Reka e Gjakovës
Reka e Gjakovës është një trevë etnografiko - gjeografike e Kosovës. Reka e Gjakovës përfshin Rekën e Mirë si dhe Rekën e Keqe.
Reka e Mire shtrihet nga lumi Erenik përgjate maleve të Junikut, Strellcit e deri në qytetin e Pejës. Këto fshatra të kesaj treve gravitojnë në qytetet Gjakovë, Deçan dhe Pejë.
Reka e Keqe përfshin grumbullin e fshatrave nga rrezet e maleve të Junikut dhe Koshares, përgjate lumit Erenik deri në qytetin e Gjakovës. Fshatrat e kësaj treve gravitojnë në qytetin e Gjakovës.
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |