Dhelpra

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Dhelpra
Klasifikimi shkencor
Lloji: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Renditja: Carnivora
Familja: Canidae
Grupi: Vulpes
Speciet

Vulpes bengalensis
Vulpes cana
Vulpes chama
Vulpes corsac
Vulpes ferrilata
Vulpes lagopus
Vulpes macrotis
Vulpes pallida
Vulpes ruppelli
Vulpes velox
Vulpes vulpes
Vulpes zerda

Dhelpra është kafshë gjitare grabitqare, e ngjashme me qenin e me ujkun, me trup shumë të shkathët, me turi të mprehtë, me bisht të gjatë e të dendur si shtëllungë, që është shumë dinake dhe e guximshme.

Ajo jetën e saj e gjallëron në mënyrë enigmatike dhe kryesisht gjuan gjahun e saj nën errësirën e natës. Ditën e kalon e strukur në vende të dendura apo godina ose në strofullin e saj në vend të thatë, të sigurt shpesh të krijuar në shkrepa, apo gryka me bimë të dendura.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Shtimi dhe jeta

Dhelprat mbesin me barrë gjatë janarit ose shkurtit dhe pjellin nga prilli të vegjlit të cilët i rrisin në nëntokë duke i ledhatuar me dushk dhe me qimet tyre. Nga vend lindja në nëntokë për në sipërfaqe i krijojnë disa tunele. Kjo rrjetë ndërtohet e zgjerohet rregullisht dhe përdoret për disa vite me radhë. Dhelprat janë besnike ndaj vendstrehimit të tyre dhe nuk largohen shumë larg tij. Ato jetojnë të vetmuara ose në çift të përjetshëm.

[redakto] Gjuetia

Në gjueti ato sulmojnë brejtësit, shpezët, pa kurrizorë të mëdhenj, si dhe të vegjël të lepurit, të kaprollit dhe të kafshëve shtëpiake. Ushqimi i tyre pos mishit nga gjahu përbëhet edhe nga bimët, kokrrat dhe frutat e pemëve. Copa të mbetura nga gjahu, i rezervojnë duke i tërhequr deri tek godina e tyre.

[redakto] Klasifikimi dhe llojet

Familja e kafshëve canids e njohur si dhelpëra është i përbërë nga këto lloje:

[redakto] Dhelpra e kuqe

Dhelpra e kuqe është një nën lloj i dhelprave të përhapura në Evropë, Afrikë Veriore, Azi të mesme dhe veriore dhe Amerikë Veriore. Në tunda të Evro-Azisë dhe Amerikës Veriore dhelpra paraqite e zbardhur dhe karakterizohet me veshë paksa më të shkurtë se ajo e kuqja dhe ndryshe thirret edhe dhelpra e akullit.

[redakto] Referencat

[redakto] Lidhje të jashtme

Commons-logo.svg
Projekti Commons ka materiale multimediale rreth artikullit: