Çiftelia
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Çiftelia është një instrument tipik shqiptar.Është e ndërtuar nga druri dhe ka një formë të zgjatur. Ka vetëm dy tela prej nga edhe e ka marrë emrin "Çift" dhe "Tela" d.m.th. dy tela çift. Shumicë e kohës përdoret teli i poshtëm.Telat shpesh janë të akorduar ne E dhe B. Çiftelia zakonisht përdoret në darsma apo edhe në koncerte për muzikë popullore.
Si vegël muzikore mund të përdoret e vetme dhe e shoqëruar me instrumente te tjera perkatse si : Lahuta, Sharkia, Violina e te tjera. Krijon një melodi të bukur. Prejardhjen çiftelia e ka nga Turqia dhe shtetet arabe ku quhet Dyzen apo Karadyzen.
Me këtë instrument këndohen këngë të ndryshme :
- Legjendare
- Vajtuese
- Erotike
- Komike
Përmbajtja |
Ja disa shembuj [redakto]
Legjendare [redakto]
- Mic Sokoli e sefë kosharja
Dal po vet Dervish Pasha : - Ku po rrin hasharati ? Dervish Pasha prej Anadolli: - Ku i ka çadrat Mic Sokoli ? Ku i ka çadrat ku i ka tpartë M'ka çue mreti me ja çartë. Në Stamboll kem ba meslish, Me ja çart e me ja prishë, Se dovleti po i dukunis, Me ja dhanë hyqmin Shqipnis'. Mic Sokoli, sokol mali : - Thujmi pashës të vraftë allahi ! T'huptë allahi frik e frik, Ki mem njoft në kaçanik ! Ki mem njoft e mem dhanë hak, Kur ta laj Lepencin n'gjak.
Vajtuese [redakto]
- Shka ka soba qi shkon hava ?
(Carrabreg i Epërm Deçan) Shka ka soba qi shkon hava ? Mashklli mirë na u paska da ; na u ka da-o, haj medet ! Fort po kjajnë o shok't e vet ; po kjajnë shok't po kjajnë vllaznija, po kjajnë miq-o po kjajn bija. Fort po kjajn o vaj medet, nana e vet-o, baba i vet !
Erotike [redakto]
- Ndër kullat e larta
(Strugë, 1985) Ndër kullat e larta, Pengjeret nga lumi, Syzezë të tirra, Të zgjova nga gjumi ! Lai sytë, lai, Të të dalë gjumi ! - Aq fort i kam larë, Gjer më shterri lumi ; Gjer më shterri lumi, Gjer këndoi pëllumbi
Komike [redakto]
O-o ngoni shokë O-o ngoni burra për gurbet kët kong jau thura për gurbet vllazen me kallzu spata desht valla hiq me shku spata desht me shku nvene thuja iu-u spata qare o m'shtini gruja - Kqyre burr cka ka vesh filonja Cfarë qafo-re ka ble mihanja Kqyre burr ren e Kadri Alise nuk i ban ajo punt e shpisë ajo sosht... si une budallicë n'Gjermani burrin e ka qu u knaq i shkreti... atje tuj punu...
Shiko dhe këtë [redakto]
Lidhje të jashtme [redakto]
| Ky artikull nga Muzika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |


