Molla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Fruti i mollës
Molla me bërthamë

Molla është një pemë që jepë fruta (frutat njihen me të njejtin emër) me shije të ndryshme varësisht nga lloji i saj. Frutat e saj përdoren për ushqim dhe si produkt dhe gjysmë produkt në industri dhe kuzhinë.

Molla është fryt]] pomaceous e pemë molle, specie Malus domestica në familje u rrit Rosaceae. Ajo është një nga frytet e pemës më gjerësisht kultivuar. Druri është i vogël dhe qumeshtit, duke arritur 3-12 metra (9,8-39 ft) i gjatë, me një kurorë të gjerë, shpesh shumë të dobët. [2] gjethet janë aranzhuar këmbyer thjeshtë ovals 5-12 cm i gjatë dhe 3-6 centimetra ( 1,2-2,4 in) gjerë në një 2-5 centimetra (0,79-2,0 in) bisht i gjethes me një tip akute, diferencë dhëmbëzuar dhe një underside pak pupla. Lulet janë prodhuar në pranverë ne të njëjtën kohë me nisjen e lulëzimit te saj. Lule të bardhë me një nuancë trëndafili që gradualisht zbehet, pesë petalet, dhe 2,5-3,5 centimetra (0,98-1,4 in) në diametër. Frutat maturohet në vjeshtë, dhe zakonisht është 5-9 centimetra (2,0-3,5 in) diametër. Qendra e frutave përmban pesë carpels rregulluar në një pikë pesë yje, secili carpel që përmbajn një ne tre fara.

Druri origjinën e ka nga Azia qendrore, ku paraardhësi i tij i egër është gjetur ende sot. Ka më shumë se 7.500 cultivars njohur mollë që rezulton në një varg të karakteristikave të dëshiruar. Cultivars ndryshojnë në të jepnin e tyre dhe madhësia përfundimtare e pemë, edhe kur rritur në të njëjtën rootstock.

Të paktën 55 milion ton mollë u rriten në mbarë botën në vitin 2005, me një vlerë prej rreth 10 miliard dollarë. Kinë prodhohen rreth 35% të këtij totali. [4] Shtetet e Bashkuara është prodhuesi i dytë kryesor, me më shumë se 7,5% të prodhimit botëror. Turqia, Franca, Italia, dhe Irani janë edhe ndër eksportuesit kryesorë mollë.

Vetitë kuruese të mollës[redakto | redakto tekstin burimor]

Lulja e mollës

Molla jo pa qëllim quhet "fruti i artë", pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.Sidomos ne qetesimin e sistemit nervor,perdoret ne formen e cajit ku molla pritet ne feta dhe lihet te zieje ne nje ene me uje, me pas i shtohet mjalte dhe pihet e ngrohe,kjo te shkakton gjume dhe lehtesim te dhimbjeve te fytit. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën, Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.

Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës, përdoret për qetësimet psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.

Gurët në veshka[redakto | redakto tekstin burimor]

Trungu i mollës Malus Hupehensis

Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e enjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë.

Tretja[redakto | redakto tekstin burimor]

Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës. Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj. Nëse i sëmuri sulmohet nga krizat e migrenës, duhet të konsumojë patjetër një kokërr mollë. Për shkak se përmban substanca të shumta minerale, këshillohet kundër inflamacionit të zorrës, reumatizmës dhe gurëve në veshka. Një mollë e ngrënë në mëngjes, ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak.

Uthulla e mollës[redakto | redakto tekstin burimor]

Uthulla natyrale e mollës është jashtëzakonisht e mirë për një forcë magjike dhe vlerësohet shumë që të jetë pjesë përbërëse e jetës së përditshme. Për të gjithë ata që vuajnë nga sinoziti këshillohet të pihet një gotë me ujë në të cilën është hedhur një lugë nga uthulla e mollës. Kjo kurë duhet të përdoret 7 herë në ditë për të pasur efektin e dëshiruar. Uthulla përdoret edhe për sytë që lotojnë. Një lugë uthull molle hidhet në një gotë ujë, në të cilën është hedhur dhe pak jodio e holluar. Pihet një lugë gjelle para drekës. Kjo kurë është mirë të vazhdojë për 15 ditë. Përveç vetive kuruese, uthulla e mollës është shumë e preferueshme të përdoret për sallata. Gjithashtu, uthulla gjen perdorim te rendesishem ne parandalimin e simptomave te gripit apo te ftohjes. Per kete rekomandohet te hidhet pak uthull ne nje cajnik apo avullues uji duke bere te mundur perhapjen e avujve te saj ne dhome duke ju lehtesuar. Kjo teknike perdoret shume mire edhe gjate nderrimit te stineve dhe ngacmoheni nga alergji te ndryshme. Per dhimbjen e fytit rekomandohet hedhja e nje luge caji uthull ne nje gote uje per te bere gargare e me pas te percillet. Mund te shtohet edhe pak mjalte sipas deshires, per ndryshuar shijen. Ndersa per te ftohtin, rekomandohet perzjerja e 1/4 gote uthulle molle me 1/4 gote mjalte e cila mbyllet hermetikisht. Nga kjo perzjerje te tundur mire para cdo perdorimi, mund te konsumoni nje luge gjelle deri ne 8 here ne dite. Theksojme se midis perdorimeve, kjo perzjerje duhet te qendroje e mbyllur hermetikisht.

Konsumimi i mollës[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 2 kokrra mollë, rekomandohen të hahen çdo ditë për të parandaluar infarktin
  • 3 deri në 4 gota verë molle këshillohet të pihet çdo ditë për ata që kanë probleme me stomakun
  • 7 herë në ditë pihet kura me ujë dhe uthull molle, për ata që vuajnë nga sinoziti,

Si prodhohet uthulla e molles?

Shih edhe mëso[redakto | redakto tekstin burimor]

Per te bere uthull molle së pari duhet te copetojme mollën ne copeza te vogla. Pastaj duhet ti fusim me nje enë dhe ti qesim ujë. Duhet ta leme derisa te behen mizat e uthullës.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]