Kelmendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pamje nga Kelmendi

Malësia e Kelmendit shtrihet në skajin verior të Alpeve Shqiptare. Në kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bën pjesë në malet e Malësisë së Madhe. Sipas shtrirjes së vjetër fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shalën në jug, me Gash e Krasniqe në lindje, kurse me Vasojeviçët, Kuçin, Triepshin dhe Gruden në veri. Banorët e këtij fisi, banojnë kryesisht rreth dy burimeve të lumit Cem, Vuklit dhe Selcës dhe lumit të Vermoshit. Komuna e Kelmendit sot ka 6344 banorë, të përqendruar në fshatrat : Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnja, Nikç, dhe Vukël.

Emri këtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), dmth. i urtë, i thjeshtë, i mirë. Këtë emërtim të natyrës së njeriut, më vonë e gjejmë si emër personal, Clemens. Ndër shkrimet e studiuesve të huaj e gjejmë në forma të ndryshme fonetike "Klemnti", "Klimenti", "Clementiner" etj. kurse në gjuhën shqipe "Klmen-Klmente"3) gjegjësisht "Kelmendi". Për herë të parë, në kuptimin e sotëm, si emër personal, e takojmë tek zëvendësi i tretë i Shën Pjetrit Papa Klementi e I-rë (90-101), cili duke predikuar fjalën e Krishtit ndër paganë, u martirizua. Kelmendasit këtë e kanë mbajtur për Shenjt, dhe mbrojtës të fisit në tërë historinë e tyre duke ia kushtuar njëherit edhe tempujt e lutjes ndër kisha. Për këtë arsye kelmendasit në mënyrë të veçantë i nderonin papët e Romës. Këtë gjë na e dëshmon në një relacion për kelmendasit dërguar Selisë së Shenjte në vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serbët e fesë ortodokse, të ardhur në tokat kelmendase për të shpëtuar nga barbarizmat e ushtrisë turke, filluan ta fyenin papën, këta të fundit i kërcënuan se do t´i përzinin nga territori i tyre fisnor.

Si toponim, ky emër identifikohet me emrin e kështjellës bizantine "Klementiana", të cilën e përmend historiani i epokës Justiniana Prima (527-565), Prokopie i Cezaresë. Sipas historianit serb Vladislav Popoviq, kjo kështjellë duhet të këtë qenë e vendosur ndër viset e Kelmendit, ose në veri të liqenit të Shkodrës. Kurse për Sufflay-n kjo fortesë duhet të këtë qenë në rrugën romake Shkodër - Prizren, tek dogana e Shpëtimit Shenjtë (Svetog Spasa).

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Bjeshkët e Kelmendit