Dasaretët
| Fiset ilire | |
| • Albanët | • Arbëreshët |
| • Arbët | • Ardianët |
| • Atintanët | • Dalmatët |
| • Dardanët | • Dasaretët |
| • Dorsejtë | • Enkelejtë |
| • Eordejtë | • Japigët |
| • Japodët | • Kaonët |
| • Labeatët | • Mesapët |
| • Molosët | • Paionët |
| • Parathinët | • Penestët |
| • Pirustët | • Taulantët |
| • Thesprorët | • Shqiptarët |
Dasaretët, një nga fiset e mëdha të Ilirisë Jugore, banorë të krahinës Dasaretia, që përfshinte pjesën perëndimore të liqenit Ohrit, fushën e Korçës, krahinën e Kolonjës, Gorën, Oparin, Mokrën, Devollin dhe Beratin. Në shek. IV p.e.r. emri dasaret del në këtë truall në vend të enkelejve. Bëjnë pjesë në mbretërinë Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti më i fortë i kësaj krahine, Pelioni, përmenden në kohën e kryengritjes së mbretit ilir, Klitit kundër Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Në kohën e luftërave iliro-romake dhe maqedono-romake dasaretët kaluan herë në varësin maqedone e herë atë të mbretërisë ilire deri sa ranë përfundimisht, në vitin 168 p.e.r. nën sundimin romak. Në vitin 148 p.e.r., Dasaretia u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, si një bashkësi (koinon) më vete, me qendër qytetin Lyhnid (Ohri). Në kohën e Dioklecianit, shek. III të e.r. u përfshi nën provincën e Epirit të ri. Qytetet tjera të dasaretëve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dhe Krysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende të palokalizuara).
