Rrethi i Kolonjës

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Rrethi i Kolonjës

Rrethi i Kolonjës është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi i Kolonjës ka 17,000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 805 km2 dhe kryeqendër Ersekën.

Vendbanime tjera të njohura në këtë rreth janë: Qyteti Leskoviku. Pozita Gjeografike Kolonja shtrihet në pjesen JugLindore të Shqiperisë,bën pjesë si njësi fiziko - gjeografike në krahinën malore qëndrore pjesa Jugore. Erseka është kryeqëndra e rrethit të Kolonjës. Gropa e Kolonjës shtrihet në këto koordinata gjeografike lindje 20 47^ 3" perëndim 20 27^ 30"
veri 40 29^ 30" jugor 40 05^ 00". Ajo ësht pozicionuar në brëndësi te Gropës së Kolonjës. Një gropë kjo me lartësi rreth 1100 m mbi nivelin e detit. Në lindje të saj ndodhet mali i Gramozit me një lartesi prej 2523 m mbi nivelin e detit. Në perëndim të saj ndodhet Mali i Radomit. Pragu i Qarrit e ndan këtë Gropë nga Fushgropa e Korçës. Dhe në Jug të saj shtrihet Malësia e Gërmenjit. Kjo Gropë përshkohet nga një sërë përenjsh të cilat përmblidhen në pellgun ujëmbledhes të Osumit, kemi përroin e Starjes, Taçit dhe një sër të tjerë të vegjël me karaktere stinore të aktivitetit të tyre. Gropa e Kolonjës është njësia fiziko - gjeografike më e rëndesishme për këtë zonë. Në këtë zonë jeton pjesa më e madhe e popullsise së këtij rrethi. Lumi i Osumit i kalon tërthor Gropës, në pjesën perëndimore të saj. Në këtë Gropë është vendosur dhe vendbanimi parahistorik i Ollmit të Qinamit i cili ndodhet në majë e një kodre në afërsi të fshatit Qinam si dhe shpella e Kamnikut. Mali Gramoz Shërben si kufi ndarës i kësaj zone nga teritori i Greqisë. Rrëzë këtij mali janë vëndosur një sërë fshatrash si Gjonçi, Taçi, Rehova, Starje, Kreshovë, Skorovot, Milec, Bezhanj.