Përmeti
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit.
Përmbajtja |
[redakto] Etimologjia
Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e "Rajonit Melotid"[1]. Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga "Guri i Qytetit", një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.
Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave.
[redakto] Gjeografia
Qyteti zë një sipërfaqe të vogël. Teritori i rrethit ka formën e një gjashtëkëndëshi të rregullt me shtrirje gjatësore veriperëndim-juglindje.
[redakto] Demografia
Popullsia ne qytetin e Permetit eshte rreth 13.000banore.
[redakto] Historia
Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhena historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale. Të dhëna historike otomane e viteve 1431 - 1432 referojnë se qyteti kishte 42 shtëpi ndërkohë në shekullin XVI numëronte 136 shtëpi. Ne vitin 1938 Përmeti kishte rreth 3000 banorë dhe 104 fshatra si zona të ndara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore është djegur katër herë duke e shndërruar kështu disa herë.[1]
[redakto] Kultura
Në qytet vërehet një tolerancë fetare. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. Ia vlen të shihni edhe kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.
Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Maleshova. Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.
Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.
Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos në Greqisht do të thotë Vjosa ) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, këtë vit është hapur edhe një stacion televiziv i ri Tv Përmeti.
Në qytetin e trëndafilave siç e quajnë me përkëdhelje banorë e tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën "Nonda Bulka" dhe atë "Meleq Gosnoshti" dhe në gjimnazin "Sami Frashëri".
[redakto] Ekonomia
Deget e ekonomise ne rrethin e Permetit jane:bujqesia, blekotoria,bletaria,frutikultura,turizmi,transporti. Bujqesia Ne bujqesi,vend me rendesi zene bimet e arave,midis te cilave dallohet gruri,i cili gjen kushte te favorshme zhvillimi ne te gjitha zonat.Pas grurit vjen misri, qe eshte me shume i perhapur,sidomos ne tokat e ujitshme.Kohet e fundit me shpejtesi po perhapen edhe ushqimet per kafshe si:jonxha,misri foragjer,hasellet.
[redakto] Politika
Kryesisht vatër e partisë socialiste por nuk përjashtohet dhe partia demokrate qe ka nen vete bashkine. Prej zgjedhjeve te 8 Majit 2011 bashkia e Permetit drejtohet nga Gilberto Jace perfaqesues i Partise Socialiste.
[redakto] Lidhje të jashtme
[redakto] Burimet
[redakto] Shih edhe
|
Bashkitë dhe Komunat e Gjirokastrës |
||
|---|---|---|
| Kryeqendra: Gjirokastra | ||
| Rrethi i Gjirokastrës | Bashkitë: Gjirokastër · Libohovë Komunat: Antigonë · Cepo · Dropull i Poshtëm · Dropull i Sipërm · Lazarat · Lunxhër · Odrie · Picar · Pogon · Qendër · Zagorie |
|
| Rrethi i Përmetit | Bashkitë: Përmet · Këlcyrë Komunat: Sukë · Ballaban · Petran · Çarshovë · Piskovë · Frashër · Dishnicë |
|
| Rrethi i Tepelenës | Bashkitë: Tepelenë · Memaliaj Komunat: Buz · Memaliaj Fshat · Krahës · Kurvelesh · Lopës · Luftinjë · Qesarat |
|
| Qytete: Gjirokastra · Këlcyra · Libohova · Memaliaj · Përmeti · Tepelena | ||
|
Qytetet e Shqipërisë |
|
|---|---|
| Tirana • Durrësi • Elbasani • Shkodra • Vlora • Korça • Fieri • Berati • Lushnja • Kavaja • Pogradeci • Laçi • Gjirokastra • Patosi • Kruja • Kuçova • Kukësi • Lezha • Saranda • Peshkopia • Burreli • Cërriku • Çorovoda • Shijaku • Librazhdi • Tepelena • Gramshi • Poliçani • Bulqiza • Përmeti • Fushë-Kruja • Kamza • Rrësheni • Ballshi • Mamurrasi • Bajram Curri • Erseka • Peqini • Divjaka • Selenica • Bilishti • Roskoveci • Puka • Memaliaj • Rrogozhina • Ura Vajgurore • Himara • Delvina • Vora • Kopliku • Maliqi • Përrenjasi • Kruma • Libohova • Orikumi • Fushë-Arrëza • Shëngjini • Rubiku • Miloti • Leskoviku • Konispoli • Këlcyra • Krasta • Kërraba | |
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë dhe është një faqe cung. Mund të ndihmoni Vikipediën duke e përmirësuar këtë faqe. |