Borshi
| Borshi | |
|
|
|
| Shteti: | Shqipëria |
| Qarku: | Qarku i Vlorës |
| Rrethi: | Rrethi i Sarandës |
| Komuna: | Komuna e Lukovës |
| Popullsia: | 2,500 banorë |
| Targat e automjeteve: | SR |
| Përdorimi i stampës | |
Borshi është një fshat i madh dhe i bukur, me histori të lashtë ne zonen e Bregut apo siç njihet riviera shqiptare, dhe ben pjese ne komunen e Lukovës, rrethi Sarandë.
Borshi kufizohet në lindje nga Fterra dhe ka një popullsi mbi 2500 banorë. Fshati quhet ndyshe edhe perla e jugut.
Historia[redakto]
Borshi u pushtua nga ushtarët grekë, më 1913. Kur luftimet morën shtrirje të gjerë, ato e përfshinë dhe Borshin.
Në mars të 1914, 300 ushtarë grekë nën komandën e majorit Griva, një ushtarak i etur për luftëra pushtuese, rrethoi fshatin Borsh dhe bëri çarmatimin. Borshiotët mbaheshin nën rrethim.
Grekët kalojnë në tortura burrat e fshatit. Nga goditjet e rënda me qytën e pushkëve, vdes i masakruar patrioti Muhamet Gapi. Trupin e këtij patrioti ushtarët pushtues për ta fshehur e hodhën në Lëngadhë, por borshiotët e nxorën andej dhe e varrosën atë me nderime.
Në Prill të vitit 1914, një çetë me borshiotë e përbërë nga 10 luftëtarë të armatosur dalën në mal e qëndruan në gatishmëri për të vepruar.
Ditën e katërt të javës së fundit të prillit, pasdite, ndërsa fshatarët e Borshit i kishin mbledhur të sheshi i Bregut që quhet Yzeire dhe kërcënoheshin nga ushtarët pushtues, dëgjoheshin nga ana Fterës krisma pushke dhe thirrje “Prite, Sali Vranishtin !”
Kështu zuri fill lufta në këtë sektor, e cila përfundoi me largimin e ushtarëve pushtues grekë.
Ditët e majit çeta e Borshit dhe ajo e Sali Vranishtit godiste furnizimet që i dërgoheshin garnizonit grek në Himarë. Me urdhër të Mbretit Konstandin vjen në gjirin e Borshit një anije luftarake dhe godet me topa fshatin dhe kalanë e Borshit. Qëndresa e shqiptarëve vazhdon, goditjet mbi kalanë e Borshit dendësohen. Goditen pozitat nga toka dhe nga deti.
Galeria[redakto]
Shih edhe[redakto]
- Riviera shqiptare
- Borshi i Vjetër - fshat në jugperëndim të Shqipërisë
- Rrugët malore te Kurveleshit
- Fterra

