Komuna e Haraçinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Komuna e Haraçinës
Flamuri i Komuna e Haraçinës Emblema
Flamuri Emblema


Komuna e Harapinës është komunë që shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë. Qendra e komunës gjendet në Haraçinë Komuna e Haraçinës, e formuar në vitin 1996, prej kur u nda prej Komunës së mëparshme të Gazi Babës, gjeografishtë gjindet rrethë 220 m lartësi mbidetare me pjesën veriperendimore te rrafshnaltës së Shkupit, përfshin pjesë të rrafshinës jugperendimore të Malit të zi të Shkupit, dhe pjes prej rafshinës së Shkupit. Ajo kufizohet me Komunën e Gazi Babës, Ilindenit, Kumanovës dhe Likovës. Komuna përfshin katër (4) vendbanime edhe ate: v.b. Haraçinë me 2.250 familje, v.b. Orllancë me 140 familje, v.b. Grushinë me 180 familje, v.b. Mojancë me 50 familje. Komuna përfshin gjithsej 30 km2 sipërfaqe (sipas ndarjes së re teritorijale) dhe numrohet si njëra ndër më të voglat Komuna sipas sipërfaqes në Republikën. Haraçina është Komunë e dendur me banorë rreth 15.000 banorë (situatë momentale), kurse dendësia mesatare e banorve është afër 500 banor në 1 km2. Popullata e Komunës është me përbërje të ndryshme nacionale- të përzier, ku 90% janë prej nacionalitetit shqiptarë, 8% janë prej nacionalitetit maqedonas dhe 2% janë muslimanë. Komuna e Haraçinës siç dihet, është Komunë nga më të varfurat në rrethinën e Kryeqytetit por edhe në shtet. Ajo qysh nga sistemi i mëparshëm njëpartiak, para disa dekadave, por edhe në kohën e sistemit të pluralizmit, është e lanun në harresë dhe e zhytur nga ana e shtetit, pa kurfar kujdesje për përmirsimin e kushteve jetësore të qytetarëve, pa kurfar investime publike nga ana e Qeverisë së R. së Maqedonisë. Edhe para dhe pas formimit të saj, deri më ditët e sotme, në Komunën tonë në krahasim me Komunat tjera, shumë pak dhe asgjë nuk është investuar nga ana e shtetit. Si pasoj nga ndodhitë e vitit 2001, popullata e kësaj ane ka pësuar dëme të mëdha materijale në gjithë pasurinë e tyre, ku edhe sot e kësaj dite pas 10-të vitesh, ka persona ku ende nuk janë dëmshpërblyer. Me fillimin e krizës së luftës në shtet, e veqënarisht me fillimin e veprimeve luftarake të cilat filluan me 8 qershor 2001 e deri në mbarimin e të njejtave me 25 Qershor 2001., Komuna e Haraçinës, e veçanarisht v.b. Haraçinë ishte rreptë-ashpër e granatuar, e shkatruar dhe e dëmtuar prej anës së forcave të sigurimit maqedonas, duke i përdorur të gjithë mjetet dhe armët moderne. Prej veprimeve luftarake ishinë të shkatruara numri i madh i shtëpijave, vetëm në v.b. Haraçinë ka të shkatruara dhe të dëmtuara afër 1.600 shtëpi, në v.b. Mojancë 25 shtëpi , në fsh. Orllancë 65 shtëpi, në fsh. Grushinë 20 shtëpi. Dëme të mëdha janë të bëra edhe në pjesën tjetër të pasurisë së qytetarëve siq janë: të mbytura dhe të humbura janë rreth 500 frym lopë, 333 frym veta, 200 frym dele, 130 frym dhi dhe shumë kafshë të tjera. E shkatruar është tërësishtë edhe prodhimi bujqësor prej të cilëve qytetarët e pritnin egzistimin e vet, e shkatruar është edhe numri i madh të mehanikës themelore të bujqësisë në Komunë, siç janë: 122 traktorë, 8 kombajnë, 60 maqina bujqësore ngjitëse (rikorio, cisterna, plluga dhe mjete të tjera), 14 motor kultivatorë etj. Nga veprimet luftarake është e shkatruar dhe e dëmtuar krejtësisht infrastruktura (shkollat, ambulancat, xhamijat të cilët deri më sot ende nuk janë të dëmshpërblyera, rrjeti elektrik dhe telefonik) të Komunës, Objekti i selisë së Komunës, kurse të pashkatruara kanë mbetur vetëm kishat në fsh. Haraçinë dhe fsh.Brnjarcë.

Pas mbarimit të veprimeve luftarake, në shtëpijat e shkatëruara, qytetarët Komunës së Haraçinës pa kurnifar kushte për jetesë u kthyen nëpër vatrat e tyre shekullore dhe filluan të ndërtojn një jetë të re prej 0 (zero), në kushte pa ujë për pije, pa artikuj ushqimore, pa rrymë, a shumica edhe pa kulmë mbi kokë.

Për këtë sot, qytetarët janë në tehin e egzistencës së tyre. Përshkak falimentimit të ndërmarjeve në qytetet ku ata kanë punuar, paraqitet një përqindje e madhe të papunësisë. Më herët nga Komuna e Haraçinës kan qenë në mardhënje pune mëse 1300 persona , të cilët të gjithë ata në ndonjë mënyr kanë kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Komunës. Sot personat në mardhënje të rregullt pune janë të pakët. Ky është realiteti.

Komuna e Haraçinës me Buxhetin e vogël të saj përafërsisht 300.000 EURO bashkë me donacionet, të siguruar prej shpërndarjes së TVSH-së dhe burime tjera Ligjore dhe prej Agjencionit për rrugë shtetërore, mundohet me i përmisu kushtet për jetesë më të mirë të qytetarëve.

Jetojmë në shekullin XXI, kurse në vendbanimet e Komunës nuk ka kushte themelore për jetë, siç janë:

* - nuk ka kanalizim;
* - nuk ka sisteme të ujësjellësit;
* - njerëzit jetojn në ambient të ndotur jetësor;
* - mosmbulkimi i kanalit kryesor, i cili i kalon për rrehtë shkollës fillore, nëpët një pjese të v.b.Haraçinë, i cili paraqet rrezik për paraqitjen e sëmundjeve ngjitëse;
* - nuk ka infrastuktur rrugore bashkoohor;
* - nuk ka objekte për arsim fillor, për çka më se 2100 nxënës proçesin edukativo arsimor e zhvillojnë në 3 ndrrime dhe në kushte shumë të vështira, në objektet e vjetra;
* - nuk ka të ndërtuar objekt për arsim të mesëm, edhe pse për këtë veç disa vite janë krijuar kushte, sepse në vitë arsimin fillorë e mbarojnë mëse 300 nxënës;
* - nuk ka objek të komunës, kurse funkcionet e saja Komuna i kryen nçë një barakë të vjetër më se 60 vite;
* - nuk ka çerdhe për fëmi dhe fusha argëtimi;
* - nuk funcionon za duhet sistemi shëndetsor, nuk egziston shtëpi shëndeti bashkohore, nuk egziston shërbim për ndihëm të shpejt medicinale;
* - mos të flasim për shtëpi kulture, salla sportive , kino salle dhe tj., për çka qytetarët e Haraçinës edhe në ender nuk i përkujtojnë.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuna e Haraçinës gjendet në verilindje të Shkupit, rreth 10 kilometra larg kryeqytetit të Republikës së Maqedonisë. Nëpër komunë kalon rruga rajonale, e cila lidh Shkupin me komunën e Kumanovës dhe Likovës.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas regjistrimit të vitit 2010 - Haraçina është Komunë e dendur me banorë rreth 15.000 banorë (situatë momentale), kurse dendësia mesatare e banorve është afër 500 banor në 1 km2. Popullata e Komunës është me përbërje të ndryshme nacionale- të përzier, ku 90% janë prej nacionalitetit shqiptarë, 8% janë prej nacionalitetit maqedonas dhe 2% janë muslimanë.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Popullata e komunës së Haraçinës më së shumti merret me: bujqesi,blegtari,tregeti,prodhimtari etj.

Vendbanimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuna e Haraçinës i përfshin këto vendbanime:

Shiko edhe Web-faqen[redakto | redakto tekstin burimor]

Faqja Zyrtare