Dhimitër Beratti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dhimitër Berati)
Shko te: navigacion, kërko
Dhimitër Berati
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë

Dhimiter Berati atdhetar.jpg

Emri: Dhimitër
Mbiemri: Berati
Lindi më: 15 tetor 1888
Vendlindja: Korçë
Vdiq më: 8 shtator 1970
Vdiq në: Romë, Itali
Kombësia: Shqiptar

Dhimitër Berati nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë atdhetar, politikan e publicist shqiptar.

Dhimitër Berati lindi më 15 tetor të vitit 1888Korçë.

Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave Politike Administrative të Universitetit të Bukureshtit. Pas përfundimit të këtij fakulteti përfundon aty edhe Fakultetin e Drejtësisë. Ndërkohë, ai përfshihet në lëvizjen patriotike për mëvetësinë e atdheut të shqiptarëve të emigruar në Bukuresht dhe në vitin 1904, zgjidhet këshilltar i kryesisë së tyre. Më 1907 kthehet në vendlindje dhe punon si mësues i Shkollës Shqipe të Korçës, së bashku me patriotët Thanas Floqi, Thoma Avrami etj. Anëtar i klubit patriotik “Dituria” të Korçës që në themelimin e tij më 1908. Më 13 dhjetor 1909 merr pjesë në shfaqjen e dramës “Besa” si sufler. Po këtë vit merr pjesë në Kongresi i Elbasanit, kurse më 1910 në Kongresi i dytë i Manastirit. Nga të parët pjesëmarrës në mbledhjen e hotel “Kontinental”-it në Bukuresht. Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ka firmuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit. U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i pleqësisë. Më 1913 sekretar i delegacionit shqiptar që udhëton në Londër, Paris, Romë, etj. Më 1913 administratori i spitaleve të vendit. Në korrik 1914 emigron në Rumani, ku punoi për krijimin e kishës ortodokse shqiptare të Rumanisë. Berati ishte delegat i shqiptarëve të Bukureshtit në Konferencën e Paqes më 1919. Në shkurt 1919 shërbeu si sekretar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit.

Dhimitër Beratti.jpg

1924 ndodhej në Sofje me detyrën e kryekonsullit. Në periudhën 1926 deri më 1934 punoi si sekretar në Ministrinë e Jashtme. Më 1935 ministër i ekonomisë kombëtare. Një vit më vonë ministër në Romë.

U emërua më 3 dhjetor 1941 ministër sekretar shteti i kulturës popullore në qeverinë e Mustafa Merlikës. Anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë. Pas rënies së qeverisë së Rexhep Mitrovicës, u largua nga Shqipëria përgjithmonë, u vendos në Itali, ku u mor me veprimtari të shumta patriotike. Mbretëria rumune më 1932 e dekoroi me medaljen “Grand Officer De La Courron Roumania”. Vdiq në Romë më 1970. Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”, të cilët shërbejnë në ditët tona si model për shkrimin e historisë së shtetit shqiptar. Dekoruar me urdhrin “Për veprimtari patriotike” të klasit të parë.