Qeparoi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Qeparoi
Fshat
Qeparoi
Qeparoi (Shqipëria)
Qeparoi
Qeparoi (Shqipëria)

Koordinatat:40°03′09″ Veri 19°49′45″ Lindje 40.0525° Veri 19.829167° Lindje

Shteti: Shqipëria
Qarku: Qarku i Vlorës
Rrethi: Rrethi i Vlorës
Komuna: Komuna e Himarës
Targat e automjeteve: VL
Lartësia mbidetare: 0-450 m m.n.d.
Përdorimi i stampës


Qiparoi shpalos pamjen e vetë menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) shfaqet një pamje tjetër e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë, më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës. Emri i fshatit Qeparoi vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i veçantë për rërën e hollë dhe detin e cekët të shfaqet përpara. Në gjirin e vogël gjendet moli i lashtë, një bankinë prej blloqesh guri, shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale përmes ullishtave të çon në qendër të fshatit, përmbi të cilin ngrihet manastiri i Shën Mitrit i ndërtuar në 1881, Kisha e Shën Mitrit është e stilit bizantin e ndërtuar në vitin 1760 dhe ka vlera të mëdha për ikonostaset e saj prej druri. Ne Qafen e Leres shpaloset nje pamje : deti i kalter mes te cilit jane zhytur dy gadishuj, ai i Panormit mjaft i madh dhe i Palermos me i vogel te cilet perfshijne midis tyre nje hapesire deti dhe xhepa te qete natyrore per ankorimin e anijeve qe ne kohet e lashta. Kjo u provua gjate punimeve te portit te Palermos ku u gjeten amfora dhe qeramika te lashtesise.Vete emri Panormo jep krejt permbajtjen e fjales (qe ne greqisht dmth liman natyror ku mund te hedhin spirancen dhe te strehoen anijet qe i ze furtuna. (φυσικό λιμάνι, όρμο όπου μπορούν να καταφύγουν και να αγκυροβολήσουν τα πλοία). Mali perballe me gjelberimin e perhershem te shkureve me aromen qe pranveres mplekset me eren e jodit dhe te leshterikeve te detit dhe ndokush pa frike mund te thote se te tille arome duhet kishte pija amprosio qe pinin perendite ne Olimp. Ne ditet e sotme jane ndertuar bankina per ankorim ne Palermo dhe ne Armeridhe. Ne kete te fundit ka nje hapesire plazhi ku derdhen dhe ujera te embela sic e thote dhe emri Almeridha (domethene burim i ujrave te embela ne greqisht- αλμυρά). Te dy gadishujt duket se ne epoka te largeta gjeologjike kane pesuar shembje tektonike (M. Kabo, Himara ne Shekuj, Tirane 2004, f.12) duke u bere te pa arriteshme nga pjesa perendimore e detit.Lartesia e humnerave ne Panorme arrin gjer ne 115 m Kjo ka favorizuar ndertimin e kalave te mbrojtura mire nga sulmet e pirateve. Panormos, sipas autoreve antike, permendet nder limanet me te rendesishme ne brigjet e Kaonise-Himares se lashte (Χαονία-gr) dhe arkelogjia ende nuk e ka thene fjalen e vet te fundit per qytetin antik dhe keshtjellen qe duhet te kete egzistuar ne kete gadishull. Gadishulli i vogel i Palermos qe lidhet me nje istem prej 50 m me bregun e detit eshte nje fortese e vertet natyrale mbi te cilen eshte ngritur kalaja e Ali Pashes qe banoret vendas e quajne thjesht Kastri (Kastro-keshtjelle nga greqishtja). Ne te vertete Kalaja e Alipashes, veper e projektuar nga arkitekt ushtarak francez eshte ngritur ne germadhat e nje kalaje te mepareshme dhe sot paraqet vlera te vecanta arqitektonike dhe turistike (shih Jano Koci-Himara-Arkeologji-Kulture-Histori, Tirane 2006). Mbi porten e hyrjes Ali Pasha vendosi nje pllake guri ku ishte gdhendur nje vjershe hymnizuese e figures se tij qe besohet se ka autor iluminstin e shquar epirot Jani Vilarai. Tekstin i shkruar ne greqishten popullore (dhimotiko) e gjejme ne shqip per here te pare ne librin e S. Rushes “Himara ne stuhine e shekujve”, Tirane 2000). Sic thote autori, i cili na e paraqet tekstin edhe ne greqisht me germa latine, perkthimi ne shqip eshte bere nga mesuesi i tij J. Pali qe e pati kopjuar direkt nga pllaka e gurit. Ne literaturen greke e gjejme te botuar ne 1899 nga P. Petridhi. Ne fillim te istmit te Palermos gjrendet kisha e Shen Nikolles e cila me pare ndodhej ne zonen e kalase. Ali pasha ndonse ishte nje figure diktatore e eger kishte nje adhurim te vecante per kultet e krishtere dhe prandaj e ndertoi kishen qe prishi pak me tej. Nje kishe tjeter e Shen Nikolles, mbrojtesit te detareve, gjendet ne istmin e Panormes, por tashme e shkateruar krejt. Plazhi i Qeparoit Gjyri mbyllet nga kodra e Suges dhe mali i Kukumit ne maje te te cilit gjendet nje fortifikim i vjeter qe arkeologu Jano Koci e konsideron 4000 vjecare. Ne kete hapesire te mbushur me legjenda dhe histori pushuesit dhe amatoret e ujit do te gjejne parajsen e tyre, biologet dhe natyralistet laboratorin e tyre dhe sportistet mund ti bien pash me pash brigjeve te shkembta kur deti eshte i qete ose te sodisin shkumen e qumesht te valeve qe ngjyros me penelin e saj te shpejte brigjet e thepisura. Dikur ketj ka kalur dhe Patro Kosmai dhe pikerisht ne Perroin e Dafines, ku ndodhet nje fik, ka profetizuar se aty do te mbytej nje njeri i mire. Me vone ai u quajt fiku i Polimerit. Pikerisht mbane fikut te Polimerit nje gji shume i vogel ati ku perfundon Perroi i Dafines eshte si nje sere e ngrohte i desheruar mjaft prej plazhisteve.

Valta, Ngura (Vendbanim i lashtë)[redakto | redakto tekstin burimor]

Rruga gjarperuese rreth kodrines se bute te Suges e udhezon vizitorin derjt Qeparoit legjendar. Dy fshatrat, Qeparoi i vjeter 1000 vjecar dhe fati i ri i ndertuar buze detit, dy legjenda dhe nje parajse e vogel! Ata ndodhen ne ane te lugines plot me ullishte ku gjarperon nje lume i cili fryhet vetem dimereve te ashpra duke permbytur krejt luginen dhe sjelle aluvione te cilat e pasurojne periodikisht kete fushe qe fshataret e quajne si nje cope Misiri. Aty ne Valta (Βάλτος- vend me ujra te ndenjura-greqisht) fillon plazhi i Qeparoit, buze se Frengut, perballe Hundes se Madhe ku gjenden rrenojat e nje limani te lashte te rindertuar periodikisht gjate epokave te mevoneshme. Nga ana lindore e malit te Kukumit ne rreze te tij ndodhet territori i quajtur Gone ( nga greqishtja Γονή= kend) Fshati i ri e ka fillimin tek Manastiri i shen Dhimitrit qe sipas S. Rushes eshte ndertuar ne formen me te plote rreth viteve 1730. Ikonostasi prej druri, me figura engjejsh dhe gjethe akanthi perbejne nje pasuri kulturore te fshatit dhe pjesershit eshte grabitur prej vizitoreve dhe “ruajtesve te monumenteve kulturore”.Lagjia e Manastirit ka perpara detin e ullinjve dhe shtrihet kryesisht nen kanalin vadites te ndertuar ne 1959-60.Lagja Ngura ose Protopapa (toponime greke, γούρνα = gropa shkembore ku grumullohet uje - γούρνα=κοιλότητα, όπου συγκεντρώνεται νερό φυσική ή τεχνητή) Ne maje te kodres ne Ngura eshte zbuluar nje vendbanim prehistorik qe datohet rreth 3700 vjet me pare.Ne shek e IV-III para Kr., ky vendbanim ka patur jete aktive te nivelit qytetar, sic tregoi qeramika e sjelle nga Korfuzi, Korinthi si edhe nje monedhe e Thyres (Santorini) e vitit 376 para Kr (shih J. Koci librin e cituar me siper). Kjo zone tani eshte e rindertuar dhe ka nje frekuentim te madh prej pushuesve shqiptare por edhe te huaj. Tej Hostonit ku derdhen ujera te ftohta nje gji i vogel ekzotik, Kshirat i fton drejt tij plazhistet qe kerkojne virgjerine natyrore. Në Himarë janë familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Cani, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka, Kokaj, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Dudushi, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Konomi, Cipa, Gjezo, Xhagjika, Milo, Kokushta, Nushi, Kasneci, Gjonmema, Ndrenika etj

Karosi (Pirgu 3000 vjeçar)[redakto | redakto tekstin burimor]

Pikërisht tek Shpella e Shirokut degëzohet rruga automobilistike qe çon drejt fshatit te vjetër Qeparo (ose Κηπαρο-greqisht sipas Ll. Spiro ne librin e vet Himara, Athinë 1966). Ngrihet mbi një kështjelle natyrore brigjet perëndimore te se cilës krijojnë hone madhështore dhe katarakte si Buza e Ujit te Vjere (vare) qe përbën një model Niagare kur qiejt derdhin rrebeshet e tyre. Ne pjesën e lartme te fshatit janë zbuluar gjurme fortifikimesh te rreth 3000 viteve me pare. Ky fshat datohet i ndërtuar rreth 1000 vjet me pare (Mustakidhi-Ipirotiko Imerollojio-1914-cituar edhe nga S. Rrusha ne librin "Historia e Qeparoit") dhe konsiderohet i treti vendbanim qe kanë ndryshuar qeparotesit e hershem dhe është nga te rrallët për legjendat dhe kapetanet gjate shekujve. Fshati i pare ka qene vendosur ne zonën e quajtur pirg (πύργος = kështjelle-greqisht), pikërisht aty ku ndodhet kalaja 3000 vjeçare e Karosit me 5 radhe muresh, me e madhja ne Shqipe juge-perëndimore (J. Koci, M. Korkuti, Himara ne shekuj, f 28) e cila pret arkeologet për gërmime sistemtike qe ende nuk janë bere. Edhe sot e kësaj dite shpati i malit quhet Nenpirg. Me vone kjo zone është quajtur Kastel qe është përkthimi ne gjuhen latine i emërtimit grek Pirgos (keshtjelle). Ndërsa vendbanimi i shekujve VI-IX pas Kr., morri emrin sllav, Gradishte. Aty afër ndodhet dhe një vendburim ujërash Liziko qe ka qene një vend banim siç e dëshmon edhe rrënja e fjalës iko (οίκος-greqisht-shtepi) dhe vete Lizikoi sot është si një lloj sanatoriumi natyral ku prehnin eshtrat e tyre te sëmuret qe punonin minierave te Francës dhe kolonive te saj.

Shih edhe: Vendbanimi i fortifikuar i Karosit

“PEMET” E MEHALLAVE[redakto | redakto tekstin burimor]

Rreth origjinës së mëhallës pos Pecolatëve në Qeparo janë edhe këto mëhalla: Mërtokaj, Rushatas, Gjikëbitaj, Ndregjinaj, Bogdanaj, Ballëguras, Bragjinas dhe Dhimëgjonas. Mëhalla e Mërtokajve përfshin Polajt, Malajt, Bramajt, Cakajt dhe Savajt. I pari i mëhallës së Mërtokajve ishte shqipfolës nga Progonati. Në Rushataj hyjnë Pecajt (janë shuar), Kocajt, Bocajt, Rushajt, Gjonajt dhe Katiajt. I pari i Rushatasve ishte një shqipfolës nga Zhulati dhe erdhi në Qeparo në shekullin XVI. Gjikëbitajt përfshijnë: Vjerajt, Markajt, Savajt, Kushtajt, Mërtirajt, Dushajt dhe Qirjaqajt. I pari i kësaj mëhalle ishte Bite Gjini. Bite Gjini, Ndre Gjini dhe Xharo Gjini qenë tre vëllezër nga Velça. Xharo Gjini u vendos në Borsh dhe prej tij nisi mëhalla e XharogjinëveBorshit, ndërsa Bite dhe Ndre Gjini u vendosën në Qeparo. Nga Ndreja rrodhi mëhalla e Ndregjineve ku përfshihen: Lekajt, Apostolajt (Kacajt), Dhimuçajt, Lanajt, Nikajt. I pari i Bogdanajve vjen nga Zhulati. Ai ishte shqipfolësi Nikë Zhulati. Në mëhallën e Bogdanajve bëjnë pjesë Polajt, Panajt, Shulajt (Zahajt) dhe Kostajt. Dhe tani të shpjegojmë Ballgurasit. I pari i tyre qe shqipfolës nga Ballguri i Korçës. Mëhalla e Ballgurasit fillon në shekullin e 16-të dhe përfshin Ballgurasit e sipërm, që janë: Karmenajt, Zhupajt, Dedajt, Vlashajt dhe Ballgurasit e poshtëm që janë Canajt, Kulumbajt, Todhrajt dhe Janjajt.

Historia e mëhallës së Bragjinasit[redakto | redakto tekstin burimor]

Bragjinas bëjnë pjesë Bragjinasit e sipërm ku hyjnë Aleksajt, Kokëdhimajt, Thanasajt, Zenajt dhe Nakajt; Bragjinasit e poshtëm ku hyjnë Spirogjikajt, Konomajt, Kapetanajt dhe Qeskajt; Bragjinasit e mesëm ose Papagjikajt ku hyjnë Lanajt, Kostëcalajt, Nacajt dhe Gjinajt. Mëhallën tonë e krijoi Papa Nika nga Tërbaçi. Papa Nika qe prift dhe nën presionin e islamizimit e la Tërbaçin dhe u vendos për disa vite në Kallarat. Më pas erdhi në Qeparo dhe shumë shpejt u mor vesh me burrat e tjerë të rëndësishëm dhe u vu në krye të fshatit. Ja si thotë një këngë e vjetër: Papa Nikë o mjekër Cjapi/ Do të të merretë fshati,/ Sa të kem Nikë Zhulanë,/ Kurrë s’ma mirrni dot fshatnë. Në mes të shekullit XIX drejtuesit e vilajetit kishin urdhëruar që mëhallët e zonës të shkruanin pemët gjenealogjike për të dokumentuar rrënjët e prejardhjes së tyre. Historinë e Bragjinasve dhe të fshatit të Qeparoit e shkroi Nikollaq Polimeri. Ai e plotësoi edhe pemën gjenealogjike të Bragjinasve. Nikollaq Polimeri jetoi në shekullin e 19-të. Në shekullin e 20-të pemën e Bragjinasve e plotësoi Minella Spirogjika. Nertimi i fashtit te vjeter Qeparoi sipas mehallave pasqyron dhe zhvillimin historik te tij. Punimet artistike prej druri, mobiljet dhe menyra eurpiane te jetuarit me sistem kanalizimesh ku shtepite jane ngjitur me njera tjetren te ndertuar nga nevoja per tu mbrojtur prej sulmeve pirateske nga deti dhe invadoreve qe kalon nga brigjet Jonit deshmon per nje nivel te zhvilluar qytetar. Me fqinjet e tyre te detit korfjatet kembeheshin dhe Federata e shtate ishujve ne sudimin venecian ka ndikim te rendesishem tek Qeparoi ashtu si dhe gjithe Himara. Permendim kullen tre kateshe me oden e madhe per miqte te Spirogjike qe ishte dhe qender e mbledhjeve te perfaqesive te krahines. Pemet familjare te mehallave perbejne historikun e pare te Qeparoit. E para filloi te shkruhet ne vitin 1847 nga kapedanet Spirogjikaj. S. Rrusha ka identifikuar dhe vitin e vendosjes se seciles mehalle ne Qeparoi duke u bazuar tek legjendat dhe sitemi i kumbarive. Ne baze te gojedhenave banoret e vellazerive te Qeparoit dine edhe fshatin e origjines se tyre, prej te cilit kane emigruar per t'u vendosur ne Qeparo shkruan S. Rusha ne librin e ti. Sic del sipas ketij libri te ardhurit jane kryesisht nga nga Epiri, emertim ky qe eshte perdorur deri vone ne letrat qe dergonin emigrantet ne Qeparo (merr filani Qeparoi Himara Epir). Keshtu per Pecolatasit nuk ka asnje te dhene se kur kane ardhur, pra konsiderohen si me te vjeterit ne Qeparoi. Kurse mehallat e tjera kane ardhur kryesisht mbas shekullit te 15. Njera prej mehallave e ka origjinen nga Karushadheza e Korfuzit (N. Sotiri tek Himara ne shekuj, botim i AKSH,2004) rreth viteve 1600 (sipas pemes familjare te qe disponohet nga Vasil Guma).

Historia e mëhallës së Dhimëgjonajve[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e mëhallës së Dhimëgjonajve u krijua nga Dhimë Gjoni ka origjinen nga Karushadhëza e Korfuzit (N. Sotiri tek Himara ne shekuj, botim i AKSH,2004) rreth viteve 1600 (sipas pemes familjare që disponohet nga Vasil Guma), kjo u krijua nga Dhimë Gjoni. Ai ishte peshkatar dhe vrau një person e ra në hasmëri në vendin e tij. Erdhi vetëm në Qeparoi dhe u vendos në një shpellë buzë detit në Skalomë. Qysh në shekullin e 16-të, kur ka ndodhur kjo histori, edhe sot, shpella në fjalë atëherë edhe sot quhej Shpella e Frëngut. Dhimë Gjoni,*(konsiderohet të jetë ardhur nga rrethi vlonjat Fushëdjegur pas vdekjes së Skenderbeut familja Kokaj si familje fisnike e mbështetëse e Kastriotëve, shpërngulen drejt jugut, Italisë dhe veriut(Rjoll, Dardhë, Kokajt në Mat. Dhimë Gjoni me kalimin e kohës, u njoh me fshatin dhe fshati e pranoi dhe i dha nuse një vajze vendi, me te cilën bëri Gjon Dhimën. Dhe kështu nisi Mëhalla e Dhimëgjonasve me Gumajt, Qesarajt, Kokajt, Kondajt, Merxhanajt, Mëhillajt, Stamatajt. Nga Kokajt e kësaj mëhalle në këtë mëhallë vjen ... me Vangjelinën himarjote Qirjako u gëzua me dy djem binjakë Xhorxhin dhe Billin prej nga vjen Xhorxh Teneti, kreu i CIA-se (Koka)nga Korfuzi me një shqiptare. Të gjitha fiset dhe familjet e fshatit Qeparoi janë shqiptare të pastër prej vendi, prej gjuhe e prej gjaku. Ish-gazetarjsa e “Shekulli”-t , Lindita Çela, në muajin gusht të vitit 2012 intervistoi Koço Kokën, por nuk i kuptoi mirë dhe i shkroi gabim shpjegimet dhe fjalët e tij për historinë e familjes së Xhorxh Tenetit. Nga kjo familje e ka origjinën ish Drejtori i CIA Amerikane Xhorxh Tenet. Koço Koka e shpjegoi historinë kështu siç është e vërteta. Historia dhe pema gjenealogjike e Dhimëgjonajve u shkrua nga Nine Guma, në fillim të shekullit të 20-të. Ai u vra në luftën italo-greke. Gjatë bombardimeve italiane ra një predhë në shtëpinë e tij dhe e vrau. Pas tij, pemën gjenealogjike të Dhimëgjonajve e ka plotësuar dhe vazhdon ta mirëmbajë edhe sot nipi i Nines, Vasil Guma. Nine Guma përmendet edhe sot për bletët e tij. Ai, në vitet ’30 kishte 200 koshere, që i mbante në Harcale.

Objekte kulti[redakto | redakto tekstin burimor]

Qeparoi i vjetër

Qeparoi i Vjetër Qeparoi i Vjetër (i sipërm) – Gjithë fshati ka pamje të bukur dhe arkitektonikë tradicionale. Gjithë rrugicat me kalldrëm dhe kishat e vjetra përbëjnë një figurë magjepsëse. Interes të veçantë paraqesin epigramet Iliro-Kaone në muret e ndërtesave të ndryshme. Ne territoin e Qeparoit ka pasur 8 kisha me gjithe ato qe permenden ne Palermo, Panorme dhe lagjen Manastir. (P. Polo, Qeparo turistik dhe historik, Tirane 2000). Ne fshat ndodhet kisha e Shen Marise, e ndertuar mbi rrenojat e nje me te vjetre ne vitin 1796 sic deshmon dhe mbishkrimeve i ruajtur ne muret e saj. Ikonostasi i bukur prej druri te gdhendur u be me 1851 me finacimin a Papa Curres. Kambanorja monumentale prane saj (1867), me lartesi 27 m i shtohet arkitektures interesante te ketij fshati. Permbi Qeparo ndodhet kisha e Shen Spiridhonit. Ne ikonen e Shen Spiridhonit ndodhet mbishkrimi i rendesishem i vitit 1859 “Lutja e Kapedan Sokrat Lekes” (J. Koci libri i cituar me lart). Kisha e rrenuar eshte restauruar me dhuraten perj 11 milion lekesh qe Lefter Rrusha i dhuroi per shpirt te djalit te tij te aksidenuar ne Greqi. Permendim gjithashtu kishen ne Protopape, e rrenuar shume kohe perpara sistemit monist, kisha e Shen Theodhorit edhe ajo e rrenuar prej vitesh. Kisha e shen Thanasit qe po restaurohet me perkujdesjen e epitropit te kishes T. Katiu ndodhet ne rafshnalten me te njejtin emer prane Karosit.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]