Talini
| Talini Tallinn |
|
|---|---|
| Shteti | |
| Qarku | Qarku Harju |
| Kryetari i Bashkisë | Edgar Savisaar |
| Partia | Partia e Qendrës |
| Lartësia | 44 m (m.n.d.) |
| Themelimi | 1154, qytet në 1248 |
| Sipërfaqja | 159.2 km2 |
| Zona Kohore | UTC+2 |
| Verore | UTC+3 |
| Kodi Postal | 15080 |
| Prefiksi | (+372) 6 |
| Targa | A/B |
| Koordinatat | 59° 26′ 14″ Veri 24° 44′ 43″ Lindje |
| Popullsia | 416,144 banorë |
| Dendësia | 2,614.0 banorë/km2 |
| Faqja Zyrtare www.tallinn.ee
|
|
Talini është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Estonisë me sipërfaqe prej 159.2 km² dhe popullsi prej 415 416 banorësh. Gjendjet në pjesën veriperëndimore të Estonisë, 80 km më në jug se Helsinki. Qyteti i vjetër i Talinit është një ndër qytetet e vjetra më të ruajtura në Evropë, dhe vizitohet nga më shumë se 1 milion turistë çdo vit.
Përmbajtja |
Pak histori [redakto]
Gjurmët e para të vendbanimeve të hershme datojnë rreth 5000 vjet më parë. Në 1050-ën u ndërtua fortesa në Toompea, pika më e lartë e Talinit. Duke qenë një pikë kyçe për tregtinë mes Rusisë dhe Skandinavisë, Talini ra pre e pushtimeve nga kalorësit Teutonikë, Danimarka, dhe Lidhja Hansaetike. Nga 1561-1710, Talini ishte nën pushtetin suedez. Nga 1710-1918, Talini ruajti autonominë ekonomike nën Perandorinë Ruse. Me marrjen e pavarësisë së Estonisë me 24 shkurt 1918, Talini u bë kryeqyteti i Estonisë. Qyteti vuajti gjatë luftimeve të Luftës së Dytë Botërore, ku një pjesë e mirë e tij u bombardua nga avionët sovjetikë. Gjatë viteve 70 popullsia e Talinit u dyfishua nga ardhja e shumë qytetarëve të Bashkimit Sovketik, kryesisht nga Rusia, Ukraina etj.
Gjeografia [redakto]
Talini ka një sipërfaqe prej 159.2 km². Talini gjendet në buzë të Gjirit të Finlandës, në veriperëndim të Estonisë. Talini ka dy liqene brenda vijës administative të qytetit, Liqeni Ülemiste (Liqeni i Sipërm) dhe Liqeni Harku. Talini furnizohet me ujë të pijshëm nga Liqeni Ülemiste i cili ka një sipërfaqe prek 9.6 km². Talini përshkohet nga Lumi Pirita në pjesën veriore të qytetit. Pika më e lartë e qytetit është 64 m mbi nivelin e detit dhe gjendet në pjesën jugore të qytetit, në Nõmme. Talini ka një numër të madh parqesh, dhe është një ndër kryeqytetet me ajrin më të pastër në Evropë. Bregdeti i Talinit ka një sërë gjiresh, gadishujsh dhe plazhesh me rërë.
Ekonomia [redakto]
Demografia [redakto]
Talini ka një popullsi prej 415 416 banorësh, duke e bërë kështu qytetin më të populluar të Estonisë, ku banon 1/3 e popullsisë së Estonisë. Popullsia e Talinit përbëhet nga 53% estonezë, 38% rusë, 4% ukrainas dhe pjesa tjetër finlandezë e të huaj nga vende të ndryshme.
Kultura [redakto]
Politika [redakto]
Shiko edhe këtë [redakto]
Lidhje të jashtme [redakto]
|
Kryeqytetet e Evropës |
|
|---|---|
| Kryeqytete të Perëndimit | Amsterdami · Andorra la Vella · Brukseli · Haga · Dublini · Lisbona · Londra · Luksemburgu · Madridi · Monako · Nuuk · Parisi |
| Kryeqytete të Veriut | Kopenhagen · Helsinki · Oslo · Reykjavík · Riga · Stokholmi · Talin · Vilnius |
| Kryeqytete të Qendrës | Beogradi · Berlini · Berna · Bratisllava · Budapesti · Lubjana · Praga · Vjena · Vaduz · Varshava · Zagrebi |
| Kryeqytete të Jugut | Ankara · Athina · Nikozia · Podgorica · Prishtina · Roma · San Marino · Sarajeva · Shkupi · Tirana · Valeta · Vatikani |
| Kryeqytete të Lindjes | Baku · Bukureshti · Jerevani · Kievi · Kishinau · Minsk · Moska · Sofje · Tbilisi |