Bjeshkët e Sharrit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Malet e Sharrit, parë nga Kaçaniku

Shtrihen në Jug-Lindje të Kosovës duke filluar nga afersia e Prizrenit dhe shkojne pjerrtas me majet apo thepave në formë piramidale të radhitura njera pas tjetrës apo siç e quante qe nga antikiteti populli ilir, majat e sharres, nga ngjajshmëria me thepat e sharres, qe formojnë figura të njëpasnjëshme karakteristike në zemër të Ballkanit. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura qysh nga antikiteti në dokumente të autorëve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. më emrin Mont Skardus, nga Herodoti, i cili i pershkruan edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Nder shekuj keto vargmale sherbyen si mur natyror, mbrojtës nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe Greqisë ku konsideroheshin si të pakapercyeshme. Më vonë, me ardhjen e turqve në Ballkan, Malet e Sharrit u quajten Çar-dagh, ne dokumentet ottomane dhe europiane. Maja më e lartë nga fillojnë keto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinen frenge, "Pamje e bukur" "le bonne ten" e qe mbeti pastaj ne popull si Maja e Lubotenit e cila kulminon 2553m mbi nivelin e detit.


Shqiptarët e Kosoves dhe të Maqedonisë janë tepër të lidhur shpirtërisht me keto male dhe i konsiderojnë si të shenjta. Në muajin Qershor, për çdo vit mbahet një procesion në drejtim të Lebotenit, duke ecur këmbë deri në lartë, ku marrin pjesë me mija randone(kembesorë) në shenjë respekti ndaj kesaj bukurie natyrore që njerëzit janë të vetedijshëm në mbrojtjen e ambientit dhe pylltarisë, flores dhe faunes që është shumë e pasur në keto bjeshkë. Mu ne maje të malit të Pamjes se Bukur apo Lebotenit, rrjedh nje burim i madh uji që vendasit e e ketyre anve e quajnë Pusi i Nikës. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura për Qenin e Sharrit.

Relievi[redakto | redakto tekstin burimor]

Malet e Sharrit (Maqedonisht: Шар Планина) përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore. Ky zinxhir shënon edhe kufirin trepalësh që kalon nga maja e Sherupës (2,092 m). Sistemi malor është rreth 80 kilometra i gjatë dhe 10 deri në 30 kilometra i gjerë. Ai përfshin një numër pikash të larta, ndër të cilat më të lartat janë pika Titov (afërsisht 2,747 m), Mali Turčin (2,702 m), Ljuboten (2,498 m) dhe Bistra (afërsisht 2,641 m). Malet e Sharrit janë të famshme për relievin e tyre të thyer dhe majat e larta malore. Aty gjenden gjurmë të epokës së akujve në formën e liqeneve të ngrira e të larta malore. Mali i Sharrit lidhet me Malin e Korabit (2,764 m) në jugperëndim. Ky mal (Maqedonisht: Голем Кораб ose Korabi i Golemit) është mali më i lartë, si në Shqipëri dhe në Maqedoni, dhe maja e tij formon kufirin midis dy vendeve. Liqeni më i madh mbi Korab është Liqeni Gramë në anën shqiptare të kufirit. Shkëmbinjtë dhe sedimentet e rajonit vijnë nga epoka të ndryshme. Këtu ndeshen granitet paleozoikë, gëlqerorët mezozoikë, dhe shkëmbinjtë vullkanikë. Sedimentet janë të epokës kuaternare të akullnajave, me përjashtim të sedimenteve të brigjeve të lumenjve, të cilat janë të ditëve të sotme. Malet e Sharrit kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku ushqehen lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Një nga liqenet e ngrira më të mëdha në Malin e Sharrit është Liqeni i Livadicës, i cili gjendet menjëherë poshtë majës me të njëjtin emër (afërsisht 2,173 m) në Kosovë. Liqeni është 230 m i gjatë dhe 120 m i gjerë, ndërsa thellësia e tij shkon deri në 7.3 m. Rrëketë dhe lumenjtë e shumtë rrisin nivelin e ujërave të tyre gjatë periudhës së shkrirjes së dëborës. Rrjeti hidrologjik i Malit të Korabit është shumë i dendur dhe karakterizohet nga përrenj të mëdhenj me prurje gjatë gjithë vitit, si dhe nga rrëke të vogla me prurje të përkohshme në stinën e shirave dhe në periudhën e shkrirjes së dëborës. Përroi i Veleshicës është më i madhi dhe është i mbushur gjatë gjithë vitit me ujë që mblidhet nga fushat e Korabit, Sorokolit dhe nga pjesa më e madhe e zonës kryesore perëndimore që gjendet në territorin e komunës së Kalasë së Dodës. Përveç përrenjve të kësaj zone, ka edhe shumë përrenj të tjerë të vegjël me rrjedhje sezonale dhe me ujë të pakët. Të gjithë përrenjtë derdhen në Drinin e Zi. (Maqedonisht: Црн Дрим).

Fauna[redakto | redakto tekstin burimor]

Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë (Ursus arctos), rrëqebulli (Lynx lynx), derri i egër (Sus scrofa), ujku (Canis lupus), kaprolli (Capreolus capreolus), dhia e egër (Rupicapra rupicapra) dhe shpendët si shqiponja e malit (Aquila chrysaetos), thëllëza e malit (Alectoris graeca), gjeli i egër (Tetrao urogallus), skifteri kthetrabardhë (Falco naumanni), bufi (Bubo bubo), dhe shkaba (Gyps fulvus). Mishngrënësit e mëdhenj përshkojnë distanca të mëdha, kalojnë kufijtë e shteteve duke bërë kështu të mundur mbijetesën e popullatave ndërkufitare të specieve të tyre. Speciet e zakonshme, ato të rralla dhe ato të rrezikuara në rajon përshkruhen në Kapitullin 5 të këtij botimi. Rajoni mbart shumë komunitete të ndryshme bimësie që gjenden të shpërndara në habitate të ndryshme. Shfaqja e tyre varet nga lartësia mbi nivelin e detit, ekspozimi dhe lloji i tokës apo përmbajtja e shkëmbit. Këtu gjenden komunitete të ndryshme pyjore, që pjesërisht kanë degraduar në komunitete shkurresh malore, veçanërisht në zona ku pyjet janë prerë në mënyrë të përsëritur. Pjesa më e madhe e zonave mbi brezin pyjor mbulohen nga kullota malore, nga bimësia e tokave shkëmbore-gëlqerore dhe, shkëmbore-silikate, nga bimët e lëndinave, vegjetacioni i tokave të lagështa që ndodhen lart në male dhe nga vegjetacioni i rrafshnaltave me bar. Në pikat më të larta të ekspozuara ndaj erërave të ftohta gjenden ishuj vegjetacioni në mes të dëborës, çka është një dukuri tipike për zonat e larta malore.Shkalla e lartë e biodiversitetit bimor në rajon është rrjedhojë e diversitetit të habitateve, pozicionit gjeografik të rajonit dhe faktorëve historikë të zhvillimit të tij. Vend-ndodhja e veçantë e Maleve të Sharrit dhe Malit të Korabit bën që këtu të gjenden element floristikë si të Ballkanit, ashtu edhe të rajonit të Mesdheut. Për rrjedhojë, këto male janë të pasura me një numër tejet të madh speciesh bimore. I veçantë është fakti që këtu kanë mbijetuar specie të shumta të Periudhës Terciare dhe të asaj të Akullnajave, të cilat, në pjesë të tjera të Europës, janë zhdukur. Një ndër këto specie relike është pisha maqedonase gjethe-gjilpërë (Pinus peuce), me filizat tipikë të shkurtër dhe me pesë gjethe në formën e gjilpërës, dhe pisha boshnjake (Pinus heldreichii), e cila gjendet në zona më të thata dhe më shkëmbore se sa specie e mësipërme. Të dyja këto specie janë endemike, d.m.th., janë unike për këtë rajon gjeografik. Speciet endemike si pisha boshnjake (Pinus heldreichii), pisha maqedonase (Pinus peuce) dhe ramonda serbe (Ramonda serbica) përfaqësojnë shpesh një trashëgimi të përbashkët me vlera të mëdha duke qenë se gjenden njëherazi në zonat malore që ndajnë kufirin ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Gallery[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]