislokimi ne teritorin tone,nga polici forcat e zbulimit shqiptar pati vetem 6 te plagosur ndersa nga pala serbe te rapotuar ne takimet dypalshe jane vrare 3 ushtare serbe si ne rajonin e Qaf-Prushit dhe te Dobrunes te cilet kishin dal brenda teritorit tone duke minosur teritorin .

Momenti me kulminat per UÇK dhe luftetaret Hasian qe ishin te inkuadruar ne lufte ka qene mesymja qe u more kundra ushtrise serbe per te hapur koridorin neprmjet Pashtrikut ku aty mes luftetarve te kosoves kane marre pjese afrsishte direket ne lufte rrethe 50 luftetare me arme ne dore nga hasi. Duhet theksuar ketu vetem nga fshati Cahan diten e pare te sulmit kane qene direkt ne lufte dhe ne prapavi per furnizimin e lufterve me armetim e muinicine e ushqime mbi 30 djem te ri te fshatit si rralle ndonje fshat ne shqiperi qe mund te kete dhen ndihme kaq te madhe per lirin e kosoves.

Arkeologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne fillim te shekullit te XIII (1208) krahina ne mes Gjakoves dhe Prizerenit, Drinit te Bardhe, Erenikut dhe Valbones, ne dokumentet slave shenohet si “ Patkovo”, emertim qe ruhet edhe nje shekull me vone ne Krisovulen e Decanit ne vitin 1330 si dhe ne manastirin e Shenarhangjelit ne Prizeren me 1348. Brenda ketij territori shtrihej edhe Hasi. Emertimi Has del ne pah ne nje dokument te vitit 1570. Shume kronist te fillimit te shekullit te XVII ne argumentimin e origjines se Kastrioteve e permendin me emrin “Az” apo “Ass” dhe popullin si Askol qe ne te vertete nga mungesa e perdotimit te (h) , (s) ne latinisht nenkupton emertimin Has.

Ne vitet e para te shekullit te XVII Hasi njihej edhe me emrin Shullaa qe ne latinisht do te thote “ Vende te thata” e qe per shkak te natyres se tij kete e ka ruajtur edhe ne ditet e sotme duke u quajtur Hasi i Thate. Studiuesi S. Pulaha e lidh emrin e krahines me “ Nahije e Hasseve” sipas regjistrave kadastrale osman te shekullit XV - XVI qe ndaheshin pronat. Keto territore qe njiheshin si nahije e Hassejve qene Rudina, Domeshtici dhe Pashtriku te cilat me kalimin e kohes si prona ne vehte u unifikuan duke dhene emertimin e sotem Has. Te dhena per banoret e Hasit jane disa por interes paraqet relacioni i Pjeter Mazrekut, arkipeshkv i Tivarit (1586-1637 ) i cili ne vitin 1633 ka shkruar: “ Si te kalohet ky mal e ky lum hyhet ne krahinen qe gjetiu quhet Shullaa ose Has ne kufij te serbise, ky hasi eshte banue nga nje numer i pakufij shqiptaresh nenshtetas te turkut”.

Po ky arkipeshkv me poshte shkruan se Hasi perfshin shume katunde .Asht i banuem prej shqiptaresh.

Territori i Hasit eshte i banuar prej kohesh te lashta dhe ruhen deshmi e te dhena arkeologjike qe nga eneoliti (epoka e bakrit) ( 2600-2200 ) p.e.r. Studimi i kultures se hershme ne menyre te vecante nga gjurmime dhe eksplorimei i vendbanimeve dhe varrezeve, eshte perfituar nje material i pasur me perkatesi kohore dhe hapesinore te tilla qe hedh drite mbi formimin e kultures dhe etnosit ilire. Per studimin e lashtesise se banimit te kesaj krahine pervec gjetjeve te rastit ne Golaj, Helshan, Fajza e Brrut, jane ndermarre edhe ekspedita arkeologjike nga studiues te njohur qe kane ardhur ne perfundimin se ky popull i perket Dardanise se lashte.Ne Has gjenden venbanime te lashta te fortifikuara, te hapura dhe shpellore.

Qendrat arkeologjike te cilat jane studiuar ne Has vecojne: Vendmanimi i Krumes (Ulez) ne vitin 1967 ku u eksploruan tete Tuma (kodervarre) nga 24 te tilla dhe u gjet nje inventar i pasur ne qeramike, arme, stolid he mjete metalike qe datojne ne periudhen e pare te hekutit shek XII – VIII p.e.re. Ne vitin (1970-1972 ) u eksplorua Tuma e Romajes nekropolet e se ciles dhane material te pasur arkeologjik te ngjashem me ate te Krumes, etj. Ne vitin 1987 u eksploruan tre Tuma ne Mujaj ku dhane material te paket por kronologjikisht mire te percaktuar si te periudhes se hekurit kryesisht te shekulit VI –V p.e.r.Tuma te tilla te paeksploruara ka me shumice ne teritorin e Hasit si Golaj, Perollaj, Helshan, Fajza, Tregtan, Brrut etj. Jane studiuar venbanime te tilla edhe ne Ujz e Rugove te Hasit .

Vendbanimet shpellore kane perhapje ne zonen e larte te Hasit e tille eshte Shpella e Dajcit e studiuar ne vitin 1985 -1987 e cila eshte banuar qe ne epoken e bronzit, hekurit e deri ne antiken e hereshme. Vendbanime te tilla ka ne Qytetez ne Dobrune e Lipavec.

Vendbanimet e fortifikuara kane filluar nga jeta paraqytetare dhe jane vendosur ne pika dominuese duke i ndertuar me gure llac e gelqere. Njiheshin nga sllavet me emrin “Gradina” dhe kodrat ku jane vendosur quheshin Gradishta. Autoret antike i permendin me emrin CASTELLUM, te tilla jane vendbanimi i fortifikuar ne Gradisht te Ura e Fshejt, fortifikimi ne Gradisht te madh te Krumes ne lartesine 928 m qe turqit ju dhane emrin “Hisarllik” prandaj dhe quhet Kalaja e Hisarit. Fortifikim te tille kemi edhe ne murin e Dajcit ne Keshtel etj. Gjate antikitetit te vone dhe mesjetes kemi kala ne Kosturr e Pus te Thate, ndersa me vone u ndertua Kalaja e Lekes (Qafa e Qytetit).

Vendbanime tjera të njohura në këtë rreth janë:Komuna Golaj me fshatrat: Golaj, Nikoliq, Vlahen, Dobrunë, Helshan, Kosturr, Perollaj, Zjeç, Letaj, Qarr, Bardhaj. Komuna Fajza dhe Komuna Gjinaj. Shumë historianë e lidhin vendorigjinën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me rrethin e Hasit ku fisi Mazrreku mendohet se ka lidhje me fisin e Skënderbeut.

Vendet Turistike te Hasit[redakto | redakto tekstin burimor]

Pashtriku[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo është zona më e famshme malore në rrethin e Hasit që dallon për per shkembejte e medhnje gelqerore qe i japin nje pamje shume te bukure , mu ne lartesin me te madhe te malit aty shtrihet nje grope shume e thelle me fjalorin popullore quhet "Hurdha e Madhe"si dhe ne lartesin 1700 m mbi nivelin e detit eshte kroj i Dragavodit i cili dallohet per ujit e kristalte dhe shume te ftohte ne maje te Pashtrikut eshte "varri i mire" Sarisalltik Baba i cili vizitohet nga peligrin te ndryeshme si domos ne muajne e gushte per nje muaj rreshte kjo maje vizitohet rregullishte nga dhjetra pelegrin. : kullotat, shpellat dhe bimët dhe kafshët e rralla , ne kete zone ka kafshte te shumta si ujqer, derra, dhelpera, lepuj,arinje dhe dhi te egra, eshte e populluar dhe nga shpend et ndryshem si skifteri, thellenxa, shqiponja, harabel , grifshza, etj.ka nje klime te shendetshme dhe kurative sidomos per personat e semuar mga semundjet e mushkrive dhe azma, rruga me shkurter per te shkuar ne maje te Pashtrikut kalon nga Cahani pasi ketu ka rruge makine deri ne gjysmen e majes dhe pastaj pjesa tjeter mund te pershkrohet me kemb ose me kafsh (Kuaj) ku nga lartesin duket rrafshnalta e Krumes dhe rrafshi i Dugagjinit ku qyteti i Gajkoves duket si lule mes kesaj fush e pa fund , nga krahu tjeter duket liqeni i Fierzes qe zbukuron Kukesin mes malesh dhe me tej dallohet Prizererni ky qytet i lashte pra Pashtriku qendron si kurore mes 4 qytetve çka eshte nje arsye shume e madhe per tu vizituar. Por gjeja me e veçane eshte se aty tani mund te shikohen qarte dhe pasojat e luftes se Kosove te vitit 1998-1999 ku dallohen qarte pozicionet luftarak te UÇK qe luftuan per çlirimin e vendit te tyre si dhe dhjetar varre te ishe luftetarve te lirse qe rane per lirine e kosoves po keshtu kane ngel gjurme te qarta te bombardimeve te medhe te ushtrise serbe ku jane shkatrrura jo vertem pozicinet e UÇK por dallohen qarte bomberdimet e bere nga NATO e cila shkatrroje plotesishte poziceionet serbe dhe e lehtesoj ne maksimune luften toksore te UÇK ky rajone eshte deshmi e gjalle e luftes e UÇK

Gadhani[redakto | redakto tekstin burimor]

Mali me i madh i Hasit i cili eshte dhjetra ha me pyje me drure te ndryeshem si ahu qe shkon deri ne 30 ml lartesi e me shume, dushku. Qarri , Bunga, Plepa, Lajthi te egra,frasher Shkoze, Muleze , Krekez , Bli e shume e shmume drure te ndryeshem pjesa me madhe sidomos ne Gadhanin i Cahanit si dhe Kishajve eshte shpallure zone e mbrojture nga shteti ne mes pyjejeve te medhe shtrihen lendina me bime te ndryeshme qe i japin kesaj zonje nje bukuri te rralle.

Bjeshkët e Krumës[redakto | redakto tekstin burimor]

Ofrojnë gjithashtu peizazhe të bukura, ajër të pastër dhe destinacion të favorshëm veror për banorët vendas. Potencialet turistike të zonës përfshijnë: Klimë të shëndetshme dhe bukuri natyrore Destinacione pelegrinazhi Kullota të pasura Shpellat si dhe pamje natyrore dhe arkeologjike ,ngjitje alpinistike ne maje te Qytezes etj. Ngjitje në mal behet me makine nga Cahani ose ne kembe e kafshe nga Kruma.

Shpella e Daçit[redakto | redakto tekstin burimor]

Shpella e Dajçit (2600 P.E.S—1200 P.E.S)rreth 10km në lindje të Krumës.Kjo shpelle gjendet ne Lagjen Daç te fshatit Mujaj Eshte nje shpell shume kararkterisite ne lloin e vete ajo daton qe ne kohe shume te lashta nga germimet arkeologjike e kryera ketu tregojen se Kjo shpell eshte banuar qe ne lashtesi dhe gjithe zona per rrethe ka tuma te ndryshme. Ne ket shpell jan ber kerkime ne vitin 1985 -1987 nga arkiologu Muhamet Bela dhe sipas kerkimve kjo shpelle eshte e banuar qe ne epoken e bronzit hekurit e deri ne antiken e hershme. Gjat kerkimeve te ketyre vitve jan zbuluar shpata thika dhe lloje te ndryshme qeramikash. Si kjo shpell e ngjashme esht dhe nje ne Qytezen e Dajcit dhe quhet shpella me oborr per te cilen nuk esht folur dhe kontrolluar asnjeher dhe ne afersi te ksaj lagje te fushat e robit ndodhen disa tuma te pa kontrolluar

Shpella e Pellumbave[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo shpelle shtrihet ne vargmalin e Pashtrikut ne kufirin mes fshatave Vlahen , Dobrune dhe Greçine.dhe shtrihet mes nje pyelli te dendur dhe nje bimesie shume te rralle e cila eshte shume e larmishme dhe ne pranvere pamja e luleve karakter te kesaj zone jane nje bukuri e vecant dhe shume terheqese, kjo zone vazhdimishte eshte pedorur si vend ekskursioni turistik nga shkollat e rrethit tone.

Pisha e Gjinit[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo ka nje pamje shume te bukur e cila eshte shume karakteristike per zonen sepse e gjithe zona per rrethe eshte e zhveshur dhe e mbuluar me shkurre te vogla kjo pishe eshte si kurore mes tyre dhe fshatit prej mese nje shekulli , ajo eshte dhe mes dy burimeve te cilet jane ne mes te fashtit Gjinaj .

Burimet karakteristike.[redakto | redakto tekstin burimor]

Lumi i Krumes (Vrella) Ne vendin ku buron ky lume ka nje pamje shume te mahniteshme por per shkak te shfrytesimit te saj per uje te pieshem ajo e ka humbur shume bukurine.

'Gurra e Domaj Eshte nje burim shume karakteristik me uje te kristalete qe akoma dhe sote ruan origanilitetin e saj pasi ajo nuk eshte tranformuar si ajo e Krumes , legjendat thone se keto dy burime vijne nga bjeshket e Cahanit dhe kane te njejtin uje dhe rrejdhin nga i njejti burim i nedheshme dhe per te vertetuar kete dhjetara vjete me pare ne nje shpell ne qender te Cahani eshte hedhur boje ne shpellle dhe kjo boje ka dal ne Vrellen e Krumes dhe ne Gurren Domajve.

Literatura dhe autori i Shkrimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Per dokumentimin e ketij materiali nga Ramiz Cahani per rrethin e hasit eshte bere nje studim shume i gjate ku jane shfrytezuar disa dokumenta studimore kryesishte te studjuesve

  1. R. Bogdani
  2. Sh.Hoxha
  3. studime Gjeologjike
  4. Studime Gjeografike
  5. Harta Topografike
  6. Harta Gjeologjike
  7. si dhe gojdhena

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]