Rrethi i Durrësit
Rrethi i Durrësit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Durrësit. Rrethi i Elbasanit ka 242,801 banorë (sipas 2009), një sipërfaqe prej 433 km² dhe kryeqendër Durrësin.
Gjeografia [redakto]
Shtrihet nga Kepi i Rodomit në veri deri tek Prroi i Agait pas Shkëmbit të Kavajës me një sipërfaqe 430 km² dhe lartësi mesatare 2-6 m mbi nivelin e detit.
Qyteti zë pjesën perëndimore me koordinata 41° e 18’ e 40’ gjerësi gjeografike veriore deri në 19° e 26’ e 21’ gjatësi gjeografike lindore me sipërfaqe 1.626 ha.
Kufijt – Vija e përgjithshme kufitare është 121,3 km (52,4 km kufinj tokësorë, 61,8 km kufinjë detarë dhe 7,1 kufinj lumorë). Kufizohet me Tiranën e Krujën në lindje e verilindje e Kavajën në jug e juglindje e me Detin Adriatik në perëndim.
Reshjet – Sasia mesatare e reshjeve 963,4 mm/vit ose 116 ditë në vit.
Relievi kryesisht fushorë dhe me përbërje të pakta kundrinore me lartësi deri 200 m mbi nivelin e detit.
Klima është mesdhetare. Temperatura mesatare vjetore e ajrit 16* C, diellzimi numëron 2.026 orë në vit.
Struktura [redakto]
- Bashkia Durrës (18 lagje të organizuara në 5 komuna)
- Bashkia Shijak
- Bashkia Manzë (Qyteti i Manxës dhe fshatrat Armadh, Borç, Hamallaj fshat, Kameras, Kuçoku, Radë, Shkallë)
- Bashkia Sukth (Qyteti Sukthit e fshatrat Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rrushkull)
- Komuna Gjepalaj (Qëndra Hardhishtë e fshatrat Gjepalë, Hardhishtë, Çizmeli, Eminas i vogël, Likesh, Këneta, Shtraza, Shahinaj, Shetel)
- Komuna Ishëm (Qëndra Likmetaj e fshatrat Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuaratën, Bizë, Draç, Shetaj)
- Komuna Katund i Ri (Qendra Katundi i ri e fshatrat Katundi i ri, Jubë, Qerret, Fllakë, Bisht Kamëz, Rinia, Sukth, Adriatik)
- Komuna Maminas (Qëndra Maminas e fshatrat Maminas, Karreç, Vlashaj, Karpen, Bodinak, Metallë, Bilalas, Rubjek)
- Komuna Rrashbull (Qëndra St. Zoot. Xhafzotaj e fshatrat Rrushbull, Arapaj, Shënavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat, Bozhaxhije, Stacion Zoontekinik Xhafzotaj)
- Komuna Xhafzotaj (Qendra Xhafzotaj e fshatrat Xhafzotaj, Pjezë, Rreth, Sallmone, Koxhas, Borakë, Guzaj)
Shiko edhe [redakto]
|
Rrethet e Shqipërisë |
||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
||||||||
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë dhe është një faqe cung. Mund të ndihmoni Vikipediën duke e përmirësuar këtë faqe. |

