Shkaba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shkaba
Në kopshtin zoologjik Oakland, SHBA
Në kopshtin zoologjik Oakland, SHBA
Klasifikimi shkencor
Lloji: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Aves
Renditja: Falconiformes (or Accipitriformes, q.v.)
Familja: Accipitridae
Grupi: Gyps
Speciet: G. fulvus
Emri binominal
Gyps fulvus
(Hablizl, 1783)

Përmbajtja

[redakto] Gjatësia

95-110 cm, krahët e hapur: 255-280 cm

[redakto] Përshkrimi

Grabitqar me fluturim madhësh- tor pergjithesisht ne ngjyre kafe qafa është me push të bardhë ose e zhveshur nga puplat. Silueta në fluturim duket mjaft e madhe për shkak të fluturimit me krahë të hapur, që rrallë i mbledh. Ka bisht trekëndor të mprehtë, kokë të vogël dhe sqep të ngushtë dhe të gjatë. Tek të vegjlit, trupi me ngjyrë kafe të errët kontraston me ngjyrën e çelët të pjesëve poshtë krahut. Dallohet nga shpendët e tjerë grabitqarë prej ngjyrës kafe të lehtë të trupit dhe nga kafja e errët e fundit të krahëve dhe të bishtit.

[redakto] Përhapja dhe habitati

Parapëlqejnë lugina të hapura, të thata ose rrafshnalta nga ku mund të shohin kërmat. Ngjiten në fluturim dhe zbresin herë pas here. Njihen si folezuese koloniale të zonave shkëmbore, por aktualisht ekzistojnë vetëm prova sporadike të folezimit të tyre në rajon.

[redakto] Riprodhimi

I ndërtojnë foletë me shkarpa buzë shkëmbinjve, ose nëpër guva në shpatet e rrëpirëta të maleve, shpesh në koloni të shpërndara me 10-20 çifte. Foletë zakonisht kanë një diametër prej 60-100 cm. Femra pjell zakonisht 1 vezë në fund të shkurtit. Ngrohja zgjat 48-54 ditë. Të vegjlit arrijnë të fluturojnë pas 3-4 muajsh.

[redakto] Ushqimi

Kërma, hedhurinat nëpër pirgjet e plehrave, etj.

[redakto] Zëri

Fishkëllima dhe hungërima kur ushqehen në grup me skelete e kërma. Pjesën tjetër të kohës e kalon në heshtje.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera