Vangjush Mio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Autoportret i Vangjush Mios

Vangjush Mio (3 mars 189130 dhjetor 1957), Piktor i Popullit, ishte një piktor impresionist shqiptar. Ishte vëllai i regjizorit dhe aktorit të mirënjohur Sokrat Mio.

Jeta dhe vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

Mio lindi më 3 mars 1891Korçë. Në vitin 1908 për shkaqe ekonomike ai u detyrua që bashkë me vëllanë të largohet për në Bukuresht. Ishte anëtar aktiv i kolonisë së artistëve shqiptarë në kryeqytetin e Rumanisë dhe në vitin 1915 filloi studimet për Arte të Bukura në Universiteti Kombëtar të Arteve në Bukuresht. Në vitin 1919 mbaron studimet me sukses dhe në të njëjtin vit hap ekspozitën e parë personale në Bukuresht. Në vitin 1920, ai u kthye për disa muaj në vendlindjen e tij ku ekzpozi edhe punimet e tij. Kjo ishte ekspozita e parë artistike për publikun në gjithë Shqipërinë.[1] Në shtator të po të njëjtit vit ai u largua për në Romë. Si admirues i madh i impresionizmit italian të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX, ai u regjistrua në Akademinë mbretërore të Shën Llukës (San Luca). Sidoqoftë, problemet ekonomike e shtrënguan atë të ndërpresë studimet dhe të rikthehet në Korçë. Këtu ai u punësua si mësues arti në Liceun Francez, ku mes nxënësve të tjerë ai i dha mësim edhe kryetarit të ardhshëm të vendit, Enver Hoxhës.

Falë një burse shtetërore, ai mundi të rivazhdojë studimet në Romë të cilat i përfundoi më 1924. pas kësaj Mio u kthye në vendlindjen e tij në Korçë, e cila në atë kohë qe kryeqëndra kulturore e vendit.

Gjatë gjithë jetës ai morri pjesë në shumë ekspozita në mbarë vendin, madje në vitin 1942 edhe në BariItalisë. Ekspozita e fundit e organizuar prej tij, ishte një retrospektive e punimeve e cila u zhvillua në nëntor 1957Tiranë. Pak ditë më vonë, më 30 dhjetor 1957, Mio vdiq në Tiranë për shkak të komplikacioneve nga verdhëza.

Vangjush Mio ishte piktori i parë impresionist në Shqipëri. Ai njihet më së shumti për peisazhet dhe konsiderohet is pesazhisti më i përkryer shqiptar shqiptar i shekullit XX.[1] Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra. Përveç peisazheve, Mio ishte brilant edhe në pikturimin e portreteve. Ai ishte njëkohësisht edhe skenograf i teatrit të qytetit të Korçës.

Gjatë 40 viteve karreirë të lavdërueshme ai realizoi mbi 400 vizatime dhe 130 piktura. Rreth 60 punime të tij mund të admirohen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Veprat e tjera, nën kujdesin e të bijës Rozeta, ekspozohen në shtëpinë e Vangjushit që tani njihet si Muzeu Vangjush Mio. Në vitin 1994 njëzetenjë piktura të cilat ende nuk janë gjetur u vodhën nga muzeumi. Në vijim 27 piktura me një vlerë rreth 300,000 USD u raportuan të zhdukura në korrik 2012. Mes 27 pikturave të zhdukura, gjendeshin edhe disa nga veprat e para të piktorit që datojnë në fillim të viteve 1920.

Nderime[redakto | redakto tekstin burimor]

Vangjush Mio u nderua me titullin Piktor i Popullit.

Në 1965 u realizua dokumentari shqiptar "Vangjush Mio, piktor i popullit", i cili trajtonte jetën dhe veprën e piktorit.

Qëndrës kulturore të Korçës iu vu emri i tij.

Që prej vitit 2007, çdo vit në fund të tetorit në Korçë zhvillohet Festivali Ditët e Mios. Për katër ditë me rradhë artdashësit mund të vijnë dhe të admirojnë piktura nga artistë shqiptarë dhe të huaj. Ditën e fundit, në Qendrën Kultutrore Korçë zhvillohet ekspozitë me punimet e të gjithë piktorëve.

Që prej disa vitesh fituesit t konkursit mbarëkombëtar të Arteve të Bukura nderohen me Çmimin Vangjush Mio.

Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b Ferid Hudhri: Fine Arts. In: Genc Myftiu (Hrsg.): Guide of Albanian History and Cultural Heritage. Sustainable Economic Development Agency, Tirana 2000, S. 97f.

Burime[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]