Ali Ibra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ali Ibra (Neza) (1835 - 1900)

Ali Ibra ka lindur në vitin 1835, në fshatin Shipshan, te Malësisë se Gjakovës, sot Rrethi i Tropojës. Personaliteti i tij i spikatur u formua në Malësinë e Gjakovës e cila para e pas Lidhjes shqiptare te Prizrenit mbeti përherë e papushtuar, trve e lavdishme që i dha lidhjes udhëheqës e heronjtë kryesore e për te cilin Kirki Grin thotë se sulltanei asnjëherë s'ka pasur autoritet te vërtete por një autoritet nominal (kopje e pol. nr.70, Shkodër 15 shtator 1878. Material i paskeduar AIH), ndërsa kryekonsulli austriak Lipih thotë për treve se gjithmonë ka qene qendra e trazirave me te rrezikshme (AIH. te paskeduara, nr.104, Shkodër 10 gusht 1881).

E tille është Malësia e Gjakovës edhe me 1878, në vitin e Besëlidhjes së madhe, për ketë kete Kirkbi Grin thotë : "Autoritetet kompetente me kane siguruar mua se do te duhej një ushtri prej 80 mije vetash për te nënshtruar fiset malore te Gjakovës, Pejës, Gucisë e Plavës". Me një prestigj te tille Tropoja niste në kuvendin e Prizrenit bijtë e vet me në krye Ali Ibren e Binak Aline. Me 10 qershor 1878 që te dy u zgjodhën anëtare te KQ te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Në vitet e lidhjes e me pas aktiviteti i Ali Ibres merr përmasa shume te gjera dhe figura e tij poliedrike, rri me dinjitet krahas 3-4 figura me te ndritura udhëheqëse te Lidhjes Shqiptare.

Qe ditën e themelimit te saj, Lidhja shqiptare u ballafaqua me një presion te gjere e te gjithanshëm te forcave reaksionare nga brenda e shtate krajlive te mbretit nga jashtë. Ali Ibres i takoi nderi i madh historik që te ishte si përfaqësues e mbrojtës i Lidhjes Shqiptare në disa nga momentet me vendimtare te saj. Një muaj pas krijimit te Lidhjes me 22 korrik 1878, ushtria austro-hungareze marshon në drejtim te Bosnje-Hercegovinës. Autoritet turke u munduan që forcat e lidhjes ti drejtonin në Bosnje kundër Austro-Hungarisë e ta linin vete Shqipërinë pa mbrojtje. Për ketë qëllim me 19 gusht 1878, mblidhet Lidhja. Ali Ibra në krye te disa forcave te armatosura ngarkohet te shkoje në Novi Pazar për te marre vesh nëse forcat Austro-Hungareze, kane qëllime pushtimi ndaj Shqipërisë. Ketë fakt e vërtetojmë me dokumentin nr17 te konsullit anglez në Prizren që mban datën 2 tetor 1879. Sen Xhoni shkruan : "Pak kohe me pare kur flitej se Austriaket po marshonin në drejtim te Novi Pazarit, fisi i tij (Ali Ibres) menjëherë propozoi ti kundërshtonte ata, por me propozimin e tij ai me disa pasues te vet shkoi e u takuan me Austriaket, dhe pasi u siguruan se Austriaket te kryenin pushtime ai u kthye te qetësoje popullin e vet. Pra largpamësia e tij si politikan e duket qarte.

Ali Ibra kthehet nga Novi Pazar. Me Ahmet Koronicen janë nismëtare e udhëheqës te rrethimit te Mehmet Ali Pashës në Sarajevedhe Abdullah drerit në Gjakove në shtator te viti 1878. Për ketë kryekonsulli Lipih nga Shkodra lajmëron Ministrin e jashtëm në Vjene, me 14 shtator 1878.

Kjo ngjarje pati jehone edhe në bote, shqetësoi portën e larte si dhe fqinjët shovinist. Shovinistet Ballkanas, serbe, malazeze etj e panë fuqinë e lidhjes dhe e kuptuan se nuk mund te realizohen koncesionet që u kishi dhëne Kongresi i Berlinit. Ata përdorën gjithë arsenalin e vet për te përçare Lidhjen. Një nder mjetet e efektshme ishte teza dhe qëllimi për t'i dhëne karakter thjesht mysliman lidhjes, për tu futur përçarja midis shqiptareve te krishtere e mysliman. Si pike e dobët mendohej se ishte Gjakova për shkak se disa nga fandet e Gjakovës ishin gjendur në mbrojtje te Mehmet Ali PashesDuhet kuptuar se kisha e Deçanit kjo kryeagjenture e Ballkanit e serbeve luajti rolin e vet te zi që e kishte filluar që para 500 vjetësh. U organizua një masakër e përgjakshme kundre te krishterëve te Gjakovës. Në ketë ngjarje figura e Ali Ibres shkëlqeu me madhështi te plote duke i kaluaredhe caqet e kohës se vet. Me 2 tetor 1879, Konsulli Sen Xhon shkruan : Vitin e kaluar pas vrasjes se Mehmet Aliut, u diskutua seriozisht për shkatërrimin e kishës katolike te Gjakovës dhe një masakër tepërgjithshme te te gjithë te krishterëve. Dhe ishte ndërhyrja e Ali Ibres që e ndaloi ketë fatkeqësi. Ali Ibra me njoftoi mua se te gjitha persekutimet e tanishme kundër te krishterëve te Gjakovës, kryhen vetëm për shkak te urrejtjes fanatike që kane dy zyrtare qeveritare kundër tyre. Njëri është Kareman Beu, kajmekani dhe tjetri Hasan Aga, një oficer i zaptieve, djali i Sadik Ages dhe ai deklaron se që te dy duhen ndaluar. "Ketë mision te larte patriotik mbrojtjen e popullsisë se krishtere që në fakt ishte mbrojtja e Lidhjes kundër përçarjes, Ali Ibra e vazhdoi gjithnjë duke mbetur kështu figura qendrore e Lidhjes në ketë aspekt. Ketë fakt e vërtetojnë shume dokumente te viteve 1879-1880. Për te ilustruar ketë fakt, citojmë vetëm një fragment nga dokumenti nr. 22 i datës 6 tetor 1879 te konsullit anglez në Prizren ; "Al ; i Ibra i cili është kryetar i fisit me te fuqishëm te te gjitha fiseve malore te kësaj krahine, ka treguar gjithmonë një prirje dashamirësie ndaj popullsisë se krishtere dhe për me tepër ai me premtoi se mbrojtja e tij do te vazhdoje dhe si ai do ta quaje si detyrën e tij te ndërhyrjes [er çdo rast përsekutimi kundër te krishterëve" "Fama dhe personaliteti i tij i madh zgjuan interesim te jashtëzakonshëm te diplomacisë angleze. Ky interesim zgjati me intensitet te shtuar edhe në vitet 1880-1881.

Me datën 6 tetor 1879, nr dok. nr.22, konsulli Sen Xhon i propozon qeverise se Londrës që te ndërhyje pranë Sulltanit për t'i dhëne grada dhe tituj. Përveç qëllimeve te tjera në situatën kur popullsia shqiptare ishte revoltuar kundër konsujve (konsulli rus Jastrebov ish i kërcënuar për vdekje) Ser Xhoni nuk e ndjen veten te sigurte dhe kërkon mbrojtje për te siguruar jetën e vet. Qëllimi i tij kryesor ishte ta rekrutonte atë (Ali Ibren) por që nuk ja arriti kurrë. Në 1879 agjenturat e huaja u hodhën dendësisht në malësitë e Shqipërisë, Mark Milani organizoi një pike informative në Manastirin e Deçanit. Problem kardinal ishte problemi i Plavës e Gucisë. Malazezet te nisur nga teoria e tyre e vjetër se viset malësore te Tropojës janë te një gjaku me fiset malazeze shpresonin në një aleance me tropojanaet. Kështu në fundin e tetorit te 1879 malazezet kërkojnë takim me me te paret e Rekes, Malësisë, Pejës, Gjakovës e Rugovës. Nga Malësia e Gjakovës shkuan shtate burra : Ali Ibra,Binak Alia, Qerim Delia,Mal Dula,Halil Brahimi,Ahmet Sadria e Mic Sokol. Dergata malazeze kryesohej nga Todor Milan, ndërsa malësoret nga Ali Ibra. Te dy këta kryesuan bisedimet. Asnjë pike pajtimi nuk patën për çështjen e Plavës e Gucinë. Ali Ibra mbylli bisedimet me fjalët : "Bje në rrafsh te Velikes t'i përpjekim armët se edhe Dukagjinin me ta leshue nuk te duhet gja se mashkull te gjalle nuk te la veç ta le Cernogoren me cika e gra." Në janar 1880, zhvillohet beteja kundër 12 mije forcave te Mark Milanit, beteje që ka hyre në histori. Ali Ibra komandoi forcat e Gashit te cilat hynë grykës se Selbices e dolën në Kofilace mbi Plave. Muhtar Pasha, Valiu i ri i Kosovës, i cili ishte ngarkuar te dorëzonte Plavën e Gucinë, jo vetëm që dështoi por u kërcënua se do ta priste i njëjti fat si i Mehmet Ali Pashës.

Në vitet 1880, rriten kërkesat për autonomi por komiteti i vjetër drejtues i lidhjes kishte rene në pasivitet. Në këto kushte Sulejman Vokshi, Ali Ibra, Ahmet Koronica e Haxhi Jonuzi krijuan me 21 mars 1881 në Gjakove lidhjen e re që në fakt këtu e tutje mori pushtetin në dore. Tete dite me vone me 29 mars Ali Ibra vet i dymbëdhjeti nga Mal ; esia e Gjakovës takohet në Prizren me Muhtar Pashen, takim aq shume i dëshiruar nga veliu i Kosovës Muhtari. Ata i deklaruar veliut se nuk largohen nga Prizreni pa ja arritur qëllimit te tyre. Konsulli anglez shkrunte se kishin mbi 600 vete te armatosur me vete. Lidhja e re kaloi në aktivitet te vrullshëm. Muhtar Pasha kurrë nuk pati sukses me Ali Ibren, e kërkoi atë duke u përpjekur te mos e njihte nder krerët. Me 13 ramazan 97 sipas kalendarit islamik, që i bie 18 korrik 1880, duke iu përgjigjur shkresës që i drejton kryeministri turk për dekorimin e Ali Ibres, kryesekretari i palltit te sulltanit Ali Riza shënon : "Ali Ibrea dekorohet me medaljen e Mexhidie te klasit te IV te cilën se pranoi kurrë. Brenda viti sulltani kishte lëshuar dy dekrete për dekorimin e Ali Ibres te cilat si pranoi. Pas 57 vjetësh, te njëjtën gjë beri dhe qeveria e Ahmet Zogut me 1937 e cila sipas dok I/41 që gjendet në arkivin e shtetit propozon për dekorime Ali Ibren (37 vjet pas vdekjes).

Me 1880 kur pati disa lëkundje në disa krerë te Lidhjes disa zyrtare e persona filluan te ktheheshin. Me 6 maj 1880 konsulli austriako-hungarez Valdhard, nga Prizreni njofton baronin Hajmerleper - ".. sikurse kam pasur nderin te raportoj nga te shtate personalitet e debuara nga Prizreni nga ana e Lidhjes në kohen e Muhtarit, Shaban Efendiu te ndodhet në Konstandinopul te djali i tij, ndërsa adjutanti i sulltanit, Shaik Abedin Efendi te valiu në Prishtine, ndërsa pese te tjerët janë e kthyer para disa ditësh nga manastiru në Prizren me pëlqimin e Muhtar Pashës. Por ky kthim nuk u pëlqen kryetareve te malësoreve dhe këshillave te tyre dhe në baze te një kërkese te Lidhjes paraqitur dje mysafirit Ali Efendiu me disa shoke te tij vendosen yte bëjnë një takim me malësoret në malësi me qëllim te pajtoheshin me Ali Ibren, Ali Pasha (I Gucisë) dhe bajraktarët e tjerë". Në dhjetor te 1880, riorganizohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit por me një destinacion te ri, si organ për realizimin e autonomisë se pushtetit kalon në duart e elementeve te vendosur Sulejman Vokshi, Omer Prizreni, Ali Ibra dhe Shuaip Spahiu.

Avdyl Frasheri erdhi fshehurazi nga Stambolli ku mbahej në mbikëqyrje Komiteti i Lidhjes e shpalli veten "Guvene te perdorme" (Qeveri e përkohshme).

Në Gjakove, Lume, Kumanovë, Tetove, Peje, Guci, Prizren, Prishtine, Shkup, Mitrovice, Vuciten, Gilan, Gostivar, Dibër u dëbuan autoritetet turke e u vendos pushteti i lidhjes.

Me 4 janar 1881 me një urrejtje te pashembullt, i pushtuara nga tmerri dhe paniku, konsulli austro-hungarez Validhard, nga Shkupi njofton Vjenën. "Banda e pashipozukeve (ish agallare e bejlerë) dmth Jashar Agajt prej Peje, Sulejman Vokshi prej Gjakove dhe Rexhep Gjakovës prej Prizreni, nënkryetaret e tyre janë e Abaz Sokoli (Mic Sokoli) prej Krasniqe dhe Ali Ibra prej Gashi (Malësor). Kryetari me i pare është Sulejman Vokshi. Unë i njoh te gjithë personalsiht kriminele dhe hajdute te lindur, te cilët Gjakoven e si qendër te përbotshme". Por porta e larte dhe borgjezia evropiane s'mund ta linin te jetonte lidhjen ketë drite që shpërthen në Evrope e mbuluar nga terri, Sulltani dërgoi gjeneralein plak e gjakatar Dervish Pashën, për te shuar me gjak Lidhjen Shqiptare. 3000 forca nen komandën e Mal Dules,Ahmet Saris,Ali Ibres e Mic Sokolit zune shtimjen. Ndërsa forcat tjra nen komandën e Sulejman Vokshit zunë Cernaleven. Ali Ibres i takoi nderi historik që te jete njëri nder tre komandantet e njërës prej betejave me te mëdha te shekullit XIX për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Në ketë beteje ku ushtria turke la 1800 te vrare, forcat e Lidhjes u thyen. Ali Ibra u plagos rende në këmben e djathte. _ Epika popullore thotë :

"Ali Ibra në vraç te zi
po i shkon gjaku për zingji..."

Qytetet e Kosovës ranë një nga një me përjashtim te Gjakovës. E vetmja kështjelle e papushtuar mbeti Malësia e Gjakovës Tropoja, ku erdhën edhe Sulejman Vokshi e Omer Prizreni. Me 7 maj konsulli Shmuker nga Shkupi njofton ministrin e jashtëm në Vjene se 2000-3000 malësore te gashit e Krasniqes jajnë mbledhur pranë Qafës se Morinës. Ata kane edhe dy topa që i kane marre në Guci thotë ai dhe janë te vendosur për vazhdimin e rezistencës. Ndërsa me 18 qershor 1881 kryekonsulli Lipih nga Shkodra lajmëron ministrin e jashtëm te Vjenës Hajmerle : "Sulejman Vokshi bashke me Ali Ibren mori kryesine dhe sot që është shpirti i opozitës në malet e Gjakovës, i refuzoi te gjitha ofertat e marshallit dhe kane mbetur deri tani te paperulur, por besohet se është në plan një atentat kundër tij. Ali Ibra që u konsiderua i vdekur, u shërua prej një plage që mori në Shtimjes, e cila shkaktoi zërat e vdekjes se tij."

Sulejman Vokshi qëndroi 5 muaj në shtëpinë e e Ali Ibres në Shipshan. Me 9 tetor 1881, konsulli Shmuker njofton nga Prizreni ministrin e jashtëm te Vjenës, Hajmerle ; " Te merkuren, me 5 tetor, zbriten në qytetin e Gjakovës se bashku me kreret e malësisë dhe te te Rekes, Sulejman Aga Vokshi dhe Ali Ibra, te cilët në kohen e sundimit te Lidhjes, konsideroheshin si shefa me me influence dhe me aktive te fiseve malore, duke qene te përcjelle prej 200 te armatosurve. Për te evituar konfliktet dhe për t'u frymëzuar besim delegateve te truve, ishte dhëne urdhër që trupat te qëndronin në kazermat e tyre". Ali Ibra e Sulejman Vokshi me krerët e tjerë i paraqiten në forme ultimatumi qeverise programin e tyre që përmbante shume pika.

Shmiker shkruan : "Për aq sa duket, Dervish Pasha ka probabilitet që te marre ne konsiderate pjesën me te madhe te këtyre kërkesave dhe e gjithë do te gjeje gradualisht përfundimin e saj në komandimin e Sulejman Vokshit, Ali Ibres dhe te shefave te tribuve te maleve".

Me 9 nëntor 1881, në Gjakove behet një mbledhje me gjithë përfaqësuesit e malësive. Mbledhja kryesohet nga Sulejman Vokshi e Ali Ibrady figurat e fundit te patundura te Lidhjes Shqiptare. Mbledhja kërkon lidhjen e një bese te re. Po ashtu me 9 tetor konsulli austro-hungarez Shmuker i shkruan Fon Kollajt, ministrit te jashtëm te Vjenës ; "...Krahas me organet e portës në posedojmë edhe një lloj qeverie provizore kështu vazhdon te me shkruje konfidenti im-, ose që te themi me mire, një forme TRIUMVIRATI te përbëre nga shefat Sulejman Vokshi, Ali Ibra dhe bajraktarit te Krasniqes, që është niminal por në fakt organi që i shkon me tepër flaja në rrethin e Gjakovës. Flitet se Ali Pasha është bashkuar fshehurazi me fiset malore te Gjakovës dhe i bashkuar me ta , ai shpreson që me kalimin e kohës te formoje një shtet te vogël brenda në shtet".

Pra Gjakova mbeti përherë në duart e kryengritësve. Dervish Pasha, me tituj, grada e terror, me format e tij theu shume krerë te Lidhjes. Sipas burimeve popullore edhe Ali Iber Nezes i dha titullin "Pashe", me rekomandimin e sulltanit, por Ali Ibra e hodhi poshtë me indiferentizëm e përbuzje. Ai nuk e zëvendësoi kapuçin, plisin e bardhe shqiptar me festen e kuqe turke. Ali Iber Neza vazhdoi përpjekjet e tij për çështjen kobetare deri në fund te jetës se tij. Ai vdiq në Osek afër Gjakovës në vitin 1900.