Ahmet Gashi
Prof. Ahmet Gashi lindi në Prishtinë, është gjeograf shqiptar. Rrjedh nga një familje muhaxhirësh të dëbuar me dhunë nga Jabllanica.
Ahmet Gashi mësimet e para i mori në vendlindje në gjuhën turke. Studioi në Universitetin e Stambollit. Profesorët e sugjeruan që të vazhdonte punën në Universitet, por ai nuk pranoi, u kthye të shërbej në Kosovë. Më 1912 së bashku me nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës , u përfshi në një lëvizje çlirimtare . Shkoi në Selanik, pastaj në Vlorë për t’u bashkuar me Isa Boletinin dhe shqiptarët tjerë që kishin ardhur nga Kosova.
Ahmet Gashi që në vitin 1908 jepte fshehurazi gjuhën shqipe në Prishtinë. Shkollat zyrtare në atë kohë ishin në gjuhën turke. Më vonë punoi si mësues në Normalen e Elbasanit, ku më pas u zgjodh edhe drejtor i saj. Më 1933 transferohet në Institutin e Vajzave ” Nëna Mbretëreshë” në Tiranë. Gjatë viteve 1943–1944 qe drejtor i fundit i Gjimnazit “ Sami Frashëri” të Prishtinës.
Është autor i shumë teksteve mësimore të gjeografisë e të historisë së parë të Shqipërisë, i hartës së Shqipërisë Etnike e i një tok hartave të tjera tematiko-historike për lëvizjet shqiptare kombëtare. Pushteti komunist i pas Luftës së Dytë Botërore nuk i dha vend të merituar. E caktoi mësues të thjeshtë në një shkollë shtatëvjeçare, profesorin që ishte anëtarë nderi i Shoqatës Kombëtare Gjeografike të Amerikës më 1936.[1] Vdiq në Tiranë , më 1977.
[redakto] Referenca
- ^ Vehbi bajrami: Shqiptarë e Amerikës, Albanian Publishing, New York 2003
