Shkolla Normale e Elbasanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Shkolla Normale e Elbasanit, e krijuar më dhjetor të vitit 1909, është shkolla e parë e arsimit të lartë në gjuhën shqipe, e krijuar në bazë të vendimeve të Kongresit të Elbasanit, i cili ishte mbajtur tre muaj më parë në po atë vit.

30413 125753910783294 125749257450426 236762 6977880 n.jpg

Histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Kongresi i Elbasanit i mbajtur më 2-9 shtator 1909, vendosi hapjen e shkollës parë të mesme shqipe kombëtare, shkollën e Normale (Pedagogjike) më 1 dhjetor 1909Elbasan, e cila i hap dyert pë herë të parë më 1 dhjetor 1909 me 140 nxënës nga e gjithë Shqipëria. Gjysma ishin nga Kosova e Çamëria. Deri në prag të çlirimit dy herë është tentuar të shpërngulin shkollën Normale nga Elbasani, por falë popullit arsimdashës të Elbasanit vendimi nuk bëhet realitet. Si e para shkollë e mesme kombëtare në gjuhën shqipe u bë vatër e përgatitjes së mësuesve shqiptarë në gjuhën shqipe. Drejtori i parë ka qenë Luigj Gurakuqi. Si mësues kanë punuar personalitete të arsimit kombëtar si Hafiz Ibrahim Dalliu, Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Salih Çeka, Kristo Dako, Kostaq Cipo, Ahmet Gashi, Kolë Prela, Mahir Domi, Eqrem Çabej, Luigj Filaj, Thanas Floqi, Vasil Qirjaku e të tjerë.

Në tetor 1923, pranë shkollës Normale hapet shkolla Ushtrimore, si nevojë e aftësimit profesional të nxënësve kandidatë dhe dalja e maturantëve të parë më 1924, janë ngjarjet më të shënuara në fillimet e historisë së kësaj shkolle. Drejtori i parë i shkollës Ushtrimore ka qenë Sulejman Harri me mësues Fadil Gurmani, Ahmet Duhanxhiu, Karl Ljarja, Ibrahim Berrania, Shaban Arra, Gani Daiu, Skënder Sejdini, Sotir Papahristo e të tjerë, që me mendim kohor didaktik sollën përvojën e shkollave Austriake, Gjermane, Zvicerane e të tjera shkolla perëndimore. Gjithashtu vitet në vijim si mesues shembullor i fizikës dhe matematikës dallohet Shefqet Peni

Muzeu i shkollës normale[redakto | redakto tekstin burimor]

Projekti për ngritjen e shkollës Normale i takon V. 1934, që nga përkonte me kremtimin e e 25 - vjetorit të themelimit të Normales. Por nuk u arrit nga djegja aksindentale e godinës së shkollës së vjetër më 1934 bashkë me dokumentacionin e vyer. Më 1959, me ekspozitën e punëve të pavarura të nxënësve që u hap me rastin e 50 - vjetorit të shkollës, rrethi i historisë me mësuesin Shyqyri DEmiri kriuan një kënd muzeal me fotografi e kujtime nga jeta në shkollë. Më 1969 u bë ekspozimi kronologjik i fundit arkivor të grumbulluar posaçërisht për muzse. Më 1979, në kuadrin e 70- vjetorit të shkollës me porosi nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, u ngarkua një komision në shkollë për ngritjen M.SH,N. Ai qe një fasadë arritjesh të shkollës pas Luftës së II Botërore duke mos i paraqitur vlerat dhe kontributin e gjithanshëmtë kësaj shkolle për arsimin kombëtar.

Në V. 1993, u rikonceptua ringritja e M.SH.N. për të dhënë me vërtetësi vlerat dhe kontributin. Kjo u bë e mundshme edhe nga bashkëpunimi me Akademinë e shkencave dhe institucionet e tjera studimore kombëtare, si dhe figura personalitete, kryesisht ish- normalistë. Në fundshekullin e XX ai u vendos në katin e dytë të shkollës në një mjedis prej 80 m² të rikonstrukturuar Posaçërisht për muze.

Muzeu ka një fond prej mbi 5000 dokumentesh origjinale e fotokopje, të marra nga A Q SH dhe të institucioneve të tjera studimore.

Janë edhe rreth 500 portrete, përfaqësues të brezave normalistë. Në vitrina tërheqin vëmendjen dhjetëra dosje dokumentesh, albumesh fotografikë, relike të shumëllojshme, botime të së kaluarës dhe të së tashmes, revista, regjistra, portokolle të këshillit pedakogjik, kujtime t ëish normalistëve. Fondi i M.SH.N. plotësohet me kujdesin e historianit të shkollës Genc Trandafili, që hulumton në dobi të pasurimit të muzeut.