Thëllëza e malit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
;"|Thëllëza e malit
Steinhuhn Alectoris graeca.jpg
;" | Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Aves
Rendi: Galliformes
Familja: Phasianidae
Gjinia: Alectoris
Speciet: A. graeca
Emri binominal
Alectoris graeca
(Meisner, 1804)
Subspecies

see text

Sinonimet

Perdix graeca Meisner, 1804

Rock Partridge

Gjatësia[redakto | redakto tekstin burimor]

32-35 cm, krahët e hapur: 46-53 cm.

Përcaktimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Jeton në grupe. Specia është e ngjashme me thëllëzat e tjera. Ndryshon prej tyre nga grykorja e bardhë me një bordurë ndarëse me ngjyrë të zezë midis grykës dhe qafës, nga vetullat e bardha dhe të ngushta të cilat shpesh përshkojnë pjesën ballore dhe një vijë e vogël e zezë që mund të dallohet në fund të nofullës së sipërme.

Përhapja dhe habitati[redakto | redakto tekstin burimor]

Shpend tipik i vendeve malore të pjerrëta me orientim nga jugu, maleve të zhveshur, me bimësi të pakët. Riprodhimi: Folezimi ndodh nga fundi i prillit deri në qershor. Femra lëshon 8-14 vezë dhe periudha e inkubacionit zgjat 24-26 ditë. Të vegjlit janë të aftë për fluturime të vogla në moshën 7-10 ditore dhe të aftë të fluturojnë plotësisht pas 50-60 ditësh.

Ushqimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Bimë dhe insekte.

Zëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Thirrjet tokësore janë zakonisht tinguj shumë të fortë grykorë, në seri të shkurtra e të çrregullta, që ndërpriten nga një seri ”çi-çekpe- ti-çek”.