Myzeqeja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pamje nga Apolonia

Myzeqeja është krahinë në Shqipëri. Treva e Myzeqesë së Madhe shtrihet nga jugu me lumin Seman, nga veriu me lumin Shkumbin, nga lindja fillon me kodrat e Daresisë dhe në perëndim me detin Adriatik ku gjenden komunat e Libofshes dhe Divjakës. Ajo përfshin një popullsi prej afro 200 mije banorësh.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Myzeqeja të kujton familjen princërore të Muzakajve, e cila ka qenë sundimtare e kësaj krahine gjatë shekujve të XIV dhe XV. Mendojmë se nga emri i Muzakajve doli edhe emri i sotëm i fushës së madhe të Myzeqesë. Tek ky mendim të shpie edhe një dokument venedikas i 28 prillit 1412. Në këtë dokument, emri i kësaj fushe është Muzakia. Ky toponim, ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri, arriti deri në ditët tona në saj të autoritetit dhe ndikimit që ka pasur familja princërore e Muzakajve, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm ekonomik gjatë mesjetës. Edhe në një dokument tjetër venedikas të 13 qershorit të vitit 1382 përmendet për herë të parë "Kulla e Pirgut" në jug të Karavastasë. Ishte Nikolla Muzaka ai, që e pa të nevojshme ndërtimin e një fortifikimi të tillë për të mbrojtur skelën lumore me të njëjtin emër, Skela e Pirgut të Myzeqesë.

Në periudhën e sundimit të gjatë sllavUroshit të II, kjo fushë njihet me emrin Fusha e Savrës. Bregdeti quhej "slanica" (kripore) dhe kryeqendër ka qenë Bashtova me kështjellën e saj veneciane. Kujtojmë se kjo kështjellë në mesjetë gjendej në të majtë të lumit Shkumbin. Kur ky lum ndryshoi drejtimin e derdhjes, kështjella dhe disa fshatra të Myzeqesë mbetën në anën e djathtë të lumit dhe sot e kësaj dite janë nën juridiksionin e Kavajës. Nëpërmjet skelës lumore të pirgut në ato kohë eksportohej drithë në drejtim të Raguzës nga anijet e huaja dhe ato të sundimtarëve vendas.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]