Shkupi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
WikiPërmirëso.png
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.
Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.


Shkupi
Скопје
Qytet
Njohur si Scupi
Pamje nga qyteti
Pamje nga Shkupi
Stema_figura
Stema
Flag of Skopje.png
Flamuri
Vendndodhja
Shkupi  Скопје (Republika e Maqedonisë)
Shkupi
Скопје
Administrimi
Shteti Maqedonia
Komuna Shkupi i madh
Prefiksi +389 (0)2
Targa SK
Kryetari Koce Trajanovski
Partia VMRO-DPMNE
Koordinatat 42° 00′ 00″ Veri

21° 26′ 00″ Lindje

Statistika dhe Transporti
Lartësia 240 m (m.n.d)
Vendasit Shkupian/e
Themelimi rreth viteve 4000 p.e.s nga Iliret
Sipërfaqja 1,854 km2
Zona Kohore CET (UTC+1)
Verore CEST (UTC+2)
Kodi Postal 1000
Aeroporti Aeroporti i Shkupit
IATA-Code:SKP
22 km nga qendra
Faqja Zyrtare www.skopje.gov.mk
Demografia
Popullsia 668,518 banorë
Dendësia 360.6 banorë/km2

Shkupi (maq.: Скопје/ Skopje; tur.: Üsküp) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Maqedonisë. Gjatë periudhës ilire Shkupi ishte kryeqendër e Dardanisë dhe njihej me emrin Scupi. Shqiptarët sot përbëjnë rreth 28 për qind të popullatës së Shkupit. Dikur Shkupi ishte qyteti me popullatën më të madhe shqiptare ne botë.

Përmbajtja

[redakto] Pak histori

Shkupi eshte kryeqyteti i Republika e Maqedonisë, dhe qendron në 254 m lartësi mbidetare , ne jug te Shkupit gjendet mali Vodno i cili eshte i lart 1066 m, menjeher pas saj gjenden malet e Jakupices dhe Karagjices me malin e tyre me te lartë Maja e Sollunit 2540 m, Shkupi eshte qytet modern, me te kaluar historike dhe te begatshme. Qyteti eshte i njohur qysh ne kohen e lashtë nga Romaket me emrin Skupi ( ne perkthim do te thot Strehë ). Kronikat tregojnë se ngjarjet me te rendesishme ne historinë e Shkupit jane shenuar ne vitin 518. Qytetit i jane versulur barbaret edhe eshte rrenuar ne nje termet te madh ne ate kohë. Pas ketij termeti nje tjeter qytet disa kilometra me larg nga vendi i perparshem eshte ndertuar një qytet tjetër ne afersi te lumit Vardar, i cili u emrua Shkupi ( Uskub, Skopie, Skoplje )

Në vitin 1963 Shkupin e kapi nje termet i madh te cilin 80 % te qytetit e rrënoi, vdiqen me shum se 1.000 vete. Shkupi u rindertua shpejt dhe si monument historik per kete termet u ruajt ora e Stacioni Hekurudhor i vjeter e Shkupit e cila u ndal ne ate moment 5:17 i mengjesit ne te cilin ruhet dhe sot. Kete moment politika titiste e sllaveve te jugut e perdori me se miri per getoizimin e shqiptareve ne te shtequajturen prej maqedonasve ne lagjen turke. Duke i margjinaliziuar shqipateret nje here si mbeturina te nje perandorie ish sunduese te vdekur por edhe duke mos i integruar ne infrastrukturen moderne.

[redakto] Trashëgimia historike

Kur Isa Beu e çliroi Shkupin në shekullin e XV ai i shkatëroi me zjarr e me hekur gjithë monumentet kulturore në atë qytet. Kur ushtria sërbe pushtoi Shkupin në vitin 1912, edhe ajo i zhduku me zjarr e me hekur gjithë monumentet në qytet.

Ura e gurit eshte nje nder monumentet historike te Shkupit, e ndertuar ne shekullin XV lidh brigjet e lumit Vardar.

Disa monumente tjera prej te kaluares ne Shkup jane edhe Kalaja e Shkupit, e cila gjindet ne nje koder, e cila dominon ne te gjithë qytetin e Shkupit. Bit pazari, gjithashtu është atraksion i qytetit, eshte nje nder pazaret me kryesore te Shkupit, Kurshumli-Hani, në brendinë e Bit pazarit, ky objet turk, është sinonim i te gjith pjeses se vjeter te Shkupit. Kurshumli-Hani ne kohen e sotme eshte Muzeu Arheologjik, dhe lapidarium. Hamami i Daut pashës ështe galeri arti i cili gjendet ne afersi te lumit Vardar. Disa nga monumentet tjera : Monumenti i viktimave i cili gjindet ne afersi te ures Goce Delcev.

Monumenti i viktimave te termetit cili ndodhi ne 1963 i cili gjendet ne varrezat e qytetit. Kisha e Sh. Spas, Sh. Pantelejmoni ne fshatin Nerez ne afersi te Shkupit. Manastiri i Sh.Nikollit, Sh Arhangerl, Sh. Nikita, Sh. Andrea i cili gjendet ne Matke.

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Stone Bridge (Skopje).

Shkupi është qender diplomatike, politike, ekonomike, kulture dhe akademike e Maqedonisë.

Ishak Bey Mosque

Gjithastu është qytet industrial, qendër tregtare dhe bankare. Eshte zemra e Maqedonisë, me prodhimin e metaleve, hemikaleve, ilaçeve, tekstilit, elektrike, grafike.Aty ndodhet universiteti i Shën Kirilit dhe Metodit gjithashtu edhe bibloteka e madhe e NUB-IT,(Nacional University Bibliotek), teatri kombetar dhe drama, Opera the baleti, Muzeu Arheologjik, Historik dhe Etnologjik, muzeu natyral, muzeu i artit modern, disa galeri tjera, edhe institucionet kulturore dhe shkencore.

Kuršumli An

[redakto] Komunikacioni

Shkupi eshte i lidhur me hekurudh me Greqin, Serbin, Malin e zi, dhe Kosoven, eshte projektuar te nderlidhet gjithashtu me Shqiperinë dhe Bullgarinë qe te kompletohet i gjith Koridori 8 dhe 10. Shkupi ka edhe Aeroportin me te madh ne Maqedoni.

Politika serbe e jugosllave (veçmas kjo e fundit) në rrjedhën e 40 viteve të regjimit komunist bëri ç'shqiptarizimin masiv te qytetit të Shkupit. Shqiptarët u perzunë nga qyteti i Shkupit me të gjitha mjetet e metodat nga ato të dhunes fizike e deri tek ato psikologjike. Ne ditet e sotme shqiptaret po ndergjegjesohen edhe ne Shkup duke kerkuar te kene edhe monumentet e tyre ne kete qytet. Nje nga keta shembuj eshte edhe monumenti i Skenderbeut ne Shkup, megjitahte prezenca tyre ne institucionet muzeale eshte pothuaj inegzistente.

[redakto] Numri i banorëve

[redakto] Politika

Kryetar i Shkupit është Koce Trajanovski.

[redakto] Gjeografia

Ndodhja e Shkupit në Lumin Vardar i jepë një pozitë të mitë gjeografike.

gjatësia gjeografike lindore eshte 21º26'

Malet Vodno me majën Krstovar (1.066м) Vargmalet Jakupica-Karagjica me majën Sollunska Gllva-Mokro (2.450м) dhe Ubava (2.533м) Hijesirë 1.506м Zheden 1.260м Skopska Crna Gora me majën Ramno (1.561м)

[redakto] Objektet turistike

  • Kalaja e Shkupit mbizotëron mbi qytet. Në kohen neolite dhe ne kohen e bronzit është ndërtuar, pastaj eshte rindërtuar gjatë sundimit të Perandorit Justijani I . Në vitin 518 ka patur nje tërmet i cili e ka dëmtuar rëndë por përsëri është rindertuar.
  • Ura e gurit në qytetin e vjetër, thuhet se urën e kanë ndertuar Romaket por eshte rrenuar, me ardhjen e Osmanlive ne , ura u rindertua dhe sot është monumenti me i madh dhe simboli i qytetit te Shkupit.
  • Hamami i Daut Pashës Banjoja e ndertuar nga turqit, ka funksionuar deri viteve te 50-ta, por pas termetit ne vitin 1963 ajo u rrenua. Pasi u rindertua sot shërben si galeri arti dhe për manifestime kulturore.
  • Stacioni i vjeter Hekurudhor - në qendër u dëmtua gjatë tërmetit të vitit 1963, viteve te 70-ta u vendos muzeu i qyteti të Shkupit
  • Sheshi Skënderbe dhe permendorja e Skenderbeut - Pas konfliktit ne vitin 2001 sipas marrëveshjes se Ohrit u bë decentralizimi i pushtetit dhe u formua komuna e Çairit, u ndertua permendorja e Skënderbeut e cila u vendos në sheshin Skënderbeg në vitin 2006
  • Xhamitë e Shkupit , Shkupi ka qene dhe është qytet me shumë xhami, dikur ka pasur 133 xhami, por pas braktisjes se Osmanlive, Shkupi ka ra nën okupimin Serb, te cilet i kan rrënuar shumicen e xhamive, e deri tash ne Shkup kane mbetur vetem 28 Xhami, por numri i xhamive po rritet në rethinen e Shkupit. Sot kemi 125 xhami në Shkup dhe rethinen e tij.

Ne pjesen e vjeter te Shkupit me te njohura jan

  • Çarshia e vjeter eshte pjesa me e vjeter e qytetit te Shkupit e cila eshte pjes e pandashme nga Kalaja e Shkupit, sot aty gjenden 2 hamame, Hamami i Daut Pashes dhe Çifte Hamami, gjithashtu ne çarshine e vjeter esht edhe Bezisteni, pastaj aty jane edhe 3 Hane , Kurshumli-Hani,Kapan-Hani, dhe Suli-Hani, dhe ne te gjenden 2 kisha. Gjithashtu ne çarshinë e vjeter ka edhe shum shitore dhe zanate te vjetra, por pas termetit ne vitin 1963 shumica e objekteve jane rrenuar edhe jane demtuar, poashtu ka patur shumë xhami te cilat jan edhe me sot, vetemse nje xhami cila eshte rrënuar pritet te rindertohet ajo afer Kurshumli Hanit.

[redakto] Të tjera

[redakto] Lidhje të jashtme




Abaz Islami Demografia e Shkupit Maj,2009

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera