Hasi

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Hasi është trevë që shtrihet anëve të Pashtrikut të kthyera kah Dukagjini, mes malit Pashtrik, Erenikut dhe Drinit të Bardhë.

[redakto] Gjeografia

Prej vendbanimit Morinë relieve gradualisht ngritet dhe Pashtriku kufitar bënë lartësinë më të madhe (1989 m) . Mbizotron relieve kodrinor.

Izoterma vjetore dhe reshjet mesatare vjetore dhe lartësia e rrjedhjes si pasojë e proceseve klimatike nuk kan ndërrime të rendësishme. Është hapësirë në të cilën tokat e papunueshme arrijnë afro 82%, përkatësisht sipërfqet me pyje pëfshijnë afro 62% dhe përbën elementin kryesor të pejsazhit.

[redakto] Demografia

Veçori demografike e Hasit është shtimi i lartë natyrorë. Por megjithate përashkak të emigrimit të lartë pas Rugovës është hapsira më e pabanuar.

Vendbanimet janë të vogla dhe të mesme sipas numrit të popullsisë, pa ndonjë qendër të zhvilluar,me perjashtim te Fshatit Gjonaj. Hasi është në periferi të Rrafshit të Dukagjinit, në një pjesë mjaft të pa përshtatshme për dalje në rrugëtn kryesore.Ndersa pas perfundimit te luftes eshte bere asfaltimi i rruges rajonale qe i lidhe qytetet Gjakove-Prizen.D.m.th. ben lehtesimin e qarkullimit neper te gjitha fshatrat e rajonit te Hasit.

Prej 27 vendbanimeve, 16 i takojnë komunës së Gjakovës dhe 11 asaj të Prizrenit.