Ketri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ketri

Përmbajtja

[redakto] Gjatësia

18-25 cm, pesha : 200-500 g.

[redakto] Përshkrimi

Ngjyra e këtij brejtësi që jeton në pemë ndryshon nga e kuqe dhe gri e errët në verë, në nuanca më të errëta në dimër. Pjesa e barkut është e bardhë. Një specie e ngjashme është ketri ngjyrë gri (Sciurus carolinensis), i cili dallohet për ngjyrën e tij të hirtë. Ky i fundit është futur në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë dhe tashmë po përhapet edhe në Evropën kontinentale.

[redakto] Statusi

Jo i rrezikuar

[redakto] Përhapja dhe habitati

Takohet në zonat e pyllëzuara në të gjithë Evropën dhe në Azinë Veriore. Ketri parapëlqen pyjet halore, por jeton edhe në pyjet gjetherënës, në pyje të përziera, në parqe dhe në kopshte.

[redakto] Ushqimi

Ushqehet kryesisht me fara dhe fruta drurësh, sythe dhe kërpudha. Herë pas here, ha edhe zogj të vegjël dhe vezë. Rezervat ushqimore që grumbullon i ruan në vende të ndryshme, çka e bën ketrin një specie të rëndësishme në proceset e ripyllëzimeve.

[redakto] Sjellja

Është aktiv kryesisht në agim dhe muzg. Pjesën më të madhe të kohës e kalon në pemë, por zbret edhe në tokë.

[redakto] Riprodhimi

Ndërton fole sferike ku femrat pjellin deri në dy herë në vit. 2-4 të vegjlit që lindin e lënë folenë pas afro 7 javësh.

[redakto] Zëri

Tingulli më i zakonshëm i ketrit është “çak-çak-çak”.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera