Fadil Hoxha
Fadil Hoxha (15 maj 1916, Gjakovë - 23 prill 2001, Prishtinë), aktivist dhe luftëtar në Luftën e Dytë Botërore, gjeneral major në LNÇ, shqiptar nga Gjakovë.
Jeta [redakto]
Fadil Hoxha-Si i ri shkoi në Shqipëri për t´u shkolluar. Gjatë luftës dytë botërore u inkuadrua në Lidhjen Komuniste. Në vitin 1941 kthehet në Kosovë si mësues, për t'u bërë më vonë një nga nismëtarët e Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Pas kthimit në Kosovë i bashkohet rezistencës partizane kundër okupimit fashist italian dhe më 1943 emërohet komandant i aradhes partizane [[Aradha Partizane "Emin Duraku"|"Emin Duraku", që atë kohë operonte në territorin e Kosovës.
Pas luftës kishte disa funksione politike në nivel krahinor dhe federativ. Funksionet më të larta në nivelin federativ ishin anëtar i Kryesisë Republikës Socialiste Federative Jugosllavisë dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes Komunisteve Jugosllavisë. Më 11 qershor 1945, me formimin e Kuvendit të Kosovës emërohet kryetar i tij. Këtë funksion e mbanë deri më 20 shkurt 1953. Po në këtë funksion emërohet edhe një herë më 11 korrik 1967, dhe e mbanë përgjatë demostratave të njohura të vitit 1968-të, ndërsa një vit më vonë 1969, i liron funksionin Ilaz Kurteshit.[1]
Pas Demonstratave ´81, atakohet nga ana e komunistëve dhe funksionarëve shtetëror të Republikës Socialiste të Serbisë të cilët më vonë nxisin luftën ballkanike të viteve ´90-ta. Nga mesi i viteve ´80-ta tërhiqet nga jeta politike dhe publike.
Perpos jetës së tij politike, ai u muar edhe me shkrime mënjeherë pas luftës së II-të Botërore. Botoi ditarin e tijë të njohur, të titulluar "Kur Pranvera vonohet" që ishte një kryevepër në vitët 70-ta, e disa vite më vonë edhe u pershtat për filmin artistik, po më ketë emër, nga regjisori kosovarë Ekrem Kryeziu.
Fadil Hoxha vdiq më 23 prill 2001 në Prishtinë, në moshën 85 vjeçare.
Shiko dhe këtë [redakto]
Wiki Libri: Veprimtaria publike e F.H. sipas viteve
[redakto]
| Heronjë të popullit në KSA e Kosovës | ||
|---|---|---|
| Mustafa Bakija | Meto Bajraktari | Muharrem Bekteshi | Boro Vukmiroviq | Trajko Gërgoviq | Dara Dragishiq | Emin Duraku | Dragutin Gjorgjeviq | Milan Zeqar | Katarina Patrnogiq | Miladin Popoviq | Jovanka Radivojeviq | Ramiz Sadiku | Slobodan Surçeviq | Тоmazini Silvira | Xhevdet Doda | Fadil Hoxha | qyteti Prishtina |
||